www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Bllokimi i rrugëve urinare Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Bllokimi i rrugëve urinare Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Bllokimi i rrugëve urinare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Bllokimi i rrugëve urinare Empty
MesazhTitulli: Bllokimi i rrugëve urinare   Bllokimi i rrugëve urinare EmptyWed Dec 30, 2009 9:09 pm

Bllokimi i rrugëve urinare
A. Njohuri të përgjithshme
1. Në fëmijët, shkaku kryesor i bllokimit janë keqformimet e lindura.
2. Në të rriturit, shkaqet kryesore të bllokimit janë hipertrofia a prostatës dhe gurët.
3. Bllokimi shton rrezikun e infeksionit të rrugëve urinare (sepse shkakton stazë urinare).

B. Gurët e veshkave (nefrolitiaza)
1. Shenjat dhe simptomat e gurëve:
a. Kolikë urinare; dhimbja është e mprehtë, e padurueshme, përhapet nga kurrizi tek pubisi .
b. Dhimbja e bën pacientin të lëvizë e të rrotullohet pa gjetur rehat (ndryshe nga dhimbja e peritonitit, e cila e detyron pacientin të rrijë pa lëvizur).
2. Trajtimi: Pirje lëngjesh (hidrim), diuretikë nëse ka nevojë.
3. Gurët e formuar nga pirofosfati i kalciumit:
a. 80-85% të gurëve të veshkave janë të tillë.
b. Janë radioopakë (dmth mund të shikohen në radiografi).
c. Shoqërohen me hiperkalciuri; në 50% të rasteve hiperkalciuria është idiopatike, por mund të jetë pasojë e rritjes të përthithjes të kalciumit në zorrë dhe e hiperkalcemisë.
d. Trajtimi: pirje e një sasie të madhe lëngjesh. Diuretikë të ansës nëse ka nevojë.
4. Gurët e formuar nga fosfati i magnez-amonit (angl: struvite).
a. Janë radioopakë.
b. Pas gurëve prej pirofosfatit të kalciumit, këta janë gurët më të shpeshtë.
c. Në shumicën e rasteve shkaktohen nga ureaza e baktereve të gjinisë Proteus ose Staphylococcus saprophyticus.
d. Shpesh gurët marrin formën a kaliceve dhe bllokojnë krejt pelvisin renal.
e. Trajtimi: i rëndësishëm është kurimi i infeksionit shkaktar.
5. Gurët prej acidi urik.
a. 50% e pacientëve me gurë në veshka kanë hiperuricemi.
b. Hiperuricemia mund të shkaktohet nga rritja e ritmit të shkatërrimit të qelizave (p.sh.: leukemia). Shkaqet e tjera të hiperuricemisë përmenden në diskutimin e sëmundjes të podagrës.
c. Gurët prej acidi urik janë radiolucentë (dmth nuk mund të shihen në radiografi).
d. Trajtimi: Duhet trajtuar niveli i rritur (dhe shkaku i rritjes) i acidit urik. Gjithashtu, alkalinizimi i urinës e ul koeficientin e tretshmërisë të acidit urik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Bllokimi i rrugëve urinare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Bllokimi i arterieve
» Rovena dhe Eranda rrugeve te Bllokut
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum