www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kura natyrale ne shtepi per disa semundje Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kura natyrale ne shtepi per disa semundje Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kura natyrale ne shtepi per disa semundje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Kura natyrale ne shtepi per disa semundje Empty
MesazhTitulli: Kura natyrale ne shtepi per disa semundje   Kura natyrale ne shtepi per disa semundje EmptyThu Dec 23, 2010 8:29 am

Në fakt, në shumicën e rasteve e kemi vetë në dorë që të kujdesemi për shëndetin tonë. Kështu, ne ju japim disa këshilla se si t’i kurseni paratë dhe në të njëjtën kohë të jeni më mirë Ka ardhur momenti që të jeni më kreativë. Në shumë raste për dhembjet më të lehta i drejtohemi mjekut apo edhe farmacive të lagjes, duke menduar se aty gjendet shpëtimi. Në fakt, në shumicën e rasteve e kemi vetë në dorë që të kujdesemi për shëndetin tonë. Kështu, ne ju japim disa këshilla se si t’i kurseni paratë dhe në të njëjtën kohë të jeni më mire.
Mostretja
Gjeni shkakun dhe provoni të ndaloni para se të ndodhë prapë. Pastaj filloni me antacids. Gromësitjet (gogësimi), fryrja e stomakut dhe thartira e stomakut të shkaktuara nga mostretja ndodhin për shkak se ju nuk keni acid stomaku aq sa duhet për të kryer punën e tretjes. Një lugë apo dy lugë me uthull molle do të ndihmojë në zbërthimin e ushqimit të tepërt që po ju shkakton problemin dhe kështu të kthejë stomakun në balancë.
Fyt i skuqur
Zakonisht është shenjë e ftohjes dhe gripit kur ju skuqet dhe ju dhemb. Ju nuk duhet të injoroni simptomat, por mund të lehtësoni dhimbjet duke shpërlarë fytin me ujë të ngrohtë me kripë disa herë në ditë dhe duke pirë çaj me limon dhe mjaltë.
Dhimbje muskujsh
Pas ushtrimeve të tepërta në palestër ju përfundoni me djegie muskujsh dhe gati as që mund të lëvizni nga dhimbjet. Një krem që ndoshta gjendet edhe në vendin tonë. Përdore gjithmonë për të shpejtuar shërimin e djegieve të muskujve, mavijosjeve të muskujve, përdredhjeve, dhe dhimbjeve të tjera të përgjithshme.
Gjakderdhja
Ndoshta mendon se do të djegë, por hidhni pak piper nga spec të kuq në prerje dhe shiko sa shpejt ndalohet gjakderdhja dhe në fakt e lehtëson dhimbjen.
Infeksionet e veshit
Infeksionet e veshit mund të bëhen shumë serioze dhe në fakt mund të shkaktojnë dëme të përhershme, kështu që vizitohuni te mjeku nëse dhimbja e veshit është bërë e padurueshme. Por nëse ndieni se infeksioni është i lehtë dhe në fazën fillestare, hidhni ca pika vaji të hudhrës apo uthull të bardhë në vesh dhe qëndroni i shtrirë për të lejuar ato pika të kryejnë punën e tyre. Hudhra dhe uthulla krijojnë një ambient që nuk i përkrah bakteret që shkaktojnë infeksionin. Përsëriteni këtë disa herë në ditë derisa simptomat të zhduken. Nëse simptomat zgjasin më shumë se disa ditë ju përfundimisht duhet të vizitoheni te mjeku!
Djegiet
Për ju që nuk keni aloe vera në shtëpitë tuaja prisni një patate dhe fërkoni lëngun e saj zbutës në gjithë vendin e djegur. E gjithashtu edhe mjalti, me përbërësit e tij antibakterial, është shumë i mirë për djegie.
Infeksionet mykotike të këmbës
Është kërpudhë e këmbës dhe është shumë e keqe. Ajrosi ato këmbë dhe zhyti në ujë me kripë, laje me lëng hudhrës, apo futi në një legen me ujë dhe uthull të bardhë apo uthull molle. Të gjitha këto ndihmojnë për të vrarë kërpudhat. Por ju duhet të jeni këmbëngulës, i qëndrueshëm dhe kujdesshëm. Kërpudhat janë të suksesshme në fshehje dhe kthehen atëherë kur ju më së paku i prisni.
Zbokthi
A keni shikuar përbërësit e shampos kundër zbokthit ndonjëherë? Duket se ata përbëjnë gati të gjithë përbërësit toksikë që ju duhet t’i shmangni. Më mirë provoni diçka natyrale para se t’u ktheheni kimikateve. Shumë njerëz betohen në lyerjen e skalpit (lëkurës së kokës) me gel aloe vera (lëre ashtu për 20 minuta dhe më pas shpërlaje). Një tjetër bar natyral është shpëlarja me uthull molle. Provo këto barna natyrale disa herë për të provuar nëse kanë sukses tek ti dhe sigurisht se do të kenë. Edhe shampot kundër zbokthit kërkojnë që të aplikohet disa herë për të parë rezultatet, kështu që jepu kohë dhe raste gjërave natyrale!

Dhembje dhëmbi
Më duket se nuk ka më keq se dhembja e dhëmbit. Nuk duhet injorua problemi i dhëmbit, për shkak se një infeksion aq afër trurit mund të jetë shumë i rrezikshëm, nëse shpërndahet. Por në mënyrë që të zvogëlojmë të ënjturën dhe lehtësojmë dhembjen derisa prisni për takimin që keni caktuar te dentisti, provoni të fusni ca pika vaj hudhre në dhëmbë dhe mishin e dhëmbëve dhe shtypni me dhëmb një copë të hudhrës së shtypur.
Mjekimi në shtëpi i fëmijëve me grip
Nëse fëmija ka një infeksion viral por nuk i ka humbur lëngjet atëherë nuk ka nevojë të mjekohet në spital por njeriu mund të përkujdeset për të në shtëpi. Meqenëse cipa jargore e zorrës është bërë e ndjeshme për shkak të sëmundjes atëherë duhet që për sa kohë që sëmundja zgjat
1. Të mos i jepet fëmijës ndonjë ushqim të cilin nuk e ka provuar më pare.
2. Të mos i jepet peshk apo vezë fëmijëve nën një vjeç të cilët kanë treguar më parë shenja alergjie
3. Të bëhet kujdes me frutat dhe rrushqet të cilat mund të japin jashtëqitje të rrjedhshme apo të vjella
4. Të pritet disa ditë me dhënien e qumështit të lopës pasi ky mund të shkaktojë në disa raste të vjella tek foshnjet.
Do të ishte gjithashtu mirë që nëna të lante shpesh gojën e fëmijës si dhe duart e veta sa herë që i ndërron fëmijës pelenat. Do të ishte mirë nëse çdo anëtar i familjes do të kishte peshqirin e vet. Fëmijët që shkojnë në kopsht fëmijësh zakonisht kanë nevojë të rrinë në shtëpi rreth një javë apo derisa të heqë bark apo të vjellat kanë pushuar njëherë e mirë.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Kura natyrale ne shtepi per disa semundje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Kura natyrale për infeksionet e veshit, këmbëve, mostretjen dhe fytin
» Kura kundër lodhjes së trurit
» Forca e shpirtit, ja kura ndaj pleqerise
» Kura efikase kunder lodhjes se trurit
» Mendez mendon së është natyrale
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi :: Këshilla.-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum