www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Shkaqet e lumturisë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Shkaqet e lumturisë Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shkaqet e lumturisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Shkaqet e lumturisë Empty
MesazhTitulli: Shkaqet e lumturisë   Shkaqet e lumturisë EmptyFri Dec 18, 2009 7:25 am

Falënderimi i takon Zotit të botëve, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi më të nderuarin e të Dërguarve, Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.
Allahu im! Kërkoj mbështetjen Tënde nga katër gjëra: prej diturisë që nuk sjell dobi; prej zemrës që nuk frikësohet; prej një nefsi që nuk ngopet dhe prej lutjes që nuk pranohet!

Të nderuar besimtarë!

Pa dyshim që shkaqet për të pasur një jetë të mirë, me anën e të cilave plotësohet kënaqësia dhe gëzimi dhe largohet shqetësimi e pikëllimi, janë të shumta. Ndër më të rëndësishmet janë:

1. Besimi dhe vepra e mirë

Allahu i Lartësuar thotë: “Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë.” (Nahël, 97)

Njerëzit e besimit janë në rrugë të drejtë dhe të pranuar e të mirënjohur, ata jnë në funksion të së dobishmes. Në anën tjetër përfitojnë gëzimin dhe kënaqësinë, kurse rreziqet, shqetsimet, të pakëndshmet, pikëllimet i pranojnë me durim duke shpresuar në shpërblim.

I Dërguari i Allahut thotë: “Sa e çuditshme është çështja e besimtarit, të gjitha punët e tij janë të mira. Kjo nuk vlen për këdo përveç për besimtarin. Kur ai është në mirëqenie është mirënjohës dhe kjo është gjë e hajrit për të. Por kur bie në fatkeqësi ai duron edhe kjo është gjë e hajrit për të.” (Transmeton Muslimi)

2. Mirësia ndaj krijesave me fjalë, vepër dhe me vlera

Allahu i Lartësuar e nxit si të mirin dhe të keqin për mirësi, por kur besimtarit i plotësohet fati dhe dëshira, atëherë mirësia e tij karakterizohet me sinqeritet dhe duke kërkuar shpërblim nga Allahu, atëherë Allahu ia lehtëson ushtrimin e mirësive dhe ia largon të këqiat. Allahu i Lartësuar thotë: “S’ka kurrfarë të mire në shumë prej bisedave të tyre të fshehta, përveç rastit kur ndokush kërkon që të jepet sadaka ose të kryhet një vepër e mirë apo paqësim ndërmjet njerëzve. Atij që e bën këtë për të fituar kënaqësinë e Allahut, Ne do t’i japim një shpërblim të madh.” (Ennisa, 114)

3. Përmendja e shpeshtë e Allahut

Është njëra ndër arsyet më të mëdha për kënaqësinë dhe paqen e zemrës, për largimin e brengave dhe shqetësimeve. Allahu i Lartësuar thotë: “Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!” (Rad, 28)

4. Fokusimi i mendjes në punët e rëndësishme ditore, duke e lënë anash frikën për të ardhmen dhe keqardhjen për të kaluarën

Kështu e përmirëson personi të tashmen dhe vazhdimisht përpiqet dhe angazhohet për vlera. I Dërguari i Allahut thotë: “Përpiqu për atë që të bën dobi, kërko ndihmën e Allahut dhe mos u ligështo. Por nëse të godet ndonjë gjë, mos thuaj: “sikur të kisha veprua kështu do të ishtë kështu”, por thuaj “caktimi i Allahut dhe bën si të dojë”. Sepse “lev-sikur” hap veprimet e shejtanit.” (Transmeton Muslimi)

5. Angazhimi me vepra të mira ose me shkenca të dobishme, me të cilat qetëson veten
Këto e largojnë zemrën prej angazhimeve që sjellin shqetësim dhe nervozizëm.

Të nderuar besimtarë!

Këto pesë porosi të zgjedhura për ju ua bëjnë jetën të lumtur nëse dëshironi të jeni fatlum. E përmbyllim këtë hytbe me fjalët e Allahut të Lartësuar: “Kurse fatlumët, do të hyjnë në xhenet, ku do të qëndrojnë përherë, derisa të jenë qiejt dhe toka, veç si të dojë Zoti yt. Kjo është dhuratë e pandërprerë.” (Hud, 108)



Përgatiti: Ulvi Fejzullahu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Shkaqet e lumturisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» ligjeratë e rrallë| 'Realiteti i lumturisë' - Enis Rama
» KONCEPTI I FAQES PSIKOLOGJIA ISLAME:MANUAL I VËRTET I LUMTURISË
» SHKAQET E NDIHMËS SË ALLAHUT
» Te fiketit, shkaqet dhe parandalimi
» Astma, shkaqet e semundjes
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum