www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Propozimet e cuditshme per martese te yjeve Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Propozimet e cuditshme per martese te yjeve Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Propozimet e cuditshme per martese te yjeve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Propozimet e cuditshme per martese te yjeve Empty
MesazhTitulli: Propozimet e cuditshme per martese te yjeve   Propozimet e cuditshme per martese te yjeve EmptyThu Dec 09, 2010 10:45 pm

Propozimet e cuditshme per martese te yjeve 67581168

Nga unaza brenda pjatës me patate e deri te propozimet e shkurtra me sms. Ja disa prej mënyrave më të çuditshme të VIP-ave për t’u martuar.

Cilën mënyrë do të preferonit që i dashuri juaj t’ju kërkonte të martoheshit? Ju pëlqen unaza klasike dhe propozimi në gjunjë? Ndërsa traditat sa vijnë e ndryshojnë me kohën, shumë njerëz janë në kërkim të diçkaje më kreative dhe interneti është protagonisti kryesor thuajse gjithmonë. Gjithsesi për bashkëshortet e ardhshme propozimi klasik nuk mendohet se do të vijë ndonjëherë. Kjo, sepse mosha e çifteve që martohen sa vjen e rritet më shumë, për më tepër që sot të rinjtë bashkëjetojnë shumë kohë përpara se të vendosin për të vënë kurorë. Kështu sot, duke qenë se për martesën mund të flitet për një kohë të gjatë, ka shumë pak vend për romanticizëm. Sigurisht jo të gjitha propozimet vijnë të “orkestruara” në mënyrën më të mirë të mundshme, por secila tregon diçka për llojin e lidhjes që ka çifti dhe karakterin e të paktën njërit prej të dyve. Gjithsesi sot mund të gjesh pa fund propozime sa të çuditshme aq edhe origjinale nëse doni ta mahnitni të dashurën tuaj me një propozim klasik. Por ka edhe nga ata që shpikin mënyra nga më të çuditshmet dhe shumë romantike, si ajo e një pasaniku që e futi propozimin tij për martesë në një shishe, të cilën e la në një ishull të vogël. Me një udhëtim përrallor e çoi të dashurën e tij te vendi ku i tregoi edhe atë çfarë kishte shkruar brenda shishes. E çfarë mund të themi për Cameron Kelly-n, njeriu që ka shkruar një libër me 113 faqe të titulluar “50 arsye përse duhet të martohem me ty dhe 50 arsye përse ti duhet të martohesh me mua”. Ai shkruan se dita më e mirë për t’i propozuar të dashurës për martesë është ajo e Shën Valentinit. Lulet, darka romantike dhe dhurata janë sfond i përkryer për një festë të tillë.
Zakonet e njëjta

Pas propozimeve vijnë dasmat që kanë shumë tipare të përbashkëta, por edhe veçori. Të përbashkëta kanë fustanin e bardhë, që në epokën viktoriane simbolizonte pastërtinë dhe virgjërinë, çka do të thotë se bardhësia nuk mund të përdoret në martesat e dyta. Ceremonia në kishë, ose në bashki ndiqet nga një banket, ku torta tradicionale dhe shampanja nuk mungojnë kurrë dhe gjithçka çelet me kërcimin e çiftit. Në fund, para largimit nusja hedh pas buqetën dhe ai që e kap e ka radhën për t’u martuar. Çifti gjithmonë shkon në të ashtuquajturin muaji i mjaltit, që është edhe udhëtimi i parë si burrë e grua. Nuset e zakonshme janë si të prera nga e njëjta dorë: me vello, fustan të bardhë, varg perlash e lulesh në flokë. Nuk dallojnë nga njëra-tjetra, sepse edhe tualeti në këto raste është thuajse i njëjtë dhe përbën shumicën dërrmuese të paraqitjeve nusërore në shumë vende të botës.
Të mësojmë nga VIP-at

A do të martohesh me mua? Janë këto fjalë që ndryshojnë jetën e gjithsecilit prej nesh, madje edhe të VIP-ave. Por me sa duket romanticizmi i njerëzve ndonjëherë nuk ka kufij, si në të mirë ashtu edhe në të keq. Kështu, për shembull, Jessica Simpson tha po me një unazë që i dashuri i saj ia kishte vendosur prej disa javësh në një palë këpucë deri sa erdhi momenti i duhur. Mbretëreshës së ardhshme të Anglisë, Kate Middleton, iu desh të shkonte deri në majë të malit në Kenia për të pranuar propozimin e princit Uilliam. Ja disa nga propozimet më të çuditshme të yjeve, nga ato që as që i keni menduar.

Jessica Simpson: unaza në këpucë

I dashuri i saj, Eric Johnson, i bëri një propozim shumë të çuditshëm të dashurës së tij, pasi për shumë ditë kishte menduar për të gjetur ndonjë mënyrë të veçantë për këtë ditë kaq speciale. Për disa javë me radhë ai e fshehu unazën me rubin në një prej këpucëve të saj, në mënyrë që ajo të mos e zbulonte. Kur erdhi momenti i duhur ai i kërkoi dorën i ulur në gjunjë. Ashtu siç e kërkon tradita.

Tori Spelling: mes pemëve të Krishtlindjeve

Bashkëshorti i saj Dean McDermott me ndihmën e motrës së tij zbukuroi një mori bredhash me drita shumëngjyrëshe dhe i vendoi në qendër të një lugine në fermën e tij. Në mes kishte vendosur një tavolinë të rregulluar bukur. Dean e çoi Torin në këtë vend përrallor të hipur mbi kalë dhe i kërkoi të martohej me të.

Scarlett Johansson: me një sms

Propozimi që Ryan Reynolds i bëri Scarlett Johansson ishte shumë i thjeshtë: me një sms. Ja se çfarë tregoi ai pas këtij veprimi: “Pjesa më e vështirë ishte të shfaqja gjithë dashurinë time, gjithë gëzimin tim vetëm në një sms. Pasi e dërgova më pushtoi një frikë e tmerrshme”.

Megan Fox: kur unaza humbet në rërë

Bukuroshja Megan Fox dhe bashkëshorti i saj Brian Austin Green lidhën kurorë fshehurazi syve kureshtarë në një plazh përrallor në ishujt Hawai. Por në momentin që duhej të vendoste në gisht unazën pas “po”-së, iu desh të lodhej dy orë për ta gjetur, pasi pa dashje Brianit iu rrëzua në rërë. Gjithsesi në fund e gjetën.

Jennifer Aniston: tek patatet e skuqura

Kur Brad Pitt i kërkoi të martoheshin vite më parë, Jennifer nuk e kishte menduar se do të gjente një mënyrë kaq origjinale. Brad e kishte vendosur unazën e fejesës brenda pjatës me patate të skuqura, ushqimi i preferuar i saj.

Heidi Klum: në një iglu

Kur këngëtari Seal i propozoi engjëllit të “Victoria’s Secret” të martohej me të, askush nuk e kishte imagjinuar se sa familje e lumtur dhe e madhe mund të ishin. Çifti tani ka katër fëmijë. Gjithsesi të ndalemi te propozimi: dy ditë para Krishtlindjeve Seal e çoi Heidin në një mal rreth 5000 metra të lartë në Kanada. Ndërtoi një iglu dhe aty vendosi t’i bënte pyetjen standarde: “A do të martohesh me mua?”.

Mel B: unaza në një copë akulli

Stephen Belafonte propozoi për martesë ish-këngëtaren e “Spice Girls” Mel B duke e çuar në një klub shumë elegant. Teksa porositi pijen e saj të preferuar me qershi, në një prej copave të akullit ishte vendosur edhe unaza e martesës.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Propozimet e cuditshme per martese te yjeve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Lufterat me te cuditshme te botes
» Bukuria e yjeve 'binjake'
» Dhëmbë të bardhë, si ato të yjeve
» Çiftet e çuditshme
» 10 Protestat më të çuditshme
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kuriozitete-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum