www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Çka është e pëlqyer të bëhet ditën e Bajramit .. Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Çka është e pëlqyer të bëhet ditën e Bajramit .. Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Çka është e pëlqyer të bëhet ditën e Bajramit ..

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous


Çka është e pëlqyer të bëhet ditën e Bajramit .. Empty
MesazhTitulli: Çka është e pëlqyer të bëhet ditën e Bajramit ..   Çka është e pëlqyer të bëhet ditën e Bajramit .. EmptyFri Nov 27, 2009 6:40 pm

1. Pastrimi i trupit. Është e pëlqyeshme të marrësh gusël, të parfumosesh dhe të veshësh rrobat më të mira me rastin e dy bajrameve. Aliu është pyetur për larjen dhe ka thënë: “Larja bëhet në ditën e xhuma, ditën e Arafatit, ditën e Fitër dhe Kurban Bajramit.” (Bejhakiu) Ndërsa, femra nuk parfumoset e as nuk stoliset me rastin e shkuarjes në namazin e Bajramit, pra e nuk e bën këtë para meshkujve të huaj.

2. Veshja e rrobave më të mira. Hasan Es-Sibti tregon:
“I Dërguari i Allahut na urdhëroi të vishnim rrobat më të mira që mund të gjenim në të dy bajramet, të lyheshim me parfumin më të mirë dhe të bënim kurban kafshën më të mirë që mund të gjenim.
”Ibn el Kajimi shkruan: “Pejgamberi a.s. vishte rrobat e tij më të bukura dhe kishte një mantel të veçantë që e vishte në të dy bajramet dhe në ditën e Xhuma.”

3. Është mirë të hahet diçka ditën e Fitër Bajramit para se të shkohet në xhami. Enesi ka thënë: “Pejgamberi a.s. nuk dilte nga shtëpia ditën e Fitër Bajramit derisa të hante disa hurma.” (Buhariu) Është mirë që numri i hurmave që hahen të jetë tek.

4. Është mirë të vonohet ngrënia e ushqimit në ditën e Kurban Bajramit me qëllim që të hahet nga mishi i kurbanit që prehet. Ebu Burdaje ka thënë: Muhamedi a.s. nuk dilte nga shtëpia ditën e Fitër Bajramit derisa të hante e nuk hante ditën e Kurban Bajramit derisa ta prente (kurbanin). (Tirmidhiu)

5. Marrja e rrugëve të ndryshme në vajtje dhe ardhje nga xhamia. Xhabiri ka thënë: “Pejgamberi a.s. ditën e Bajramit i ndërronte rrugët.” (Buhariu)

6. Thënia e tekbireve ditëve të Bajramit
Bërja e tekbirëve në ditët e Bajramit është sunet. Përsa i përket Fitër-Bajramit, Allahu i Lartësuar thotë:
“... që të plotësoni numrin dhe të madhëroni Allahun (d.m.th. të bëni tekbiret) për atë që ju udhëzoi dhe të falenderoni.” (Kur’an, El-Bekare: 185)
Përsa i përket Kurban-Bajramit, Allahu thotë:
“... që ju ta kujtoni Allahun në ditët e caktuara.” (El-Bekare: 203)
“Ai ashtu ua nënshtroi ato juve që ta madhëroni Allahun për udhëzimin që ua bëri.” (El-Haxh: 37)
Shumica e dijetarëve thonë se koha për tekbiret për Fitër-Bajram fillon me kohën kur dikush shkon për të falur Bajramin dhe mbaron me fillimin e hytbes.
Ibn Ebu Shuajbi ka thënë: “Na ka treguar Jesid Ebu Nami nga Zuhriu se Pejgamberi a.s. ditën e Fitër Bajramit dilte nga shtëpia, mirrte tekbire derisa arrinte në musal-la, kështu vazhdonte derisa ta kryente namazin e kur e kryente namazin i ndërprente tekbiret.”
Bejhakiu transmeton nga Abdulla b. Umeri i cili ka thënë se Muhamedi a.s. gjatë ditëve të bajrameve dilte me Abdullah b. Abasin, Aliun, Xhaferin, Hasanin, Husejnin, Usame b. Zejdin, Zejd b. Harithin dhe Ejmen b. Umu Ejmenin r.a. duke ngritur zërin me tehlile dhe tekbire.”
Ndërsa koha për tekbiret në ditën e Kurban-Bajramit është që nga dita e Arafatit deri në namazin e ikindisë në ditën e trembëdhjetë të Dhul-Hixhes.
Nga Omeri dhe Ibn Mesudi janë transmetuar fjalët e mëposhtme:
“Allahu Ekber, Allahu Ekber, La ilahe il Allah, Allahu Ekber, Allahu Ekber ue lilahil-hamd” (Allahu është më i Madhi. Allahu është më i Madhi. Nuk ka zot tjetër përveç Allahut. Allahu është më i Madhi. Allahu është më i Madhi. Të gjitha falenderimet i takojnë vetëm Allahut).


7. Të luajturit, të kënduarit, të argëtuarit dhe të ngrënët në ditët e Bajramit
Këndimi, argëtimi dhe recitimi janë të lejuara në ditën e Bajramit nëse bëhen brenda normave islame. Këto janë edhe shenja të këtyre festave të cilat janë ligjëruar për dëfrim dhe argëtim të muslimanëve gjatë festave.

8. Urimi me njëri-tjetrin në ditët e Bajramit
Është e rekomanduar që besimtarët të përshëndesin dhe të urojnë njëri-tjetrin në ditët e Bajramit. Xhabir bin Nafir transmeton: “Kur shokët e Profetit a.s. takonin njëri-tjetrin në ditën e Bajramit, ata uronin njëri-tjetrin dhe thoshin: “Allahu e pranoftë agjërimin tonë, prej nesh dhe prej jush”.

9. Është e pëlqyer që gjatë festës së Bajramit të jepet sadaka që t’ua mundësojmë të gjithëve t’i gëzohen kësaj feste.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Çka është e pëlqyer të bëhet ditën e Bajramit ..

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Lady Gaga eshte këngëtarja e huaj më e pelqyer nga shqiptarët
» Beyonce nuk është e gatshme të bëhet nënë
» Genta edhe më e pëlqyer me “Sexy”
» SMS per Festen e Bajramit
» Festa e Kurban Bajramit
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Lajme nga Bota Islame-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum