www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Keshilla per perkujdesjen fizike, e jo vetem. Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Keshilla per perkujdesjen fizike, e jo vetem. Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Keshilla per perkujdesjen fizike, e jo vetem.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Keshilla per perkujdesjen fizike, e jo vetem. Empty
MesazhTitulli: Keshilla per perkujdesjen fizike, e jo vetem.   Keshilla per perkujdesjen fizike, e jo vetem. EmptyThu Dec 10, 2009 6:27 am

Make up-i veror
Çdo vit në verë shfaqet i ashtuquajturi ‘look’ i zhveshur. Fytyrë të freskët dhe të pastër, vetullat të rregullta dhe buzët të buta dhe pa plasaritje, kjo është pamja femërore që shikohet në buzë të detit.

Tashmë stina e verës është në kulmin e saj e mund të thuhet pa frikë se gjithsecili preferon të bëjë diçka ndryshe, të ndryshojë diçka qoftë në pamje, qoftë në marrëdhëniet që ka me veten. Por problemi i vërtetë është se një look i zhveshur nuk është aq i thjeshtë për t’u realizuar sepse look i zhveshur nuk do të thotë të mos trukoheni, por një trukim që është sa më pak i dukshëm. Fytyrë të freskët dhe të pastër, vetullat të rregullta dhe buzët të buta dhe pa plasaritje, kjo është pamja femërore që shikohet në buzë të detit.

Keshilla per perkujdesjen fizike, e jo vetem. Fytyra-makeup

Trukimi

Ngjyrat e detit blu e hapur, blu e errët, e gjelbër, smeralde, tonalitetet e së kuqes etj, sundojnë këtë verë në plazh. Trukimi me tonalitete që variojnë nga shumë të hapura në shumë të mbyllura i jep më shumë larmi për relaksim.
Truku varion që nga një mbulim i plotë i qepallës e deri tek një vijëzim afër qerpikëve në qepallën e sipërme.
Tendenca e kësaj vere? Ngjyrat duket se nuk janë vetëm ato tradicionalet që kanë rezistuar për një kohë të gjatë, por këtë vit shikohet një përdorim i të gjitha ngjyrave verore. I njëjti trukim shikohet dhe me buzët. Freski dhe joshje. Butësi dhe transparencë. Ngjyra e kuqe si korale e përdorur çdo vit sundon mbi pjesën më sensuale dhe këtë verë. Shkëlqyesi i buzëve
është gjithmonë i preferuar për t’u përdorur.

Keshilla per perkujdesjen fizike, e jo vetem. Buzekuq-makeup

Tendencë? Buzëkuqi i kristaltë me shumë pak ar. Gjatë mbrëmjes përdoret një truk më i fortë dhe i ngarkuar ashtu si dhe verën e kaluar por me një novacion që krijon komoditet për femrat, ngjyrat mbeten ato që kanë sunduar gjatë ditës veç më të theksuara.

Flokët

Kush i ka flokët me kaçurrela të dendur, për të luftuar efektin e fryrjes mund të aplikojë mbi flokë të lagur së bashku me xhelin apo shkumën dhe një vaj flokësh. Përziejini të dy përbërësit në dorë dhe aplikojini në flokë. Vaji përveçse trajton flokët i jep atyre një efekt të lagur shumë modern. Më pas lërini flokët të thahen vetë për një look sa më natyral. Kush i ka flokët e drejtë mund të ndryshojë krehje duke bërë gërsheta kur flokët janë akoma të lagur dhe pasi të thahen duke i lëshuar flokët, do të mbeten me onde dhe të valëzuar si sipërfaqja e detit, ashtu si është dhe moda e fundit. Krehje të tjera moderne sidomos për ata që janë në plazh janë gërshetat dhe bishtat gjithmonë të ulura poshtë si indianët. Kush i ka flokët e gjatë mund të bëjë dhe një bisht kali në pjesën e sipërme të kokës për një pamje më të sofistikuar.

Keshilla per perkujdesjen fizike, e jo vetem. Floket-makeup

Kujdes i veçantë për lëkurën

Një nga periudhat më problematike për lëkurën është edhe shtatzënia, pasi ajo shoqërohet me ndryshime në profilin hormonal të trupit, që mund të shkaktojë dhe ndryshime të lëkurës. Duke qenë se lëkura është shtresa e jashtme e trupit dhe ndryshimi më i vogël do të jetë i dukshëm. Shtatzënia është gjithashtu një periudhë gjatë së cilës duhet patur shumë kujdes për të mbajtur një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme. Për këtë ndiqni këshillat e mëposhtme:

1. Flini mirë, gjumi sistematik gjatë shtatzënisë është një nga mënyrat më të mira për të mbajtur një lëkurë të shëndetshme. Një njeri i çlodhur duket më i shëndetshëm dhe kjo vlen më shumë kur gruaja është shtatzënë, pasi ajo lodhet me lehtësi.

2. Përdorni gjithmonë krem mbrojtës ndaj diellit.

Keshilla per perkujdesjen fizike, e jo vetem. Krem-makeup

3. Pastrojeni fytyrën mirë dhe me kujdes. Fytyra duhet të pastrohet në thellësi, sepse lëkura e saj zakonisht është më e yndyrshme sesa në pjesët e tjera të trupit. Poret e fytyrës bllokohen me lehtësi nga papastërtitë dhe kështu mund të krijohen puçrra ose akne. Larja e rregullt e fytyrës me një sapun fytyre, ndihmon në parandalimin e këtyre kushteve.

4. Bëni masazhe të fytyrës. Masazhi i fytyrës dhe i trupit me vajra aromatike, përveç rritjes së qarkullimit të gjakut në atë zonë, mund të ndihmojë edhe për t’u çlodhur.

5. Pini shumë ujë, pasi duhet të ruani ekuilibrin e ujit në trup. Kjo ndikon edhe në tonifikimin e lëkurës. Uji pastron lëkurën dhe largon toksinat nga trupi.

6. Buzëqeshni dhe qëndroni të gëzuar. Lumturia rrit qarkullimin e gjakut në trup, duke u shfaqur në formën e një lëkure të shëndetshme dhe plot shkëlqim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Keshilla per perkujdesjen fizike, e jo vetem.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Këshilla për bukurinë
» ♥♥ Terheqja Fizike ♥♥
» Cilën dhimbje e cilësoni më të madhe, dhimbjen shpirtërore apo fizike?
» Këshilla...
» Këshilla për rininë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Moda Dhe Estetika-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum