www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kuvendi I Lezhes (1944) Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Kuvendi I Lezhes (1944) Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kuvendi I Lezhes (1944)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Kuvendi I Lezhes (1944) Empty
MesazhTitulli: Kuvendi I Lezhes (1944)   Kuvendi I Lezhes (1944) EmptyFri Oct 21, 2011 9:41 pm

Qëllimi i Skënderbeut ishte çlirimi i krejt vendit dhe lufta kundër shkelësve turq me forcat e përbashkëta të të gjithë shqiptarëve, me ushtri të rregullt dhe të organizuar.
Për t’ia arritur këtij qëllimi, Skënderbeu sapo mori Krujën. filloi bisedimet paraprake me bujarët shqiptarë. Këto bisedime, vazhduan edhe në fillim të vitit 1444. Fitoret që po korrte Huniadi, lajmet që qarkullonin në ato muaj se në vendet e ndryshme të Evropës qëndrore e perëndimore po bëheshin përpjekje për të organizuar një fushatë të re ushtarake kundër turqve, suksesi i shpejtë që korri Skënderbeu në çlirimin e zotërimeve të Kastriotëve si dhe gadishmëria e mbarë popullit për të luftuar kundër turqve, i bindi bujarët shqiptarë se kishte ardhur koha që të çliroheshin edhe ata nga zgjedha e sulltanit dhe të rifitonin zotërimet e tyre të mëparëshme.
Ne këto rrethana, ftesa e Skënderbeut për të mbajtur një kuvend të përgjithshëm gjeti pëlqimin e pothuajse të gjithë bujarëve shqiptarë. Kuvendi u vendos të mblidhej në fillim të marsit. Mbledhja u caktua të bëhej në qytetin e Lezhës që ishte nën zotërimin e Venedikut, për të mos ngjallur dyshimin e republikës dhe për të evituar pakënaqësinë e bujarëve, që mund të shkaktohej në qoftë se mbledhja bëhej në një nga domenet feudale. Republika e Venedikut dhe ajo e Raguzës u ftuan të dërgonin përfaqësuesit e tyre në kuvend.
Kuvendi u çel më 2 mars 1444 pranë katedrales së Shën Kollit të Lezhës. Midis bujareve që moren pjesë në kuvend qenë udhëheqësit e kryengritjeve të mëparëshme: Gjergj Arianiti, Andre Topia, Nikollë Dukagjini dhe Teodor Korona Muzaka.
Personalitete të tjera të rëndësishme qenë gjithashtu Pal Dukagjini, Lekë Zaharia, Lekë Dushmani,Gjergj Stres Balsha, Pjetër Spani, sundimtari i Malit të Zi Stefan Cernojeviçi dhe mjaft feudalë të tjerë. Në kuvend morën pjesë edhe përfaqësues të fiseve malësore.
Çështja kryesore që u bisedua në kuvend qe ajo e bashkimit të vendit në luftën kundër turqve. Skënderbeu, pasi u foli pjesëmarrësve të kuvendit mbi të kaluarën e tij dhe arësyet që e kishin detyruar të shërbente si sanxhakbej i sulltanit, u theksoi atyre nevojën e bashkimit të forcave të vendit per të marrë pjesë në luftën kundër turqve tani që fitorja e hungarezëve kishte hapur prespektiva për çlirimin e popujve të Ballkanit. Në përfundim të bisedimeve, bujarët shqiptarë, megjithëse në shumë çështje kishin divergjenca të theksuara, u shprehën në mënyrë të njëzëshme për bashkimin e tyre në luftë kundër turqve, bashkim ky në shkallë kombëtare që ndodhte, nga sa dihet, per të parën herë në historinë e Shqipërisë feudale. Me pëlqimin e pjesëmarrësve kuvendi vendosi formimin e një besëlidhjeje e cila njihet me emërin “Lidhja shqiptare”, ose “Lidhja e Lezhës” Lidhja shpalli Skënderbeun kryetar të saj.
Një vendim tjetër me rëndësi që mori kuvendi i Lezhës qe formimi i një ushtrie shqiptare me repartet që do të rekrutonin si Skënderbeu ashtu dhe bujarët e tjerë në zotërimet e tyre. Komandant i saj u caktua gjithashtu Skënderbeu, me titullin “kapiten i përgjithshëm” (Capitaneus generalis) ndërsa komandantët e reparteve të veçanta do të caktoheshin nga vetë bujarët. Përveç ushtrisë, kuvendi vendosi të krijonte edhe një arkë të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës. Fondi do të krijohej me kontributet që do të jepnin bujarët shqiptarë si dhe me një pjesë të të ardhurave të kriporeve të Shën-Köllit që ndodheshin në veri të Durrësit.
Kontributi që premtuan të jepnin bujaret arriti në shumën e rëndësishme prej 200 mijë dukatësh ari.
“Lidhja Shqiptare” kishte karakterin e një aleance politike e ushtarake të krijuar për nevojat e luftës kundër pushtuesve turq, por secili bujar pjesëmarës e ruante autonominë e vet, Skënderbeu, si kryetar, ishte në këtë kohë vetëm një “i parë midis të barabartëve” dhe nuk gëzonte asnjë të drejtë të ndërhynte në zotërimet e bujarëve të tjerë. Megjithatë, caktimi i një udhëheqësi të vetëm politik e ushtarak kishte një rëndësi të madhe, ishte një hap përpara në kapërximin e përçarjes feudale. Në duart e Skënderbeut, i cili fitoi një prestigj dhe autoritet në radhët e masave popullore si çlirimtar i zotërimeve të gjëra të Kastriotëve, “Lidhja e Lezhës” u bë një mjet për bashkimin politik të mbarë popullit shqiptar në luftën kundër pushtuesve turq.
Republika Raguzes, ndonse premtoi, nuk dërgoi ndonjë perfaqësues në kuvend. Edhe Republika e Venedikut nuk mori pjesë zyrtarisht. Ajo dërgoi këtu vetem një vëzhgues. Republika, e cila ishte në paqë me sulltanin dhe nuk donte t’i prishte marrëdhëniet me të, u dha shqiptarëve, me anën të vëzhguesit të saj, vetëm premtime të thata. Ajo bile, vrapoi të nxirrte përfitimet e veta. Duke përdorur si pretekst rrezikun e shqiptarëve, republika hyri në bisedime me turqit, dhe u kërkoi Vlorën e Kaninën. Por këto qytete sulltani nuk i lëshoi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Kuvendi I Lezhes (1944)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Kuvendi nuk ka kapacitete të miratojë të gjitha ligjet
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Histori-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum