www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


SHKAQET E NDIHMËS SË ALLAHUT  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


SHKAQET E NDIHMËS SË ALLAHUT  Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 SHKAQET E NDIHMËS SË ALLAHUT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

SHKAQET E NDIHMËS SË ALLAHUT  Empty
MesazhTitulli: SHKAQET E NDIHMËS SË ALLAHUT    SHKAQET E NDIHMËS SË ALLAHUT  EmptyWed Aug 18, 2010 6:12 am

Allahu subhanehu ue teala thotë: “Ndihma vjen vetëm prej Allahut, ngadhënjyesit, të urtit”. (Ali Imran, 126). Po ashtu thotë: “Kështu pra, po sikur të dojë Allahu, Ai do të hakmerrej ndaj tyre, por Ai dëshiron t’ju sprovojë njërin me tjetrin”. (Muhamed, 4).

Allahu ka caktuar shkaqe për ndihmën e Tij, që në qoftë se muslimanët i plotësojnë këto shkaqe, Allahu i ndihmon ata kundër armiqve.

Këto shkaqe janë përmendur në Librin e Allahut, ku Allahu subhanehu ue teala thotë: “Është e vërtetë se ky Kuran udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta”. Isra, 9; që domethënë; cilësinë e cila është më e përsosur, dhe thotë: “A nuk e kuptoni se Ne ua shpallëm librin në të cilin gjendet krenaria juaj?”. Enbija, 10. Në këtë Kuran Fisnik gjendet nderi, krenaria dhe ndihma jonë: “Asgjë nuk kemi lënë pas dore nga evidenca”. Enamë, 38. Mësimi i Librit të Allahut dhe pasimi i tij është origjina e çdo mirësie. O Allah, na e bëj të dobishme atë që na mësove, na mëso atë që na bën dobi dhe na e shto dijen.
Në vijim do të përmendim shkaqet e ndihmës së Allahut:
1- Besimi: është një prej shkaqeve më të mëdha të ndihmës, Allahu i Madhëruar thotë: “E mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshpëroni (shpirtërisht) sepse ju jeni më të lartit, po qe se jeni besimtarë të sinqertë”. Ali Imran, 139 dhe thotë: “Allahu kurrsesi nuk u mundëson jobesimtarëve mbizotërim të plotë mbi besimtarët”. Nisa, 141 “Allahu largon dëmet e idhujtarëve ndaj atyre që besuan”. Haxh, 38 “sepse Allahu është me besimtarët”. Enfal, 19 “Detyrim Yni ishte të ndihmojmë besimtarët”. Rum, 47 “Ne patjetër do të ndihmojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote, edhe ata që besuan, e edhe në ditën e prezantimit të dëshmive”. Gafir, 51 “Ndërsa e tërë krenaria i takon Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve”. Munafikun, 8.
Kushtet e besimit janë gjashtë: “Të besosh Allahun, melaqet, librat, pejgamberët, ditën e Fundit, caktimin e Allahut në të mirë dhe të keqe”. Këto janë bazat e besimit të shëndoshë të sqaruar në Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit, sal-lallahu alejhi ue selem, ky është besimi i sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta, dhe i atyre që i pasuan ata. “Në qoftë se ata besuan ashtu siç besuat ju, ata vërtet kanë gjetur rrugën e drejtë, e nëse refuzojnë, atëherë ata janë kundërshtarë, po ty (Muhamed) kundër tyre do të mjaftojë Allahu. Ai është dëgjuesi, i dijshmi.”. Bekare, 137.
2- Veprat e mira: ku bashkohen dy kushtet: sinqeriteti për Allahun dhe pasimi i të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem. Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Vepër e mirë është ajo që është e pastër nga syefaqësia, e përkufizuar me Sunet”. Allahu thotë: “Atyre nga mesi juaj, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, Allahu u premtoi se do t’i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si i pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t’ju dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillët janë ata më të prishurit”. Nur, 55.
3- Devotshmëria: është zbatimi i urdhrave dhe largimi nga ndalesat, devotshmëria e plotë arrihet me zbatimin e gjërave të pëlqyera dhe largimin nga gjërat e urryera dhe shmangia nga dyshimet. Allahu, subhanehu ue teala thotë: “S’ka dyshim se toka është e Allahut, ia lë në trashëgim atij që do nga robërit e tij, e ardhmja e lumtur është për të devotshmit”. Araf, 128 “...kini frikë nga Allahu e ta dini se Allahu është me të devotshmit”. Bekare, 194 që domethënë; është me ta në ndihmë dhe në përkrahje.
4- Të përmendurit dhe lutja e Allahut: Allahu thotë: “O ju që besuat, kur të konfrontoheni me ndonjë grup, përqendrohuni dhe përmendni çdo herë Allahun, që ta arrini fitoren e dëshiruar”. Enfal, 45 “A nuk është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës”. Neml, 62 “Përkujtoni kur kërkuat ndihmë prej Zotit tuaj, e Ai u është përgjigjur: “Unë do t’ju ndihmoj me një mijë engjëj që vijnë një pas një”. Enfal, 9.
5- Bashkimi i fjalës në Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit, sal-lallahu alejhi ue selem, mosgrindja dhe mospërçarja: Allahu subhanehu ue teala thotë: “Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin e Allahut, e mos u përçani”. Ali Imran, 103. Litari i Allahut është Libri i Tij dhe të kapurit për të nënkupton pasimin e Sunetit të të Dërguarit, sal-lallahu alejhi ue selem. Allahu ka urdhëruar pasimin e Sunetit në Kuran, ku edhe na thotë: “Dhe respektojeni Allahun e të Dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete, e të dobësoheni e ta humbni fuqinë. Të jeni të durueshëm se Allahu është me të durueshmit”. Enfal, 46. Nuk ka mundësi tjetër për bashkimin e fjalës në Kuran dhe Sunet veçse me mësimin sa më të mirë të Kuranit dhe Sunetit, duke u kujdesur për të vepruar me këtë dituri të dobishme, vetëm atëherë mund të ketë një fjalë të përbashkët në të vërtetë dhe të largohet përçarja, mirëpo duhet pasur me doemos drejtësi dhe zemërgjerësi në çështjet e mendimit ndryshe.
6- Miqësimi me besimtarët dhe armiqësimi i zullumqarëve: Allahu subhanehu ue teala thotë: “E kush ka për mik Allahun, të Dërguarin e Tij dhe ata që besuan, s’ka dyshim se ana e Allahut është ngadhënjyese”. Maide, 56 dhe thotë: “Dhe mos anoni nga ata që bënë zullum, e për atë shkak t’ju kapë zjarri, sepse përveç Allahut nuk keni mbrojtës, e mbeteni të pandihmuar”. Hud, 113. Patjetër duhet pasur miqësi dhe armiqësi, peshorja është devotshmëria: “e s’ka dyshim se tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është i ruajtur”. Huxhurat, 13. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej miqësisë dhe armiqësisë së grupeve, partive etj., gjëra të cilat shpien deri në armiqësimin nga ana e besimtarëve dhe miqësimin me zullumqarët.
A do të kthjellohen bamirësit që kanë rënë në këto grupime të injorancës? Pse nuk pendohen tek Allahu? “Pritet që Allahu të verë miqësi ndërmjet jush dhe atyre që kishit armiqësi, Allahu është i fuqishëm, Allahu fal mëkatet, është mëshirues”. Mumtehine, 7.
7- Ndihma ndaj Allahut: duke praktikuar ligjet e Tij në veten, familjen, të afërmit dhe të largëtit, urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja, të gjithë këto me sa keni mundësi; Allahu, subhanehu ue teala thotë: “O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) Allahun, Ai ju ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja”. Muhamed, 7. “E Allahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se Allahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues. (Ai ndihmon) Ata që kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes. Allahut i takon përfundimi i çështjeve”. Haxh, 40-41.
8- Sakrifikimi i shpirtit, pasurisë, kohës, pozitës dhe gjërave të tjera për hir të besimit dhe luftës në rrugë të Allahut: Allahu i Madhëruar thotë: “Allahu bleu prej besimtarëve shpirtrat dhe pasurinë e tyre me xhenet. Luftojnë në rrugën e Allahut, vrasin dhe vriten. (Allahu dha) Premtim të cilin e vërtetoi në Tevrat, Inxhil e Kuran. E kush është zbatues më i sigurt i premtimit të vet se Allahu? Pra, gëzojuni tregtisë që bëtë me Të. Ky është sukses i madh”. Teube, 111. “Thuaj (o i Dërguar): “Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që fituat, tregtia që frikësoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se Allahu, se i Dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë pritni derisa Allahu të sjellë vendimin e Tij. Allahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur”. Teube, 24. “Le të luftojnë në rrugën e Allahut, ata që e japin jetën e kësaj bote për botën tjetër”. Nisa, 74 që domethënë shesin jetën e kësaj bote dhe çfarë ka në të nga kënaqësitë mashtruese me ahiretin e përhershëm: “E dihet se jeta e botës tjetër është më e dobishme dhe e përjetshme”. Aëla, 17.
9- Përgatitja e forcës sipas mundësisë: Allahu subhanehu ue teala thotë: “E ju përgatituni sa të keni mundësi force e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre (që tradhtojnë) e me të (me përgatitje), ta frikësoni armikun e Allahut, armikun tuaj dhe të tjerët, të cilët ju nuk i dini (se kush janë), e Allahu i di ata. Çfarëdo që shpenzoni për rrugën e Allahut, ajo do t’ju kompensohet dhe nuk do t’ju bëhet padrejtë”. Enfal, 60; pra, Allahu na ka urdhëruar që të përgatisim kundër armiqve atë fuqi që kemi mundësi, e nuk ka thënë: atë që është më e lehtë, por “sa të keni mundësi force”, këtu fjala forcë ka ardhur në trajtën e pashquar, përfshin në vetvete të gjitha forcat që kemi mundësi të përgatisim kundër armiqve dhe Allahu nuk na detyron më shumë se atë që kemi mundësi.
10- Durimi: Allahu subhanehu ue teala thotë: “Po, në qoftë se ju bëheni të durueshëm dhe ruheni (mëkateve), dinakëria e tyre nuk do t’ju dëmtojë aspak. Është e sigurt se Allahu e ka në dorë atë që punojnë ata”. Ali Imran, 120 “Nëse prej jush janë njëzet të durueshëm (trima të fuqishëm), do t’i mundni dyqind”. Enfal, 65 “O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgatitur dhe që të shpëtoni, ruajuni dënimit të Allahut”. Ali Imran, 200 “E atij populli që ishte i nënshtruar i trashëguam lindje e perëndim të tokës, që Ne e bekuam (me të mira), ndërsa për durimin që patën, u plotësua fjala më e mirë (premtimi i vërtetë) e Zotit ndaj beni israilëve; rrënuam atë që bënte faraoni i tij, si dhe atë që kishin ndërtuar ata”. Araf, 137.
11- Mbështetja tek Allahu: është të mbështetesh me zemër tek Allahu në kërkimin e dobisë dhe largimin e dëmit, atë fetare apo të kësaj bote, duke i bërë shkaqet përkatëse; Allahu thotë: “Nëse Allahu dëshiron t’ju ndihmojë, s’ka kush që mund t’ju mposhtë, e nëse Ai ju lë pa ndihmë, atëherë kush është ai pas Tij, që do t’ju ndihmojë? Pra, vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët”. Ali Imran, 160.
12- Luftimi nën një flamur me një udhëheqës: Allahu subhanehu ue teala thotë: “O ju që besuat, bindjuni Allahut, respektoni të Dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë tek Allahu (te libri i Tij) dhe tek i Dërguari, po qe se i besoni Allahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë”. Nisa, 59 “A nuk ke marrë vesh për parinë e bijve të israilit pas Musait? Kur i patën thënë një të dërguari të tyre: “Cakto për ne një sundues e të luftojmë në rrugën e Allahut”. Bekare, 246 “Allahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij, të rreshtuar si të jenë ndërtesë e fortifikuar”. Saf, 4.
Këto janë shkaqet e ndihmës që nëse i përmbushim do të na ndihmojë Allahu, e Allahu nuk e thyen premtimin. Po ashtu nëse ne ia kthejmë shpinën Atij, Allahu do ta ndihmojë fenë e Tij edhe pa ne; Allahu subhanehu ue teala thotë: “Allahu s’ka farë nevoje, e ju jeni të varfër (keni nevojë). Po nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju”. Muhamed, 38. Allahu do t’i përmirësojë të fundmit e këtij umeti, ashtu siç i ka përmirësuar të parët e këtij umeti. Imam Ahmedi në librin “Zuhd” përcjell hadithin e Abdullah ibën Amrit, se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Përmirësimi i parë i këtij umeti është me asketizëm dhe bindje, ndërsa do të shkatërrohet fundi i tij me koprraci dhe shpresë”.
O Allah, bëje Kuranin pranverë të zemrave tona, dritë të gjokseve tonë, shkëlqim i pikëllimeve, largim i brengave, o Allah bëje hisen tonë prej tij, sikurse hisen e robërve të tu bamirës, Ti je Zoti ynë, na ndihmo kundër popullit zullumqar, i pastër është Zoti i Gjithëfuqishëm nga ajo që ata i përshkruajnë, çdo e mirë qoftë ndaj të dërguarve dhe falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin, mbi familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij.
Marrë nga revista mujore islame “Al Bayan” /257/
Muhamed el Matari

Përktheu: Shpend ZENELI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shaban Cakolli
Forum Legend
Forum Legend
Shaban Cakolli

Numri i postimeve : 6018
Data regjis. : 14/08/2010

SHKAQET E NDIHMËS SË ALLAHUT  Empty
MesazhTitulli: Re: SHKAQET E NDIHMËS SË ALLAHUT    SHKAQET E NDIHMËS SË ALLAHUT  EmptyWed Aug 18, 2010 6:36 am

vertete mesime te mira,lutem Zoti te na ndihmoj te i vejme ne praktike
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

SHKAQET E NDIHMËS SË ALLAHUT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Infermieret (ët) dhe personeli tjetër ndihmës mjekësor
» SHBA: Ndihmës sekretari i INL, viziton Kosovën
» Shkaqet e lumturisë
» Te fiketit, shkaqet dhe parandalimi
» Astma, shkaqet e semundjes
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum