www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Ngjarjet e paharrueshme të vitit 2010 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Ngjarjet e paharrueshme të vitit 2010 Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ngjarjet e paharrueshme të vitit 2010

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Ngjarjet e paharrueshme të vitit 2010 Empty
MesazhTitulli: Ngjarjet e paharrueshme të vitit 2010   Ngjarjet e paharrueshme të vitit 2010 EmptyWed Jan 05, 2011 9:58 pm

Nëse edhe ky vit do të jetë i mbushur me kaq shumë lajme nga bota e spektaklit, atëherë për gazetarët rozë do të ketë me siguri shumë punë. Shtatzëni pafund, telenovela sherresh, dashuri të reja në horizont, kulme suksesesh e natyrisht nuk mund të mungonin as zhgënjimet apo hidhërimet e ndarjeve nga jeta. Nuk ka nevojë t’i thërrisni kujtesës pasi nëse jeni ende me pushime, duhet të shijoni relaksim, kështu që këtë arsenal ngjarjesh mediatike (të cilave deri tani u është zbuluar vetëm maja e ajsbergut), ua kemi renditur ne më poshtë. Besojmë se mes rreshtave secili mund të gjejë personazhin e tij të preferuar në botën e showbiznesit…

Të gjitha ndodhitë apo bëmat që “krijuan” vitin që lamë pas

Shtatzëni, shtatzëni dhe vetëm shtatzëni

A mund të ketë lajm më të bukur se një krijesë e re që vjen në jetë, duke shtuar gëzimin e prindërve të tij?! Natyrisht që jo. Bukuroshet dhe ikonat e ekranit, shumë prej të cilave këtë vit veshën fustanin e bardhë për t’u thënë “po” në altar partnerëve të tyre, vitin 2010 e kanë skalitur në mendjet e tyre përgjithmonë. Nëse Xhemi Shehu, Elsa Lila, Alketa Vejsiu, Ledina Çelo, Gerta Heta, presin të bëhen nëna së shpejti, Teuta Krasniqi-bashkëshortja e këngëtarit Blero dhe Arta Bajrami, këtë fundvit e festojnë me foshnjat e tyre të para në krah, që siç u pëlqen t’i cilësojnë ato, janë “princesha”. I bardhë ka qenë ky vit edhe për prezantuesen e dashur televizive Amarda Toska dhe modelen Valbona Çoba, të cilat kanë kurorëzuar në martesë marrëdhëniet e tyre dashurore.

Kur plas sherri dhe grushtet…

Eh, më i fundit ishte ai mes këngëtares Dafina Zeqiri dhe modeles Xhulie Nura, të cilat u rrahën për të dashurin e Duffy-t, Krenarin; por nuk mund të mos përmendet rrahja spektakolare mes Rezarta Shkurtës dhe Rozana Radit, apo saga e gjatë e mosmarrëveshjeve që shpesh kanë degjeneruar në konflikte fizike apo edhe me armë, mes dy reperëve të njohur, Noizy dhe Stresi. Rezi dhe Rozi janë aktualisht në një proces hetimor, pasi të dyja vajzat pretendojnë fajësinë e njëra-tjetrës. E para thotë që Rozi e ka fyer dhe rrjedhimisht kjo ka çuar në përleshje fizike me grushte e shkelma, ndërsa Rozi që përfundoi me njërin sy të nxirë, nga ana e saj pretendon se pasi ka takuar rreth mesnatës çiftin Rezarta Shkurta-Ermal Hoxha, këta të dy kanë nisur të ushtrojnë dhunë mbi të, krejt papritur. Hajde e merre vesh ç’ka ndodhur, mbetet ta zgjidhë drejtësia…

Telenovela Seldi-Sinani

Në mos me këngë, Sinan Hoxha ka qenë padyshim një nga protagonistët kryesorë të vitit që lamë pas. Sebep i tymnajës mediatike u bë Domenika e “Big Brother”, e cila pasi jetoi një histori të shkurtër dashurie me Seldin, gjithashtu pjesëmarrës në “Big Brother”, u kujtua të thotë se ai është gay. Por, jo vetëm kaq, i dashuri i tij ishte këngëtari Sinan Hoxha… Fotot lart e poshtë me njëri-tjetrin nuk mjaftuan për të vërtetuar atë që donte të nxiste në shtyp Domenika, edhe pse shumë persona publikë vendosën të shpreheshin pro ose kundër çështjes, në varësi të miqësisë me të përfolurit e kësaj historie. Për t’i vënë kapakun çështjes, Sinani dhe Seldi bënë së bashku një duet që titullohet “Adrenalina”. Të dy pretendojnë se kënga që u shndërrua shpejt në hit, nuk i është kushtuar Domenikës, ndërsa Seldi, (tani më i famshëm), i pyetur për të, tha: “Kush është Domenika”?!

Shuhen njerëz të mëdhenj

Mes shumë e shumë ngjarjesh të tjera të spikatura, viti 2010 do të mbahet mend edhe sepse disa personazhe të njohur dhe mjaft përfaqësues të artit dhe sportit shqiptar janë ndarë nga jeta, duke lënë pas dhimbje e trishtim, jo vetëm për familjarët dhe miqtë e tyre, por edhe për publikun e gjerë. Aktori i njohur Bekim Fehmiu që njihet si “Odisea”, po ashtu aktorët e nderuar që mbahen mend për shumë role në skenë e teatër, Agim Qirjaqi, Llazi Serbo, Bep Shiroka, Esma Agolli, apo edhe futbollisti me famë ndërkombëtare, Panajot Pano, kanë mbyllur sytë, për të lënë të flasin tanimë veprat e tyre. Të afërm, miq, kolegë dhe artdashës, kanë kryer për ta nderimet e fundit, duke e bërë të paharrueshëm kujtimin e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Ngjarjet e paharrueshme të vitit 2010

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Këngëtarët që u zunë më së shumti me gojë gjatë vitit 2010
» Ngjarjet qe “tronditen” vitin 2010
» Fatlumët e vitit 2010
» Fustanet e nuseve të vitit 2010
» Ndarjet dhe lidhjet e vitit 2010
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum