www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Festa e Kurban Bajramit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Festa e Kurban Bajramit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Festa e Kurban Bajramit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Festa e Kurban Bajramit Empty
MesazhTitulli: Festa e Kurban Bajramit   Festa e Kurban Bajramit EmptyFri Nov 27, 2009 6:37 pm

Dita e Bajramit është ditë e gëzimit dhe e haresë. Para se të lind dielli ditën e Bajramit, buzëqeshja kaplon fytyrat e të gjithë njerëzve dhe hareja dominom në zemrat e të gjithë muslimanëve.
Në Islam nuk ka festë tjetër përveç tre festave: dy Bajrameve dhe festës javore, ditës së xhuma. Profeti lavdërimi dhe pastrimi i Allahut qofshin me të kur erdhi në Medine i gjeti ensarët që festonin dy festa të injorancës, ndaj u tha: “Allahu ua zëvendësoi ato të dyja me më të mira: Bajramin e Kurbanit dhe Bajramin e Fitrit” (Transmeton Ahmedi, Ebu Daudi, Nasaiu, Hakimi dhe Bejhakiu. Hadithi është i saktë)
I Dërguari i Allahut sal-lall-llhu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Çdo popull i ka festat e veta, e festat e muslimaneve janë dy: Fiter Bajrami dhe Kurban Bajrami”. E ne, pasi që jemi pranë festës së Kurban Bajramit vlen që t’i themi disa fjalë rreth kësaj feste dhe çka ka të bëj me atë. Nga vetë fjala Kurban Bajram, kuptojmë se kemi të bëjmë me kurban, që do të thotë sakrificë për hir të Allahut. Allahu thotë në Kuran: “Ne vërtetë të dhamë ty shumë të mira (kevetherin). Andaj, ti falu dhe prejë kurban për hir të Zotit tënd!” (El-Keuther:1-2)
Dita e Bajramit është ditë e gëzimit dhe e haresë. Para se të lind dielli ditën e Bajramit, buzëqeshja kaplon fytyrat e të gjithë njerëzve dhe hareja dominom në zemrat e fëmijëve dhe të shoqërisë.
Dita e Bajramit është një ditë që tregon bashkim dhe solidaritet, që manifestohet edhe nga kurbani që u ndahet fukarenjve, ashtu siç tregohet për Fiter Bajram me dhënien e sadakasë nga ata që kanë mundësi.
Qëllimi njerëzor i festës është shoqërimi i një numri të madh njerëzish në gëzim e hare, në një kohë të caktuar, si në Lindje ashtu edhe në Perëndom. Kështu njerëzit ndiejnë lumturi të përbashkët.

Falja e namazit të Bajramit

Namazi i Bajramit falet në musal-la, pasi xhamitë janë të vogla për të mbajtur gjithë atë numër të madh besimtarësh. Namazi i Bajramit nuk ka ezan dhe as ikamet dhe as namaz para ose prapa, perveç dy rekateve të Bajramit.
Namazi i Bjaramit është vaxhib (detyrë), sepse Pejgamberi alejhi selam i ka urdhërauar të gjithë njerëzit të dalin në namaz për t’u falur, madje edhe femrat me menstruacione i ka urdhëruar të dalin në namazgjah edhe pse nuk falen, që të dëshmojnë hajrin (mirësinë) e asaj dite. Dalja e grave për të falur namazin e Bajramit është sunet i fortë, pasi transmetohet nga Ummu Atije, një nga bashkëkohësit e Profetit alejhi selam ka thënë: “Ditën e Bajramit, urdhëroheshim që të dilnim që të gjitha, bile edhe vajzat e reja bashkë me gratë me menstruacione dhe thoshim tekbirët e luteshim së bashku me të tjerët, duke shpresuar tek begatia dhe pastërtia e asaj dite” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Në një transmetim tjetër, thuhet: “Ditën e Bajramit, Profeti alejhi selam i nxirrte vajzat e reja, plakat dhe gratë me menstruacione për të falur namazin. Gratë me menstruacione qëndronin mënjanë, nuk faleshin dhe ndiqnin namazin dhe lutjet e muslimanëve”
Mirëpo nuk duhet të harrojmeë se gratë nuk duhet të vënë erëra të mira apo të mira apo të zbukurohen dhe njëkohësisht duhet të qëndrojnë larg burrave.

Gjërat të cilat është e preferuara të bëhen gjatë festës së Kurban Bajramit:

1. Larja dhe veshja me rrobat më të bukura për faljen e namazit.

2. Ditën e Bajramit është e preferuar të vizitohen të afërmit dhe pastrohet zemra nga zilia, urrejta e jo sikurese tek ne që është bërë zakon që shumë njerëz të vizitojë varrezat ditën e Bajramit të dhe kjo nuk është prej sunetit, sepse vizita e varrezave nuk ka kohë të caktuar në Islam. Ditën e Bajramit nuk duhet vizituar të vdekurit por të gjallët dhe duhet shikuar të vobektit dhe nevojtarët.

3. Është e preferuar të mos hamë deri të therrim kurbanin dhe të hamë prej saj.

4. Është sunet që të shkohet në xhami në këmbë, përveç atij që nuk ka mundësi, atëherë le të shkojë me ndonjë mjet udhëtimi.

5. Është sunet shkuarja në xhami nga një rrugë dhe kthimi në shtëpi nga një rrugë tjetër.

6. Është e preferuar të madhërohet All-llahu gjatë ditëve të Bajramit. Ky madhërim fillon nga dita e parë e Dhul hixhe deri në perëndim të diellit të ditës së katërt të Bajramit. Madhërimi i Allahut bëhet në këtë mënyrë:
a) Allahu ekber, Allahu ekber, Allahu ekber kebira
b) Allahu ekber, Allhu ekber, la ilahe il Allahu uallahu ekber, Allahu ekber ue lilahil hamd
c) Allahu ekber, Allahu ekber, Allahu ekber, la ilahe il Allahu uallahu ekber, Allahu ekber, Allahu ekber ue lilahil hamd

7. Të urohet Bajrami ndërmjet njëri tjetrit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Festa e Kurban Bajramit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Si e festuan yjet festën e Kurban Bajramit?
» SMS per Festen e Bajramit
» Festat e Bajramit sipas sunetit
» Çka është e pëlqyer të bëhet ditën e Bajramit ..
» Per festa dhuroni dhembe
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Lajme nga Bota Islame-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum