www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Lufta e Tretë iliro-romake (168 p.e.s.) Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Lufta e Tretë iliro-romake (168 p.e.s.) Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lufta e Tretë iliro-romake (168 p.e.s.)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Lufta e Tretë iliro-romake (168 p.e.s.) Empty
MesazhTitulli: Lufta e Tretë iliro-romake (168 p.e.s.)   Lufta e Tretë iliro-romake (168 p.e.s.) EmptyFri Oct 21, 2011 9:39 pm

Si shpërblim për qëndrimin që kishte gjatë luftave maqedone-romake, Roma i ktheu shtetit ardian qytetet Skodra dhe Lis. Si mbret në shtetin ilir sundonte tani Pleuriti, i biri i Skerdilaidlit. Shteti ardian i Pleuratit ishte mjaft i dobët. Ai varej nga Roma ashtu sikurse edhe qytetet e bregdetit. Në rast luftë ishte i detyruar t’i jepte asaj ushtri ndihmëse, siç ngjau në vitin 189 në luftën kundër etolëve.
Vitet që pasuan luftat maqedone-romake karakterizoheshin nga vazhdimi i presionit romak dhe nga shqetësimi i shkakëtuar prej këtij presioni në Maqedoni dhe Iliri. Në Maqedoni Filipi, dhe pastaj biri i tij, Perseu, përgatiteshin me forca të mëdha për luftë kundër Romës.
Tendenca të tilla dukeshin edhe në Iliri. Roma filloi ta ndjente rrezikun e një lidhje midis Pleuratit dhe mbretërve maqedonë. Pas vdekjes së Pleuratit, rreth viteve 181-180 para e. sonë, fronin e mbretërisë ardiane e trashëgoi biri i tij, Genti, i cili në burime historike quhet “mbret i Ilirëve” (Rex Illyricorum). Që në fillim të sundimit të vet Genti u gjend përpara turbullirash të brendëshme shumë serioze.
Kundër tij ngritën krye dalmatët, të cilët u shkëputën nga mbretëria ardiane. Përpjekje të tilla për t’u shkëputur bënë edhe krerët e fiseve të tjera ilire. Prandaj Gentit iu desh të bënte një luftë shumë të ashpër për ruajtjen e unitetit politik të shtetit të vet. Në këtë luftë Genti u tregua mjaft energjik. Ai arriti të kufizonte deri diku privilegjet e krerëve të fiseve dhe të forconte pushtetin e vet. Pas qetësisë që ishte vendosur që nga mbarimi i luftës maqedone-romake, në, shtetin ardian vihet re një farë ngritje e ekonomisë. Gjatë sundimit të Gentit, Shkodra, e cila ishte bërë tani kryeqytet i mbretërisë, dhe qytete të tjera si Lisi, Rizoni etj. fituan një gjallëri ekonomike. Me Dyrrahun dhe Apolloninë u rivendosën marrëdhënie të mira tregëtare. Qytetet e brendëshme të Ilirisë u kthyen në tregje të pasura si për vendësit ashtu edhe për tregëtarët e huaj grekë e romakë. Qarkullimi monetar u zhvillua. Përveç pareve të argjenta të qyteteve Dyrrah e Apolloni që qarkullonin në tregun ilir, Genti vuri në qarkullim edhe një monedhë të tij prej bronxi.
Edhe në politikën e tij të jashtme Genti pati disa suksese. Një ndër to ishte marrëveshja që arriti ai me fqinjët lindorë, dardanët. Me këtë marrëveshje, të cilën e përforcoi duke u martuar me të bijën e mbretit dardan, Etlevën, Genti i siguroi kufijtë lindorë të mbretërisë nga sulmet e vazhdueshme që kishte pësuar deri atëhere. Por Genti u tregua i lëkundshëm në çështjen me të rëndësishme politike të kohës së vet. Në këtë kohë kontradiktat politike në mes të Romës dhe Maqedonisë ishin ashpërsuar rishtazi me një forcë të madhe. Pozita e rëndësishme strategjike e shtetit të Gentit bëri që këtu të ndesheshin përpjekjet diplomatike të dy shteteve kundërshtare për ta bërë me vehte sundimtarin ilir. Genti në fillim u lëkund midis Romës dhe Maqedonisë. Vetëm sukseset e para të ushtrisë maqedone gjatë luftimeve të vitit 171 në Ilirinë jugore e veçanërisht në luginën e Drinit, të cilat kishin për qëllim të siguronin lidhjet midis Ilirisë dhe Maqedonisë, e bënë Gentin të anonte nga Perseu. Sipas marrëveshjes së përfunduar midis tyre në qytetin Medeon (afër Podgoricës së sotme në Mal të Zi) më 170, Genti do të zhvillonte veprimtarinë e vet kryesisht në det. Ai duhej t’i shtonte forcat detare dhe për këtë qëllim do të shërbente edhe huaja në të holla që Perseu u zotua t’i jepte Gentit.
Të dy palët ranë dakord të ndërmerrnin një fushatë diplomatike me qëllim që të krijonin një front të gjerë antiromak me shtetet greke. Por delegazioni iliro-maqedon. i nisur për këtë qëllim. nuk pati sukses për arsye të kundërveprimit të diplomacisë romake. Me ilirët e maqedonët u bashkua vetëm shteti i Epirit, i cili mori pjesë aktive në luftën kundër Romës.
Për të kombinuar veprimet luftarake,të dy shtetet shkëmbyen ndërlidhës. Genti i preu kështu përfundimisht marrëdhëniet që kishte pasur deri në atë kohë me Romën. Në vitin 168 Genti filloi veprimet luftarake kundër Romës. Flota ilire vepronte në bregun e Dyrrahit ndërsa forcat tokësore rrethuan qytetin Basania (fshati i sotëm Berzanë afër Rubikut) në tokat e parthinëve, që ishin nën vartësinë e Romës. Duke u gjendur përpara një armiku shumë më të madh në numër dhe më të organizuar, ushtria ilire u detyrua të hiqte dorë nga rrethimi i Basanies dhe të kthehej në Shkodër, kurse flota pësoi dëme në det.
Ndërkaq romakët, duke zbatuar parimin e tyre politik “përça e syndo” mundën të bënin për vehte krerët e disa fiseve ilire, të cilëve iu dha mundësia të forconin pozitat e tyre dhe të gëzonin privilegje nga Roma.
Të dy ushtritë kundërshtare u ndeshën per herë të fundit në Shkodër, e cila, sipas fjalëve të Tit-Livit, ishte aq e fortifikuar sa nuk mund të merrej lehtë nga romakët. Por forcat ilire në vend që të mbroheshin në kala u ndeshën me romakët në fushë të hapët jashtë mureve të Shkodrës dhe aty pas një beteje të ashpër u thyen keq. Pasi dështuan edhe përpjekjet e vëllait të Gentit për të mbledhur forca të reja nga fiset përqark, mbreti u detyrua të dorëzohej . Pas shkatërrimit të mbretërisë ilire, romakët u drejtuan nga jugu kundër Perseut dhe epirotëve. Në betejën që u zhvillua në Pydna (Maqedoni) po atë vit u shkatërrua përfundimisht edhe ushtria maqedone. Pas luftimesh të ashpëra romakët nënshtruan edhe Epirin. Pushtimi romak u shoqërua me plaçkitje e shkatërrime të mëdha.
Me lejen e Senatit, konsulli romak Pal Emili grabiti pa mëshirë popullsinë e Epirit dhe arin e argjendin e mbledhur ia ndau ushtrisë. Me urdhërin e tij e shkatërruan deri në themel 70 qytete të Epirit dhe 150.000 njerëz u kthyen në skllevër. Sasira të mëdha ari e argjendi (12 libra ar, 90 libra argjend, 13 mijë denarë dhe 120 mijë argjende të Ilirisë) u grabitën nga thesari i mbretit Gent. Në vitin 167 Genti dhe Perseu, bashkë me familjet e tyre, me plaçkë e robër lufte u dërguan në Romë si trofe. Kështu morën fund dy shtetet e fuqishme të Ballkanit dhe në këto krahina u vendos sundimi romak.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Lufta e Tretë iliro-romake (168 p.e.s.)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Lufta e Dyte iliro-romake (219-218 p.e.s.)
» Lufta e pare Iliro - Romake (229-228 p.e.s)
» Lufta kunder Venedikasve dhe Turqve (1448)
» Ramos: Nuk mbaroi lufta
» Lufta Politike ne Arberi
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Histori-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum