www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Festimi i Festës së Nënës dhe Festës së Familjes  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Festimi i Festës së Nënës dhe Festës së Familjes  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Festimi i Festës së Nënës dhe Festës së Familjes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
WebMaster
Off line
 Off  line ™
WebMaster

Numri i postimeve : 2045
Data regjis. : 30/09/2009
Location : Prishtinë

Festimi i Festës së Nënës dhe Festës së Familjes  Empty
MesazhTitulli: Festimi i Festës së Nënës dhe Festës së Familjes    Festimi i Festës së Nënës dhe Festës së Familjes  EmptySat Jul 03, 2010 6:12 am

Festimi i Festës së Nënës dhe Festës së Familjes
Festimi i Festës së Nënës dhe Festës së Familjes  Festanenes_festafamiljesDisa muslimanë të kohës së sotit vlerësojnë disa aspekte të risisë perëndimore me veçimin e një dite gjatë vitit vetëm për nënat. Ata përmendin diçka që është anashkaluar nga njerëzit që shpikën këtë ditë, që do të thotë, fëmijët të cilët kanë humbur nënat e tyre brengosen dhe mallëngjehen kur i shohin shokët e tyre duke festuar me nënat e tyre.
Kështu që, ata sugjerojnë se festimet duhet të bëhen për të gjithë familjen dhe me arsyetimin se Islami nuk e urdhëron festimin e kësaj dite, duke u bazuar në atë se Sheriati islamik (legjislacioni Islam) urdhëron muslimanët të nderojnë dhe respektojnë nënat e tyre dhe të jenë të mirë ndaj tyre gjatë gjithë kohës. Si e tillë, nuk ka nevojë që të caktojë një ditë gjatë vitit për nënat.
Kishin të drejtë në furnizimin e arsyetimit dhe me përmendjen e aspektit të keq që është neglizhuar prej njerëzve të cilët paraqitën Festën e Nënës. Megjithatë, ata nuk përmendin se risitë fetare janë kundër teksteve eksplicite që janë transmetuar nga i Dërguari i Islamit (salAll-llahu alejhi ve selem), e as nuk e përmendin rrezikun e përfshirë në imitimin e idhujtarëve dhe jobesimtarëve. Prandaj, e kam shkruar këtë për të tërhequr vëmendjen e njerëzve të tillë, të cilët janë të përfshirë në risitë fetare, gjegjësisht, Festën e Nënës, si dhe risitë e tjera që janë sjellë nga armiqtë e Islamit dhe njerëzit që janë injorant ndaj Islamit, kështu, duke ia humbur shkëlqimin Islamit dhe duke shkaktuar që njerëzit të qëndrojnë larg prej tij. Përfundimisht, kjo ka sjellë konfuzion, çrregullim, ngatërrim, çoroditje dhe përçarje, dhe vetëm All-llahu i Plotfuqishëm e di se sa të dëmshëm dhe degjenerues janë ata.
Kjo është vërtetuar nga hadithet autentike, se i Dërguari i All-llahut (salAll-llahu alejhi ve selem) paralajmëroi dhe na e tërhoqi vërejtjen kundër risive fetare dhe imitimit të armiqve të All-llahut, domethënë çifutët, të krishterët dhe politeistët e tjerë. Ai tha:
Kushdo që fut diçka të re në çështjet tona (Islamin) dhe që nuk është pjesë e saj atëherë është e refuzuar.
[Buhariu, dhe Muslimi]

...sipas një verzioni tjetër:
Kushdo që bën një vepër e cila nuk është pjesë e kësaj çështjes sonë (Islamit), do t'i refuzohet.
[Muslimi]

Kjo do të thotë se, çështjet e shpikura nuk do të pranohen nga shpikësi.
I Dërguari i All-llahut (salAll-llahu alejhi ve selem) në hutben e xhumasë e kishte shprehi të thoshte:
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë - udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid'at dhe çdo bid'at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr.
[Muslimi]

Nuk ka dyshim se caktimi i një dite gjatë vitit për nënat dhe familjet është diçka e re në Islam, pasi nuk ishte bërë nga i Dërguari i All-llahut (salAll-llahu alejhi ve selem) dhe prej shokëve të tij. Si e tillë, Dita e Nënës nuk duhet të festohet dhe muslimanët duhet të jenë të paralajmëruar kundër festimit të saj, sepse është e mjaftueshme që ata të mbështeten dhe përkrahen vetëm për atë që është ligjëruar, urdhëruar dhe lejuar nga All-llahu i Plotfuqishëm dhe i Dërguari i Tij (salAll-llahu alejhi ve selem).
Sheriati Islamik i urdhëron njerëzit t'i nderojnë, respektojnë dhe të jenë të sjellshëm ndaj nënave të tyre në çdo kohë. Muslimanët, duhet të jenë krenarë dhe të kënaqur me atë çka All-llahu i Lartmadhëruar ka lejuar për ta. Ata janë të urdhëruar që të jenë gjithmonë bëmirës ndaj nënave të tyre, t'i nderojnë ata, të jenë të sjellshëm, të jenë të butë dhe të dëgjueshëm ndaj tyre, nënkuptohet brenda kufijve të Sheriatit.
Përveç kësaj, muslimanët duhet të jenë të vetëdijshëm për shpikjen e çështjeve që All-llahu i Lartësuar i paralajmëroi kundër asaj dhe të cilat çojnë në përngjasim me armiqtë e All-llahut Subhanehu ve Teala, duke i pasuar ata dhe çdo ide apo risi fetare që vjen nga ata duke e konsideruar si të mirë. Muslimanët janë të urdhëruar që të jenë bëmirës, të jenë të mëshirshëm, të kenë marrëdhënie të mira jo vetëm me nënat e tyre, por edhe baballarët dhe të afërmit e tyre. All-llahu i Gjithëfuqishëm e ka ndaluar mosrespektimin dhe ndërprerjen e lidhjeve farefisnore.
Ai i kushtoi kujdes dhe respekt të veçantë nënave, sepse ato i sigurojnë dhe i pajisin fëmijët e tyre me kujdesin maksimal dhe vuajnë shumë në shtatëzani, gjidhënie si dhe gjatë rritjes së tyre.
All-llahu i Lartmadhëruar thotë:
Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve.
[El-Isra, 23]

Tha Mëshiruesi:
Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (e porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj.
[Llukman, 14]

Tha i Gjithëfuqishmi:
A pritet prej jush (hipokritëve) që nëse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpreni lidhjet e akraballëkut?
[Muhammed, 22]

I Dërguari i All-llahut (salAll-llahu alejhi ve selem) iu tha shokëve të tij:
A doni t'ju njoftoj për mëkatet më të mëdha?” Ne i thamë: “Gjithsesi, o i Dërguari i All-llahut!” Tha: “All-llahut nëse i përshkruhet shok (shirk) dhe mosdëgjimi i prindërve.” Ishte (ulur) i mbështetur, pastaj u drejtua dhe tha: “Vëni re, edhe fjala e kotë, edhe dëshmia e rrejshme”, dhe vazhdimisht e përsëriti këtë, saqë thash: “Ah, sikur të heshtte!”
[Buhariu]

Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) se ka thënë:
Erdhi një njeri tek Pejgamberi (salAll-llahu alejhi ve selem) dhe i tha: “O i Dërguari i All-llahut, kush e meriton më së shumti shoqërimin (shërbimin)?” Tha: “Nëna yte.” “Pastaj kush?” Tha: “Nëna yte.” “Pastaj kush?” Tha: “Nëna yte.” “Pastaj kush?” Tha Pejgamberi salall-llahu alejhi ve selem: “Babai yt."
[Buhariu dhe Muslimi]

I Dërguari i All-llahut (salAllahu alejhi ue sel-lem) gjithashtu tha:
Se një person i cili shkëput marrëdhëniet farefisnore nuk do të hyjë në Xhennet.
[Buhariu dhe Muslim]

Nga Enes ibën Maliku transmetohet se i Dërguari (salAll-llahu alejhi ve selem) ka thënë:
Ai njeri që dëshiron t’i shtohet furnizimi (rrizku) dhe t’i zgjatet jeta, le t’i mbajë marrëdhëniet farefisnore.
[Buhariu]

Këto hadithe janë të mjaftueshme për të mbështetur argumentin tonë. Ngase ato tregojnë qartë detyrimin dhe obligueshmërinë e nderimit, respekimit, dhe trajtimit të prindërve dhe farefisit me dashamirësi. Ata gjithashtu tregojnë se shëmtimi i të qenurit mosbindës, mosrespektues dhe mosnënshtrues ndaj prindërve dhe shkëputja e lidhjeve farefisnore, ai person që vepron një gjë të tillë atëherë ai është duke kryer një mëkat të madh e të rëndë, i cili definitivisht do të meritojë zemërimin e All-llahut të Plotfuqishëm mbi veten e tij dhe ai do të përfundojë në Xhehennem - All-llahu na ruajtë.
Kjo është më e plotë dhe më madhështore se tradita që u prezantua nga Perëndimi për të nderuar nënën një ditë brenda vitit dhe neglizhimi dhe mosintersimi ndaj saj gjatë tërë vitit, si dhe mosrespekti ndaj baballarëve dhe pjesës tjetër të farefisit.
Njerëzit e mençur e kuptojnë korrupsionin dhe padrejtësinë e madhe që lind nga ky zakon, e cila gjithashtu kundërshton Sheriatin e All-llahut të Plotfuqishëm dhe cënon ndalesat e të Dërguarit të All-llahut (salAll-llahu alejhi ve selem).
E njëjta vlenë edhe për festimin e ditëlindjeve, festa e mësuesit, festa e punëtorit, festimin e ditës së pavarësisë, përkujtimin e jubileve, ... dhe shumë të tjerave të ngjajshme me këta. Në këtë drejtim, muslimanët i kanë ndjekur armiqtë e All-llahut të Plotfuqishëm dhe kanë neglizhuar ndalimin fetar për imitimin e tyre. Ekziston një hadith i vërtetë dhe autentik nga i Dërguari i All-llahut (salAll-llahu alejhi ue selem) i cili tha:
Do t'i pasoni traditat e atyre që ishin para jush, llërë pas llëre, hap pas hapi, po edhe nëse ata të futeshin në zgavrën e hardhucës edhe ju do të futeshit në të.” Thanë: “O i dërguari i All-llahut, ke për qëllim çifutët (jehudët) dhe të krishterët?!” Tha: “Po kënd tjetër?”
[Buhariu dhe Muslim]

Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) se Pejgamberi (salAll-llahu alejhi ve selem) ka thënë:
Nuk do të ndodhë Kijameti përderisa Ummeti (populli) im do t’i pasojë shekujt para tij pëllëmbë pas pëllëmbe dhe hap pas hapi.” I është thënë: “O i Dërguari i All-llahut: Persianët dhe Romakët?” Tha: “E kënd tjetër përveç atyre?”
[Buhariu]

Realiteti dëshmon se çfarë është thënë nga gjuha e më të sinqertit, të Dërguarit (salAll-llahu alejhi ve selem).
Kur muslimanët u bënë të dobët në këtë kohë, imitimi i tyre ndaj armiqve të tyre u bë edhe më i përhapur dhe shumë prej traditave dhe zakoneve perëndimore u përhapën, qofshin këto që kanë të bëjnë me mjete konsumimi apo qëndrime dhe sjellje. Një prej këtyre traditave është edhe festimi i "Ditës së Nënës”.
Kjo thekson largimin, ftohjen prej Islamit. Gjithashtu, zakonet, morali dhe mënyra e jetës së jobesimtarëve u bë shumë më e mirë në sytë e muslimanëve sesa ajo që është urdhëruar nga Islami. Shumë prej muslimanëve për fat të keq kanë marrë se çfarë është e mirë si e keqe, veprat e Sunnetit si risi fetare, dhe anasjelltas, e gjithë kjo nga mosdija (xhehli) dhe për shkak se ata refuzojnë moralin fisnik dhe veprat e drejta dhe të larta që janë të urdhëruara nga Islami.
Lusim All-llahun e Lartmadhëruar që t'i ndihmojë muslimanët që t´a kuptojnë fenë e tyre mirë, t´ua përmirësojë gjendjen e tyre, t'i udhëzojë udhëheqësit e tyre, t'i ndihmojë dijetarët dhe shkrimtarët tanë që t'i shpërndajnë dhe përhapin vlerat e Islamit, t'i paralajmërojnë dhe t´ua tërheqin vërejtjen njerëzve kundër risive fetare, të cilat dëmtojë imazhin e Islamit dhe shkaktojnë që njerëzit të shmangen nga ai. All-llahu i Gjithëfuqishëm me siguri dhe padyshim është në gjendje t´a bëjë këtë.








Përktheu: Ummu Muhlisa
Kuran dhe Sunnet © 2002-2010
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Festimi i Festës së Nënës dhe Festës së Familjes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Festimi i vitit të ri
» FESTIMI I MEVLUDIT DHE KULTURA E IMITIMIT
» Historia e festës së Shën Gjergjit
» Poezi kushtuar nenes
» Poezi kushtuar nënës/nënave...
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum