www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Festimi i vitit të ri Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Festimi i vitit të ri Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Festimi i vitit të ri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geli
Offline
Offline
geli

Numri i postimeve : 4761
Data regjis. : 08/10/2009
Age : 38
Location : Prishtinë

Festimi i vitit të ri Empty
MesazhTitulli: Festimi i vitit të ri   Festimi i vitit të ri EmptyFri Jan 01, 2010 3:34 am











Festimi i vitit të ri



Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], Pejgamberiynë, kahmoti ka thënë një fjalë, që në ditët tona shohim realizimin esaj. Ai tha: "Do t'i pasoni traditat e popujve që kanë qenë para jush,pëllëmbë pas pëllëmbe, krah pas krahu, madje edhe nëse hynë në vrimën ehardhucës do t'i pasonit". (Buhariu, Muslimi)

Prej fatkeqësive që i kanë goditur muslimanët në kohën tonëështë po ky realitet, përgjasimi i tyre me të pafetë, jehudët dhe tëkrishterët. Shpeshherë i sheh ata se si të verbëruar imitojnë traditate të huajve, veshëmbathjen e tyre, madje edhe festat e tyre uamadhërojnë.

 

Pikërisht festimi i Viti të Ri sipas kalendarit Gregorian,jep të kuptojmë se sa muslimanët imitojnë të tjerët, duke paturparasysh faktin se festa e Vitit të Ri është festë e jomuslimanëve. Amund të ketë fatkeqësi më të madhe se pasimi i armiqve dhe zënia e tyrepër miq?!

Vini re se ç'thotë All-llahu iMadhëruar:

"Dhe mos anoni kah ata që bëjnë zullum e për atë shkak t'jukap zjarri, sepse përveç All-llahut nuk keni ndonjë mbrojtës, e mbetenitë pandihmuar." (Hud, 113)

"O ju që keni besuar! Mos thuani: Na përcill, po thuani: Nashiko, dhe respektoni! Mos-besimtarët kanë dënim të dhembshëm."(Bekare, 106)

Ibën Kethiri, All-llahu e mëshiroftë, gjatë komentimit tëkëtij ajeti thotë: "Në këtë ajet ka ndalim të rreptë dhe kërcënim tëashpër për atë që imiton kafirat në fjalë, vepra, veshëmbathje, festa,ibadete ose ndonjë tjetër çështje të tyre e që nuk është e ligjshme përne."

Nga sunneti i pastër mund të veçojmë fjalën e Pejgamberit[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: "Kush i përngjan një populli aiështë prej tyre."

Dijetarët islam, në kuptimin e fjalës "kush i përngjan njëpopulli" thonë: "Kush vishet me teshat e tyre, ec pas rrugës së tyre,sillet sikurse ata, bën punët e tyre, ai është sikur ata në dispozitadhe dënim, dhe përfundimin e ka të njëjtë me ta, aq sa ka marrë prejtyre dhe aq sa i ka imituar. E kjo është kështu, sepse mes formës sëjashtme dhe brendësisë ka lidhje dhe pajtim. All-llahu [subhanehu veteala] e ka dërguar Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] meligj dhe rrugë të qartë, e në to ka fjalë, vepra dhe sjellje plotësishttë ndryshme nga ato të atyre, që u është hidhëruar All-llahu (jehudive)dhe të humburve (krishterëve). Kështu që askush nuk largohet nga ligjidhe rruga islame dhe nuk e len atë për shkak të asaj që është tekafirat, përveç atij që në zemrën e tij ka sëmundje dhe dyshime,qofshin ato ngurrime apo nifak (hipokrizi).

S'ka dyshim se festat dhe ajo që lidhet me to, si kremtime,ushqime, pije, veshje, zbukurime, lojëra, pushime janë gjëra që anonkah ato epshi, e sidomos te gratë e fëmijët.

All-llahu e din se shpirtrat e njerëzve i dëshirojnë këtogjëra dhe ka veçuar për këtë shkak dy festa: Bajramin e Ramazanit dheBajramin e Kurbanit, pastaj ndaloi pjesëmarrjen me kafirat në cilëndofestë të tyre.

Pjesëmarrja me kafirat në festat e tyre le gjurmë të thellanë fenë dhe dunjanë e njeriut:

E para: Kur u jepesh ëndjeve që gjenden në këto festa qënuk i ka ligjësuar All-llahu, pamundësohet shpirti nga dëshira efestave të All-llahut, largohet dashuria dhe madhërimi, prandajpakësohen punët e mira dhe dëshpërohen shpirtrat.

E dyta: Festat janë pjesë e ligjeve dhe feve, bile ato janëcilësitë e veçanta të tyre. All-llahu thotë:

"Cdo popull i kemi caktuar festë (fetare) që ata efestojnë..." (Haxhxh, 67)

Pra, secili që pajtohet me kafirat në festat e tyre e kafundin në kufër (me kushtet e tij), e kush pajtohet në disa festa ështëpajtuar me disa degë të kufrit.

E treta: S'ka dyshim se atë që e bëjnë kafirat në festat etyre është mëkat, bile edhe nëse veprat e tyre janë të lejuara, duhetditur se e kanë origjinën haram. Ndonjëherë kafirat ua zbukurojnëmuslimanëve ato punë, duke i quajtur me emra të ndryshëm si nga anasportive, kulturore apo shoqërore me qëllim që t`i shpiejnë atje kuduan.

E katërta: Kush merr pjesë me kafirat në festimin e festavetë tyre, sado pak qoftë ajo, do të shpie që më shumë t'i pasosh ato, ekur të përhapet kjo gjë e të bëhet e njohur, atëherë hyn në këto veprapopulli i thjeshtë dhe kështu vazhdojnë derisa të bëhet traditë e tyre,mandej edhe mund të shtohet aq sa bëhet kufër të cilin nuk e mohonaskush.

Disa muslimanë i ka mashtruar shejtani e ata zgjerohen nëkëtë aspekt dhe blejnë dhurata, i veshin fëmijët, harxhojnë pasuri,janë të gëzuar dhe këmbejnë urime, ashtu që kjo është bërë sikur tëishte festë e muslimanëve. Jo! Por, ajo ka dominuar në shpirtrat e tyredhe është bërë më e bukur se festa të cilën e ka bërë të ligjshmeAll-llahu i Lartësuar, me gojën e krijesës më të mirë Muhammedit[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

E pesta: Imitimi i kafirave në festimin e festave i gëzonkafirat për atë që e kanë. Kur t'i shohin muslimanët duke pasuar rrugëne tyre, u rritet zemra dhe i nënçmojnë muslimanët. E kjo u ështëmundësuar, për fat të keq në ditët tona siç mund tëvërehet.

 

E gjashta: Prej asaj që e bëjnë kafirat nëpër festat etyre, ka kufër, ka haram, ka edhe gjëra të lejuara, ndërsa këto s'mundt'i dallojë një pjesë e madhe e popullit. Kjo shpie t'i lejojnë edhepunët e kufrit dhe i quajnë ose punë të pëlqyera oseharame.

E shtata: Pjesëmarrja me kafirat në festat e tyre si dheimitimi i tyre i shpie muslimanët t'i marrin sjelljet dhe veset e tyre,sepse imitimi dhe bashkëveprimi i tyre në punët e dukshme ka gjurmë tëqarta në pajtimin e brendësisë shpirtërore edhe pse në një mënyrëgraduale të fshehtë.

E teta: Imitimi dhe bashkimi me kafirat në festat e tyre (ekëto janë punë të dukshme), trashëgon njëfarë dashurie dhe miqësi ndajtyre në brendësi, sikur që trashëgon përgjasimi në punë të jashtme.Kështu është në punët e dunjasë, e kur është fjala për çështjet fetaresiç është edhe kremtimi i festave të tyre, atëherë dashuria dhe miqësiabëhet edhe më e madhe dhe më e fortë. Dihet shumë mirë, se dashja ekafirave dhe miqësimi me ta kundërshton dhe mohon imanin(besimin).

Gjëra që duhet t'i dijë çdo musliman

1) Asnjërit prej muslimanëve nuk i lejohet ta festojë Vitine Ri, dhe të marrë pjesë me kafirat dhe t'i pasojë ata në veprat etyre, pa marrë parasysh se si i quajnë ata këtovepra.

2) Ajo që është e caktuar për muslimanët është se ata, nëmarrëdhëniet mes vete, duhet ta përdorin kalendarin islam i cilillogaritet me muajt hënor dhe të lirohen nga kjo mbërtheckë e pasimittë perëndimorëve, siç është përdorimi i kalendaritGregorian

3) Fetë tjera, lidhur me mijëvjetorëshet kanë besimefetare, epilog i të cilave është ardhja e një Mesihu prej mesit tëtyre, i cili do të dalë dhe do t'i udhëheq ata që ta sundojnë botën, ene muslimanët besojmë se Mesihu i vërtetë është Isa [alejhis-selam],biri i Merjemes, i cili do të zbresë në tokë kur t'i lejojë All-llahudhe se ai do të gjykojë me ligjin islam dhe do t'ua mohojë tëkrishterëve besimet e tyre të kota dhe çdo gjë që atapretendojnë

4) Atë që besojnë disa njerëz se viti 2001, është vit ikonflikteve ose fundi i botës, ose se ai vit ka veçori që nuk i kandonjë vit tjetër, të gjitha këto s'kanë bazë të vërtetë, por ato janëvetëm bestytni dhe pretendime.

5) Bashkimi me kafirat në festimet e tyre është i ndaluarrreptësisht, mandej ndodh që ky bashkim në disa forma ta nxjerr njeriunnga feja islame. Duhet ditur se të gjitha llojet e pjesëmarrjes dhebashkimit janë të ndaluara qoftë ajo ndejtje me ta, shkuarje në shtetete tyre apo përgatitje e ushqimeve etj.

6) Pjesëmarrja me kafirat në festimet e tyre ndikon keq temuslimani në fenë dhe jetën e tij. Prandaj mos u mashtroni me fjalë tëëmbëla dhe lajka.

Borxh i muslimanëve është që t'i frikohen All-llahut e tëlargohen nga bashkëudhëtimi me kafirat nëpër gjëra të kota, të mos imashtrojë jeta e kësaj bote dhe bukuritë e saja të rrejshme, tëpërforcohen në fenë e vet të plotë, pasi që i ka udhëzuar All-llahu dhetë frikohen se mos u devijohen zemrat, se pas devijimit nuk udhëzohenmë. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "…prandaj, le të ruhen ata qëkundërshtojnë rrugën e tij (të të Dërguarit) se ata do t'i zë ndonjëtelashe, ose do t'i godasë dënimi i idhët." (Nur,63)

Ky ajet u kërcënohet atyre që e kundërshtojnë rrugën ePejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe ligjin e tij, sepsenëse e bëjnë atë mund t'i godas, e ai është kufri ose nifaku, ose mundt'i godas dënim i idhët në dunja ose në ahiret apo në tëdyja.

Vetëm prej All-llahut kërkojmë ta përmirësojë gjendjen emuslimanëve në çdo vend dhe të na ndihmojë të kapemi për librin eAll-llahut dhe sunnetin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi vesel-lem].

 

Adaptuar nga "Kush e feston vitin eri"

Përpiloi: Agim Beqiri


Respekt Besar . L
All-llahu xh.sh ju shperbleft
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
BadBoy
Anëtar
Anëtar
BadBoy

Numri i postimeve : 200
Data regjis. : 06/12/2009

Festimi i vitit të ri Empty
MesazhTitulli: Re: Festimi i vitit të ri   Festimi i vitit të ri EmptyFri Jan 01, 2010 10:04 am

lammyy e shkrume kot ky postim,pe vrej qe askush ska guxu me postu se krejt antart qe jon ktu e festojnn vitin e Ri..>!

Peace;p
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Festimi i vitit të ri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» FESTIMI I MEVLUDIT DHE KULTURA E IMITIMIT
» Festimi i Festës së Nënës dhe Festës së Familjes
» Arritjet e vitit që lamë pas
» Dita më e lumtur e vitit
» Fatlumët e vitit 2010
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Internet | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum