Prishtinë, 9 dhjetor - Gjenerali Erhard Bühler, Komandant i KFOR-it, së bashku me Z. Fehmi Mujota,
minister i FSK-së dhe gjenerallejtant Sylejman Selimi, komandnat i FSK-së, u takuan sot për të diskutuar operacionet e fundit dhe aktivitetet e FSK-së. Ata vlerësuan operacionet humanitare të KSF-së gjatë përmbytjeve në Shqipëri.
Që nga java e kaluar njësitet e specializuara për kërkim dhe shpëtim dhe ekipet mjekësore kanë të zbarkuara në rajonin e Shodrës në Shqipëri për të ndihmuar njerëzit që kanë pësuar nga vërshimet për të tejakluar situatën katastrofale. 95 anëtarët e FSK-së tashmë të zbarkuar kanë shpëtuar qindra njerëz të cilët ishin të bllokuar nga niveli i rritur i ujërave.
Gjeneral Bühler lavdëroi progresin e madh të cilin e ka arritur FSK-ja deri më tani.
“FSK është një forcë shumë ambicioze dhe profesionale që i arrin detyrat e dhëna.
Uroj FSK-në sidomos për performancën efikase dhe përgjigjen e shpejtë për Shqipërinë. Ju keni dëshmuar atje një operacion të ndërmarrë mirë për të ndihmuar shumë njerëz të rrezikuar. Ky mision ndërkombëtar në Shkodër ka treguar se ju mund të përballeni me situata të vërteta emergjente”.
Bühler, Mujota dhe Selimi gjithashtu diskutuan planifikimin dhe performancën e ushtrimit fushor “Luani i shkathët 3”, bazuar në raportet e vlerësimeve të ushtrimit të zhvilluar së bashku nga KFOR-i dhe Ministria e FSK-së.
Forca e Sigurisë së Kosovës ndërmori ushtrimin e parë fushor trajnues ndërministror me 10 dhe 11 nëntor 2010. Qëllimi primar ishte të rrisë dhe verifikojë integrimin e veprimeve të përbashkëta operacionale dhe ndërinstitucionale në nivele strategjike, opercionale dhe taktike. Ministria e FSK-së ka komanduar dhe ka kontrolluar njësitet e FSK-së dhe ka koordinuar operacionet e FSK-së me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës si dhe me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Adminsitratës Publike, Sekretariatin e Këshillit për Siguri Kombëtare të Kosovës, Qendrën e situatave të qeverisë, Kryqin e Kuq të Kosovës dhe me organizatën ANP- Aksion kundër dhunës dhe për ndërtimin e paqes.
Më shumë se 800 anëtarë morën pjesë si dhe 126 automjete të ndryshme dhe pajisje të rënda.
Të gjitha njësitet e FSK-së dhe personeli i të gjitha institucioneve të tjera, të përfshira në këtë ushtrim, iu përgjigjen një numri të njëkohshëm të incidenteve të mëdha të improvizuara nëpër tërë Kosovën. Ato përshinë edhe një vërshim pas një tërmeti në Liqenin e Batllavës, një rrëzim aeroplani afër fshatit Magure dhe një shpërthim zjarri në ndërmarrjen industriale të drurit ”Radusha” në Istog. Në përgjithësi FSK-ja demonstroi një shkallë të lartë të kompetencave në ekzekutimin e aftësive bazike në fushat siç janë shkatërrimin e mjeteve të pashpërthyera (EOD), materialet e rrezikshme (HAZMAT) pastrim dhe kërkim - shpëtim (SAR). Bashkëpunimi i ngushtë dhe puna ekipore me institucionet e tjera në Kosovë konfirmuan vendosmërinë e FSK-së për të ndërtuar vetveten si një forcë profesionale e sigurisë.
KFOR-i dhe Ministria për FSK-në u pajtuan të vazhdojnë punën në përmirësimin e disa fushave të planifikimit operacional dhe procesit vendimmarrës, për më tepër bashkëpunimi i FSK-së me institucionet e tjera relevante që do të zhvillohej. Mentorët e KFOR-it do të punojnë në koordinim të ngushtë me homologët e tyre të FSK-së për të siguruar një progres të mëtutjeshëm në ushtrimet e ardhshme, thuhet në një komunikatë, të dërguar nga shërbimi për informim i KFOR-it.