www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Rozana Radi: Më tradhtuan, pa krijova valsin… Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Rozana Radi: Më tradhtuan, pa krijova valsin… Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rozana Radi: Më tradhtuan, pa krijova valsin…

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Rozana Radi: Më tradhtuan, pa krijova valsin… Empty
MesazhTitulli: Rozana Radi: Më tradhtuan, pa krijova valsin…   Rozana Radi: Më tradhtuan, pa krijova valsin… EmptyWed Dec 08, 2010 2:18 am


Kush nuk do donte, në një mënyrë a në një tjetër, t’i jepte tjetrit përgjigjen e duhur ndaj tradhtisë së tij. Përgjigjja e duhur është natyrisht relative, gjithkush e mendon dhe realizon sipas mënyrës së vet (edhe rrethanave domosdo). , ndryshe nga ç’mund të duket çapkëne e pandreqshme, ka vendosur me bindje që t’i jap një mesazh ish-mikut të saj. “Valsi i Tradhtisë” është përgjigjja!
Një këngë që duket se është kompozuar enkas për historinë e saj e të shumë femrave që të paktën një herë në jetë, janë gjendur në kushtet e saj. Nuk ishte një këngë e bërë vetëm për zërin e saj e të Ramadan Krasniqit, jo, asgjë nuk ishte rastësi. Iu desh shumë kohë Rozit, për të gjetur fjalët e duhura të këngës. Ka bërë plot tetë tekste e prapë nuk arrinte të përzgjidhte atë të duhurin. E mbushur me ndjesitë e një dashurie të tradhtuar, e të lënë tashmë pas krahëve, nuk arrinte t’i perifrazonte saktësisht emocionet. Sado që me tekste këngësh kishte patur përvoja edhe më parë. Por ja që kur duhet të flasësh për veten, gjërat sikur ndërlikohen. E megjithatë, valsi i dytë, pas atij të lumturisë, u krijua më së miri. Në dorën e Adi Hilës, që e kishte gati muzikën tek priste tekstin e Rozit, gjërat u lehtësuan.


Për më tepër që duke pasur titullin konkret në kokë, hapat e mëtejshëm lehtësohen. Po le ti marrim këto hapa një nga një. Të mësojmë se ç’ishte kjo dashuri e këngëtares-aktore që i trazoi aq shumë ndjenjat sa për t’i kushtuar një këngë!? Edhe pse nga ana tjetër autorja thotë që është më mirë ta hedhësh pas krahëve gjithë ç’ka ndodhur e të mos i rikthehesh, në këtë rast vepron ndryshe. Nëse përdor arsyen, e ka të qartë që nuk ia vlen barra qeranë të harxhojë fuqitë e saj, por ja që ashtu e mbushur siç ishte, nuk mundi ta evitojë. Tani, që kanë kaluar kohë nga krijimi i ‘Valsit të Tradhtisë’ për Këngën Magjike 2010, mendon që ndoshta ishte e thënë të ndodhte ashtu. Nëse nuk do të ishte lënduar, nuk do kishte fituar as suksesin dhe kënaqësinë që i dha të kënduarit e kësaj kënge. Nuk do ishte zgjuar sa e sa mëngjese të ftohta me një buzëqeshje të përgjumur tek lexonte në ekranin e telefonit mesazhet e urimit për këngën. Çdo ditë e më tepër po zbulonte femrat që gjenin pjesë nga historia e tyre në vargjet e saj. Kjo ishte mbështetje, ishte e kënduar në kor. Tek e fundit, siç e pati ndjerë..
Ajo e këngës, sikundër teksti i saj e thotë qartë, është një histori e lindur rrëmbyeshëm. Askush nga të dy nuk pati menduar për të nesërmen në atë natën e turbullt me pije e ndjesi kur për së pari u takuan. E si të gjitha gjërat që lindin ashtu, vrapimthi, nuk ishte ndonjë befasi e madhe as fundi. Më shumë se kaq, ishte një mësim i mirë. “Kuptova që gjërat duhen marrë ngadalë, vrapi nuk të çon asgjëkund. Takimi im me të ishte në kohën e gabuar, në vendin e gabuar, asgjë nuk ishte ashtu siç do doja e do duhej të ishte. Megjithatë, përfshirja ime emocionale ishte e madhe, këtë e tregon edhe fakti që arrita deri atje sa i kushtova një këngë. Sepse kënga ka dy linja, atë të fazës kur je e dashuruar, dhe tjetrën të ndarjes. Sado indiferente të bëhesh, gjithnjë ndarja të dhemb. Por kënga është kjo që është edhe sepse e bën valsi të tillë, një vals që prej kohësh mungonte në skenat shqiptare.” E meqenëse Rozi e pranon t’ia ketë ngritur vlerat një njeriu që nuk e meritonte, ia vlejti të paktën për suksesin e këngës. Ai që kishte ikur pa kthyer edhe kokën se çfarë kishte lënë pas, nuk e bëri as pasi dëgjoi e kuptoi mesazhin që i përçohej. Po a e priste brenda saj Rozi këtë reagim? “Për mua nuk ishte fare i rëndësishëm reagimi i tij. Ata njerëz janë mësuar me të tilla situata, pastaj si mund të reagojnë për të këqijat që kanë bërë?! Ata bien në shtrat me mendimin se kush do jetë e lënduara e radhës. Po le ta lemë në harresë.” E natyrisht që në harresë do ta linim përderisa prej disa kohësh, në krah të Rozit qëndron tashmë një mashkull tjetër. Një histori e re dashurie që krejt ndryshe nga e para, po i hedh hapat një e nga një. Do mendoni ju që a është ndikuar ajo nga dedikimi i këngës?! “Aspak. Nuk ka se si të ndikohet sepse miku ime është i huaj, dhe vetëkuptohet që mentaliteti i tij është krejt i ndryshëm”. Secili prej të dyve udhëton shpesh për të takuar tjetrin. Takimi i fundit ishte kur ai i bëri surprizë Rozanës, dhe u gjend në prapaskenën e Këngës Magjike, pa i thënë asgjë, menjëherë pasi ajo kishte përfunduar së kënduari. Të paktën këtë herë nuk frikësohet që ndarja të jetë si ajo e mëparshmja. “Aq të drejtpërdrejtë sa janë ata, ta thonë në sy edhe nëse të kanë tradhtuar…”. Po a ka ardhur ora edhe për të të kërkojë tashmë diçka më shumë?! “Le t’ia lëmë kohës…”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Rozana Radi: Më tradhtuan, pa krijova valsin…

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Rozana Radi ben operacion
» Rozana Radi ndalohet nga policia ne Velipoje
» Rozana Radi, puthja e pare ne publik
» Rezarta Shkurta: “Rozana Radi më tha: ‘Do të shkarravis’”
» Rozana Radi ‘sherr’ me Rovena Stefën?
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum