www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kura natyrale për infeksionet e veshit, këmbëve, mostretjen dhe fytin Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kura natyrale për infeksionet e veshit, këmbëve, mostretjen dhe fytin Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kura natyrale për infeksionet e veshit, këmbëve, mostretjen dhe fytin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Edoni
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Edoni

Numri i postimeve : 9966
Data regjis. : 24/12/2009
Age : 36
Location : Ku bon knusi Vo :P

Kura natyrale për infeksionet e veshit, këmbëve, mostretjen dhe fytin Empty
MesazhTitulli: Kura natyrale për infeksionet e veshit, këmbëve, mostretjen dhe fytin   Kura natyrale për infeksionet e veshit, këmbëve, mostretjen dhe fytin EmptyTue Dec 28, 2010 4:51 am

Kura natyrale për infeksionet e veshit, këmbëve, mostretjen dhe fytin


Kura natyrale për infeksionet e veshit, këmbëve, mostretjen dhe fytin KuraNë fakt, në shumicën e rasteve e kemi vetë në dorë që të kujdesemi për shëndetin tonë. Kështu, ne ju japim disa këshilla se si t’i kurseni paratë dhe në të njëjtën kohë të jeni më mirë
Ka ardhur momenti që të jeni më kreativë. Në shumë raste për dhembjet më të lehta i drejtohemi mjekut apo edhe farmacive të lagjes, duke menduar se aty gjendet shpëtimi. Në fakt, në shumicën e rasteve e kemi vetë në dorë që të kujdesemi për shëndetin tonë. Kështu, ne ju japim disa këshilla se si t’i kurseni paratë dhe në të njëjtën kohë të jeni më mire.
Mostretja
Gjeni shkakun dhe provoni të ndaloni para se të ndodhë prapë. Pastaj filloni me antacids. Gromësitjet (gogësimi), fryrja e stomakut dhe thartira e stomakut të shkaktuara nga mostretja ndodhin për shkak se ju nuk keni acid stomaku aq sa duhet për të kryer punën e tretjes. Një lugë apo dy lugë me uthull molle do të ndihmojë në zbërthimin e ushqimit të tepërt që po ju shkakton problemin dhe kështu të kthejë stomakun në balancë.
Fyt i skuqur
Zakonisht është shenjë e ftohjes dhe gripit kur ju skuqet dhe ju dhemb. Ju nuk duhet të injoroni simptomat, por mund të lehtësoni dhimbjet duke shpërlarë fytin me ujë të ngrohtë me kripë disa herë në ditë dhe duke pirë çaj me limon dhe mjaltë.
Dhimbje muskujsh
Pas ushtrimeve të tepërta në palestër ju përfundoni me djegie muskujsh dhe gati as që mund të lëvizni nga dhimbjet. Një krem që ndoshta gjendet edhe në vendin tonë. Përdore gjithmonë për të shpejtuar shërimin e djegieve të muskujve, mavijosjeve të muskujve, përdredhjeve, dhe dhimbjeve të tjera të përgjithshme.
Gjakderdhja
Ndoshta mendon se do të djegë, por hidhni pak piper nga spec të kuq në prerje dhe shiko sa shpejt ndalohet gjakderdhja dhe në fakt e lehtëson dhimbjen.
Infeksionet e veshit
Infeksionet e veshit mund të bëhen shumë serioze dhe në fakt mund të shkaktojnë dëme të përhershme, kështu që vizitohuni te mjeku nëse dhimbja e veshit është bërë e padurueshme. Por nëse ndieni se infeksioni është i lehtë dhe në fazën fillestare, hidhni ca pika vaji të hudhrës apo uthull të bardhë në vesh dhe qëndroni i shtrirë për të lejuar ato pika të kryejnë punën e tyre. Hudhra dhe uthulla krijojnë një ambient që nuk i përkrah bakteret që shkaktojnë infeksionin. Përsëriteni këtë disa herë në ditë derisa simptomat të zhduken. Nëse simptomat zgjasin më shumë se disa ditë ju përfundimisht duhet të vizitoheni te mjeku!
Djegiet
Për ju që nuk keni aloe vera në shtëpitë tuaja prisni një patate dhe fërkoni lëngun e saj zbutës në gjithë vendin e djegur. E gjithashtu edhe mjaltë, me përbërësit e saj antibakterial, është shumë i mirë për djegie.
Infeksionet mykotike të këmbës
Është kërpudhë e këmbës dhe është shumë e keqe. Ajrosi ato këmbë dhe zhyti në ujë me kripë, laje me lëng hudhrës, apo futi në një legen me ujë dhe uthull të bardhë apo uthull molle. Të gjitha këto ndihmojnë për të vrarë kërpudhat. Por ju duhet të jeni këmbëngulës, i qëndrueshëm dhe kujdesshëm. Kërpudhat janë të suksesshme në fshehje dhe kthehen atëherë kur ju më së paku i prisni.
Zbokthi
A keni shikuar përbërësit e shampos kundër zbokthit ndonjëherë? Duket se ata përbëjnë gati të gjithë përbërësit toksikë që ju duhet t’i shmangni. Më mirë provoni diçka natyrale para se t’u ktheheni kimikateve. Shumë njerëz betohen në lyerjen e skalpit (lëkurës së kokës) me gel aloe vera (lëre ashtu për 20 minuta dhe më pas shpërlaje). Një tjetër bar natyral është shpëlarja me uthull molle. Provo këto barna natyrale disa herë për të provuar nëse kanë sukses tek ti dhe sigurisht se do të kenë. Edhe shampot kundër zbokthit kërkojnë që të aplikohet disa herë për të parë rezultatet, kështu që jepu kohë dhe raste gjërave natyrale!
Kapsllëku
Së pari pini ujë më shumë dhe hani më shumë fruta dhe perime. Ndërkohë, nëse pini disa lugë vaj ulliri të përzier me pak lëng limoni apo portokalli, ju ndihmon që gjërat të lëvizin. Nganjëherë shmangia e disa yndyrave të shëndetshme (sikur yndyrat e mira që gjenden në peshk, arra dhe avokado) mund të keqësojë kapsllëkun. Disa njerëz të tjerë lehtësojnë kapsllëkun duke larguar konsumimet e drithërave! Është e vërtetë që drithërat përmbajnë fibër, por disa njerëz nuk tretin drithërat edhe aq mirë. Disa shkaktarë tjerë të kapsllëkut janë stresi, depresioni, mosaktiviteti dhe mungesa e ushqyeshmërisë së mirë. Nëse kapsllëku juaj është kronik, ndoshta kjo është një shenjë e ndonjë problemi më serioz, kështu që kërkoni këshillë mjekësore dhe rregulloni mënyrën e të jetuarit.
Dhembje dhëmbi
Më duket se nuk ka më keq se dhembja e dhëmbit. Nuk duhet injorua problemi i dhëmbit, për shkak se një infeksion aq afër trurit mund të jetë shumë i rrezikshëm, nëse shpërndahet. Por në mënyrë që të zvogëlojmë të ënjturën dhe lehtësojmë dhembjen derisa prisni për takimin që keni caktuar te dentisti, provoni të fusni ca pika vaj hudhre në dhëmbë dhe mishin e dhëmbëve dhe shtypni me dhëmb një copë të hudhrës së shtypur./standard
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Kura natyrale për infeksionet e veshit, këmbëve, mostretjen dhe fytin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Infeksionet e veshit mund të çojnë në meningjit
» Kura natyrale ne shtepi per disa semundje
» Kura kundër lodhjes së trurit
» Kura efikase kunder lodhjes se trurit
» Forca e shpirtit, ja kura ndaj pleqerise
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi :: Këshilla.-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum