www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Joana Smakaj, nje mami ne Miss Globbe Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Joana Smakaj, nje mami ne Miss Globbe Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Joana Smakaj, nje mami ne Miss Globbe

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Joana Smakaj, nje mami ne Miss Globbe Empty
MesazhTitulli: Joana Smakaj, nje mami ne Miss Globbe   Joana Smakaj, nje mami ne Miss Globbe EmptyThu Dec 10, 2009 3:18 am

Joana Smakaj, nje mami ne Miss Globbe


E kemi parë të shfaqet në ekranet televizive si këngëtarë, ndërsa tani, ajo është përzgjedhur nga një agjenci mode për të përfaqësuar Shqipërinë në Miss Globbe që do të zhvillohet në Sllovaki. Ndryshe nga shumë të tjera që zgjedhin të marrin pjesë në miss për tu futur në botën e spektaklit, Joana ka bërë të kundërtën, është evidentuar nëpërmjet muzikës dhe tani i jepet mundësia të përfaqësojë Shqipërinë në një konkurs të rëndësishëm bukurie. Po përsëri ndryshe nga miset e tjera, ajo nuk është një vajzë 18-vjeçare që angazhimi i vetëm është moda. Smakaj ka 4 vjet që ka krijuar familjen e saj dhe në këtë mënyrë është mami i një djali 3 vjeç. Në këtë intervistë, ajo tregon e emocionet e një miss-i dhe planet e një këngëtareje.

Jonana, deri më tani njiheni si këngëtare, ndërsa pa pritur ju shohim miss, si ju ka ardhur ky titull?
Ky titull erdhi falë agjencisë se modës “AS” që më zgjodhën për të përfaqësuar Shqipërinë në “Mrs Globbe”.
Përgjithësisht, vajzat konkurrojnë për miss me shpresën se do të jetë një trampolinë për të ardhmen e tyre në botën e spektaklit, ndërsa ju, ndryshe nga të tjerat, i jeni futur më parë kësaj rruge, pse zgjodhët pikërisht tani, për të konkurruar në një miss?
Është ndryshe, sepse zakonisht zgjedh të marrësh pjesë, ndërsa mua më zgjodhën për të përfaqësuar Shqipërinë.
Do të përfaqësoni Shqipërinë në Miss Glob, e ndjeni veten me përgjegjësi apo…?
Është një përgjegjësi shumë e madhe, sepse është një konkurs ku çdo femër përveçse bukurisë fizike tregon dhe bukuri shpirtërore…
Çfarë shpresoni të arrini pas këtij konkurrimi?
Pas këtij konkursi nuk pres asgjë ndryshe nga ato që kam arritur… uroj vetëm që të kthehem me një kurore në kokë për të qenë krenare unë dhe e gjithë Shqipëria, ashtu si atë vit kur fitoi Valbona Selimllari.
Deri ku shkon ambicia juaj në botën e modës?
Arrin deri në atë pikë sa ta ndjek modën që propozojnë stilistët gjatë vitit, asgjë më shumë.
Mes modeles, këngëtares, dhe foto-modeles, çfarë do të zgjidhnit?
Këngën e kam më shumë pasion, por edhe të jesh miss është një ndjesi e bukur për një femër.
Kishit menduar më parë që një ditë mund të ishit ju që me bukurinë tuaj do të përfaqësonit Shqipërinë në botë?
Çdo femër e mendon ashtu si dhe unë kur para disa vitesh mora pjesë në Miss Shqipëria.
E keni të trashëguar bukurinë, apo edhe e keni kuruar me kalimin e viteve?
Është e trashëguar, sepse kam shumë ngjashmëri me maminë time dhe me motrën, por edhe e kuruar, sepse normalisht kurohem shumë për veten time.
Cila është ajo gjë që nuk harroni asnjëherë të bëni kur dilni nga shtëpia, për sa i përket pamjes suaj?
Të shihem në pasqyrë dhe të shoh a është çdo gjë ok J.
Vajzat e spektaklit, përveç suksesit, janë dhe shumë të përfolura nga thashethemet, ju shqetëson fakti që jeni një person publik dhe do të jeni gjithmonë nën vëzhgim?
Janë gjëra që merren për bazë kur bëhesh pjesë e botës së spektaklit, është e vërtetë që nganjëherë ka dhe gjëra që nuk preferon të përfundojnë nëpër gazeta, por nuk i eviton dot.
Cili është komplimenti më i bukur që të ka bërë një mashkull?
Komplimentet që më bënë çdo ditë im shoq për mua janë më të bukurat…
Për tu njohur pak më shumë, na tregoni, çfarë shkolle keni mbaruar apo vazhdoni?
Liceun Artistik.
Dihet që bukuria nuk është e përjetshme, cila është ajo gjë që ju e keni rezervuar për profesion, kur nuk do të keni më bukurinë tuaj?
Zërin.
Mendoni se të qenit e bukur ju hap më shumë rrugë në jetë?
Kjo dihet që për të hapur dyert në botën e spektaklit duhet të jesh e bukur se zotësitë tregohen me kalimin e kohës…
A jeni dakord me shprehjen se, miset janë të bukura, por jo të zgjuara?
(qesh) jo, absolutisht nuk jam dakord…
Na tregoni diçka më shumë për veten tuaj, me çfarë zihet dita juaj, cilat janë angazhimet?
Administroj një biznes në emrin tim, po regjistroj një kënge të re, plus që po përgatitem për të shkuar në Sllovaki për të konkurruar në “MRS GLOBE”.
Fakti që jeni mami i një fëmijë 3 vjeç, ju pengon për planet tuaja në të ardhmen?
Jo absolutisht. Djali im është gjëja më e bukur që kam dhe ai nuk do të më bëhej kurrë pengesë, nëse do të më duhej të zgjidhja do të ishte Aroni zgjedhja ime.
E merrni djalin me vete në punët tuaja apo…?
Shpesh po, sepse do të dëfrehet në të gjitha aktivitetet që marr pjesë.

Përveç se e bukur jeni edhe e pasur, ju ka gjetur ju bashkëshorti, apo ju atë?
Ai mua. Jemi dashuruar shumë të rinj, gjithsesi edhe pse kemi më shumë se 10 vjet bashkë duhemi njësoj si ditën e parë.
Çfarë profesioni ka bashkëshorti juaj dhe nuk mendon se është herët për një
vajzë në karrierë të krijojë familje?
Jo nuk ishte absolutisht herët, pasi unë e zgjodha vetë këtë martesë dhe nëse do të kthehesha mbrapa do të bëja të njëjtat gjera. Im shoq nuk merret me art, por, me biznese të vetat e gjithsesi i pëlqen arti dhe shpesh më shoqëron në shumë aktivitete ku marr pjesë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Joana Smakaj, nje mami ne Miss Globbe Empty
MesazhTitulli: Re: Joana Smakaj, nje mami ne Miss Globbe   Joana Smakaj, nje mami ne Miss Globbe EmptyThu Dec 10, 2009 3:19 am

Joana: Kam frikë nga vetmia
Çfarë është lumturia absolute për ju?
Qetësia familjare
Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?
Të qeshurat e Aronit *çunit*
Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?
Para dy ditësh, në ditëlindjen e djalit
Tipari kryesor i karakterit tuaj?
E brishtë
Defekti juaj kryesor?
Naiviteti
Ndaj cilave gabime jeni më tolerante?
Atyre të padëmshme
Hera e fundit që u përlotët?
Kur mora lajmin që isha zgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në “MRS GLOB”
Me cilat personalitete historike identifikoheni më shumë?
Me Barbin
Udhëtimi juaj i preferuar?
Ai në “Mrs Glob”
Shkrimtarët tuaj më të dashur?
Ernest Heminguej, Ismail Kadare
Cilin virtyt vlerësoni më shumë te një burrë?
Besnikërinë
Tek një grua?
Sinqeritetin
Kompozitori juaj i preferuar?
Florian Mumajesi
Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?
“Zemrën ndeze”
Libri që ju ka lënë mbresë të pashlyeshme?
“E kuqja e demave”
Filmi që ju ka lënë mbresë të thellë?
“2012″
Piktori juaj i dashur?
Mikelangelo
Ngjyra juaj e preferuar?
E zeza
Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?
Karrierën.
Pija juaj e preferuar?
Vodka-limon
Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?
Për gjithçka bëj pa u menduar
Çfarë urreni më shumë në këtë botë?
Zhgënjimin
Frika juaj më e madhe?
Vetmia
Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?
Atëherë kur kam një motiv të fortë
Keni dhënë ndonjëherë ryshfet?
Jo
Cila është motoja juaj?
Mos lër që trishtimi të sundojë lumturinë
Si do të dëshironit të vdisnit?
Nuk e dëshiroj vdekjen
Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t’i thoshit?
Lutjet që i bëj çdo natë
Në çfarë gjendje shpirtërore gjendeni kohët e fundit?
E lumtur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Joana Smakaj, nje mami ne Miss Globbe

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Joana konkurron për “Miss Glob 2009”
» Miss burgu
» Dy shqiptare, kandidate për “Miss” në Zvicër
» Motra e Lorik Canës në “Miss Intercontinental”
» “Miss Universe 2012” në Kosovë?
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum