www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Formimi i Kombesise Shqiptare Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Formimi i Kombesise Shqiptare Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Formimi i Kombesise Shqiptare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Formimi i Kombesise Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Formimi i Kombesise Shqiptare   Formimi i Kombesise Shqiptare EmptyFri Oct 21, 2011 9:45 pm

Me çthurjen e bashkësive fisnore e fshatare dhe me shtegëtimet e malsorëve, vendin e lidhjeve fisnore po e zinte gjithnjë e më tepër fqinjësia teritoriale. Gjuha, si një nga elementet më të rëndësishme etnike, e ndihmoi bashkimin i fiseve e të krahinave shqiptare dhe formimin i bashkimeve ndërfisnore e ndërkrahinore.
Në këtë mënyrë, arbëreshët u shkrinë në një kombësi. Si veçori dalluese të kësaj kombësie ishin teritori i përbashkët dhe gjuha e përbashkët, shqipja, formimi i një farë bashkësie kulturale që erdhi jo vetëm në bazë të trashëgimit kultural të mëparshëm, sikurse e dëshmojnë zbulimet e kulturës së Komanit, por edhe të prodhimit letrar epik të këtyre shekujve; emri i tyre i përbashkët arbër, arbëreshë, emër me të cilën ata filluan të njihen tani e tutje nga fqinjët dhe nga gjithë letërsia mesjetare.
Emri i tyre i përbashkët, me të cilin arbëreshët përmendën në burimet historike qysh në mesin e shek. XI, tregon se ndarja e popullsisë në fise e kishte humbur rëndësinë e vet.
Të parët që i përmendin arbëreshët me emrin e tyre të përbashkët janë shkrimtarët bizantinë të shek XI-XIl, Mihal Ataliati dhe Ana Komnena. Që të dy i përmendin rastësisht kur bëjnë fjalë për ngjarjet politike që u zhvilluan në teritorin e Shqipërisë në shek. XI, Mihal Ataliati me rastin e kryengritjes së strategut të Durrësit, Gjergj Maniakës (1043), në të cilën morën pjesë edhe arbëreshët, dhe e dyta, me rastin e sulmit të normanëve (1081) kundër të cilëve luftuan edhe arbëreshët. Shkrimtarja Ana Komnena na jep afërsisht edhe përkufizimin gjeografik të Arbërisë. Sipas saj, teritori që mbante emrin Arbëri (Arbanon) përfshinte krahinat që shtrihen midis Durrësit e Drinit, pothuajse ato krahina, ku vendoste gjeografi Aleksandrin i shek. II, Ptolemeu, fisin e A1banoi-ve. Gjatë shekujve mesjetarë emri i Arbërisë dhe i arbëreshëve u përdor nga të huajtë në të dy format, si me rrënjën arb ashtu edhe atë alb (Arbanon e Albanon në burimet bizantine, Arbanum e Albanum në burimet latine. Arbanas e Arban në ato sllave). Banorët e Arbërisë e quanin vehten e tyre në përgjithësi Arbër e Arbëreshë, formë e cila ruhet sot vetëm te shqiptarët e mërguar jashtë Shqipërisë para shek. XV-XVI.
Kombësia arbëreshe u formua në fillim në një zonë të ngushtë, në kufijtë e Arbërisë të shek. XI, të cilat nuk përputheshin me teritoret e banuara prej arbëreshëve. Por më vonë kjo zonë u zgjerua dhe bashkë me të u zgjeruan edhe kufijtë teritorialë të emërtimit Arbëri. Në shek. XII, burimet dokumentare përfshijnë nën emërtimin Arbëri edhe krahinat e Pultit, në veri të lumit Drin, malsitë më veriore të Shqipërisë së sotme, kurse në shek. XIII ato përfshijnë, në jug edhe krahinat deri në Vjosë, dhe më në jug akoma deri në Vlorë. Në shek. XIV kuptimi gjeografik i Arbërisë përfshin në veri edhe viset deri në Ulqin, kurse në shek. XV ai u shtri në veri deri në Tivar më vonë deri afër Kotorrit. kurse në jug deri në Gjirokastër e Çamëri.
Me vendosjen e tyre në tokat e ulta dhe në luginat e brëndëshme, u rrit masa e arbëreshëve të cilët ranë drejtpërdrejt në kontakt me administratën shtypëse të Perandorisë Bizantine si dhe me pushtetin shfrytëzues të dinatëve të fuqishëm. Ata u ngarkuan me taksat e rënda që paguanin të gjithë fshatarët e perandorisë dhe filluan të pësonin gjithashtu nga spekullimet që kryenin nëpunësit e financave ose sipërmarrësit e taksave. Ky shfrytëzim, që vinte gjithnjë duke u shtuar, shkaktoi pakënaqësinë e arbëreshëve dhe i shtyti ata të merrnin pjesë në kryengritjet që shpërthyen në shek. XI në teritorin e Shqipërisë. Nuk është e rastit që shqiptarët përmenden për të parën herë në burimet historike si pjesëmarrës në kryengritjet që shpërthyen kundër pushtetit qëndror bizantin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Formimi i Kombesise Shqiptare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Formimi mjekësor
» Formimi i Shtetit Shqiptar (1450-1453)
» Formimi i Dytë Ministror i Shtetit Islamik të Irakut
» Letërsia Shqiptare
» Arti dhe Kultura shqiptare!
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Shkenca Natyrore / Shoqerore::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Histori-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | Computers and Internet | Internet | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum