www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Tre vjetët e qeverisë Thaçi – Çka (nuk) bëri ?  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Tre vjetët e qeverisë Thaçi – Çka (nuk) bëri ?  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Tre vjetët e qeverisë Thaçi – Çka (nuk) bëri ?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

Tre vjetët e qeverisë Thaçi – Çka (nuk) bëri ?  Empty
MesazhTitulli: Tre vjetët e qeverisë Thaçi – Çka (nuk) bëri ?    Tre vjetët e qeverisë Thaçi – Çka (nuk) bëri ?  EmptyWed Nov 03, 2010 6:20 pm

Prishtinë, 3 nëntor - Qeveria e Hashim Thaçit ra pa i mbushur tre vjet të plota. Ajo u rrëzua në rrethana të panatyrshme, me votat e PDK-së kundër vetvetes, dhe pa ato të AAK-së që nuk e dëshiroi për asnjë moment. Pak njohje, shumë rrugë, plot polemika si dhe prishje e ndreqje të partnerëve të koalicionit, janë disa momente që përshkuan këtë qeverisje, raporton KTV “biografinë” e Qeverisë Thaçi, të shkruar nga redaktori Xhemail Rexha.
Kur më në fund pas 8 vjetësh opozitë aktive e pasive mori pushtetin, Hashim Thaçit kurrë nuk i shkoi ndërmend se nuk do ta çonte deri në fund mandatin e tij të parë si kryeministër. Për ta bërë këtë më të besueshme, ai zgjodhi, përtej të gjitha parashikimeve LDK-në si partnere të koalicionit. Duhet të ketë menduar se me afrimin e partisë së dytë më të madhe në vend do ta siguronte krejt rehatshëm një mandat të plotë. Patën një fillim premtues, por pakkush ua besoi arsyen e lidhjes së koalicionit, që u tha të ishte shpallja e pavarësisë dhe ruajtja e stabilitetit pas saj. Siç kujtuam atëherë, duke lidhur koalicionin bashkë, Sejdiu e Thaçi akomoduan mbi të gjitha interesat e tyre dhe ambiciet personale për pushtetin. Njerëz relativisht të rinj e të paprovuar u emëruan për ministra në qeverinë që do të drejtohej nga Hashim Thaçi. Pushtetin e madh në hije do ta mbante Fatmir Sejdiu. Në letër u tha se do të kufizoheshin shpenzimet e do të ruhej paraja publike, por ajo në mënyrë të modifikuar jo që nuk u ruajt, por u shpenzua si asnjëherë më parë. Madje, kur u vendos që ministrat të mbanin vetëm njërin prej posteve, qeveria u kujdes që t’ua japë pagat retroaktivisht. Kjo qeveri premtoi furnizimin me energji elektrike 24 orë, diçka që vazhdon të mos ndodhë. Edhe qeveria Thaçi vazhdoi të japë miliona për KEK-un, që nuk kthehet në asnjë mënyrë në rritjen e shërbimeve. Në këtë qeverisje vazhdoi procesi i madh i privatizimit e i koncesionit. Ajo që u krye ishte Aeroporti. Ndërmarrja më fitimprurëse në vend, PTK-ja, vazhdon të jetë e mbuluar nga mjegulla për mënyrën dhe kohën e shitjes. Procesi u kundërshtua fuqishëm nga shumë anë, por u përkrah nga SHBA-ja, që i dha siguri kësaj qeverie ta vazhdojë procesin. Një numër shumë i vogël e i privilegjuar njerëzish e kanë parë dhe i dinë detajet e kontratës për ndërtimin e autostradës Vërmicë – Merdar. Edhe pse ajo duhej bërë publike, Ministria e Transportit kurrë nuk e ofroi një mundësi të tillë, dhe vlera fillestare e 700 milionëve mendohet se do të arrijë në 1 miliardë euro. “Simboli” i autostradës pashmangshëm u bë Fatmir Limaj. Në fillim të mandatit edhe opozita e lavdëronte për ndërtimin e rrugëve e rrugicave kudo nëpër Kosovë. Por, kur në prill të këtij viti forca të shumta të EULEX-it i hyjnë gjithçkaje që lidhej me Limajn, opozita tha se ishte vërtetim i asaj që ata thoshin kohë pas kohe: se qeveria ishte e mbushur deri në fyt nga korrupsioni. EULEX-i ishte aty, bastisi e kontrolloi gjithçka, por kurrë nuk ndërmori asnjë veprim tjetër konkret. Limaj thotë se nuk ka keqpërdorur, EULEX-i thotë se ka provat, por i duhet kohë. Gjithsesi, kjo shënon herën e parë që një qeveri bastiset! Një tjetër sektor që u përmend, ishte ai i arsimit. Gjatë këtij mandati u ndërtuan shkolla, u dhanë libra falas e u rritën rrogat e profesorëve, por u desh një raportim i “Kohës Ditore” që të ndalojë një tender të Ministrisë së Arsimit që do ta dëmtonte seriozisht buxhetin e varfër të Kosovës. Dhe, varfëria vazhdoi të mos njohë zbutje. Në këtë kohë qeverisje, varfëria e papunësia vazhduan të mbesin njëjtë, në mos më keq. Për t’u përkeqësuar ishte gjendja e medias. Raporte të ndryshme ndërkombëtare e vunë në pah se gjendja e lirisë së medias pësoi rënie të vazhdueshme. Qeveria Thaçi arriti të fusë nën kontroll shumicën e mediave të Kosovës, në forma të ndryshme dhe do të kujtohet për shpërndarjen e pabarabartë të reklamave. Edhe kur të gjitha raportet ndërkombëtare e vendëse vërtetonin shkallën alarmante të korrupsionit, kryeministri përsëriste moton bajate “Zero tolerancë kundër korrupsionit’. Ka vazhduar të mbesë thjesht një moto me fjalë. Këto dhe shumë të tjera që ndodhën në këtë kohë qeverisjeje patën gjithmonë dy protagonistë: PDK-në e LDK-në! Ministrat e PDK-së ishin gjithmonë më të privilegjuar dhe ata të LDK-së nën hije. Kur në nëntor 2009 këto nuk e duruan më njëra-tjetrën pas zgjedhjeve lokale, PDK-ja e Thaçit, në bodrumin e errët të Zanzi Barit me një SMS i dha fund qeverisjes me LDK-në. Gjithçka erdhi e u raportua si asnjëherë më parë në një mbulim special të KTV-së. Me gjithë poshtërimin publik, ajo iu kthye sërish PDK-së. Vendimin për vazhdimin e koalicionit e mori Fatmir Sejdiu, sepse donte ta vazhdonte mbajtjen e postit të Presidentit të vendit. Gati një vit më vonë, një vendim i Gjykatës Kushtetuese e detyroi Sejdiun të largohet nga posti i të parit të shtetit, dhe kur e mendoi më mirë, ai tha se tash po, janë pjekur kushtet për daljen nga koalicioni. Largimi i tij e futi vendin në krizë të pakthyeshme institucionale, por aq i bëri Sejdiut. Paraprakisht, u shpallën zgjedhjet e parakohshme më 13 shkurt, por ato nuk do të mbahen. AKR-ja e Pacollit ia bëri favorin PDK-së, duke ia dhënë mundësinë e rrëzimit te vetvetes, me qëllimin e vetëm që të mbahen zgjedhjet sa më shpejt. Aq sa PDK-ja i mëshoi vetvetes, po aq AAK-ja doli kundër vetvetes, duke mos denjuar t’i japë votat rrëzimit aq shumë të dëshiruar të kësaj qeverie. Përfundimisht, fundviti 2010 do t’i drejtojë kosovarët edhe një herë te kutitë e votimit, shumë para kohës, mbase për më mirë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

Tre vjetët e qeverisë Thaçi – Çka (nuk) bëri ?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Mustafa: 100 ditë afat qeverisë Thaçi
» Thaçi: Tadiqi të përkulet para viktimave që i bëri Serbia në Kosovë
» Basescu nis bisedimet për krijimin e qeverisë
» FER bëri homazhe te varri i Presidentit Rugova
» Kuçi optimist se PDK-ja do të qeverisë edhe një mandat
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum