www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Lufta Politike ne Arberi Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Lufta Politike ne Arberi Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lufta Politike ne Arberi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Lufta Politike ne Arberi Empty
MesazhTitulli: Lufta Politike ne Arberi   Lufta Politike ne Arberi EmptyFri Oct 21, 2011 9:34 pm

Në shek.XI Perandoria Bizantine u zhyt në një krizë të thellë ekonomike e politike. Me varfërimin e fshatarëve të ardhurat e thesarit shtetëror u pakësuan, aftësia mbrojtse e shtetit u dobësua dhe kontradiktat e brendëshme midis klasave u shtuan. Nëpër provinca, administrata shtetërore ishte degjeneruar. Aristokracia ushtarake provinciale ishte rritur si një fuqi politike dhe përpiqej të pastronte rrugën për pushtet në luftë kundër burokracisë feudale të kryeqytetit.
Për të pakësuar ndikimin e saj në ushtri pasardhësit e Vasilit të II, Kostandini i VIII, (1025- 1028) dhe Romani i III, (1028-1034), bënë një rindarje të trupave ushtarake, sipas së cilës ushtarët e rekrutuar në Ballkan dërgoheshin për të luftuar në Azinë e Vogël dhe ata të Azisë së Vogël në Ballkan për të qënë larg kontaktit me vendin e tyre. Por edhe kjo masë nuk dha rezultat.
Perandorët bizantinë u orvatën të kapërcenin edhe krizën ekonomike-financiare. Për t’i siguruar thesarit shtetëror të ardhura, u bënë ndryshime në politikën fiskale. Detyrimet kryesore që më parë fshatarët i paguanin në natyrë, shteti bizantin tani i kërkonte në të holla. Kjo i detyronte fshatarët t’i shisnin prodhimet a tyre me çmime të ulta për të paguar taksën në kohën e caktuar. Perandoria lejoi gjithashtu të zëvëndësohej shërbimi ushtarak me një taksë të veçantë në të holla që do të përdorej nga po randorët për të përballuar mbajtjen e mercenarëve të huaj. Me këtë masë qeveria bizantine synonte gjithashtu të mos i shkëpuste tërë fshatarët nga punët e bujqësisë pasi Bizanti ndiente në këtë kohë një nevojë të madhe për prodhime bujqësore. Pas hambarëve të dikurshëm të drithit si Mesopotamia, Egjypti, që kishin rënë prej kohësh në duart e arabëve, gjatë shek. XI Bizanti humbi zotërimet e veta në Italinë e jugut, të cilat kaluan në duart e normanëve. Nga veriu atë po e shtrëngonin peçenegët. Pjesa më e madhe e Azisë së Vogël ra në duart e turqve selxhukë, të cilët formuan aty një shtet të fuqishëm. Turqit selxhukë, duke prerë rrugët që lidhnin perandorinë me Lindjen, i dhanë gjithashtu një goditjie të rëndë tregëtisë së Bizantit. Kufìzimi i marrëveshjeve tregëtare solli edhe krizën në prodhimet të zejtarisë. Në shek. XI popullsitë e ndryshme të nënshtuara prej perandorisë, si armenët, serbët, zunë të shkëputeshin prej saj të krijonin shtete feudale më vehte dhe të armiqësoheshin me të. Aristokracia ushtarake provinciale, duke e ndjerë vehten të fortë filloi luftën e vet me anë kryengritjesh të armatosura dhe komplotesh brenda në pallatin perandorak të Kostandinopojës, për të marrë pushtetin në dorë. Gjatë viteve 1025-1081 në Bizant sunduan 10 perandorë, pjesa më e madhe e të cilëve u shfronëzua me anë komplotesh e kryengritjesh. Gjatë shek. XI kryengritjet e aristokracisë ushtarake provinciale u gërshetuan me ato të popullsive të shtypura. Një pjesë e këtyre kryengritjeve u zhvillua edhe në teritorin e Shqipërisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Lufta Politike ne Arberi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Lufta e pare Iliro - Romake (229-228 p.e.s)
» Ramos: Nuk mbaroi lufta
» Lufta me krokodilë sport legjitim
» Lufta e Dyte iliro-romake (219-218 p.e.s.)
» Lufta e Tretë iliro-romake (168 p.e.s.)
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Histori-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum