www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


A je ti një kundërshtar i prindërve? Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


A je ti një kundërshtar i prindërve? Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 A je ti një kundërshtar i prindërve?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
DioRa
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 2834
Data regjis. : 15/11/2009
Location : ...Ne Endrat E Tua...

A je ti një kundërshtar i prindërve? Empty
MesazhTitulli: A je ti një kundërshtar i prindërve?   A je ti një kundërshtar i prindërve? EmptyThu Nov 26, 2009 9:03 am

Mosrespektimi i prindërve është prej mëkateve te mëdha. Thotë Muhammedi, alejhis-selam: "Mëkatet e mëdha janë: Përshkruarja shok Allahut (shirk), vrasja e njeriut dhe mosdëgjimi i prindërve."

Muslimani duhet të jetë i pajisur me dashurinë ndaj prindërve dhe me mos shkëputje të marrëdhenieve sepse në një gjendje të tillë muslimanit i kanoset rreziku i shkatërrimit të vetvetes dhe humbjes së dunjasë duke qenë në dunja dhe humbjen e xhennetit në ahiret.

Në mënyrë që të mos jesh vëlla i nderuar dhe motër fisnike personazh/e i një drame të tillë të hidhur eja me ne që ta zbulosh veten se a je mëkatar me sjelljen tënde ndaj prindërve apo jo, duke u pergjigjur në pyetjet vijuese. Duke llogaritur për çdo përgjigje me A- 7 poena, për çdo përgjigje me B- 5 poena dhe për çdo përgjigje me C- 3 poena.





1) Nëse prindërit kërkojne nga ti diç që nuk është në kundërshtim me parimet islame

A- nuk u përgjigjesh dhe ik prej tyre

B- hidhërohesh, përton dhe e vonon kryerjen e asaj çështjeje

C- iu përgjigjesh menjiherë

2) Nëse je i martuar dhe të vijnë prindërit në vizitë kurse ti ke një takim, në mbrëmje, jashtë shtëpie

A- u kërkon falje dhe kërkon të të vizitojnë ndonjëherë tjetër në kohë të duhur

B- ulesh pak me ta e del duke u arsyetuar për takimin

C- perpiqesh për anulimin e takimit që të qëndrosh me ta

3) Nëse të janë plakur prindërit ose njëri prej tyre dhe kanë arritur moshën e pleqerisë së thellë

A- përpiqesh ti dërgosh në qendra të pleqve

B- pajtohesh me vëllezërit e tu për përcaktimin e një orari të caktuar për mbikqyrjen e tyre

C- ua hap dyert e shtëpisë sate pa asnjë përcaktim kohor

4) Nëse babai të ndalon nga ndonjë çështje; qoftë udhëtim apo martesë

A- nuk e respekton dhe e bën ate vepër

B- me kalimin e kohës, mundohesh ta bindësh ate se ajo çështje është e dobishme për ty

C- hjek dorë nga ajo çështje

5) Nëse prindërit kanë nevojë për ndonjë operim dhe për këte u duhet një shumë e caktuar të hollash

A- u kërkon falje dhe nuk u ndihmon

B- ua jep një pjesë dhe u thua që tjetrën ta kërkojnë nga vëllezërit tjerë dhe të afërmit

C- shpejton në dhënien e parave

6) Nëse i sheh shokët e babait tënd në treg apo gjetiu

A- i shmangesh takimit me ta dhe përpiqesh për t'u larguar prej tyre

B- i përshëndet dhe takohesh me ta vetëm në ndonjë ceremoni rasti

C- i respekton dhe pyet për ta, mu sikur babai yt do kishte pyetur për ta

7) Nëse shtron ndonjë drekë ose darkë për shokët dhe të afërmit

A- nuk i fton prindërit

B- i fton ndonjëherë

C- ata janë të ftuarit e parë

8) Në situata kur gruaja jote kërkon diç kurse nëna kërkon të kundërtën e saj

A- i përgjigjesh kërkesës së gruas e jo të nënës

B- mundohesh t'i bashkosh dy kërkesat e t’u përgjigjesh të dyjave

C- i pergjigjesh kerkesës së nënës së pari e pastaj shikon për ate të gruas

9) Nëse bartesh në një shtëpi të re dhe ndahesh nga familja

A- e konsideron veten, gruan, femijët, shtëpinë tënde si të pavarur nga familja jote. Nuk i viziton e as që interesohesh për ta.

B- dëgjohesh me ta nëpërmjet telefonit, vetëm gjatë festave

C- i viziton rregullisht dhe je në lidhje me ta, në të mirë dhe në fatkeqësira

10) Nëse paraqitet ndonjë problem mes teje dhe prindërve

A- i nderpret marëdhëniet dhe nuk flet me ta

B- largohesh për një kohë për ta qetësuar problemin, pastaj kthehesh dhe mundohesh eliminimin e atij problemi

C- mundohesh aty për aty ta eliminosh duke mos u shkaktuar atyre asnjëfarë të keqe apo dëm, në asnje formë, qoftë fjalë apo diç tjetër .

* Tani mblidhi poenat e tu.

Nëse i ke në mes të 55-70. Ke kujdes sepse ti je një mosrespektues i prindërve dhe mëkatar me sjelljen tënde ndaj tyre. Ke kujdes sepse ke rënë në njërin prej mëkateve më të mëdha andaj mundohu të përmirësohesh sa më pare që mundesh.

*Nese ke mes 40-54. Ti je bëmirës ndaj prindërve por tento të përmirësohesh edhe në çështjet e mbetura, shpeshtoje vizitën e tyre dhe përforcoi lidhjet me ta.

*Nese ke mes 30-39. Ti ke fituar kënaqesinë e prindërve e së bashku me te, inshaAllah, edhe te Allahut të Lartmadhëruar. Vazhdo në këtë gjendje që ta fitosh ahiretin tënd.

Na bëftë Allahu prej atyre që i respektojnë prindërit dhe çdo here u janë atyre në shërbim. Amin!!!

Përktheu: Sedat Islami
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

A je ti një kundërshtar i prindërve?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Letra e studentes dërguar prindërve të saj...
» Festa e Nënës apo bëmirësia ndaj Prindërve
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum