www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Ambasadorit Malaj i vihen “vijat e kuqe” Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Ambasadorit Malaj i vihen “vijat e kuqe” Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ambasadorit Malaj i vihen “vijat e kuqe”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK
Vala

Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 33
Location : Kosovë

Ambasadorit Malaj i vihen “vijat e kuqe” Empty
MesazhTitulli: Ambasadorit Malaj i vihen “vijat e kuqe”   Ambasadorit Malaj i vihen “vijat e kuqe” EmptyThu Nov 18, 2010 11:51 pm

Prishtinë, 18 nëntor - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Presidenca e Kosovës ia kanë kujtuar ambasadorit të Kosovës në Zvicër, Naim Malaj, “vijat e kuqe”, përtej së cilës nuk guxon të kalojë për aq kohë sa do të jetë misionar diplomatik i shtetit. Zyrtarë të lartë të këtyre dy institucioneve, shkruan sot “Koha Ditore”, të mërkurën kanë shprehur qëndrim të prerë se Malaj nuk ka të drejtë as të themelojë fond e as të ndajë dekorata apo çmime për personalitete të ndryshme, që ai konsideron se kanë kontribuar në shtetndërtimin e Kosovës. Para pak ditësh, ambasadori Malaj ka paralajmëruar se më 8 dhjetor do ta themelojë një fond për zhvillimin e Kosovës, ndërsa më 21 dhjetor do ta nderojë ministren e Jashtme të Zvicrës, Micheline Calmy Rey, me çmimin “Diaspora”. Malaj ka parashikuar se secili nga 200 mijë shqiptarët që jetojnë në Zvicër do t’i dhuronte në fond vetëm nga 100 franga në vit, atëherë fondi do të kishte mbi 20 milionë franga mbi baza vjetore.
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku, ka deklaruar për “Kohën Ditore”, me t’u kthyer nga New Yorku, ku ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, se ambasadori Malaj mundet vetëm të mbështesë nismat qëllimmira të bashkëqytetarëve që jetojnë në Zvicër, por assesi nuk guxon të bëhet pjesë e themelimit të fondeve të tilla vullnetare.
“Ambasada nuk është subjekt që mund të krijojë fondacione, pasi një gjë të tillë dihet se e ndalon Ligji për menaxhimin e financave publike. Por si ambasador, ai natyrisht se mund t’i mbështesë iniciativat dobiprurëse për qytetarët e Kosovës”, ka shpjeguar Çitaku. Duke e pranuar se nuk ka shumë informacione rreth nismave të ambasadorit Malaj, ajo ka thënë se për aq sa është në dijeni, ambasadori në fjalë, nuk do të jetë themelues i fondit por do të jetë vetëm mbështetës i një projekti të iniciuar nga disa qytetarë që aktualisht jetojnë në Zvicër. Parimisht, sipas saj, misionarët diplomatikë të Republikës së Kosovës e kanë për detyrë që t’i promovojnë interesat e shtetit dhe t’i mbështesin iniciativat qëllimmira të cilat hyjnë në funksion të bashkatdhetarëve që jetojnë në diasporë. Ajo beson se në media është krijuar keqkuptim edhe sa i përket ndarjes së mirënjohjes për ministren e Punëve të Jashtme të Zvicrës, Micheline Calmy Rey.
“Për aq sa jam njoftuar unë, nuk bëhet fjalë për dekoratë, sepse dihet se presidenti është i vetmi autoritetet që ndan dekorata, por bëhet fjalë për një mirënjohje të cilën ambasadori e ndanë në emër të bashkëqytetarëve tanë që jetojnë në Zvicër”, ka shtuar Çitaku. Të njëjtën gjë e ka thënë edhe Bilall Sherifi, shefi i protokollit të ushtruesit të detyrës së presidentit Jakup Krasniqi. Ky i fundit, ka bërë të ditur se ka komunikuar drejtpërdrejt me ambasadorin Malaj për ta sqaruar në veçanti punën e “dekoratës”.
“Ambasadori Malaj më ka shpjeguar se nuk bëhet fjalë për dekoratë apo për ndonjë çmim që do t’i ndahet ministres së Jashtme të Zvicrës, por vetëm për një mirënjohje në letër, e cila do t’i dhurohet asaj në emër të bashkatdhetarëve, në shenjë nderimi për atë që ka bërë për pavarësinë e Kosovë s”, ka theksuar Sherifi.
“Po të ishte dekoratë ose çmim, atëherë ambasadori do të binte ndesh me ligjin, dhe do t’i bartte vetë pasojat për veprime të tilla”, ka thënë ai.
Në fakt, në Kosovë ende nuk ka ligj për dhënien e dekoratave. Aktualisht kreu i shtetit, ndarjen e çmimeve dhe të dekoratave e mbështet mbi një rregullore të brendshme të Presidencës.
Në faqen zyrtare të Presidencës figurojnë 26 lloje të dekoratave dhe çmimeve, por në mesin e tyre nuk gjendet çmimi “Diaspora”, të cilën Malaj dëshiron t’ia dhurojë Calmy Reyt.
Ambasadori Malaj e ka pranuar javën e kaluar se fondi do të themelohet dhe se Calmy Rey do të nderohet me këtë çmim, por nuk ka dhënë shpjegime se mbi cilën bazë ligjore do të ndërmerren këto dy iniciativa. Në paraqitjet e deritashme publike, ai nuk ka mohuar që personalisht do të jetë themelues i fondit. Malaj nuk e ka hequr këtë dilemë as në paraqitjen “afirmative” që ka bërë të martën në mbrëmje në Radiotelevizionin e Kosovës. Në edicionin qendror të lajmeve, ai vetëm ka rikonfirmuar atë që ka thënë ditë më herët për NZZ am Sonntag se: “Fondacioni për zhvillimin e Kosovës ka tri objektiva kryesore: dhënien e bursave për studentët kosovarë që duan të studiojnë në Zvicër; tërheqjen e investimeve zvicerane në Kosovë si dhe promovimin e kulturës kosovare dhe integrimin e kosovarëve në Zvicër”. Malaj ka thënë se “fondacioni është një subjekt joqeveritar, jopolitik, jofitimprurës”, por s’ka thënë se personalisht nuk do të jetë pjesë e themelimit të tij. Përkundrazi, ka deklaruar se themelimi i fondacionit do të behët në mënyrë zyrtare më 8 dhjetor, dhe se në ceremoni do të marrin pjesë personalitete të shquara të jetës shoqërore, politike dhe akademike të Zvicrës. Veç tyre, në aktin e themelimit të fondacionit, sipas tij, do të marrin pjesë edhe diplomatë të vendeve të ndryshme.
“Deri më tani kemi edhe konfirmimin (për pjesëmarrje v.j) të më se 20 ambasadorëve të vendeve mike dhe të vendeve të fuqishme, të cilat në periudha të ndryshme kohore kanë mbështetur Kosovën”, ka thënë Malaj për RTK-në.
Në kontekst të gjithë kësaj, ai ka shpjeguar se fondacioni do të regjistrohet në bazë të nenin 50 të kodit civil të Zvicrës dhe si i tillë do t’i nënshtrohet autoritetit qendror federal të survejimit të fondacioneve në këtë shtet.
Por, ambasadori Malaj, ka dhënë një version më ndryshe nga ai që ka dhënë në NZZ am Sonntag në lidhje me mënyrën e nderimit të ministres Calmy Rey. Derisa gazeta zvicerane kanë shkruar se Ambasada e Kosovës do ta nderojë Calmy Reyn me çmimin “Diaspora”, Malaj në RTK ka thënë se bëhet fjalë vetëm për një çmim, që i përket më tepër diasporës, e jo Ambasadës.
“Është fjala për një çmim “Diaspora”, që në fakt është një mirënjohje dhe një falënderim dhënë zonjës Micheline Calmy-Rey për kontributin që ka dhënë ajo në favor të paqes dhe të pavarësisë së Kosovës. Njëherësh, përmes saj një falënderim që diaspora shqiptare ia bën shtetit zviceran për pritjen që i ka bërë një numri të madh të refugjatëve të ikur nga lufta. Është fjala për një çmim që nuk përmban vlerë materiale apo financiare, që është realizuar nga mërgata jonë, dhe si i tillë i takon mërgatës sonë”, ka shpjeguar ai.
Në Kosovë ende nuk ka përgjigje konkrete nëse dikush nga personalitet shtetërore do të jetë i pranishëm në “mbrëmjen Gala” të themelimit të fondacionit, apo gjatë aktit të nderimit të ministres së Jashtme zvicerane. “Nuk e di! Ende nuk kam informacion nëse ambasadori Malaj ka bërë ndonjë ftesë për pjesëmarrje, pasi kam qenë në New York. Por, qysh nesër do ta shoh këtë punë dhe do të dalë me qëndrim zyrtar”, ka thënë zv.ministrja e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku.
Një zyrtar i lartë qeveritar, që nuk ka dashur t’i përmendej emri në gazetë të shtunën e kaluar ka thënë se: ”ambasadori Malaj duhet ta kuptojë se koha e fondit ‘Vendlindja thërret’ ka kaluar dhe se tash ai duhet të merret me detyrat që i ka të ngarkuara si misionar diplomatik”.
Në dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit të kaluar, diaspora shqiptare në Perëndim ka kontribuar në mbushjen e së paku dy fondeve të mëdha: Fondit 3%, i cili është njohur edhe si Fondi i Bukoshit dhe në Fondin “Vendlindja thërret”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ptkonline.com
 

Ambasadorit Malaj i vihen “vijat e kuqe”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
»  Redlove,molla e parë tërësisht e kuqe
» Soni Malaj “arratiset” në Spanjë
» Kim Kardashian e kenaqur me vijat trupore
» Soni Malaj, jetë të re me Mirkon në Spanjë
» Vera e Kuqe dhe Cokollata – Te Mira Per Zemren
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum