www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


  " Prindër dhe Fëmijë " Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


  " Prindër dhe Fëmijë " Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

  " Prindër dhe Fëmijë "

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

  " Prindër dhe Fëmijë " Empty
MesazhTitulli: " Prindër dhe Fëmijë "     " Prindër dhe Fëmijë " EmptyMon Dec 27, 2010 11:25 pm

Përse fëmijët refuzojnë shkollën


Dy janë
proceset që karakterizojnë sjelljen refuzuese të fëmijës ndaj shkollës:
e para ka të bëjë me një lloj "mohimi", pra nënkupton mosdëshirën për
të mos vajtur në shkollë dhe për t'u marrë me gjëra të tjera që i
pëlqejnë, dhe e dyta, frika ndaj shkollës, e cila përmban në vetvete
dimensione psikologjike.Jo pak herë prindërit janë të
detyruar të ushtrojnë presion, sidomos tek fëmijët e shkollës fillore
dhe tetëvjeçare, që ata të ndjekin rregullisht mësimet. Madje është
dashur jo rrallë herë që ata t'i ndjekin nga pas për t'u siguruar se
vërtet janë ulur në bankat e shkollës.
Por në asnjë mënyrë prindërit nuk duhet të qetësohen kur i shohin
ata të bindur dhe me kokën e ulur përpara mësueses. Përkundrazi, tek
"protestat" e fëmijëve të tyre prindërit duhet të kërkojnë dhe zbulojnë
arsyet e vërteta, me qëllim që të kenë nën kontroll të gjithë botën e
tij emocionale dhe mendore.
Por përse refuzojnë fëmijët të shkojnë në shkollë? Ndoshta këtë
pyetje bëjnë vazhdimisht edhe prindërit që ndeshen me një problem të
tillë, ndaj ky shkrim do të ishte me vlerë për ta...

Dy janë arsye serioze që duhet t'i shqetësojnë prindërit
Dy janë proceset që karakterizojnë sjelljen refuzuese të fëmijës
ndaj shkollës: e para ka të bëjë me një lloj "mohimi", pra nënkupton
mosdëshirën për të mos vajtur në shkollë dhe për t'u marrë me gjëra të
tjera që i pëlqejnë, dhe e dyta, frika ndaj shkollës, e cila përmban në
vetvete dimensione psikologjike. Ndonëse specialistët nuk bëjnë shumë
dallim midis këtyre dy proceseve, duhet pranuar se rasti i dytë është
shumë më serioz dhe shpesh kërkon ndërhyrjen e psikologut.

Arsyeja më shqetësuese
Kjo mënyrë e fundit e sjelljes u karakterizua për herë të parë si e
tillë (pra, frikë nga shkolla) nga Xhonson dhe bashkëpunëtorët e tij,
të cilët gjithashtu këmbëngulnin në veçimin dhe kategorizimin e saj të
ndarë nga "mohimi" dhe mungesa në shkollë, gjë e cila, edhe më vonë, jo
vetëm që u mbrojt por edhe u vërtetua nga shumë kërkues që u morën me
këtë çështje.
Në studimet e tyre rreth mënyrës së sjelljes të fëmijës ndaj
shkollës analistët e psikologjisë përdorin kufirin "frikë shkollore"
për të përshkruar atë lloj frike që shkaktohet nga përplasje të
brendshme dhe të jashtme të fëmijëve dhe shfaqet në një objekt asnjanës
sikurse shkolla, të cilën në vazhdim ata kërkojnë ta shmangin
sistematikisht.
Por çështja nuk është kaq e thjeshtë sikurse duket në teori. P.sh.
po të mbështetmi në të dhënat e Ministrisë së Arsimit të Britaninë së
Madhe, ku janë bërë edhe një sërë studimesh rreth kësaj teme,
ekzistojnë të paktën shtatë kategori për të përshkruar mënyra të
ndryshme sjelljeje ndaj shkollës: * mungesa të paarsyeshme * mungesa të
arsyeshme * mos dëshirë e brendshme * mungesa sistematike * mungesa
periodike *largim nga shkolla * refuzim i shkollës ose frikë nga
shkolla.

Konkretisht, kategoria e parë e mungesave të paarsyeshme, konsiderohet
si mohim i shkollës për një periudhë të caktuar pa patur ndonjë arsye
të saktë dhe mendohet se buron nga mënyra me të cilën është edukuar
fëmija, të paktën në lidhje me arsimimin e tij.

Sikurse vihet re ndarjet e mungesave janë të tilla që të lihet të
kuptohet se në një farë masa "fajtorë" janë edhe prindërit, pavarësisht
se mungesat mund të kategorizohen në mohim ose mosdëshirë.
Duke studiuar këtë fenomen më tepër nga pikëpamje klinike fare lehtë
"mohimi" ose largimi nga shkollë mund të konsiderohen si mënyra
sjelljeje jo shoqërore, sikurse vjedhja ose tendenca që kanë disa
fëmijë për të thënë vazhdimisht gënjeshtra.

Ky rezultat vërtetohet edhe nga studimi i njohur i Hersov, i cili
zbuloi se nxënësit që mungojnë pa arsye nga shkolla, po të krahasohen
me ata që kanë frikë nga shkolla, kanë më shumë mundësi për të shfaqur
më vonë mënyra sjelljeje jo të mira si rrugaçëria, tendenca për të
thënë gënjeshtra, shkatërrime dhe mund të mbërrijnë deri në dyert e
gjykatave.
Si arsye bazë e këmbënguljes së fëmijës për të munguar pa arsye nga
shkolla zakonisht konsiderohet dëshira e tij për t'ju shmangur disa
veprimtarive të caktuara ose personave në shkollë, por shumë herë edhe
dëshira e tij për t'u marrë me veprimtari që i pëlqejnë (të cilat mund
të jenë të ndaluara), por thjesht nuk bëjnë pjesë në programin shkollor.
Në këtë pikë vlen të theksojmë se sipas shumë psikologëve për fëmijë
që janë marrë me këtë çështje për shumë vjet me radhë, largimi nga
shkolla është diçka që fëmija e bën dhe kënaqet.
Nga ana tjetër refuzimi shkollor zakonisht përdoret, duke u
kombinuar dhe ndërruar shpesh herë vende, me frikën shkollore, që
konsiderohet si një lloj depresioni psikik i cili lidhet me ndonjë
ankth të brendshëm, shqetësim që mund të shkaktohet nga ndryshim i
situatave sikurse mungesa e njërit prind ose e ndonjë vëllai apo
ndryshimi i shpeshtë i shkollës etj.
Është karakteristike se vetë shërbimi i ministrisë së arsimit
francez thekson, këtu e shumë vjet, se frika shkollore përbën problem
të tipit klinik dhe në më të shumtën e rasteve trajtohet si një lloj
depresioni dhe jo si largim apo mos dëshirë për shkollë.

Kur shfaqet frika shkollore
Lidhur me moshën në të cilën një fëmijë mund të shfaqë frikë
shkollore, specialistët theksojnë (megjithëse nuk ekziston mendim
plotësisht unik midis tyre) se është më e mundshme që kjo frikë të
Shfaqet zakonisht në nxënës të moshën 11 ose 12 -vjeçare dhe arrin deri
në të 14-at. Nga ana tjetër, shkolla "amerikane", mbështet idenë se
mosha më kritike për të shfaqur frikë shkollore është midis pesë dhe
dhjetë vjetëve.
Në vija të përgjithshme, fëmijët me frikë shkollore paraqesin
zakonisht dobësi serioze në marrjen e iniciativës, tregojnë më të
mëdhenj se mosha e tyre, vuajnë nga ndonjë pikëllim dhe mbajnë një
qëndrim pa shprehje.

Faktorët shkaktarë
Gjithashtu, është me interes të theksojmë faktorët që çojnë në
lindjen e një problemi të tillë, sidomos ato që kanë të bëjnë me
familjen dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë tek të dy grupet e fëmijëve.
Është karakteristike përfundimi i studimit të Blagg, që lidhet me një
nga faktorët, sikurse është niveli i papunësisë së prindërve.
Gjithashtu, për fëmijët që paraqesin frikë shkollore është vënë re
se përveç faktit se vijnë nga familje të shtresës mesatare, shpesh iu
duhet të përballojnë ankth të madh e shqetësim kur detyrohen të
braktisin shtëpitë dhe prindërit e tyre.
Në fund, themi se duhet të jepet rëndësi kryesore tek familja dhe më
pas në rolin e shkollës, si faktor që ndikon shumë herë në krijimin e
problemit, përderisa studime të shumta kanë treguar se gati 50% e
nxënësve evropianë shprehin ankth dhe shqetësim për disa anë të jetës
së tyre në shkollë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

" Prindër dhe Fëmijë "

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Sekretet e marrëdhënieve: fëmijë-prindër-mësues
» 14 vjec prinder
» Edhe meshkujt vuajnë nga depresioni kur bëhen prindër
» Nje femije me cdo kusht
» Aguilera: Nuk dua fëmijë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Psikologji / Filozofi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum