www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Si përfitohen zemrat e njerëzve? Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Si përfitohen zemrat e njerëzve? Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Si përfitohen zemrat e njerëzve?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Si përfitohen zemrat e njerëzve? Empty
MesazhTitulli: Si përfitohen zemrat e njerëzve?   Si përfitohen zemrat e njerëzve? EmptyFri Nov 20, 2009 3:47 am

Si përfitohen zemrat e njerëzve?


Dhjetë mënyra për të përfituar zemrat e njerëzve. Këto janë shigjeta për të gjuajtur zemrat. E kam fjalën për ato vlera që i zbusin ato, i mbulojnë të metat dhe i fshijnë gabimet. Merrni këto shigjeta, të cilat po i lëshuat do t’i zotroni zemrat, kujdesuni për to dhe përpiquni që të veproni drejt për të arritur deri te qëllimet e juaj.


Mënyra e parë: Buzëqeshja.
Për të kanë thënë se është si kripa në ushqim. Është shigjeta më e shpejtë me të cilën i përfiton zemrat

Mënyra e dytë: të jesh i pari në përshëndetje.
Kjo është një shigjetë e cila depërton në thellësitë e zemrës për ta përfituar atë, mirëpo zbukuroje këtë me buzëqeshje, me dashamirë. Në të njejtën kohë kjo është edhe shpërblim, më i miri është ai i cili i pari fillon me përshëndetje.“mos e nënçmo asnjë të mire.“ jepni dhurata njëri tjetrit që të duheni sepse kjo e largon urrejtjen.

Mënyra e tretë: Dhurata
Ndikimi i saj është i çuditshëm, kaplon të dëgjuarit, të parët dhe zemrën. Atë që shumë njerëz e praktikojnë në raste të ndryshme duke ndërruar dhurata është vepër e lavdëruar, madje e preferuar me kusht që të mos e ngarkon veten më tepër sa që mundet.

Mënyra e katërt:Mënyra e katërt: heshtja dhe të folurit e paktë përveç nëse ka dobi
Ke kujdes dhe mos e ngrit zërin as mos e tepro së foluri nëpër ndeja, mos kërko të jesh në qendër të vëmendjes nëpër tubime. Mundohu që të flasish fjalë të mira dhe të lehta sepse “fjala e bukur është lëmoshë”. Kjo vlerë ka ndikim të çuditshëm në përfitmin e zemrave dhe ndikimin në to!

Mënyra e pestë edukata e ndëgjimit të tjerëve kur ata flasin
Duhet që kur të tjerët flasin t’i dëgjojmë ata dhe të mos i ndërpresim.Nuk duhet ndërprerë bashkbiseduesin përderisa ai të ndalet. Ai i cili përpiqet ta praktikoj këtë, njerëzit do ta duan, përkundër atij i cili flet shumë dhe ndërpret shumë të tjerët kur ata flasin.Ndodh që ndonjëri më tregon ndonjë ngjarje dhe unë e dëgjoj atë sikur të mos e dija edhepse e kisha mësuar para se të lindej ai !

Mënyra e gjashtë: Duhet që të kemi pamje të bukur, rroba dhe erë të mire (parfume të ndryshme), të jemi modest , e jo njerez mendjemëdhenjë sepse si pjesë e mendjemadhësisë konsiderohet edhe nënçmimi i njerëzve !!!

Mënyra e shtatë: veprimi i punëve të mira dhe ofrimi i ndihmës nevojtarëve
Kjo mënyrë është shumë efektive për të fituar zemrat e njerëzve, këtë më së miri e përshkroi poeti me fjalët e tij:
Bërju mirë njerëzve do t’i robërosh zemrat e tyre
Shpeshherë bamirësia robëron njeriun
Një poet thotë:
kur të shoqërohesh me njerëzit bëhu rob i tyre
bëhu si uji i ftohtë dhe i ëmbël për mëlqinë e etur të çdo shoku/shoqeje

Mënyra e tetë: shpenzimi i pasurisë
Çdo zemër ka çelës, kurse çelësi i shumë zemrave është pasuria, sidomos në këtë kohë.arrini që me vështrimet e juaja dhe me sjellje të mira të arrini deri te zemrat e njerëzve pasi që zbuloni çelësin deri tek ata/ato. E përse tërë kjo kopraci? E përse kjo dorshtërnguarsi te disa njerëz? A nuk e kanë parasysh varfërinë para syve të tyre, çdoherë u shkon mendja për të shpenzuar e jo për të ndihmuar !

Mënyra e nëntë: të menduarit mirë për tjerët dhe arsyetimi i tyre
Nuk do të gjesh mënyrë më të mirë dhe më të lehtë për të arritur deri te zemrat se kjo mënyrë. Mendo mirë për njerëzit rreth teje dhe ruhu nga mendimi i keq për tjerët dhe mos e bën syrin tënd kurth për lëvizjet dhe moslëvizjet e tyre e pastaj t’i komentosh ato sjellje, se me këtë devijon, lexo fjalën e një poeti: “ kur vepra e ndonjërit keqësohet, keqësohen edhe mendimet e tij dhe fillon t’u besoj hamendjeve të zakonshme. “

Mënyra e dhjetë: shpalose dashurinë që ndien ndaj tjerëve
Nëse e don ndënjërin dhe ai ka pozitë të veçantë te ti, atëherë lajmëroje sepse kjo është një shigjetë e cila e robëron shpirtin : “sepse kjo e zgjatë bashkimin dhe e forcon dashurinë” . E tërë kjo me kusht që dashuria të ketë sinqeritet tek të Zoti, e jo për ndonjë interes, siç është pozita, pasuria, popullariteti, bukuria e tjerë,
Pra shpalosja e dashurisë atij që e do sepse është prej mënyrave me efikase për të përfituar zemrat e njerëzve. Ose do të veprojmë sipas kësaj për të bërë shoqëri plot dashuri, vëllazëri dhe bashkim ose në të kundërtën do të jemi shoqëri e përçarë, e kacafytur dhe e papajtuar. Te mundohemi që të themelojmë shoqëri ku dashuria do të jetë simbol i saj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Si përfitohen zemrat e njerëzve? Empty
MesazhTitulli: Re: Si përfitohen zemrat e njerëzve?   Si përfitohen zemrat e njerëzve? EmptySat Aug 21, 2010 8:55 am

qka mendon ju cila eshte ajo menyr qe perfitohet me leht zemra nje personi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

Si përfitohen zemrat e njerëzve? Empty
MesazhTitulli: Re: Si përfitohen zemrat e njerëzve?   Si përfitohen zemrat e njerëzve? EmptySat Aug 21, 2010 8:59 am

me kan bingjia i mire,adin i menqur,i rrebte,i gjindshem ja perfiton pa ia ble nje qamqakez,dofar trullanash e shesin shtepine edhe nuk mund te ja perfitojne asnje buzeqeshje,lere me zemren,qyyy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Si përfitohen zemrat e njerëzve? Empty
MesazhTitulli: Re: Si përfitohen zemrat e njerëzve?   Si përfitohen zemrat e njerëzve? EmptySat Aug 21, 2010 10:00 pm

Mënyra e parë: Buzëqeshja.
Për të kanë thënë se është si kripa në ushqim. Është shigjeta më e shpejtë me të cilën i përfiton zemrat

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Si përfitohen zemrat e njerëzve? Empty
MesazhTitulli: Re: Si përfitohen zemrat e njerëzve?   Si përfitohen zemrat e njerëzve? Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Si përfitohen zemrat e njerëzve?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Zemrat e ngurtësuara!
» ZEMRAT E VOGLA
» Çka u ka përgaditur All-llahu njerëzve të devotshëm
» “Do t’u thoni fjalë të mira njerëzve”
» Fobite e 10 njerezve me te njohur ne bote
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Dashuria-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum