www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


  Gratë, më të prekurat nga Alzajmeri Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


  Gratë, më të prekurat nga Alzajmeri Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

  Gratë, më të prekurat nga Alzajmeri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

  Gratë, më të prekurat nga Alzajmeri Empty
MesazhTitulli: Gratë, më të prekurat nga Alzajmeri     Gratë, më të prekurat nga Alzajmeri EmptySat Dec 25, 2010 9:49 pm

  Gratë, më të prekurat nga Alzajmeri P-m_606100_thumb_large
Një studim i ri për Alzajmerin tregon se gratë janë ato që përballojnë peshën më të madhe të sëmundjes, duke u kujdesur për personat e prekur, por edhe si viktima të sëmundjes. Një raport me përfundimet e studimit i kërkon Kongresit të miratojë një strategji për trajtimin e kësaj epidemie në rritje në Shtetet e Bashkuara. Por kjo epidemi nuk kufizohet vetëm në vendet perëndimore.

Sipas Shoqatës së Alzajmerit, çdo sekondë në botë diagnostikohet një rast i ri i dementias. Një raport i ri pas një studimi të kryer kohët e fundit thotë se rastet e sëmundjes pritet të trefishohen brenda 40 vjetëve, për shkak se ajo shoqërohet me pleqërinë dhe tani njerëzit në mbarë botën po jetojnë më gjatë. Raporti u përgatit nga Fondacioni i Alzajmerit dhe nga Zonja e Parë e Kalifornisë, Maria Shriver. Babai i saj vuan nga Alzajmeri. Ai u diagnostikua me sëmundjen në vitin 2003. Eksperienca me të atin e nxiti atë të punojë për raportin e quajtur: “Raporti Shriver: Eksperienca e një gruaje amerikane me Alzajmerin”.


"60 për qind e personave që preken nga sëmundja janë gra. Gratë po ashtu janë ato që kujdesen për të sëmurët dhe miliona prej tyre punojnë me orar të plotë", - thotë zonja Shriver.

Raporti studjon Alzajmerin në SHBA. Ai thotë se gratë përbëjnë thuajse dy të tretat e njerëzve të prekur nga sëmundja. Ato përbëjnë po ashtu 60 për qind të personave që kujdesen për sëmundjen, pa pagesë.

Shkencëtarët dhe sociologët po e quajnë Alzajmerin “Sëmundje e grave”. Dr. Ted Rothstajn, neurolog në Qendrën Mjekësore të Universitetit Xhorxh Washington, thotë se gratë janë personat që preken më tepër nga sëmundja, sepse burrat jetojnë më pak.


"Në grupmoshën 75-85 vjeçare ka një numër më të madh grash se sa burrash, prandaj edhe mundësia e prekjes nga sëmundja është më e madhe për gratë", - thotë neurogu.

Raporti parashikon se amerikanët do të shpenzojnë 20 trilionë dollarë në 40 vjetët e ardhshëm për Alzajmerin. Ai thekson nevojën për më tepër fonde për kërkime mbi sëmundjen, si dhe një strategji kombëtare për trajtimin e saj.


"Për sëmundjet e zemrës dhe kancerin jepen fonde prej 6 dhe 5 miliardë dollarësh, ndërsa për Alzajmerin jepen vetëm 500 milionë dollarë. Në fakt, në vitet e ardhme ka për të qenë Alzajmeri sëmundja që mund t’i prekë njerëzit më tepër se kanceri, apo sëmundjet e zemrës",- thotë zonja Shriver.

Dr. Rothstajn thotë se duhen zhvilluar më tepër kërkime për dy proteinat që akumulohen në trurin e njerëzve që preken nga Alzajmeri. Këto proteina quhen Tau dhe Amiloidet.

"Kohët e fundit njerëzit janë përqëndruar tek proteina Tau si burim i Alzajmerit dhe ndoshta përqëndrimi i amiloideve në trurin e njeriut është pare si sekondar, pas proteinës tau. Prandaj, mundet që kërkimet tona të kenë qenë të orjentuara keq; për këtë arsye edhe kompanitë farmaceutike mund të kenë kenë ndjekur rrugën e gabuar".

Me plakjen e popullsisë së botës, numri i personave të prekur nga Alzajmeri pritet të rritet së tepërmi dhe ende nuk ka një kurë për të. Trajtimet ekzistuese vetëm se i lehtësojnë simptomat.

Ndërkohë, rastet e Alzajmerit pritet të prekin 80 milionë njerëz në mbarë botën deri në vitin 2040. 60 milionë prej tyre do të jenë në vendet në zhvillim dhe numri më i madh i tyre do të jenë gra, të cilat nuk do të kenë mundësi të marrin mjekimet e nevojshme. /voa/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Gratë, më të prekurat nga Alzajmeri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Kur dhe si gënjejnë gratë
» Grate shtatzena
» Grate shtatzena
» Sfidë e re për gratë
»  Gratë më seksi në politikë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum