www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Për arrestimin e Kariqit, Rexhepi pret urdhër nga Interpoli Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Për arrestimin e Kariqit, Rexhepi pret urdhër nga Interpoli Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Për arrestimin e Kariqit, Rexhepi pret urdhër nga Interpoli

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

Për arrestimin e Kariqit, Rexhepi pret urdhër nga Interpoli Empty
MesazhTitulli: Për arrestimin e Kariqit, Rexhepi pret urdhër nga Interpoli   Për arrestimin e Kariqit, Rexhepi pret urdhër nga Interpoli EmptyFri Nov 05, 2010 12:40 am

Për arrestimin e Kariqit, Rexhepi pret urdhër nga Interpoli 04kariq_4
Prishtinë, 4 nëntor – Biznesmeni serb, Bogoljub Kariq, i kërkuar nga Interpoli që nga viti 2006, dyshohet se fshihet në Pejë. Sipas të përditshmes serbe “Kurir”, Kariq është duke u fshehur në Pejë dhe është duke u ndihmuar nga biznesmenët kosovarë Ekrem Lluka e Ramiz Kelmendi, gjë që është mohuar nga ky i fundit.
Një informacion për vendndodhjen e Kariqit nuk e ka mohuar ministri i Punëve të Brendshme i Qeverisë në dorëheqje, Bajram Rexhepi, i cili megjithatë ka theksuar se paraprakisht do të duhej të bëhej një hetim për vendndodhjen e tij, nëse një gjë e tillë kërkohet nga Interpoli.
Mirëpo, edhe pse është i kërkuar nga Interpoli që nga viti 2006, një kërkesë për arrestimin e tij ende nuk ka arritur tek autoritetet vendëse dhe ndërkombëtare të sigurisë në Kosovës. Sipas ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi, sikur një kërkesë e tillë të vinte nga Interpoli, atëherë përmes UNMIK-ut dhe EULEX-it do të mund të bëhej ekstradimi.
“Nuk ka kërkesë zyrtare nga Interpoli. Sikur të kishte kërkesë, ekziston bashkëpunimi UNMIK- EULEX dhe Polici e Kosovës dhe si të kërkohet policia do ta arrestojë, por ne nuk mund ta arrestojmë me kërkesë të Serbisë, po veç me të Interpolit”, ka theksuar Rexhepi, duke mos mohuar se i kërkuari nga Interpoli gjendet në Kosovë.
Ai madje është cituar nga “Kurir” të ketë thënë se Kariq ndodhet në Pejë.
“Unë nuk e di nëse ai ka një biznes plotësisht të pavarur juridik këtu, por në marrëdhënie me disa biznesmenë të fuqishëm nga Peja dhe ka aksione në disa kompani”, citohet të ketë thënë Rexhepi për “Kurir”.
I pyetur për korrektësinë e kësaj deklarate, Rexhepi i ka thënë “Kohës Ditore”, vetëm pak më ndryshe. “Ai mund të ketë aksione nëpër biznese në Pejë. Për të vërtetuar këtë lypet hetim i veçantë, por derisa nuk e kërkon Interpoli, ai mund të bëjë biznes, sepse ka edhe biznese multietnike”, ka theksuar ministri Rexhepi.
Mosekzistimin e një kërkese për arrestimin e Kariq nga Interpoli, e ka konfirmuar edhe UNMIK-u, institucion ky që shërben për komunikim të Policisë së Kosovës me Interpolin, nga PK-ja, që ende nuk është e anëtarësuar në këtë organizatë. Zëdhënësi Oliver Salgado i ka thënë gazetës se UNMIK-u nuk ka pranuar një kërkesë të tillë nga Interpoli. Edhe pse Rexhepi ka deklaruar se PK-ja mund ta arrestojë të dyshuarin, nëse një gjë e tillë kërkohet nga Interpoli, EULEX-i ka thënë se në kuadër të Protokollit Policor të nënshkruar me policinë e Serbisë, nuk ka marrëveshje për ekstradim apo transferim të të dyshuarit.
“EULEX-i nuk mund ta transferojë apo ekstradojë një person nga Kosova, për shkak se kjo është kompetencë e autoriteteve të Kosovës. Marrëveshja teknike për operacionet policore nuk ka të bëjë me çështje të tilla, por me shkëmbim informatash”, ka thënë zëdhënësja e EULEX-it, *** Limdal.
Ndërkaq, biznesmeni serb është lajmëruar nga autoritetet serbe në Interpol që nga viti 2006. Për të fillimisht mediat serbe kishin raportuar se kishte kërkuar azil politik në Rusi.
Multimilioneri nga Peja, Ramiz Kemendi, ka mohuar se është i lidhur me biznesmenin serb të kërkuar nga Interpoli. Sipas tij, raportimet e medieve serbe kanë më shumë konotacion politik.
“Serbët mundohen që të na paraqesin ne, biznesmenëve shqiptarë dhe politikanët në Kosovë si njerëz që po e fshehim Kariqin, edhe pse ata vetë janë njerëz që e fshehin Ratko Mladiqin, që kërkohet për krime lufte”, ka thënë Kelmendi.
Ai ka thënë se rrjeti i supermarketeve që gjendet në Kosovë, ETC-ja e tij, nuk ka lidhje me asnjë biznesmen serb.
“As që jam në dijeni që ka ETC në Beograd se ka një kohë të gjatë që nuk kam qenë. Nuk kam nevojë as t’i kopjoj markat e tyre e jo më të bashkëpunoj me serbët”, ka thënë biznesmeni Kelmendi.
Ndërkaq biznesmeni tjetër nga Peja, Ekrem Lluka, ka qenë i pakontaktueshëm për gazetën. “Kurir” ka raportuar se Bogoljub Kariq është plotësisht i mbrojtur në Kosovë, kryesisht për shkak të marrëdhënieve me Kelmendin, gjithashtu edhe me biznesmenin Ekrem Lluka.
“Biznesmeni i arratisur serb, Bogoljub Kariq, mban supermarketet zinxhir ETC në të gjitha qytetet e mëdha, së bashku me biznesmenin kosovar, Ramiz Kelmendin”, ka raportuar ky medium.
Jadranka Tasiq, një zëdhënëse e familjes Kariq, ka deklaruar për “Kurir” se nuk është në dijeni, nëse rrjeti i supermarketeve ETC në Kosovë kontrollohet edhe nga biznesmeni Bogoljub Kariq. Sipas këtij mediumi, Kariq ende i ka të katër shtëpitë në Pejë, dhe një vilë në një kodër mbi Patrikanën e Pejës.
“Në vilë është pothuajse e pamundur për të arritur, sepse gjendet në lartësi më të madhe se 100 metra. Pronën e tij e ruajnë shqiptarët dhe janë të vetmet shtëpi serbe në Pejë, të cilat nuk janë djegur”, ka raportuar “Kurir”.
Sipas këtij mediumi, njëra nga shtëpitë e biznesmenit Kariq është liruar për universitetin e qytetit të quajtur “Braça Kariq” (Vëllezërit Kariq).

Autoritetet serbe, sipas Balkan Insight në Beograd, kanë ngritur tri aktakuza ndaj biznesmenit Bogoljub Kariq e njëra prej tyre ka të bëjë me një favor që ai ka kryer ndaj biznesmenit pejan, Ekrem Lluka. Biznesmeni serb akuzohet se ia ka transferuar një pjesë të licencës së telefonisë mobile “Mobtel” biznesmenit Ekrem Lluk,a pronar i kompanisë “Mobikos”, i cili sipas marrëveshjes ndërmjet dy palëve do të operonte në territorin e Kosovës. Kjo sipas ministrit të atëhershëm për zhvillim ekonomik, Predrag Bubalo, nuk mund të bëhej pa pëlqim nga Qeveria serbe.
“Transferimi i një pjese të licencës së ‘Mobtelit’ te një palë e tretë mund të bëhej vetëm me pëlqimin në formë të shkruar nga ana e qeverisë. Për shkak të dëmeve të shkaktuara shtetit, autoritetet kanë ngritur tri akuza kundër Kariqit”, ka thënë Bubalo për këtë medium.
Ndërkaq, sipas të dhënave të regjistrimit të bizneseve në Ministri të Tregtisë, biznesmeni Ekrem Lluka ka themeluar më 11 korrik të vitit 2003 kompaninë “Mobikos” që për aktivitet kryesor ka telekomunikimet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

Për arrestimin e Kariqit, Rexhepi pret urdhër nga Interpoli

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» FOL: Një deklaratë e kryeministrit dhe një e ministrit Rexhepi, të pavërteta
» Guvernatorit Rexhepi edhe 30 ditë paraburgim
» Tekste kengesh nga Dafina Rexhepi
» Arrestohet guvernatori Hashim Rexhepi
» Rexhepi: Marrëveshja e koalicionit është e vdekur
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum