www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Si të ushqehemi, semundje të ndryshme!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! Empty
MesazhTitulli: Si të ushqehemi, semundje të ndryshme!   Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! EmptyFri Dec 11, 2009 8:24 pm

Pergjigja e pare qe i vjen ndermed cdo kujt ,qe lexon kete pyetje , do ishte , mjafton te ha dicka qe te ndaloje urine, sidomos kur eshte i zene me pune ,
dhe ka pak kohe per pregatitjen e ushqimit. Neqoftese edhe ju keni menduar te njejten pergjigje keni hedhur hapin e pare kunder shendetit tuaj, duke krijuar
kushtet e para per lindjen e semundjeve te ndryshme, pasi stomaku yne nuk eshte nje thes ku mund te hedhesh cdo gje, dhe ne cdo kohe, ashtu sic furrat djegin mbeturinat edhe stomaku yne djeg ushqimin me nje ndryshim qe furrat perdorin zjarrin ndersa stomaku yne reaksionet kimike.Prandaj , para se te jepni pergjigje kesaj pyetje, ju keshilloj te lexoni me kujdes kete shkrim dhe jam i sigurte, qe kur ta keni mbaruar sé lexuari,do ta rilexoni , dhe qe nga kjo
dite shume gjera ne ushqimin dhe jeten tuaj , do ti shikoni me nje sy tjeter.Leximi i ketij shkrimi do t'ju zgjase jeten dhe me e rendesishmja do t'ju bej qe
ta jetoni ate plot shendet. Para se te tregoj se si duhet te ushqehemi dua t'ju tregoj se cfar eshte ushqimi perse na duhet dhe si vepron ai ne organizmin tone.
Njeriu eshte nje makine biologjike, ku truri luan rolin e kompjuterit, qe memorizon dhe organizon gjithcka stomaku dhe zorra e trashe (intestino) me gjith organet e tjera ,qe te gjitha se bashku quhen aparati tretes , jane laboroatori kimik i kesaj makine, e cila per te ecur , dhe funksionuar mire shfrytezon ushqimin si lende te pare djegese, nga e cila merr te gjith elemetet kimik, kripra te ndryshme ,mineralet , apo metalet. Kjo sepse ky laborator nuk mund ti marre dot keto lende drejtperdrjet nga natyra pasi me pare duhen te perpunohen , kete reaksion apo perpunim kimik e kryejne bimet e ndryshme me ane te fotosintezés dhe me ane te renjeve te cilat marrin elementet e tjere kimik dhe metalik qe gjenden ne toke , ne i marrim keto element vetem nepermjet tyre ne kushte normale(ushqimi) dhe nepermjet ilacave ne kushte jo normale (semundje).
Pra qe kjo makine te funksionoje, duhet qe te marre te gjithe keto elemnte ne masen, cilesine dhe kohen e duhur dhe kur keto elemente mungojne, per arsye se ne nuk dime ti japim kesaj makine ate qe i nevojitet per te ecur, ajo fillon problemet e veta qe tek ne shfaqen duke shkatuar semundje, dhe ne vartesi te asaj qe i mungon lind edhe semundja ose akoma me keq kur ne i japim ate ushqim , qe kesaj makine i ben dem.


Edituar për herë të fundit nga BeLti në Fri Dec 11, 2009 8:30 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! Empty
MesazhTitulli: Re: Si të ushqehemi, semundje të ndryshme!   Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! EmptyFri Dec 11, 2009 8:24 pm

Kjo makine biologjike quhet njeri dhe ne ndryshim nga makinat e tjera eshte e afte te mendoje, kontrolloje dhe riparoje vete makinen e tij nepermjet instikteve primitive te trasheguara dhe nepermjet studimeve shkencore qe kryen ai vete mbi kete makine.Ku nje gje eshte e sigurte, sa me keq ta perdoresh kete makine aq me shum ndalesa neper spitale do besh per ta riparuar ate dhe sa me shume ta perdoresh aq me shpejt do vjeterohet ajo sidomos kur nuk din ta mirembash ate.Dhe tani pas nje krahasimi pak vulgar (te trashe) por real hyme realisht ne trupin tone.
Qe organizmi yne te funksionoje ka nevoje per energji te cilen e merr sic thame pak me siper ,dhe pjeseza kryesore e trupit tone qe e merr dhe shfrytezon kete energji duke e cuar ne te gjitha pjeset e trupit quhet QELIZE.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! Empty
MesazhTitulli: Re: Si të ushqehemi, semundje të ndryshme!   Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! EmptyFri Dec 11, 2009 8:24 pm

Qe qeliza te jetoje ka nevoje per nje ambient apo terren qe te ushqehet shumohet plaket dhe vdese duke bere te mundur lindjen e qelizave te reja ne kete terren.Ashtu sic ne kemi nevoje per toke ajer uje etj.. per te jetuar edhe qeliza ka nevoje per to, dhe pikersht nga ambienti apo terreni ku ajo jeton percakton edhe jeten e saj qe eshte edhe jeta jon.Po e ilustroj me nje shembull qe te kuptohet koncepti " terren "apo ambient " : Ne vend te qelizes vendosim nje peshk deti dhe te mendojme sikur kete peshk ta marrim prej deti dhe ta fusim ne nje lume ai shum shpejt do te ngordhe pse do thoni ju sepse i gjith organizmi i tij eshte ndertuar per te jetuar ne nje terren apo ambient ujor me kripe ndersa uji i lumit eshte i embel e njejta gje ndodh edhe me peshkun e lumit po ta hedhim ne det do te ngordhe.Me kete dua te tregoj qe edhe ambienti ku jetojne qelizat qe marrin ushqim per trupin tone duhet te jete i pandryshueshem perndryshe me ndryshim e tij keqesohet edhe jeta e qelizave dhe si rrjedhim edhe e jona, prandaj per riekuilibruar kete ndryshim trupi yne semuret per te vendosur kete ekuilber ne te kundert vdes.Dhe elementet qe ushqejne kete terren apo ambient jane ushqimet qe ne hame dhe uji qe ne pime bashme me lengrat e tjera ne forma te ndryshme.Trupi i nje individi te rritur dhe te shendetshem ka me uje( lengje te ndryshme ) rreth 70% te peshes se trupit .Ndersa tek nje femije i porsalindur eshte rreth 80% dhe tek nje i momshuar zbret rreth 60% kurse nen 55% njeriu nuk mbijeton por vdes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! Empty
MesazhTitulli: Re: Si të ushqehemi, semundje të ndryshme!   Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! EmptyFri Dec 11, 2009 8:25 pm

Semundja nuk lind " rastesisht " ose per fat te keq , por ajo lind prej " kaosit " apo cregullimit te bere me dashje apo pa dashje nga vete ne, dhe qe shkojne ne kundershtim me ligjet qe regullojne jeten e gjalle te cilat bejme te mundur lindjen e nje sistemi biologjik kaotik pra te cregulllt (semundja ).

Prandaj ruajtja e ekuilibrit te ketij shtrati te lengshem , ku jetojne qelizat eshte edhe sekreti i nje trupi te shendetshem qe ne gjuhen shkencore quhet ruajtja e raportit acido-base i cili matet ne pH dhe qe duhet te anoje gjithmon me shume nga bazik se sa acid .

Ky shtrat quhet acid kur pH eshte ndermjet 0 dhe 7,06,
Ky shtrat quhet neutral kur pH eshte e = 7,07,
dhe quhet bazik ose alkalin kur pH eshte ndermjet 7,08 dhe 14,14.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! Empty
MesazhTitulli: Re: Si të ushqehemi, semundje të ndryshme!   Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! EmptyFri Dec 11, 2009 8:25 pm

Shkenca qe mat keto raporte quhet Bio Eletronika dhe ajo qe mat pikerisht terrenin qelizor quhet "Bio eletronika Vincent " me simbolet BEV/BTA Ku BTA (Biological Terrain Analisys) BCA (Bio Cellular Analysis) dhe QFA (Quantitative Fluid Analysis )
Kjo shkence misura objektivisht me aparatura elektronike cdo lloj solucioni te lengshem ose qe kthehet ne te lengshem duke shtuar uje te distiluar ne rastin e njeriut ajo mat terrenin ujrat e trupit pra gjakun, urinen,saliva (beshtyma ) por ne keto analiza kontrollohen vlerat bio eletronike e jo ato kimike te terrenit qe jane nje derivat.
Ushqimi luan rolin kryesor ne formimin rritjen ndryshimin dhe ruajtjen e ketij terreni por nje faktor tjeter qe ndikon ne ndryshimin e ketij terreni eshte edhe konflkti shpirteror te cilet kur zgjasin shume zbresin ne terrenin fiziollogjik duke e ndyshuar ate dhe duke u bere shkak keshtu per lindjen e semundjeve te ndryshme sipas konfliktit shpirteror, qe kalon individi te cilat nuk mund te sherohen, pa u zgjidhur me pare konflikti shpirteror.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! Empty
MesazhTitulli: Re: Si të ushqehemi, semundje të ndryshme!   Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! EmptyFri Dec 11, 2009 8:25 pm

Por organizmi yne nuk mund ta lejoj qe ky ekuilber ( acido/baziko) te ndryshoje , keshtu qe mundohet te neutralizoje acidrat e tepert ne trup .Ky neutralizim behet duke mbledhur disa sostanca alkaline e kripra te ndryshme minerale te cilat i merr nga rezervat e vet organizmit tone ,mineralet e alkalizuara si ( calcio, potasio ,sodio e magnesio ), psh merren nga kockat nga dhembet dhe nga qelizat e gjith trupit dhe jo vetem i merr por nuk i furnizon rregullisht keto pjese te tij me keto elemente, derisa te vendose ekuilibrin e prishur.Nga kjo mungese pastaj fillojne edhe shenjat e para te semundjeve. Kjo shpjegon ne menyre te qarte se ata qe konsumojne shume uthull, limon apo ushqime te tjera te kesaj natyre i kane dhembet me shum probleme .Ndersa mungesa e potasio e magnesio shkaktojne takikardine pasi qe tre dyja ruajne ekuilbrin e ritmit te zemres sone dhe kur jane poshte nivelit minimal vjen arritmia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! Empty
MesazhTitulli: Re: Si të ushqehemi, semundje të ndryshme!   Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! EmptyFri Dec 11, 2009 8:25 pm

Edhe organet e tjera " emuntori" ( veshkat ,lekura,intestino, etj..) vihen perballe nje pune te sforcuar per te eliminuar acidet e rrezikshme dhe mineralet e teperta qe vijne si rezultat i neutralizimit te mesiperm. Mukosa e ketyre organeve dhe e te tjerave si bronchi,gjendrat e salives ( beshtyma ,pop) , gjendrat e lotit L'utero,etj.. demtohen nga keto lende gerryese te cilat krijojne kushte per probleme te ndryshme si ( ato te lekures,infeksioni microbike,skuqje te pjeseve te ndryshme ,litiasi, ose calcoli (Gure, shqip ) ne pjese te ndryshme te trupit.

Pra sic shihet nga ky shembull ushqimi eshte shum i rendesishem dhe akoma me e rendesishme me c'far ushqehemi dhe si ushqehemi .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! Empty
MesazhTitulli: Re: Si të ushqehemi, semundje të ndryshme!   Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! EmptyFri Dec 11, 2009 8:26 pm

referncat mbi permledhjen e mesiperme jane marre nga:

1-Dale Alexander,"Arthritisand common sense "
witkower press incorporated -hartford, connecticut, usa, 1956

2-P.antognetti , " Latte e formagio " rischi e allergie per adulti e bambini.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! Empty
MesazhTitulli: Re: Si të ushqehemi, semundje të ndryshme!   Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! EmptyFri Dec 11, 2009 8:26 pm

Raportet me te rendesishme ne organizmin tone jane tre :

1-Acido/Baziko (pH )

2-Ossido/ridutivo ( rH )

3-Dieletriko (ro)

Raporti acido/baziko

Te gjitha reaksionet qe kryhen brenda trupit tone dhe qe pregatisin kushtet e domosdoshme per krijimin e nje ambienti ku jeta te jete e mundshme behen brenda disa kritereve nga te cilat me i rendesishmi eshte ai acido/baziko per te patur nje shendet te mire ky raport duhet te jete gjithmon konstant dhe i pandryeshem, por shpesh here krijohen kushte , kur ky raport prishet duke krijuar nje terren shum acid ne te cilen jetojne qelizat por ne raste shum te vecanta , mund edhe te krijohet nje terren shum basik dhe ne te dyja keto kushte lind semundja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! Empty
MesazhTitulli: Re: Si të ushqehemi, semundje të ndryshme!   Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! EmptyFri Dec 11, 2009 8:26 pm

Qeliza eshte e perbere nga nucleo qe ka ne brendesi acidin, dhe citoplazma qe rrethon nuclin (berthamen) dhe qe eshte basike ose alkaline dhe diferenca e ketyre dy poleve eshte me e rendesishme pasi lejon shkembimin e elementeve ushqyes dhe te informacionit ndermjet nuklit dhe citoplazmes dhe vetem ne saje te kesaj diference kryhet shkenmbimi . Pra la bateria jep korent pikerisht sepse polet e saj kane diference elektrike potencialesh.Me kete duhet te kuptojme se ne , pra trupi yne punon si nje bateri , dhe kur mbaron apo shkaterrohet lengu qe ve ne funsionim kete bateri njeriu pushon se jetuari.
Prandaj ne qoftese ambienti ne te cilen jetojne qelizat behet shum acid ky acid hyn ne brendesi te qelizave duke ndryshuar pH-ne e nuklit (berthames Shqip ) te qelizave duke krijuar keshtu lindjen e atyre semundjeve qe quhen "Semundje te degjenerimit qelezor"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! Empty
MesazhTitulli: Re: Si të ushqehemi, semundje të ndryshme!   Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! EmptyFri Dec 11, 2009 8:26 pm

Si krijohen acidet ne organizmin tone

Ne trupin tone gjejme acide te ndryshme disa te dobishem (Si ato qe perbejne lengjet gastrike ) dhe disa te demshem qe kur akumulohen ( grumbullohen shqip) perbejne ceshtjen nr nje per te gjitha semundjet si psh atriti,osteoporosi , dhe Gota.

DY jane burimet kryesore te prodhimit te acidit ne organizmin tone.

1-Shkembimi qelizor

2-Ushqimi

Ketyre mund t'ju shtojme edhe punen djegese qe bejne muskujt tane , dhe gjendja trupore ne temperature ( semundja ) e cila shoqerohet me nje shpejtesi me te madhe metabolike qe vjen nga semundje ematologjike( psh. linfoma, leucemia, ose anemia emolitika ) qe jane situata ne te cilat shtohet proliferazioni dhe vdekja e qelizave organike (psh.. psoriasi)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! Empty
MesazhTitulli: Re: Si të ushqehemi, semundje të ndryshme!   Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! EmptyFri Dec 11, 2009 8:26 pm

1-Shkembimi i qelizave

Shkembimi i qelizave ne trupin tone kryhet ne cdo moment, qelizat e vjetra shkaterrohen, dhe zevendesohen me te reja, dhe pikerisht gjate ketij shkaterrimi berthama e qelizes qe eshte e perbere nga acidet mbas disa kalimeve ne trup krijon acid urik,dhe amoniak.

Ushqimi

Ka lengje ushqimore qe nuk jane aspak acid por disa te tjere jane shum acid psh agrunet (limoni, portokalli,mandarina ,pompelmo), etj... Psh lengu i limonit e ka pH-ne te barabarte me 2.00 deri 2.60 ndersa ushqime te tjera edhe pse nuk jane acid gjate reaksionit kthehen ne acid-urik sepse permbajne shum purine e cila eshte nje substance e bardhe cristaline qe gjendet ne berthamen e qelizes dhe perfaqson nje nga perbersit elementar te DNA.

Per te kuptuar, nese nje ushqim eshte Alkalin apo acid duhet te kontrollohet jashteqitja , dhe nese ne te ka me shume (calcio,potasio,sodio,e magnesio ), eshte alkalin dhe nese ka me shum (clor,azot,zolfo,apo fosfor ), eshte acid.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! Empty
MesazhTitulli: Re: Si të ushqehemi, semundje të ndryshme!   Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! EmptyFri Dec 11, 2009 8:27 pm

Acidi ne ushqime
Organizmi i nje njeriu te shendoshe dhe me energji normalisht eshte ne gjendje qe acidet natyrale te shum ushqimeve te gjalla si psh (limoni,pompelmi,domatja,etj..) ti ktheje ne karbonat alkalin qe jane bazik dhe te dobishem per ekonomine organizmit tone.
Ndersa kur njeriu eshte i lodhur i stresuar apo i semure energjia e nervore e nevojshme per tretjen dhe thithjen e ushqimit nuk eshte e mjaftueshme per te bere keto transformazione dhe ato ngelin ne gjendjen e tyre (acidore) e cila nga ana e saj nepermjet qelizave perfundon ne qarkullimin e gjakut.

Lengjet- Pothuajse te gjitha lengjet, pijet me gas dhe uji anojne me shume te jene acide se Bazike.Psh coca cola e shum tipe te tjera te kesaj natyre e kane pH-ne rreth 2,4 ndersa limoni dhe portokallet nga 2,9 deri ne 3,2.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! Empty
MesazhTitulli: Re: Si të ushqehemi, semundje të ndryshme!   Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! EmptyFri Dec 11, 2009 8:27 pm

Farérat- Te gjith farerat me perjashtim te miglio, lene jashtqitje (fekale )acide gruri (buka, makaronat, brumrat), dhe Avena jane mé acidet nga gjith te tjeret.

Qumshtet-Qumeshti i lopes ka shum acid dhe mund te zevendesohet me ate te deles ose te dhise qe kane shume me pak acid.

Mishrat-Gjate tretjes se mishrave ne organizem krijohet shum acid urik ,melcia e kafsheve mishngrenese e transoformon kete acid ne nje substance me te thjeshte qe quhet " l'allantoina " dhe qe del jasht me urinen , por jo organizmi yne .

Prodhimet te konservuara -Te gjith lengjet e frutave te conservuara jane tej mase acide, edhe qumeshti i koservuar po ashtu pastaj vijne shum prodhime te tjera qe perdorin solucione kimike per ruajtjen e tyre nder vite.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! Empty
MesazhTitulli: Re: Si të ushqehemi, semundje të ndryshme!   Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! EmptyFri Dec 11, 2009 8:27 pm

Acidifikimi organik shkaku i mundshem i te gjitha semundjeve


Mendohet se te gjitha dhimbjet patalogjite ,dhe shkaterrimi i qelizave vjen si rezultat i acidit te tepert ne gjak si rezultat i marrjes se nje mase te madhe te proteinave sidomos ato me origjine shtazore( mish,peshk,pula,sallame e djatherat).
Megjithate edhe proteinat bimore si farerat e dritherave po te consumohen shpesh dhe ne sasi te medha mund te shkaktojne rritjen e acidit ne gjak.
Efekti i nje diete te gjate me shum proteina eshte e demshme per shendetin duke krijuar gumbullime acidrash te cilat trupi nuk arrin dot ti asimiloje apo ti trese.
Psh.Melcia dhe veshka se bashku ne kapacitet te plote perpunojne rreth 8 gram Acid urik ne 24 ore,ndersa 500 gr mish mund te japin gjate tretjes deri ne 18 gr acid urik, dhe nese ju vazhdoni perseri diten tjeter te consumoni mish nje sasi e madhe e ketij acidi nuk do perpunohet qe te dale jashte me urinen, por do grumbullohet ne trupin tone.
Ky fenomen i zgjatur ne kohe mund te provokoje Gotten, reumatismin, dhe shum forma te artrosi.Apo daljen e pucrave ne lekure si psh te " thatet" ne gjuhen popullore ku edhe vete populli me esperiencen e tij thote se po pastrohet gjaku, por ne te vertet eshte nxjerrja jashte nepermjet leures e ketyre acidrave dhe helmeve te tepert ne trupin tone per shkak te nje ushqimi te gabuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! Empty
MesazhTitulli: Re: Si të ushqehemi, semundje të ndryshme!   Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! EmptyFri Dec 11, 2009 8:27 pm

Aciditeti provokon semundjet

Eshte e njohur dhe pranuar nga shum autoritete mjekesore fakti qe shume semundje zhvillohen per shkak te uljes se intesitetit te punes se organeve tona dhe uljes se rezistences se organizmit per shkak te acidifimkimit organik,
duke patur paraysh kete Dr.george w crile drejtoe i klinikes Cril ne Cleveland nje nga kirurget me famos ne bote thote:
Nuk egziston vdekje natyrale te gjithe rastet e vdekjes jane vetem pika e fundit e acidifikimit te oraganizmit ne menyre progresive.

Edhe nje trup i shendetshem semuret kur acidifikimi organik i perditshem arrin nje pike ku organizmi nuk mund ta perballoje me kete akumulim duke u semurur nga Germe te ndryshme, nga i ftohti ,nga lodhja dhe shkaterrimi nervor Prandaj dhe fillon te kunderveproje ne forma te ndryshme si diarre,dhimbje koke ,ftohje, pucra neper lekure sidomos ne fytyre dhe duar reumatizem , skuqje te syve dhe te organave te tjera ,gelbaze ,
ndjesia e te ftohtit, dhe ne fund temperature, ku sejcila prej tyre ka nje emer por me e rendesishmja eshte se kane nje emerues te perbashket nga ku edhe nisen qe eshte aciditeti dhe helmet e shumta qe akumulohen ne trup, dhe ne gjak gje qe paralizon shume jeten e qelizave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! Empty
MesazhTitulli: Re: Si të ushqehemi, semundje të ndryshme!   Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! EmptyFri Dec 11, 2009 8:28 pm

Si krijohet acidi ?
Ne ushqimin e perditshem vera, birra,lengjet e frutave, sidomos ato industrial ushqimet e shpejta si Fast-food, apo ushqimet gjysem te gatshme ,dhe gjysem te ziera , djathrat dhe kosrat , krijojne acid kur i perdorim pa kriter dhe pa mase.Edhe vegjetarianet po te consumojne me shumice drithera si buk ,makarona ,etj.. krijojne acid.
Preokupimi, ankthi, frika,dhe stresi dhe helmet , jane ne gjendje te prodhojne acid .

Ekuilibri acid-bazik
Nga c'ka kemi shkruar me siper, nuk duhet te nenkuptojme qe te zhdukim te gjith acidin nga trupi yne por te ruajme ekuilbirn acido-baziko te organizmit tone.
Trupit tone i nevojitet edhe acidi sepse po te mos kete acid nuk mund te qarkulloj energjia pergjat nervave ne te gjith trupin dhe ne fakt sic kemi thene edhe me lart eshte e nevojshme nje diference elektrike polesh qe ky fluks te levize.
Kur nje pjese e trupit tone semuret apo demtohet ne ate pjese te trupit kemi nje fluks me te madh energjie sepse efekti i pare qe kryen trupi yne eshte shtimi i acidit ne ate pjese te trupit duke rritur keshtu edhe potencialin e kesaj pjese te trupit gje qe ben te rritet energjia qe vjen nga truri yne ne kete pjese dhe perfundimisht edhe shtimi i fluksit te gjakut .Nga sa shkruam me lart mund te kuptojme se shtimi i energjise nervore dhe i fluksit te gjakut sherbejne per te sheruar pjesen e semure apo demtuar.Por nese trupi yne do te punoje per nje kohe te gjate ne keto kushte qelizat e trurit tone nuk mund ta perballojne dot kete situate per nje kohe te gjate gje qe sjell lindjen e problemeve te tjera , prandaj ne kete faze mund te ndryshohet ushqimi perkohesisht duke marre ushqime qe japin acid dhe energji si proteinat nga mishi i fresket ose peshku etj.. por qe pas sherimit duhet kthyer ne regjimin ushqyes normal per te ruajtur perseri kete ekuiliber sepse jeta eshte e mundur vetem kur ndermjet trurit dhe pjeses tjeter se trupit egziston nje diference elektrike polesh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! Empty
MesazhTitulli: Re: Si të ushqehemi, semundje të ndryshme!   Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! EmptyFri Dec 11, 2009 8:28 pm

Eshte zbuluar se aciditeti i tepert ne trup mvaret krejtesisht nga nje diete e gabuar ushquese.Prandaj edhe ilaci me i mire eshte gjetja e nje diete te ekuilbruar .

Egzistojne menyra te ndryshme per matjen e ketij ekuilibri por qe shpesh çojne ne rezultate jo reale duke dhene keshtu receta qe mund ta keqesojne gjendjen e pacientit, kjo sepse ky nivel ndryshon ne baze te reaksioneve kimike te ushqimit qe ne kemi ngrene i cili nuk eshte i njejte cdo dite.
Psh. per te matur kete raport ne fekale mbas nje ushqimi me mish, birre , limon,portokalle nuk eshte i njejte me fekalet e nje ushqimi me , makarona sallat, vaj ulliri , dhe uje pasi i pari do dali acid dhe i dyti bazik. Enjejta gje eshte edhe me urinen apo beshtymen.
Por ne vete jemi ne gjendje ta kuptojme kete sepse ne rastet kur eshte shum acid kemi djegje gjate procesit te jashteqitjes ne anus apo djegje gjate urinimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! Empty
MesazhTitulli: Re: Si të ushqehemi, semundje të ndryshme!   Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! EmptyFri Dec 11, 2009 8:28 pm

Shkaku i vertet i Osteoporosi

Per te mbijetuar trupi yne duhet te mbaje gjakun ne nje raport pH = 7.04. qe eshte nje vlere lehtesisht alkaline dhe nje vlere neutrale do te ishte nga nje raport pH = 7.0.
Kur trupi yne ka nje acidet te tepruar fillon te perdore pjese te kalciumit qe ndodhet ne kocka per te ulur aciditetin ne trup, PSE ? sepse neqoftese nuk vepron ne kete menyre krijohet nje situate rreziku jo vetem per shendetin por per vete mbijetesen e individit.Prandaj ne kete situacion individi humbet minerale te çmuara per trupin te cilat nuk mund te merren nepermjet ushqimit per shkak te ambientit acid qe eshte krijuar ne trup gje qe shkakton semundjen klasike te kockave per munges kalçiumi dhe quhet osteoporosi.
Dhe nese kjo gjendje do te vazhdoje gjate vete qelizat do te acidfikohen, dhe jo vetem shtrati ku ato jetojne duke bere te mundur lindjen e shum semunjeve te tjera.
Disa shenja , kur kemi aciditet te tepruar jane ...Lodhja pa shkak, te ndjerit bosh dhe nervoz, dhimbje te muskujve sidomos ne menyre te papritur me bllokim te muskujve te gjymtureve te siperm dhe te poshtem,Kapsilliku,probleme te tretjes se ushqimit dhe aciditet ne stomak.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! Empty
MesazhTitulli: Re: Si të ushqehemi, semundje të ndryshme!   Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! EmptyFri Dec 11, 2009 8:28 pm

C'do gje qe shohim eshte e ndertuar nga reaksione,asgje nuk krijohet, asgje nuk shkaterrohet ,cdo gje transformohet (ndryshon Shqip ) dhe pikerisht per shkak te ketij transformimi ne jetojme, trupi rritet, ndryshon, semuret, sherohet, plaket, lufton semundjet,dmth cdo dite modifikohet ne drejtim pozitv ose negativ dhe kjo mvaret nga reaksionet kimike qe kryhen ne te.

C'do qenie e gjalle e cdo lloji, dhe tipi jeton per efekt te reaksioneve kimike.

Kur ne marrim nje ilac psh. provokojme nje reaksion kimik i cili na ben qe te kaloj dhimbja e kokes ,ose e stomakut,etj...dhe cdo njera prej tyre shkakton nje reaksion kimik ateher perse mos perdorim ushqimet per te kryer keto lloj reaksionesh kimike pa perdorur ilacet qe shpesh kane edhe efekte anesore te demshme ose shum te demshme per trupin pasi kryejne reaksione te vrullshme dhe te huaja per trupin tone.

Me kete nuk dua te them qe te mos perdoren ilace, por te perdorim ushqimin si nje alternative natyrale ne rastet e mundshme pasi ne raste te tjera ushqimi nuk mund ta zevendesoje ilacin sidomos kur duhet nje efekt i menjehershem apo shum i forte per te ndaluar nje semundje ose ne pamundesi te perdorimit te ushqimit si kure etj...Per kete vitet e fundit kane dale edhe mjeke me diplloma per kimine e njeriut dhe kurimin e tyre nepermjet reaksioneve te ushqimit.
Trupi yne e di se cfar i duhet dhe cfar jo prandaj merr ate qe duhet dhe nxjerr jashte ate qe s'duhet ose eshte e tepert sa me shpesh shkojme ne banjo aq me shum material mbetes nga ushqimet nxjerrim gje qe do te thote se po ushqehimi ne menyre te gabuar njeriu duhet te dale normalisht nje ose dy here ne dite me nje mase totale rreth 150-200 gr skarto.
Kete gje trupi yne e ben cdo dite dhe me sa duket ne semuremi sepse nuk i japim trupit tone ate per te cilin ai ka nevoje ose i japin shpesh te njejten gje dhe ai e nxjerr jashte.

Nje trup i shendetshem nuk eshte ai qe ecen vrapon apo eshte i shendoshe nje trup i shendetshem eshte ai qe nuk semuret por edhe kur semuret pergjigja e imunitetit te tij eshte shum e forte dhe e shpejte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! Empty
MesazhTitulli: Re: Si të ushqehemi, semundje të ndryshme!   Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! EmptyFri Dec 11, 2009 8:28 pm

Per kete ju keshilloj te viheni para pasqyres te nxirrni gjuhen dhe te shikoni se c'far ngjyre ka : normalisht duhet te kete ngjyre te kuqe te celur, siperfaqe te bute , te lengshme dhe me nje shije qe anon pak nga embelsia. Ndersa nje gjuhe me ngjyre te bardhe ne siperfaqe,ose edhe ngjyra te tjera , ( pak si jeshile ne mes ) ,me kokriza te fryra pak, e thate , dhe me shije pak si te hidhur, tregon se aparati tretes nuk punon mire dhe ushqimet nuk treten sic duhet.
Pastaj shikoni fytyren tuaj normalisht duhet te jete me nje lekure te lemuar , pa pucra dhe me ngjyre te njetrajtshme te bardhe, te kuqe apo te verdhe, sipas races.Dhe nese shikoni qe lekura ka pjese te thata ne siperfaqe pucra apo njolla me ngjyra te ndryshme jane shenja qe aparati tretes nuk punon sic duhet dhe ushqimi juaj nuk eshte ai qe ju nevojitet per ate moment.Syte, shikoni syte tuaj ne pjesen e bardhe te tyre nuk duhet te kete kapilare gjaku shume te theksuar apo kuqje te gjith syrit ,,, Ne qoshen e syrit ku bashkohet me hunden nuk duhet te kete njolla te erreta ne lekure qe pastaj zbresin poshte perreth syrit gje qe tregon lodhje .Pjesa e poshteme qe mbulon syrin nuk duhet te jete e fryre apo e varur gje qe te tregon sikur je plakur .Nuk duhet te keni kruarje te syve apo te lekures se fytyres.Keto jane disa shenja fillestare por qe po te vazhdojne per nje kohe te gjate do te kemi skuqje te forta te fytyres me temperatur siperfaqesore te lekures , kruarje dhe djegje te syve gje qe tregon se acidi ne trup ne kete fase eshte i tepert dhe gjate kesaj fase dalin edhe pucra ne fytyr, duar ose pjese te tjera ato shoqerohen me skuqje dhe kruarje ku ne qender te saj lekura fillon te fryhet dhe te forcohet.Kontrolloni dhembet tuaja dhe nese keni nje prishje te tyre ne meyre te shpejte dhe ne te gjith gojen keni probleme me acidin ne trup .Dhe nese ndjeni djegje ne stomak dhe nganjeher edhe deri ne gryke keni acid me tepric,po ashtu edhe nese keni bllokim te muskujve te gjymtyreve pa shkak apo fryrje te barkut keni acid me tepric
Nje tjeter shenje e trupit tone eshte diarrea qe ne kete rast shfaqet e menjehershme sidomos pas nje ushqimi me permbajtje acidi ose kronike dhe nuk arrin te kuptosh arsyen e vertet qe eshte acidi i tepert.
Por, shenjat apo (sinptomat) fillestare jane nje faze e dyte e ketij problemi ndersa fasa e pare nuk ndihet ajo kalon pa kuptuar dhe punon ne nen rogoz ne dem te organizmit tone,dhe per te eliminuar kete fase fillestare duhet te dime si te ushqehemi me nje ushqim te ekuilibruar dhe pa helme industriale.
Megjithate keto shenja nuk jane njesoj per te gjithe pasi cdo trup reagon ne menyra te ndryshme dhe acidi shperthen aty ku gjen piken me te dobet te trupit tone.
Tek femrat disa dite para perfundimit te ciklit dhe disa dit pas perfundimit te ciklit keto shenja nuk duhen te vihen re pasi kane prejardhje tjeter.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! Empty
MesazhTitulli: Re: Si të ushqehemi, semundje të ndryshme!   Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! EmptyFri Dec 11, 2009 8:29 pm

Dieta per ekuilibrimin e acidit ne trup
sqarim mbi dieten per ekuilbrimin e acidit ne trup ...

Per te kuptuar kete diete, duhet lexuar postimi i pare i kasaj teme , dhe duhet bere kujdes ne percaktimin e pozicionit tuaj ,pra nese ju nuk keni asnje problem , nga ato qe paraqiten me larte mund edhe te mos e beni, por edhe nese e shikoni te arsyeshme mund ta beni vetem per disa dite dhe te shikoni nese keni ndonje ndryshim ne trupin tuaj , megjithate dieta nuk eshte aspak e rrezikshme, dhe nuk kufizon sasine e ushqimit qe duhet ngrene , por kufizon vetem ushqimet qe duhen ngrene, per nje periudhe te caktuar kohe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! Empty
MesazhTitulli: Re: Si të ushqehemi, semundje të ndryshme!   Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! EmptyFri Dec 11, 2009 8:29 pm

Qellimi i kesaj diete eshte ekuilibrimi i raportit Acido/Baziko ne trupin tone pa perdorur asnje ilac, qe jane te demshem , dhe qe nuk eliminojne shkakun e prishjes se ketij raporti, por mundohen te eliminojne pasojat e prishjes se ketij raporti ,duke mbrojtur organizmin tone nga acidet nepermjet reaksioneve qe kryhen nga ilacet , te cilat bejne ekuilibrimin e ketij raporti per aq kohe sa ka efekt ilaci , duke na detyruar te blejme gjithmon ilace kur fare mire mund te na keshillojne te perdorim nje ushqim te ekuilbruar , qe ky acid te mos krijohet , por kjo gje nuk i intereson shoqerive farmaceutike, pasi nuk shesin dot me produktet e tyre duke na mesuar sic kane bere deri tani se per cdo semundje duhet paraqitur tek mjeku pastaj ne farmaci per te marre ilacin dhe rrethhi duhet te jete gjithmon ky dhe vetem ky, por kohet kane ndryshuar dhe ky rreth eshte çare duke marre nje forme tjeter .
Paraqitja tek mjeku, gjetja e sakte diagnozes, dhe kurimi me metoda natyrale, ne radhe te pare ushqimi, pastaj edhe barna te ndryshme nga mjekesia popullore , nga te cilat ne fund te fundit dalin edhe ilacet .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! Empty
MesazhTitulli: Re: Si të ushqehemi, semundje të ndryshme!   Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! EmptyFri Dec 11, 2009 8:29 pm

Njohuri

1- Gjate nates trupi yne qendron ne pozicionin shtrire mbi krevat , dhe te gjitha lengjet e trupit, sidomos lengjet tretese te stomakut (acidet) qendrojne per efekt rendese dhe ene komunikuese ne te njejtin nivel, ndersa me ngritjen nga pozicioni shtrire ne kembe te gjtha keto lengje fillojne te levizin per efekt rendese ne pjesen e poshteme te trupit,( fakti qe kur ecim shume apo qendrojme shume ne kembe na fryhen dhe na dhembin kembet eshte pikerisht per kete efekt) dhe ne rastin tone ajo qe na intereson jane acidrat qe jane mbledhur ne stomak gjate nates, ( pasi stomaku leshon vazhdimisht lengjet e tij edhe gjate pushimit na sasi te vogla ) te cilat nepermjet valvoles ,( e cila lejon kalimin e ushqimit vetem ne nje drejtim ) se daljes se ushqimit nga stomaku hyjne ne Intestino( zorra e trashe ) dhe prej aty duhet te neutralizohet nga lengjet e tjera sic jane ato te temthit qe i ulin dhe ndryshojne shkallen e acidit per te mos demtuar vete organizmin.Prandaj dhe ne, pak pas zgjimit kemi uri dhe degjojme zorret qe kercasin , c'far duhet te bejme ?? shume prej shqiptareve i fusin nje teke raki per te djegur " mikrobet " ose akoma me keq nje kacurel( koktei pijesh alkolike me ngjyre ) apo konjak , nje dopio kafe dhe shkojne ne pune per ata qe punojne , gje qe do te thote te hedhesh benzine mbi zjarrin, prandaj dhe shum te rinj ne Shqiperi jane me ulcer ne stomak
Disa te tjere perdorin qumeshtin me biskota ne mengjes gje qe shton perseri acidin, pasi qumeshti eshte shum acid sidomos ai i lopes, kurse i deles dhe dhise me pak biskotat gjithashtu kane gjalpe dhe soluzione kimike per ruajtejen e tyre me perjashtim te atyre qe behen ne shtepi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! Empty
MesazhTitulli: Re: Si të ushqehemi, semundje të ndryshme!   Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! EmptyFri Dec 11, 2009 8:29 pm

C'far duhet bere ??

Duhet ngrene, dhe jo pire duhen ngrene proteina te cilat do te na duhen per te perballuar punet gjate dites, duhen ngrene proteina ne menyre qe te shfrytzojme acidin qe ndodhet ne stomak ne interesin e organizmit tone dhe ne rastin konkret per kuren duhet ngrene mish per ata qe mund te gjejne proshute PARMA ose San Daniele rreth 100 gram proshute te prera holle dhe te futur ne nje ose dy tre panine (buk ) pse proshut ? sepse organizmi yne tret me mire dhe ka nevoje per mish te gjalle se sa te zier. Ne Shqiperi mund te perdoret edhe mishi i thate ne vend te proshutes , pasi ne te ndodhen edhe elemente ushqyes qe shkaterrohen me zjerjen e tij . Sepse jane mish i stazhionuar pa preparate kimike stazhionimi i tyre zgjat deri ne dy vjet ne menyre natyrale te lyer me kripe dhe ne ambient te thate duke i xhiruar ate cdo dite.
Per ata qe nuk kane mundesi te gjejne keto dy lloj proshutash, mund te perdorin mishin e pules( kofshat) pa lekure , i cili duhet ziere ne darke , dhe duhet ngrohur ne mengjes me mikronde me mire, pasi ngrohet me shpejt por ne asnjemenyre ne tigan me vaj ose gjalpe per ate qe nuk ka mikronde ne furre por duhet te jete dikush tjeter qe t'ia pregatise, pasi gjate kohes qe ti merresh me ngrohjen minutat kalojne dhe acidi del nga stomaku, keshtu qe kur ha me vonese ben efekt te kundert ushqimi pret ne stomak derisa ky i fundit te leshoje perseri lengje tretese , ndersa ne na intereson te shfrytzojme ato qe jane dhe qe na demtojne nese i leme te na ikin poshte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! Empty
MesazhTitulli: Re: Si të ushqehemi, semundje të ndryshme!   Si të ushqehemi, semundje të ndryshme! Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Si të ushqehemi, semundje të ndryshme!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» 10 semundje qe sheron Agjerimi
» Impotenca në Kosovë, “sëmundje turpi”
» Një aparat i ri për pacientë me sëmundje në zemër
» Ndonjëherë, dobësia mund jetë një sëmundje
» Kura natyrale ne shtepi per disa semundje
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum