www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Një jetë lind për të krijuar jetë pas saj  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Një jetë lind për të krijuar jetë pas saj  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Një jetë lind për të krijuar jetë pas saj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Një jetë lind për të krijuar jetë pas saj  Empty
MesazhTitulli: Një jetë lind për të krijuar jetë pas saj    Një jetë lind për të krijuar jetë pas saj  EmptyMon Dec 27, 2010 11:32 pm

Më parë ju ishit një
çift, tashmë jeni prindër. Si do të ndryshojë jeta juaj nga dita në ditë? Të
bërit prind është një transformim i madh dhe një ndryshim thelbësor në
ndryshimet e mënyrës së jetesës në jetët tuaja. Të bërit prind është e
mrekullueshme, emocionuese dhe kënaqësi e pazëvendësueshme. Nga ana tjetër,
është e vështirë, rraskapitëse dhe stresuese gjithashtu.

+
----
-
Një jetë lind për të krijuar jetë pas saj

Më parë ju ishit një
çift, tashmë jeni prindër. Si do të ndryshojë jeta juaj nga dita në ditë? Të
bërit prind është një transformim i madh dhe një ndryshim thelbësor në
ndryshimet e mënyrës së jetesës në jetët tuaja. Të bërit prind është e
mrekullueshme, emocionuese dhe kënaqësi e pazëvendësueshme. Nga ana tjetër,
është e vështirë, rraskapitëse dhe stresuese gjithashtu.



Shkenca psikologjike, me të drejtë këtë e konsideron "Tranzicion". Çiftet që
përjetojnë të bërit për herë të parë prind, përballen me ndryshme thelbësore në
jetën e tyre të përbashkët. Gjatë kësaj kohe marrëdhënia forcohet akoma më tepër
dhe merr fund situata e roleve të ndara. Marrëdhënia martesore, gjuha që ato
flasin, sjelljet e tyre dhe gjithçka tjetër, përballet me një ndryshim
rrënjësor.

Sakrificë për të krijuar probleme...
E, me sa duket, ligji i natyrës, "një jetë lind për të krijuar jetë pas saj",
duket të jetë kuptimplotë në çdo aspekt. Deri në datëlindjen e parë të fëmijës
së parë, gjithçka duket perfekte. Pas kësaj, studimet tregojnë që çiftet
kundërshtojnë njëri-tjetrin të paktën 90% më tepër se më parë. Jo vetëm kaq ...
, konfliktet rriten, marrëdhëniet e tyre janë disa herë më të ulëta dhe, mbi të
gjitha, thuhet se çiftet shohin anën negative më tepër se atë pozitive tek
njëri-tjetri. Pjesa më e madhe e konflikteve në çift është e shkaktuar nga
fëmijët me emocionet dhe sjelljet e tyre. Duket se lidhja e prindërve me fëmijën
ndikon psikologjikisht në "veset" që ai krijon. Sipas psikologëve është e
rëndësishme që, sidomos pas 16-mujorëshit të parë, prindërit të bëjnë kujdes me
fëmijën e tyre. Është kjo faza ku çifti duhet të rimarrë veten dhe t'i kthehen
lidhjes së mëparshme, ndoshta edhe më me forcë. Por, realisht, një përqindje
fare e vogël arrin ta bëjë këtë duke ndikuar tek fëmija më tepër negativisht se
sa pozitivisht

Të bërit prind është më tepër se të pasurit një bebe
Është ora 3 e natës dhe bebja disaditësh është duke u grindur përsëri. Mamaja
është e rraskapitur. Prej javësh bën vetëm disa minuta gjumë. Mbi të gjitha, ajo
ndihet e izoluar, shikon se si bashkëshorti bën një jetë të vërtetë jashtë
shtëpisë. Ai pret vetëm që t'i kthehet jetës së mëparshme. Ndoshta ajo s'do të
vijë më kurrë. I lodhur nga pritja, ai harron të kthehet në shtëpi, mendimi se
fëmija do të përforconte lidhjen e tyre ishte thjesht... Në këtë situatë ndodhen
jo pak çifte në hapat e parë të jetës së tyre.

Të studiosh për t'u bërë prind
Të bërit prind është puna më e vështirë që ka patur ndonjëherë njerëzimi.
Por, vështirësia qëndron tek dëshira dhe kënaqësia që merr çifti, duke
përmbushur jo vetëm ligjin e natyrës, por edhe atë të trashëgimisë. Në disa
universitete të Amerikës po diskutohet aplikimi i orëve të mësimit në lëndën e
të bërit prind. Sipas psikologëve, kjo do të jetë përgatitja më e mirë
psikologjike që do t'u bëhet kandidatëve për t'u bërë prindër. Fazat më të
rëndësishme janë 6 javë gjatë shtatzënisë dhe disa orë kur fëmija është në javën
e 6-8 dhe në muajin e 6, pasi, sipas psikologëve, kjo njihet si periudha më e
vështirë edhe për prindërit, edhe për fëmijët. Studimet janë falas dhe do të
pranohen vetëm ato çifte që presin fëmijën e tyre të parë. Gjatë këtyre
studimeve çiftet përgatiten psikologjikisht se
si të pranojnë ndryshimet në
jetën e tyre, si të pranojnë kundërshtimet e njëri-tjetrit, si të ndihmojnë në
rritjen e foshnjës dhe, mbi të gjitha, si të pranojnë që në jetën e tyre nuk do
të mund të jenë më vetëm dy.

Fenomeni i rrotës së tretë
Kjo ndihet më tepër tek prindërit e rinj, të cilët do të surprizohen me
ndjenjën e pashpjegueshme të xhelozisë. Psikologët këtë e quajnë fenomenin e
rrotës së tretë. Të tillë ndihen prindërit, për tri arsye madhore: së pari,
mungesa e partneres, së dyti, kalimi i kohës më tepër me foshnjën se sa me
bashkëshortin dhe se fundi, ndjenjën e pamundësisë për të kontribuar mjaftueshëm
në rritjen e fëmijës. Realisht, këto ndjenja janë normale kur struktura e
familjes ndryshon rrënjësisht. Mamaja ka sfidat e saj të "mundimshme" që nga
ndryshimi i formave trupore, rrathët e syve që krijohen nga të ushqyerit natën
të fëmijës, vështirësia e rikthimit në imazhin e partneres së mëparshme. Për
këtë e të tjera arsye, femrat e kanë të vështirë të përshtaten psikologjikisht
me ndryshimet. Të qarat e fëmijës do të jenë një tingull drithërues për shumë
vite, duke u bërë kështu të ndjeshëm në çdo moment të ditës tuaj.


Nevoja për të komunikuar dhe kuptuar
Psikologët mendojnë se të komunikuarit
i mban partnerët të lidhur fort pas njëri-tjetrit, edhe pse marrëdhënia e tyre
ka pësuar ndryshime drastike. Mënyra më e mirë është të uleni dhe të bisedoni me
njëri-tjetrin. Mos kritikoni! Tregohuni i ëmbël edhe kur situata nuk është fort
e këndshme! Ruajeni sensin e humorit me veprime që i bëni pa instruksione!

Një pikë e rëndësishme është bërja e kompromiseve, gjetja e zgjidhjeve dhe
përkujdesi i përbashkët. Të gatuarit, ushqyerit në mëngjese, larja e fëmijës apo
rrobave të tij, etj., janë momente që e mbushin së tepërmi jetën familjare.

Kohë për të qenë dy
Për ta mbajtur marrëdhënien tuaj të fortë, duhet me doemos të kuptoni që s'ka
më vend për të qenë tre. Në çdo aspekt fëmija është familja e re, por mos
harroni se të qenët përsëri dy është thelbësore në një marrëdhënie. Edhe pse
jeta juaj është e tejmbushur, mos harroni që duhet të planifikoni me patjetër.
Provoni të vendosni data, ndoshta javore. Momente të bukura mund të krijohen në
çdo moment, edhe kur jeni duke bërë darkën, larë enët, apo duke bërë gati
krevatin për gjumë. Elementët krijues ndikojnë psikologjikisht në rindërtimin e
marrëdhënieve.
Sipas psikologëve, para vendimit madhor për t'u bërë prindër,
duhet të mbani parasysh:
1. Ndryshimet personale
Psikologët këshillojnë që, me gjithë ndryshimet gjatë kësaj ngjarjeje
madhore, çiftet duhet të shmangin me patjetër të bërit një person ndryshe.
Provoni të pyesni veten, a jeni vërtet i aftë për t'u bërë prind:
• A jam
unë i aftë për t'u bërë prind?
• A mund ta përballoj unë shtimin e
përgjegjësive për të mbajtur një fëmijë?
• Çfarë stili jetese kam unë?

Çfarë lloj ndryshimesh do të më duhet të bëj?
• A jam unë gati t'u kushtoj
më pak kohë dëshirave personale?
• A do mundem të ndjehem mirë me ndryshimet
e të kujdesurit për bebe?
• Cilët janë qëllimet prioritare: familja, shkolla
apo karriera?

2. Ndryshimet e marrëdhënieve në çift
Të qenët prind është një punë 24-orëshe në 7-ditë të javës. Energjinë e merr
vendi i prindërit, duke krijuar pak tendosje në marrëdhënien e çiftit.
Ndryshimet e lartpërmendura në jetën e çiftit vijnë gjithnjë duke u shtuar me
kalimin e viteve, e, nga ana tjetër, gjithnjë e më tepër rritet kënaqësia e të
bërit prind.
Bëni vetes pyetjet e mëposhtme:
• Cilën ndarje do të bëni ju në
raportin midis punëve të shtëpisë dhe mbajtjes së bebes?
• Cilët janë planet tuaja në kohën e punës apo shkollës?
• Si ndiheni secili në këto plane?
• Si ndiheni ju rreth vendimeve të marra në marrëdhënien tuaj?
• Si ndiheni me vendimin e përbashkët për të pasur ose jo një fëmijë dhe
kur?
• Si ndiheni në momentet e ndarjes së intimitetit?
• Si e harxhoni kohën tani si çift?
• A do vazhdoni të gjeni kohë për veten dhe në jetën si çift?

Ndryshime të tjera
Marrëdhëniet me shokët, familjarët e tjerë, supervizorët apo me kolegët, në
përgjithësi mund të japin efekte pozitive në jetën e çiftit. Bisedat e gjata dhe
tregimi i eksperiencave të ndryshme, veçanërisht atyre pozitive, mund të jenë
ndihmëse dhe sfiduese ndaj vështirësive të shumta.


Kërkesa të reja
Mund të duket e habitshme, por shumë prej çifteve u tremben ndryshimeve që do
të ndodhin në jetën e tyre. Shprehje të tilla si: "Flini tani, se kur të vijë
bebja në jetë nuk do të keni kohë as për të mbyllë sytë, mund të duket
drithëruese për çiftet e reja". Është e vështirë të bëhesh prind, por më e
vështirë është të sillesh si i tillë. Në raste të tilla çiftet kanë vërtet
nevojë për një pushim të vogël, madje me disa seanca psikologjike ndërmjet
tyre.
Keni vendosur të keni një bebe?
Bëni kujdes të:
◘ Ndani kush është përgjegjës, për çfarë.
◘ Llogarisni financat.

Kujdesin për fëmijën.
◘ Shëndetin dhe stilin e jetesës.
◘ Mjedisin në të
cilin jetoni.
◘ Stilet e prindërit.



Mbrapsht në krye
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Një jetë lind për të krijuar jetë pas saj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Kriminaliteti ne vendet e huaja te krijuar nga Shqiptaret..
» Allahu nuk ka nevojë për njerëzit, atëherë, pse jemi krijuar?
» Qëndresa Millaku, një yll që po lind!
» Lind me lekure te djegur
» Një amerikane lind fëmijën e 19
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Psikologji / Filozofi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum