www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Çiftet e çuditshme Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Çiftet e çuditshme Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Çiftet e çuditshme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Çiftet e çuditshme Empty
MesazhTitulli: Çiftet e çuditshme   Çiftet e çuditshme EmptyTue Dec 28, 2010 4:48 am

kete send e gjeta en interent duek lexuar qetu e mu dokt interesont thash hajt tjav qes qetu lexone kush deshiron em lexu


Çifti tradicional: mashkull - femër, pastaj vijnë ato mashkull - mashkull dhe femër - femër! A po eksperimentohet bashkëshortësia apo vërtet gjithnjë e më shumë njerëzit po i ikin tradicionales?

Në mesin e shumë dilemave që e mundojnë njeriun është ajo më e rëndësishmja: të jetohet në bashkësi, pra, vetë i dyti. Por, martesat që po i afrohen vitit dymijë janë të çuditshme, sepse pasi është provuar ajo e amshueshmja martesë mashkull - femër, është eksperimentuar mjaft në këtë fushë. Kështu, janë lishur, madje edhe janë legalizuar në shumë shtete të botës martesat mashkull - mashkull dhe femër - femër, e disa çifete të këtilla kanë “lindur” edhe fëmijë dhe bashkëjetojnë si familje e vërtetë. Përveç këtyre, është vërtetuar se mund të jetosh edhe vetëm, pastaj edhe me nënë, me një fëmijë apo me mikun apo mikeshën tënde më të mirë. Por, shihet se të rinjtë e sotëm janë mërzitur nga konceptet e krijimit të një familje tradicionale dhe u janë lëshuar aventurave dhe eksperimentimeve, të cilat po kurorëzohen me bashkëjetesë të dy personave, por në mënyra tejet të çuditshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Çiftet e çuditshme Empty
MesazhTitulli: Re: Çiftet e çuditshme   Çiftet e çuditshme EmptyTue Dec 28, 2010 4:49 am

Martesa “për letra”

Këto lloje janë të njohura pothuaj në tërë botën. Lidhja martesore bëhet në mes të të huajve dhe vendaseve në shtetin përkatës. P.sh. në Itali, për të rregulluar “sogjornon”, pastaj në Amerikë për të fituar “Green Card” e në shumë shtete të përëndimit. Ndodh që çiftet e këtilla martohen zyrtarisht te ofiçari dhe një kohë bashkëjetojnë, derisa të kryehet kontrolli dhe i huaji ta marrë dokumentacionin përkatës, pastaj secili e shikon punën e vet dhe jetën e vet. Asnjërit më s’i intereson për tjetrin edhe pse zyrtarisht ata prezentohen si burrë e grua. Këto martesa të çuditshme u kanë ndodhur edhe të rinjve shqiptarë, të cilët nuk e kanë “kapërdirë” lehtë këtë kafshatë të përëndimit dhe disa syrësh janë martuar me të vërtetë me femra të huaja dhe kanë lindur fëmijë. Kur skadon afati i këtyre martesave eksperimentale, është e pamundshme të parashikohet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Çiftet e çuditshme Empty
MesazhTitulli: Re: Çiftet e çuditshme   Çiftet e çuditshme EmptyTue Dec 28, 2010 4:49 am

Martesa në largësi

Duhen shumë, dashurohen dhe në fund martohen. Por, kjo bashkëjetesë e lumtur nuk zgjat shumë. Burrit zakonisht i “bie hise” të largohet nga shtëpia. Merr rrugën e kurbetit dhe nuk kthehet ndoshta me vite. Femra e martuar kësisoj dashurohet edhe më tepër në partnerin e tyre bashkëshortor, sepse, siç thekson një psiko - seksolog i njohur italian Manara: “Largësia në dashuri mund të jetë pozitive dhe të krijojë raport të fortë emocional te çiftet”. Prandaj, nuk është çudi kur njerëzit nuk shihen për një kohë të gjatë dhe sa herë që takohen ridashurohen sërish në njëri - tjetrin. Më e çuditshmja është te këto martesa “në largësi”, kur njëri jeton në njerin skaj të botës e tjetri në tjetrin, që e pranojnë lidhjen ashtu siç është dhe femrat në të shumtën e rasteve mbesin as në tokë as në qiell. Probleme kësisoj në Kosovë ka plot, martohen, pastaj dhëndurët tretën e harrohen dikah dhe shkojnë vite derisa të zbulohet e vërteta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Çiftet e çuditshme Empty
MesazhTitulli: Re: Çiftet e çuditshme   Çiftet e çuditshme EmptyTue Dec 28, 2010 4:49 am

Bashkëjetesa

Bashkëjetesa apo konkubinati është bërë modë e të jetuarit ndërmjet çifteve moderne. Çifte të këtilla që jetojnë bashkë mund të gjeshë sa të duash sidomos te rinia studentore, të cilët dashurohen, i “bashkojnë forcat dhe mjetet” dhe vendosin të jetojnë nën një kulm, për ta ndarë të mirën e të keqen. Lidhje të këtilla ka që mbahen në fshehtësi këtu te ne, përderisa në botën e civilizuar është fare në rregull ta ndashë shtratrin me të dashurin, pa farë promovimi zyrtar. Por, përpos studentëve, ka edhe të tjerë që bashkëjetojnë në këtë mënyrë dhe derisa para opinonit prezentohen si burrë e grua, s’kanë prapa vetes asnjë shenjë identifikimi se “ata që i bashkon Zoti, njerëzit s’mund t’i ndajnë”. Te martesat e këtilla, që në kuptimin e plotë të fjalës s’mund të interpretohen kështu, ndodh edhe të lindin fëmijë, por, fatkeqësisht, fëmijët e tillë konsiderohen fëmijë jolegjitim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Çiftet e çuditshme Empty
MesazhTitulli: Re: Çiftet e çuditshme   Çiftet e çuditshme EmptyTue Dec 28, 2010 4:50 am

Storia internet

Sot në botë njerëzit, të mërzitur nga përditshmëria dhe ritmi i jetës monotone, kohën e tyre më të madhe po e kalojnë pranë kutive magjike, të quajtura kompjuterë. Inkuadrimi në rrjetin e Internetit pa dyshim se është atraksion i vërtetë dhe burim i pashtershëm i informatave. Por, po ndodh diçka më se e çuditshme: njerëzit po bien në dashuri përmes kësaj djallëzie elektronike. Dashuritë prej së largu tashmë janë bërë hit në botën e civilizuar. Dërgohen porositë, çiftet komunikojnë me njëri - tjetrin çdo kohë, pra, kur kanë nevojë dhe ka ndodhur që edhe të martohen përmes këtij rrjeti magjik telematik. Edhe kur ndodh ndarja e këtyre çifteve, psikologët besojnë se është më lehtë, sepse kur përfundon kjo “love affari”, atëherë zgjidhja është e lehtë: vetëm shtypeni pullën e kompjuterit dhe gjithçka tretet në eter. Personat që janë dashuruar marrëzisht në personin e kundërt, e që s’e kanë njohur kurrë fizikisht, ndoshta s’do të kenë guxim ta fikin aq lehtë pullën e kompjuterit. Fatmirësisht, këto martesa e lidhje të këtilla ende s’kanë arritur te ne, por është drojë sepse Interneti e ka gllabëruar botën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Çiftet e çuditshme Empty
MesazhTitulli: Re: Çiftet e çuditshme   Çiftet e çuditshme EmptyTue Dec 28, 2010 4:50 am

Për fund
Martesat nuk janë më si dikur. Martesat janë shikuar si të shenjta. Sot situata ka marrë kah tjetër. Mund të martohesh, të dashurohesh në partnerin, por seksologët thonë se pasioni shuhet, prandaj s’është çudi që martesat jo të qëndrueshme përfundojnë shpejt, dy vjet, pesë, dhjetë! Edhe më se e pazakonshme, por, sipas analizave të ekspertëve, më nuk ka asgjë të përjetshme, sepse është ardhur në përfundim se edhe martesa ka një afat dhe kur skadon kjo kohë, është e pamundur ta kthejmë filmin prapa. Prandaj, të dashura mike, kujdesuni me çdo kusht që martesave tuaja mos t’u dalë afati i përdorimit, sepse sot, sipas të gjitha këtyre që i shkruam, as fëmija nuk është garanci për një lidhje të shëndoshë e të fortë martesore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Çiftet e çuditshme Empty
MesazhTitulli: Re: Çiftet e çuditshme   Çiftet e çuditshme Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Çiftet e çuditshme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» 10 Protestat më të çuditshme
» Lufterat me te cuditshme te botes
» Teoritë më çuditshme të fundit të botës
» Propozimet e cuditshme per martese te yjeve
»  Nje krijese e cuditshme, gjysme luan e gjysme gazele
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Dashuria-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum