www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Ndryshimet e temperaturave, si te mos bini pre e virozave te stines Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Ndryshimet e temperaturave, si te mos bini pre e virozave te stines Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ndryshimet e temperaturave, si te mos bini pre e virozave te stines

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Ndryshimet e temperaturave, si te mos bini pre e virozave te stines Empty
MesazhTitulli: Ndryshimet e temperaturave, si te mos bini pre e virozave te stines   Ndryshimet e temperaturave, si te mos bini pre e virozave te stines EmptyMon Dec 27, 2010 9:32 am

Uljet e temperaturave shtojnë rastet e të prekurve nga virozat e stinës. Janë me qindra viruse që qarkullojnë në ajër, të cilat në kushte të përshtatshme, shumohen dhe bëhen patogjenë për organizmin. Aktualisht, me uljen e temperaturave, kolla dhe sëmundjet e fytit janë virozat më të pranishme te të gjithë njerëzit. Virozat, ose siç njihen ndryshe katare stinore, në këtë ndërrim temperaturash janë pothuajse normale. Shenjat janë thuajse të njëjta, dhimbje koke, dhimbje fyti, kollë e temperaturë. Por, sipas mjekëve, ky nuk është grip. Madje edhe nëse përsëritet, sërish nuk kemi të bëjmë me grip. Shpesh njerëzit i ngatërrojnë virozat e stinës me gripin, por ky i fundit është tjetër gjë, pasi ka shtrirje dhe përhapje më të gjerë nga katari stinor. Përveç rasteve me katare stinore, në këtë stinë paraqiten dhe raste të alergjive dhe bronkiteve kronike, që në këtë periudhë të vitit rishfaqen. Çdo vit ai “koktej” virusesh, i njohur si grip, na detyron të rrimë me ditë të tëra në shtrat me temperaturë, dhimbje muskujsh, mungesë oreksi, kollë dhe dhimbje koke. Mjekët japin disa këshilla se si duhet të veproni nëse jeni prekur nga gripi, çfarë mund të përdorni dhe si të shmangni antibiotikët.
Shkaqet
Shkaqet e shfaqjes së virozave të stinës janë ndryshimet e menjëhershme të temperaturave, luhatjet e theksuara të temperaturës, lagështia, ndotja e ambientit, të cilat shkaktojnë probleme në pjesën e sipërme të rrugëve të frymëmarrjes, në faring dhe laring. Më të predispozuar për t’u prekur nga këto viroza janë personat alergjikë, të cilët janë më të ndjeshëm nga ndryshimet klimaterike dhe cilësia e ajrit. Por nuk përjashtohet asnjë njeri. Duke qenë se ende kemi nëpër “këmbë” gripin e derrit të gjithë jemi të rrezikuar për t’u prekur nga të tilla viroza. Simptomat kryesore që shfaqin virozat e stinës janë teshtimat, bllokim e kullim hundësh, dhimbje fyti, dhimbje muskujsh, temperaturë të lartë. Madje karakteristikë e këtyre katareve stinore është temperatura e lartë deri në 40 gradë. Pacienti, në të njëjtën kohë, shfaq mungesë oreksi, dhimbje koke dhe kollë. Këto shqetësime mund të zgjasin deri dhe në 4-5 ditë dhe më pas shenjat kryesore zbuten, derisa pas një jave zhduken plotësisht dhe mund të mbetet vetëm kolla. Nëse kalon mbi këto ditë mund të mendohet për komplikacione. Këto mund të jenë një trako bronkiti, bronkiti difuz dhe bronkopneumonia. Sipas mjekëve, shenjat e komplikacioneve janë mjaft të dukshme. Kështu, nëse temperatura më pas është qetësuar dhe rishfaqet sërish e lartë, duhet të mendojmë se ka komplikacione. Kur kolla është me sekrecione, shtohet dhe bëhet më e fortë kur pacienti ka dobësi të përgjithshme, dhimbje kraharori, humbje të oreksit, kemi të bëjmë me komplikacione dhe sa më parë duhet bërë kontrolli te mjeku, për të marrë trajtimin e duhur me antibiotikë specifikë.
Antibiotikët
Tri ditët e para është normale që temperatura të jetë e lartë dhe mund të zgjasë deri në pesë ditë. Por kurrsesi nuk duhet ndërhyrë me antibiotikë, sepse i duhet lënë kohë organizmit që të reagojë. Thjesht temperatura duhet mbajtur nën kontroll dhe vetëm nëse ajo ripërsëritet, pra nëse pas një periudhe qetësie rishfaqet, vetëm atëherë duhet përdorur antibiotiku. Medikamenti më i mirë për uljen e temperaturës është paracetamoli, veçse që të ketë efekt ai duhet përdorur një herë në katër orë. Disa mjekë janë kundër përdorimit të antibiotikëve për trajtimin e virozave. Sipas tyre, kjo sëmundje kërkon trajtim sistematik dhe vetëm në raste të rralla mund të rekomandohen antibiotikë të lehtë. Kjo rekomandohet kur mjeku mendon se pacienti mund të ketë infeksion, pra kur pacienti, përveç shenjave të mësipërme, ka bajame të skuqura, e ka fytin shumë të skuqur apo ka zë të ngjirur. Shpesh ngjirja e zërit mund të jetë në sinjal i pranisë së infeksionit të faringut. Për dhimbjen e fytit zakonisht rekomandohen karamelet e mentolit, ose në kushte shtëpie mund të bëhen avuj me mentol. Për kollën mund të përdoren çajet, ndërsa te alergjikët rekomandohen dhe antihistamikët. Lëngjet e frutave dhe çajet e shumëllojshme me prejardhje bimore japin efekte lehtësuese në rrugët e frymëmarrjes dhe në fyt, duke bërë që kolla të zbutet. Mjekët rekomandojnë pirjen në sasi të mëdha të këtyre lëngjeve, 2 deri në 3 litra në ditë. Gjithashtu ata këshillojnë që të sëmurët që kanë kollë, të pinë ujë të ëmbëlsuar me mjaltë. Sipas tyre, kjo është një kurë mjaft e mirë për të larguar kollën.
Parandalimi
Në rastin e gripit, kemi të bëjmë me një sëmundje infektive, që përhapet nga një i sëmurë te tjetri, nëpërmjet spërklave që dalin nga kollitja dhe që merret nga i shëndoshi nëpërmjet ajrit të infektuar. Por tashmë dihet dhe përhapja e sëmundjes nga prekja e sendeve që më parë janë infektuar nga i sëmuri si: dhënia e dorës, prekja e objekteve të ndryshme etj. Një masë e rëndësishme për t’u mbrojtur nga i sëmuri është dhe higjiena personale dhe sidomos larja e duarve në mënyrë të shpeshtë. I sëmuri në familje është mirë të qëndrojë në një ambient të veçuar pak a shumë dhe është mirë që të përdorë kart-peceta njëpërdorimshme. Enët që ai përdor duhet të lahen dhe të dezinfektohen. Pra, duhet të merren masa të tilla ku gjithmonë të kihet parasysh, që sëmundja e gripit mund të përhapet dhe nga ajri, por dhe nëpërmjet kontaktit me këtë virus. Në rastet kur nëna që ka fëmijë në gji është e sëmurë me grip, duhet të mbaj një higjienë shumë strikte personale, sidomos në larjen e duarve dhe përdorimin e maskave prej garze në fytyrë(gojë e hundë), sidomos kur i jep gji fëmijës së saj. Po ashtu një regjim ushqimor i pasur me elemente si kripërat minerale, vitaminat që bëjnë të mundur forcimin e sistemit imunitar.

Shenjat
Diarre e ujshme
Të vjella ose të përziera
Dhimbje koke
Ethe
Dhimbje stomaku
Këputje trupi
Temperaturë
Mungesë oreksi
Dhimbje gjymtyrësh dhe muskujsh

Këshilla
Mbani nën kontroll temperaturën
Çdo 4 orë duhet të përdorni paracetamol
Përdorni avuj për hundët e bllokuara
Përdorni shumë çaj
Përdorni sa më shumë lëngje
Përdorni vitaminë C, sepse rrit rezistencën e organizmit
Kontroll te mjeku për çdo lloj simptome të re

Shenjat e gripit janë:
temperatura e lartë dhe e menjëhershme 39 deri në 40 gradë, të shoqëruar me ethe
dhimbje koke që përhapen në shpinë dhe gjymtyrë
kollë e thatë, që më vonë mund të bëhet me sekrecione
I sëmuri ankon për dhimbje dhe djegie të fytit e gjoksit por nuk mungojnë as të vjellat dhe diarreja sidomos te fëmijët
Në sëmundjen e gripit fillimisht dhimbja e kokës është dominante dhe shpesh shoqërohet me fotofobi (nuk durojnë dot ndriçimin)
Lëkura e fytyrës mund të jetë e nxehtë dhe e skuqur
Po kështu fyti është i skuqur dhe konjunktiva e syve mund të jetë e skuqur
Zakonisht këto shenja akute përfundojnë brenda 2-3 ditëve Ndërsa temperatura mund të vazhdojë deri dhe në 5-6 ditë por jo shumë e lartë
Në shumë raste shenjat mund të zhduken pas 1 javë apo dhe pas 2 javëve
Nëse nuk ka komplikacione, ka shfaqje të dobësisë, djersitje, lodhjes së shpejtë

Fëmijët, këshillat e mjekëve për t’i mbajtur larg virozave

Ndërrimi i klimës dhe luhatjet e temperaturave janë dy ndër faktorët kryesorë që shkaktojnë virozat e stinës. Vetëm gjatë muajit gusht pothuajse në të gjitha repartet pediatrike të spitaleve të vendit ka pasur një rritje të fluksit të fëmijëve të sëmurë nga virozat e stinës. Bëhet fjalë për disa qindra fëmijë në ditë në çdo spital që kërkojnë ndihmë. Mjekët pediatër shpjegojnë se cilat janë virozat, që “kërcënojnë” më tepër fëmijët gjatë kësaj periudhe dhe si mund të parandalohen dhe trajtohen ato. Sipas mjekëve, virozat që qarkullojnë në ambient janë të shumta. Ndryshimet e kushteve atmosferike krijojnë terren të përshtatshëm, të aktivizohen, të shumohen dhe të bëhen patogjenë për organizimin e njeriut. Fakti që fëmijët kanë sistemit imunitar të dobët i bën të jenë të predispozuar të shfaqin probleme. Por virozat që qarkullojnë më tepër në këtë periudhë të vitit janë virozat e gripit (Influenza, Flu) e shkaktuar nga virusi i influencës dhe Cold (e shkaktuar nga Rhinoviruset). Influenca është një sëmundje që shkaktohet nga viruset, që prekin sistemin e frymëmarrjes (traktin respirator) dhe karakterizohet nga temperatura e lartë, dhimbje koke dhe inflamacione të membranave të mukozës së rrugëve respiratore. Virusi i influencës në krahasim me atë të “Common Cold”, është më tepër agresiv si në shfaqjen e shenjave të sëmundjes ashtu dhe në vdekshmëri. Virusi i influencës është izoluar në vitin 1933 dhe para këtij viti ka pasur epidemi të rënda vdekjeprurëse. Njëkohësisht, njihet dhe pandemia nga ky lloj virusi. Virusi i influencës ndahet në tre tipa A, B dhe C. Tipi A dhe B janë pak a shumë të njëjta në veprimet e tyre si shkaktarë të epidemive dhe vdekshmërisë, ndërsa tipi C nuk ka agresivitetin e tipit A dhe B dhe shkakton vetëm endemi sporadike.

Këshilla për fëmijët
Fëmijët e sëmurë me grip duhet të bëjnë një kontroll të vazhdueshëm tek mjeku i familjes
Rekomandohet që fëmija të kontrollohet të paktën çdo dy ditë, në mënyrë që mjeku të vlerësojë nëse fëmija ka ose jo ndonjë komplikacion bakterial
Në këto raste, mjeku duhet të vlerësojë nëse duhet përdorimi i antibiotikëve apo jo
Një këshillë tjetër e vlefshme është që gjatë kontrolleve mjekësore të fëmijës me grip, është mirë të mos ndërrohet mjeku
Mjeku që e ka vizituar ditën e parë duhet ta ndjekë deri në shërimin e plotë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Ndryshimet e temperaturave, si te mos bini pre e virozave te stines

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Vathet, ky pasion i cmendur i stines
» Ndryshimet e klimës, si të shmangim sëmundjet
» Ndryshimet e klimës, si të shmangim rrezikun e sëmundjeve
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi :: Këshilla.-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum