www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Fragment mbi lashtësinë e popullit shqiptar Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Fragment mbi lashtësinë e popullit shqiptar Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Fragment mbi lashtësinë e popullit shqiptar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Fragment mbi lashtësinë e popullit shqiptar Empty
MesazhTitulli: Fragment mbi lashtësinë e popullit shqiptar   Fragment mbi lashtësinë e popullit shqiptar EmptyMon Dec 27, 2010 11:50 pm

Ky fragment historie, qe sillet per publikun e gjere, i eshte dhene ne vitin 1806, Pukevillit ish konsullit francez, prane oborrit te Ali Pashait, gati 200 vjet me pare. E dhene nga peshkopi i Druinopolit, ajo permbante 20 faqe dhe i mungonin fundi dhe fillimi. Ngjarjet e Epirit ne kete pjeses fillojne nga koha e Homerit dhe shkojne deri ne shekujt e fundit. Emri i doreshkrimi te njohur per kohen ka qene Kronika e Argiro-Kastro.

Nga Dr. Gazmend Muka

“Ky deshmon per levizjen ne koherat heroike te nje kolonie Dryopet (banoret e pare te Kythnos, ku prej tyre ishulli mori emrin DRYOPIS).

Banoret e pare te Kythnos kane qene nje popullsi paleoindoeropiane: fjala Dryopis vjen nga “Dryon”. Fjala “Dru” ne sanskritisht eshte “Dru” si dhe ne shqip, e ne greqisht “Lis”. Ata ishin popullsi protohelene, pellazge dhe adhuronin Drurin e Lisit Jetedhenes. Dishendentet e kesaj popullsie, kane merituar vazhdimisht ne periudha te ndryshme historike nje vemendje te madhe per meritat e tyre personale, gjenine e tyre, e cila dilte mbi interesat e ulta te njerezve te thjeshte, te njohur si paraekzistenca e asaj qe shkruhet : “mund te shesim femijte tane, por jo fisnikerine tone”.(F.C.H.L. Pouqueville, Voyage dans la Grece, Paris, 1821, p. 356-7)” Historia fillon per ne, mbas pjeses qe mungon ne doreshkrimin origjinal : “…perendite, me kurthet e tyre, do t’i kthenin ne hi banoret e atij vendi, por ata duke ju drejtuar orakullit Apollon, moren pergjigjen prej tij, qe duhej te shmangim kete zemerim dhe te merrnim per mbrojtes Panin, i cili ishte Perendia e te gjitha gjerave. Banoret e Trikalles (ku kishte bujtur fisi i ardhur), ne Thesali, duke degjuar keto fjale, nga goja e Atlasit,(prijes i kesaj kolonie, dishendent te Atlasit te Arkadise? doreshkrimi mungon, thekson Pukevili), u rrembyen nga gezimi, dhe i shtyne ata qe komandonin, ne gosti, duke ju bere atyre demostrime mjaft miqesore. Keta te “huaj”, mbasi kapercyen Pindin(malet), me zhurmen e shfaqjes se tyre i terhoqi vemendjen Demetrius-it, princit te Epirit, i cili kerkoi te merrte vesh se cfare donte nje popull kaq te madh ne numer, dhe ai pasi i degjoi, u lejoi atyre kalimin ne tokat e veta (lejimi paqesor nga ana e princit te Eprit, nuk perjashton nje lidhje midis tyre, shenimi yne). Pas kesaj marreveshjeje, ata moren drejtimin e tyre permes Zagorise, nen udheheqjen e udherrefyesve te ngarkuar per t’i cuar ata nga Zambre (ndoshta Zerma ne veri te Janines, ose po i conin ne Jerme te Lunxherise), ne vendet e shkreta dhe te pabanuara(duhet te kuptojme rrotull saj). Duke arritur ne keto vende te shkreta(ne Luginen e Drinos, zona e Laboves, Libohoves etj, mali Pellaku-Bureto, Dropull, shenimi yne), pa gjetur kushte te mira per te jetuar, u rregulluan me cfare te mundnin, dhe arriten te mblidhnin mjaltin e lisave(ose dushqeve, i njohur ne Europe si meli-dryon). Ata jetuan me kete ushqim per rreth gjashtedhjeteekater vjet. Shume mjalte rridhte atehere nga druret e lisave. Zona ishte e mbuluar nga nje sasi e madhe e ketyre pemeve, ata e quajten qytetin qe do te ndertonin, Druinopolis. Nje mundesi tjeter per te kerkuar identifikimin kuptimor te zones ku mendohet se ka qene qendra e vjeter mollose, kaone, romake dhe bizantine, na ofron dhe M.Frasheri, kur thote se: “vendit ku rrinin Argjirinet sot i thone Dropull. Kundrejt fshatit qe i thone Kallanxhi ndodhen germadhat e Druinopojes. Nga autoret e vjeter Dicearku ben fjale per vendin qe i thoshin Dryopie. Plini thote qe Dryopia dhe Dryopet ndodheshin afer Selleve, Kellopeve dhe Molloseve.


Sipas mitologjise, themeluesja e ketij qyteti qe Dropeja, e bija e Eukalise, te cilen Apolloni e kishte rrembyer dhe e kishte shnderruar ne lis. Emri i kesaj princeshe iu dha gjithe bregut e lumit ku ishte Druinopolis. Ky qytet ndodhej ne hyrjen e grykes, prane ures, ku duken germadhat, rrenojat e nje kanali ujesjelles dhe te e nje teatri, vepra te periudhes romane. Nga ana e jugut te Gjirokastres ndodhet katundi Goranxi, ku ka nje shpelle nen dhe te mbushur me uje, ku duken shtyllat e gurta. Duhet shenuar se afer Manastirit Cepo ndodhen tri brigje varresh te vjetra qe u thone tumulus, si ato te Komanit ne Puke. (Mehdi Frasheri, Historia e Lashte e Shqiperise dhe e Shqiptareve, Phoenix, 2000, faqe 94) Ne etimologjine historike Dryope-ja, eshte nje nimfe qe ndryshon ne lotus. Etimologjia e saj eshte : (drus) – lis dhe (ops, opos) – pamje, aspekt. (Dictionnaire Historique, L’Etymologie et la valeur de leurs noms propres, par Fr. Noel, Paris, 1806, p.74, 112) Me sa duket dhe nga etimologjia e fjales “Drys”, si emer i hershem i vendbanimit, kemi ne greqisht fjalen “lis” dhe ne shqip “dru”. Por per te njohur Dropene eshte me mire t’i drejtohemi mitologjise. Nje histori te ngjashme me te Apolloni e kishte dhe me Dafnin, e cila u shendrua ne dafine.Pasi kishin mbaruar se ndertuari qytetin e Druinopolis, Titus(njeri prej udheheqesve te fisit te Atlasit) u derdh ne gryken e ngushte fqinje te Shqiperise, ku kemi lumin Vjosa (emri i vjeter-Aous), duke ndertuar nje kala te forte me emrin Titopolis, dhe qe sot njihet me emrin Tepelene ose Tebelene.Emri i Titus dhe Druinopolit, ne materialin e botuar nga Pukvilli, lidhet ngushtesisht me Shen Joan Pagezorin, i cili, sipas tij, ka jetuar vertete ne Meli-Druion(Mjalti i Druionit), ose Druinopolis. Por eshte e mundshme ne lidhje me kete vend, thekson ai, qe ketu te kete nje metafore per te percaktuar frutin quercus esculenta, Lisin Jetedhenes(chéne nourricier), te cilen poetet e mbiquajne Glans chaonia (frutet e Kaonise)dhe qe hahet akoma ne Shqiperine e Jugut. Pervec kesaj, sic eshte verejtur e njejta gje dhe ne shume vende te Europen Veriore per mjaltin, qe bletet e egra depozitonin ne zgavrat e pemeve, dhe nuk mungon ngjashmeria me historine e Meli-Dryon. (F.C.H.L. Pouqueville, Voyage dans la Grece, Paris, 1821, p. 321)Atlasi pati per keshilltar te diturin Aristobule, bashkenxenes te Aphideias(Afideia), duke mesuar ato qe ndodhnin, e dergoi drejt Aidonit me cilesine e ministrit paqesor. Princi(Atlasi), dergoi nje negociator nga ana e tij te Galirion, kryetar i Molloseve, dhe arriti te perfundonte nje traktat midis paleve, te cilet pranuan qe nuk do te keqtrajtoheshin dhe as do te benin lufte. Fisi i Atlasit, kaloi njezet e kater vjet ne paqe, me kushtet e kesaj marreveshjeje. Ata vendosen qe emrat e tyre te mos figuroheshin ne asnje monument publik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Fragment mbi lashtësinë e popullit shqiptar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Historia e Popullit Shqiptar
» Flamuri Shqiptar
» Rrahet një shqiptar në Zveçan
» 10 këngëtarët më të pashëm shqiptar
» Rrënjët e nacionalizmit shqiptar
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Histori-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum