www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Bllokimi i arterieve Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Bllokimi i arterieve Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Bllokimi i arterieve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Edoni
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Edoni

Numri i postimeve : 9966
Data regjis. : 24/12/2009
Age : 36
Location : Ku bon knusi Vo :P

Bllokimi i arterieve Empty
MesazhTitulli: Bllokimi i arterieve   Bllokimi i arterieve EmptyTue Dec 28, 2010 4:45 am




Bllokimi i arterieve ArterijetKohët e fundit, firma Philips e prodhimeve të aparateve mjekësore, njoftoi për një paisjeje të re tepër të sofistikuar diagnostikimi.
Shkencëtarët besojnë se ky aparat i ri skanimi do të ndihmojë zbulimin e hershëm të simptomave të goditjeve në tru, duke ndihmuar në trajtimin me sukses të këtyre rastve.
Ndonjëherë simptomat e goditjes në tru apo të bllokimit të arterve që furnizojnë trurin me gjak, shpesh janë të pakutueshme nga pacienti dhe dëmet në tru vështirë të përcaktohen herët nëpërmjet aparateve të zakonshme të skanimit. Sipas statistikave, bllokimi i artereve dhe goditjet në tru përbëjnë shkaktarin e tretë kryesore të vdekjeve në Shtetet e Bashkuara.
Çdo 45 sekonda një njeri preket nga kjo sëmundje në këtë vend. Doktor Max Wintermark thotë se njerëzit që preken nga goditjet në tru ose nga bllokimi i artereve që furnizojnë trurin me gjak janë ata që rrezikohen nga goditje në zemër, që vuajnë nga tensioni i lartë gjakut, diabeti ose ata që pijnë duhan. Pavarësisht nga numri i rasteve të bllokimit të arterve, hemoragjive cerebrale apo goditjeve në tru, shumë vetë nuk janë të vetëdijshëm se mund të kenë pësuar një goditje të tillë dhe shpesh vonohen në trajtimin e pasojave.
Simptomat e goditjeve në tru janë të ndryshme, thotë doktor Max Wintermark. Së pari, njeriu ndjen dobësi e mpirje veçanërisht në njërën anë të trupit. Shenja të tjera janë vështirësi në të folur ose në të kuptuar. Vështirësi për të parë ose ecur. Në të gjitha këto raste njeriu nuk ndjen ndonjë dhimbje, ndryshe nga rastet kur ai pëson goditjen në zemër.
Kjo është arsyeja që shpesh të prekurit nuk shkojnë menjëherë në spital. Por diagnostikimi në kohë i rasteve të tilla tashmë po ndihmohet nga përparimet në fushën e teknologjisë. Mjekët janë veçanërisht të kënaqur me një form të re skanimi, që i lejon ata të diagnostojnë një bllokim arteresh apo goditje në tru shumë më herët sesa me skanimet e zakonëshme.
Doktor Wintermark thotë se teknika e re e skanimit mund të përdoret me mjaft lehtësi edhe në rastet më urgjente. Ekspertët besojnë se metoda e re e skanimit do të ketë ndikim dramatik në diagnostikimin e herëshëm dhe trajtimin e viktimave të goditjeve në tru. Doktor Wintermark thotë se me një aparat të zakonshëm, mjekët mund të shohin formën e trurit dhe për këtë arsye goditja në tru mund të diktohet të paktën pas 6 orësh.
Por me teknikën e re, mjekët mund të shohin rrugët e furnizimit të trurit me gjak dhe kjo u jep atyre përparësi për t’i dalluar simptomat shumë më herët. Aparati i ri është prodhim i firmës mjekësore Philips. Shkencëtarët besojnë se një zhvillim i tillë fushën e teknologjisë mjekësore do të ndikojë në shpëtimin e jetës së mijëra pacientëve
Mbipesha dhe sheqeri
Amerikanët në luftë të vazhdueshme me mbipeshën mund ta fitojnë këtë betejë nëpërmjet një çimçakëzi, i cili ndryshon shijen e sheqerit kështu që personit i shuhet dëshira për të ngrënë gjëra të ëmbla. Çimçakizi i ri, aktualisht bllokon aftësinë e gjuhës për të shijuar të ëmblat pa prekur shijen e ushqimeve të llojeve të tjera.
Sipas ekspertit, Drew Averi, çimçakizi fillon të veprojë brenda 2 minutave. Dëshira e organizmit për të ëmbla është diçka e papërmbajtur, por çimçakizi i ri e mposht këtë dëshirë. Mjeku Jay Udani pranë spitalit Northridge thotë se elementi kryesor i këtij lloj çimçakizi, gymnea, jo vetëm mposht dëshirën për ëmbëlsira, por gjithashtu ndikon në mënyrën se si organizmi rregullon nivelin e sheqerit me insulinën. Substanca gymnea nuk është diçka e re.
Në forma popullore, ajo është përdorur në Indi për trajtimin e diabetit për më shumë se 1 mijë vjet, thotë ai. Por ekspertët thonë se mbi të gjitha çdo gjë varet nga vullneti i personit për të rralluar ushqimet me përmbajtje të lartë sheqeri dhe se mjeti i ri vetëm mund të ndihmojë në këtë drejtim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Bllokimi i arterieve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Bllokimi i rrugëve urinare
» Ja pse ndodh ngushtimi i arterieve koronare
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi :: Këshilla.-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum