www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Festa e Nënës apo bëmirësia ndaj Prindërve  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Festa e Nënës apo bëmirësia ndaj Prindërve  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Festa e Nënës apo bëmirësia ndaj Prindërve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™
WebMaster

Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

Festa e Nënës apo bëmirësia ndaj Prindërve  Empty
MesazhTitulli: Festa e Nënës apo bëmirësia ndaj Prindërve    Festa e Nënës apo bëmirësia ndaj Prindërve  EmptySat Jul 03, 2010 6:13 am

Festa e Nënës apo bëmirësia ndaj Prindërve

Festa e Nënës apo bëmirësia ndaj Prindërve  Festanenes_bemiresiaFalënderimi i takon All-llahut Subhanehu ve Teala, paqa dhe mëshira qofshin mbi të Dërguarin Muhammed salall-llahu alejhi ve selem, dhe më pas:
E vlerësoi Islami bëmirësinë ndaj prindëve me një vlerë shumë të madhe, e sidomos kur ata janë në moshë të shtyer, e nuk e arrinë këtë muslimani përveç se duke kultivuar dhe shfaqur kënaqësinë e tyre në kënaqësinë e vetvetes. I respekton ata dy në gjithçka përderisa ata nuk e urdhërojnë në mëkatim, dhe e ndjenë atë se çfarë ata dëshirojnë edhe pse ata nuk e shprehin atë. Dhe pas gjithë kësaj, ai mbetet i brengosur se, mos vallë mos ka qenë i pakujdesshëm ndaj tyre.
Dhe vetëm se erdhi urdhëri i Kur'anit me bëmirësinë e vazhdueshme dhe të pandërprerë – tërë jetën – me prindërit, kur tha i Lartmadhëruari:
..dhe ndaj prindërve bëmirës..

..në katër vende në Kur'an, në suren El-Bekare ajeti 83, në suren En-Nisa 36, në suren El-En'am ajeti 151, dhe në suren El-Isra ajeti 23.
Dhe vetëm se na këshilloi i Lartmadhëruari me fjalët e Tij:
Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet, e nëse ata të dy përpiqen të shpiejnë ty që të më pëshkruash Mua shok (zot tjetër) për çka ti nuk di asgjë, atëherë ti mos i respekto ata. Kthimi juaj është te Unë, e Unë do t'ju njoftoj për atë që keni vepruar.
[Ankebut, 8]

Dhe i ka dhënë më tepër rëndësi dhe përparësi bëmirësisë ndaj nënës sesa ndaj babës, edhe pse nuk ka bërë dallim në mes tyre në domosdoshmërinë e bëmirësisë ndaj tyre. Tha i Lartmadhëruari:
Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (e porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj.
[Llukman, 14]

Nuk ka dyshim se nëna është më e nevojshme për drejtësinë dhe bëmirësinë ndaj saj për shkak të dobësisë së saj dhe përkufizimit të saj në fitimin e të ardhurave materiale, e në veçanti në moshën e vjetër, dhe të parët që e shoqërojnë dhe kujdesen për të janë biri i saj apo bija e saj. Sado që i ofrojnë mirësi dhe lodhen duke u kujdesur për të, përsëri ata janë të mangët në hakun që kanë ndaj saj. Thotë poeti:
Haku ndaj nënës tënde sikur ta dije është shumë i madh,
Kurse e shumta ndaj saj tek Ai është shumë e pakët.

Për këtë, tha i Lartmadhëruari:
Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: "Zoti im! mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.
[El Isra, 24]

Për fat të keq, jemi larguar shumë nga Islami dhe nga edukimi në një ambient të tillë, dhe është dobësuar dhe zbehur respekti në bëmirësinë ndaj tyre, dhe tek disa është bërë prej të haruarave dhe sekondare. Kemi dëgjuar dhe kemi parë momente të mosrespektit, mosbindjes dhe sjelljes së keqe ndaj prindërve, prej të cilave të dhemb shpirti.
Dhe më pas, vjen dikush i cili thërret në "Festën e Nënës", dhe dëshiron që të na korrigjojë nga ajo që humbëm prej respektit ndaj prindërve tanë nga shkaku i braktisjes së Dinit, me një risi në fe!!!
Me të vërtetë, ajo që mbeti nga kjo thirrje e "Festës së Nënës" nga misioni që bëhet tek perëndimorët të cilët e zbukuruan me epshe, ua stolisën njerëzve dhe menduan se ajo është vepër me të cilën i afrohen All-llahut të Lartmadhëruar, dhe ata me këtë llogarisin se janë duke bërë mirë.
Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë.
[Kehf, 104]

E sikur në këtë të kishte diç nga e mira (hajri) që na ofron tek All-llahu i Lartmadhëruar, do t´a kishte bërë këtë i Dërguari (salAll-llahu alejhi ve selem), si dhe do t´a kishin bërë këtë edhe të parët tanë të mirë (selefët), si dhe do të na kishin inkurajuar për këtë.
Kurse bëmirësia ndaj prindërve është adhurim, me të cilën robi është i urdhëruar në çdo ditë të jetës së tij, me aq sa ka mundësi, dhe e plotësuan këtë muslimanët në një mënyrë të plotë për çdo ditë dhe e realizuan atë ashtu siç meriton.
Kurse caktimi i një dite të veçant dhe mënyra e praktikimit të saj për bëmirësi ndaj prindërve është të veçuarit e këtij adhurimi me çka nuk ka ardhur diç nga Legjislacioni Islam. Dhe më së shumti që mundet një person t'i ofrojë nënës së tij në këtë ditë është ajo me çka ai është i detyruar të bën për të gjatë tërë vitit sipas mundësisë, ashtu që të fus lumturinë dhe kënaqësinë në shpirtin e saj, dhe gjithashtu të njejtën gjë duhet t´a bëjë edhe me babain e tij.
Kurse shtimi i festave në jetën e Ummetit nuk mund të bëhet përveç se me ndonjë argument nga Legjislacioni Islam.
Ka thënë Shejhul Islam (rahimehullah): Festë: emër i cili nënkupton mbledhje, takime të përgjithshsme, çështje e caktuar qoftë ajo në fund të vitit, në fund të javës apo në fund të muajit, e kështu me rradhë." Festa, risi të cilën e shfaqën ... të cilën asesi nuk e kanë shtjelluar me një studijim të vërtetë:
Me arsyen se kultivimi i kremtimit të "Festës së Nënës" thanë se është që forcon lidhjen familjare dhe fut lumturinë në të, dhe këtu kanë futur gjëra të shumta që janë në kundërshtim me Legjislacionin Islam; ajo që bartë kjo festë është se ngarkon atë i cili feston për të bërë shpenzime të mëdha në këtë muaj, bile edhe ndoshta disa prej tyre bëjnë mbrëmje gazmore e solemne. Poashtu edhe fëmijët në moshën shkollore shpenzojnë nga të kursyerat e tyre për të blerë dhurata për nënat e tyre, e pas gjithë kësaj atyre u takon t'i nderojnë mësueset, pedagoget, drejtoreshat në shkollë. Dhe më pas, nuk u mjaftojnë të hollat për këto shpenzime andaj detyrohen prindërit që t´ua mbulojnë këto shpenzime dhe këto dhurata të cilat janë bërë të domosdoshme që të dhurohen. E gjithë kjo me arsyen që të mos i lënë fëmijët e tyre të ndjehen të nënçmuar dhe të mos turpërohen në mesin e shokëve dhe shoqeve si edhe para mësueseve të tyre.
Dhe njëashtu edhe punëtoret detyrohen që të bëjnë shenjë nderi ndaj udhëheqëseve të tyre të larta në punë si dhe shoqeve të tyre më të moshuara, duke u drejtuar atyre me dhurata me rastin e kësaj feste, të gjitha bashkarisht, deshtën apo nuk deshtën.
Dhe sa shkon e zgjerohet kjo çështje edhe më tej, kështu që është e nevojshme që burri të shpreh shenjë nderi ndaj nënës së gruas, mu ashtu siç e nderon nënën e tij, po edhe gruaja nënën e burrit të saj (vjehrrën) ashtu siç e nderon nënën e saj, bile nderimi duhet të jetë me dhurata të çmuara e me vlerë që ta bëjë të kënaqur atë që i dhurohet me një kënaqësi të plotë, e nëse jo ...
Ndërsa, mediat e ndryshme e përkrahin dhe e zmadhojnë gjithë këtë, dhe madje nëpër tregje fillon blerja dhe shitja, sezoni i lirimeve nuk është i mangët në këto ditë, dhe ajo që mbetet është promovimi i mallrave, veshjet e dimrit dhe dhuratat e ndryshme. Tregtarët dhe shitësit të cilët janë të shpejtë për të theksuar se atë që kanë ata është tërheqëse dhe e ekspozojnë me një pamje atraktive, dhe e gjithë kjo shumë ditë para festës që të kenë kohë dhe mundësi që ata të cilët festojnë të bëjnë zgjedhjen e duhur ...
Mirëpo, të vejat si dhe të martuarat që nuk kanë fëmijë këtë ditë do ta përjetojnë me dëshprim dhe mërzi po ndoshta edhe me të qajtur; vetëm se ua ka djegur zemrat e tyre kjo festë me këto momente të cilat krijojnë ndjenja jo të mira tek ato, ngase ato janë të privuara në krahasim me ato nëna të cilat i kanë fëmijët e tyre.
Kurse jetimat, gjithashtu edhe ata i kaplon mërzia dhe dëshprimi në këtë ditë dhe mundet që në shpirtat e tyre të ripërtrihet ndjenja e privimit nga nënat e tyre, sepse rreth tyre shumë fëmijë të tjerë kënaqen me nënat e tyre dhe afërsinë e tyre.
Dhe në këtë festë vijnë disa që e ktemtojnë nga disa baballarë dhe ndjejnë një lloj keqardhje për injorimin në bashkësi për vendin e tyre, rolin dhe statusin e tyre në familje, duke e parë se si janë të anashkaluar në krahasim me nënat që nderohen në këtë ditë. Dhe për këtë kemi dëgjuar se janë ngritur zërat për të veçuar një ditë që të jetë festë e baballarëve, apo ta riemërtojnë "Festën e Nënës”"Festa e Familjes", që t'i mbetet edhe nënës edhe babës bashkarisht diç që ua zbut shpirtërat atyre, e gjithë kjo nga injoranca e baballarëve.
Dhe pas gjithë kësaj kuptojmë se: Me të vërtetë obligim i yni është që të gjallërojmë në këtë ummet – e sidomos në gjeneratat e reja – respektimi i prindërve prej fillimit ashtu siç dëshiron All-llahu (Azze ve Xhel) dhe ashtu siç na ka mësuar i Dërguari (salAll-llahu alejhi ve selem) dhe siç ka vepruar selefi (të parët) i ummetit (radiajAll-llahu anhum) dhe të largohemi nga ajo që kundërshton Dinin tonë dhe që nuk i takon atij prej festave, ceremonive, festivaleve dhe traditave, ngase asnjëherë nuk do të mund të përmirësohet fundi i këtij Ummeti përveç se me atë që është përmirësuar fillimi i tij.
Dhe salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (salAll-llahu alejhi ve selem), familjen e tij dhe shokët e tij.











Autor: Sheikh Ala Bekër
Përktheu: Ummu Muhlisa
Kuran dhe Sunnet © 2002-2010
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Festa e Nënës apo bëmirësia ndaj Prindërve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» A je ti një kundërshtar i prindërve?
» Letra e studentes dërguar prindërve të saj...
» Poezi kushtuar nenes
» Punësimi i nënës dhe mbipesha e fëmijës
» Poezi kushtuar nënës/nënave...
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum