www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Dhëmbë të bardhë, si ato të yjeve Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Dhëmbë të bardhë, si ato të yjeve Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dhëmbë të bardhë, si ato të yjeve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Dhëmbë të bardhë, si ato të yjeve Empty
MesazhTitulli: Dhëmbë të bardhë, si ato të yjeve   Dhëmbë të bardhë, si ato të yjeve EmptyTue Dec 29, 2009 1:45 am

Dhëmbë të bardhë, si ato të yjeve

Të kesh dhëmbë të bardhë dhe të shkëlqyeshëm, si ato të yjeve hollivudiane, është ëndrra dhe dëshira e të gjithëve ne, por në terma shëndetësorë për ndonjë kjo dëshirë ka një çmim të lartë për t‘u paguar. Freskia e gojës dhe një buzëqeshje vezulluese janë një armë e fortë dhe e rëndësishme për të gjithë, prandaj shumë njerëz mundohen të kujdesen për to me shpikjet e fundit të teknikës së avancuar, duke përdorur produkte për mirëmbajtjen e tyre: çamçakëzë, zbardhues, aromatizues e shumë produkte të tjera. Hapi i parë për një buzëqeshje vezulluese është eliminimi i cigares, ose konsumimi i shpeshtë i çajit dhe kafesë. Për zbardhjen e dhëmbëve dhe largimin e aromës së pakëndshme ka metoda efikase të cilat zgjasin gjatë. Por gjithnjë këto produkte kanë një "vendlindje", prandaj është e këshillueshme që për një higjienë maksimale të gojës, duhet t‘i besojmë më shumë një metode natyrale, që mund ta zgjidhë më mirë dhe për një periudhë më të gjatë problemin e erës së pakëndshme të gojës.

Shumë produkte për të luftuar aromën e pakëndshme të gojës dhe veçanërisht ato që përmbajnë alkool, mund ta përkeqësojnë frymën, sepse kanë një efekt dehidratues, që e bëjnë edhe më të theksuar aromën e pakë. Mos u lodhni duke përdorur pasta e produkte që nuk japin rezultate, por provoni ta parandaloni ose ta zvogëloni efektin e erës së rëndë përmes metodave më delikate dhe mbi të gjitha natyrale. Bukuria e dhëmbëve nuk mund t‘i besohet vetëm specialistit. Për të ruajtur një strukturë perfekte, është e nevojshme edhe një përkujdesje e përditshme që nga pastat zbardhuese, furçat e dhëmbëve të cilësisë së lartë, çamçakëzët, zbardhimi i herë pas hershëm nga mjeku.

Para së gjithash, mos harroni se kur lani dhëmbët duhet të lani edhe gjuhën, veçanërisht pjesën posteriore, që me nxehtësinë e saj është një strehë e sigurt për çdo lloj bakteri. Larja e saj nuk kërkon aspak filozofi, mjafton furça që përdorni për dhëmbët. Kini kujdes, përdoreni furçën me ngadalë, që të mos provokoni të vjella. Gjithashtu mund të përdorni një pastrues për gjuhën, i cili quhet "pastro gjuhën", siç bëjnë në Indi dhe në Kinë. Këtë produkt mund ta gjeni në dyqanet që shesin ushqime biologjike dhe aparatura natyrale për kurimin e trupit, ose në internet. Në Lindje, pastruesi i gjuhës është shumë i përhapur dhe njerëzit e përdorin me të njëjtin interes siç përdorin furçën e dhëmbëve dhe nëse keni probleme me erën e keqe të gojës, ky produkt mund të bëhet miku juaj më besnik. Freskia e gojës ka rol shumë të rëndësishëm. Goja e thatë mund të sjellë më lehtë erën e keqe dhe për këtë arsye është e rëndësishme që gjithnjë të hamë ushqime të lëngshme, siç janë për shembull shalqiri dhe kastraveci, si dhe të konsumojmë shumë ujë.

Doza e rekomanduar është njësoj me atë që rekomandojnë mjekët, tetë gota ujë në ditë, duke shtuar edhe fruta e zarzavate, që në stinën e verës shërbejnë për mirëqenien e organizmit. Për të rifreskuar gojën, më shumë se me produkte artificiale, provoni të përdorni elemente natyrale. Për shembull, pasi keni ngrënë, pastrojeni gojën duke përtypur një çamçakëz. Ai ka veti mjaft të mira për të shmangur aromën e pakëndshme. Një mënyrë tjetër për të mbajtur freskët gojën është edhe përdorimi pas çdo vakti i disa gjethesh menteje mbi dhëmbë dhe mishrat e dhëmbëve. Para vendosjes së gjetheve, dhëmbët duhet të jenë të larë. Do të shihni që rezultati do të jetë i shkëlqyer, aroma e gojës suaj do të jetë shumë e freskët dhe padyshim efekti do të zgjasë më shumë në krahasim me një çamçakëz. Aroma e pakëndshme e gojës mund të provokohet edhe nga ftohja alergjike që shkakton humbje të vazhdueshme të mykut drejt sipërfaqes, por edhe drejt kavitetit oral. Nëse është ky problemi, atëherë ju duhet t‘i drejtoheni menjëherë doktorit. Së fundmi, nuk duhet të harroni se shkaktarë të tjerë për erën e keqe të gojës janë konsumi i tepërt i alkoolit dhe duhanit. Nëse gjendeni në një darkë romantike, nuk duhet ta ekzagjeroni as me njërën e as me tjetrën. Në rast se nuk mund t‘i lani dhëmbët, është mirë të përdorni herë pas here çamçakëz, mundësisht të jetë pa sheqer dhe me mineral fluori.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Dhëmbë të bardhë, si ato të yjeve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Evoluimi i yjeve
» Bukuria e yjeve 'binjake'
» Propozimet e cuditshme per martese te yjeve
» Per festa dhuroni dhembe
» Koha për tatuazh në dhëmbë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Moda Dhe Estetika-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum