www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.

Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti Mir_se10

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz

PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 
 Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti Empty
MesazhTitulli: Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti   Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti EmptySat Dec 26, 2009 11:17 pm

NË LËKURË TË HUAJ

gjithçka dhemb

e të shemb

edhe një thnegël

në lëkurë të huaj

vetëm djalli është i qetë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti Empty
MesazhTitulli: Re: Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti   Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti EmptySat Dec 26, 2009 11:17 pm

FJALË E KËPUTUR

Në bebëzën e syrit

kështjella ngrita

pa gurë

pikturën e gjakut

e bëre gabimisht

goja të mbeti hapur

fjalë e këputur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti Empty
MesazhTitulli: Re: Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti   Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti EmptySat Dec 26, 2009 11:18 pm

ERA

Vjen horizontalisht

me kahje e pa kahje

me ftohtësi në zemër

e me lajme gjithëfarësh

nga të gjitha anët meridianet

nata e merr n'përqafim

njerëzit e duan

vetëm kur mjegullën shpërndan
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti Empty
MesazhTitulli: Re: Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti   Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti EmptySat Dec 26, 2009 11:18 pm

KARADAKU

U ngrit

mbi gurë

kafka e eshtra

Burimet

ende rrjedhin gjak

Unë them

është i kuq e i bardhë

legjenda thotë

është i zi

në të zezën kujtimet

në të kuqen mundimet

në të bardhën

vetëm plisi

legjenda iku

Karadaku mbet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti Empty
MesazhTitulli: Re: Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti   Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti EmptySat Dec 26, 2009 11:18 pm

KËMBËZBATHURIT

Maje gishti

e n' thembër

gjak

këmbëzbathurit e mi

me ëndërr në sy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti Empty
MesazhTitulli: Re: Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti   Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti EmptySat Dec 26, 2009 11:19 pm

DURO SHKËMB

Duro shkëmb

rrebeshe e stuhi

me vetëtimë

e kurrë mos plas

edhe kur dallgët

të dërmojnë

duro shkëmb

shkumë vreri të zi

e mos plas

derisa detërat

të shterrin

pa pikë uji

të mbesin

duro e mos plas
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti Empty
MesazhTitulli: Re: Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti   Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti EmptySat Dec 26, 2009 11:19 pm

MOS MË THUANI PROMETHE

E AS ZOT TË MËKATIT

Unë nuk jam Promethe

as zot*

jam vetëm një dëshirë

një meteor

një lundër n'oqean

nuk jam Promethe

as zot

jam zjarri

lot malli në sy të Tanushës

s'jam zot i mëkateve

as Promethe jam
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti Empty
MesazhTitulli: Re: Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti   Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti EmptySat Dec 26, 2009 11:20 pm

ZGJIMI I KËNGËS

Në mua diçka zgjohet

rubaira të zjarrta dalin

muri i kështjellës rrënohet

dhe një këngë epshet kall

diku në qiell

kasnecët ruajnë zjarr n' qepallë

mallin ua ngrohë ai diell

si engjullin n' përrallë

fije bari t'vdekur

tinguj zemre

nga bukuria e këngës

zgjohen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti Empty
MesazhTitulli: Re: Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti   Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti EmptySat Dec 26, 2009 11:20 pm

KUR FLET SHPIRTI

Kur flet shpirti

lumenjtë trazohen

retë ngatërrohen

kështjellat dridhen

shpellat mbyllen

oqeanet tunden

e ndizen meridianet

kur flet shpirti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti Empty
MesazhTitulli: Re: Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti   Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti EmptySat Dec 26, 2009 11:21 pm

PRITJE

Tërë natën e lume

shiu rrapëtiu strehëve

një dritë e zbehtë

brenda mureve

heshtjen theu

grua nyndë

tërë natën e lume

në shi u la
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti Empty
MesazhTitulli: Re: Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti   Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti EmptySat Dec 26, 2009 11:22 pm

GRUA

Në shtatin tënd ndjej erë bari

shndërrohem në ëndërr

ti i zgjat duart kah qielli

diçka të re kërkon

unë dua të ta gjej

uri në sy

etje në buzët e tua

sa desha të të mbaj në duar

të të ndryj në zemër

e të shkrihem

të shkrihem n'lëkurën tënde
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti Empty
MesazhTitulli: Re: Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti   Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti EmptySat Dec 26, 2009 11:22 pm

NUK DI TË THUR VARGJE

PËR DASHURI

Pëllumbi im

krahëthyer e sqeppërgjakur

dhimbën tënde ma jep

dhimbës sime t'ja shtoj

e të nisem vrap

në prehër të dashurës t'i bie

lotin n'vetmi t'ja pi

se unë nuk di të shkruaj

vargje për dashuri...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti Empty
MesazhTitulli: Re: Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti   Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti EmptySat Dec 26, 2009 11:22 pm

MESNATË NË DHOMË

Në dhomë

unë ti e mesnata

me një trëndafil në buzë

e një gazele të harbuar

qerpikun rëndon heshtja

trishtim përpinë

lehja e qenve

sirenat e ndihmave të shpejta

mesnata vetëvritet

në mua në ty

e kush s'dëshmon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti Empty
MesazhTitulli: Re: Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti   Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti EmptySat Dec 26, 2009 11:23 pm

KLITHJE E PËRMALLIM

- Ridvan Shabanit, gruas së tij Mevludes dhe bijve të tyre Arburimit e Mërgimit nga Miratoca e Preshevës, të cilët një natë me shi u dogjën në zjarrin që u shkaktua në ndërtesën ku banonin në Kopenhagë të Danimarkës

1.

Vjeshtë e vdekur e natë e errët

gjethe të zverdhura e shi

në sytë e përlotur

larg nga ju

rrapllon llamarina e dritareve të mia

e në xham currilet e ujit

vizatojnë rrugët e gjata të mallit -

rrugët e klithmave

2.

Zjarri në shi

vdekjet po i radhit

e vaji i trishtimit

shpërthen kupën e qiellit

3.

Hej,

nata e zjarri nuk kanë mëshirë

për shpirtërat njomakë

4.

Vjeshtë e vdekur

në sytë e përlotur

shi në natën e errët

rrapllon

dritareve t'mia

currilet

vizatojnë rrugët e gjata

të pritjeve

5.

Natë

shi i imtë

vjeshtë e vdekur

në sytë e mi të përlotur

larg nga ju

me mija kilometra

rrapllon

rrapllon

llamarina e dritareve t'mia

e në xham

currilet e ujit

vizatojnë rrugët e gjata -

mallin klithmave
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti Empty
MesazhTitulli: Re: Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti   Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti EmptySat Dec 26, 2009 11:24 pm

DHEMBJA E PAMBARIM

(Nënës)

Nëpër motet e lëvarura

mallin n'shami t'ditës e shkeva

Nënë, dhembja ime - valë

loti im i parë

Ngushllim i shpirtit

dhembjen time

stinëve ia fala

në bebëza të kohës

Nënë, rrufe malli në shpirtin tim

lot të pambarim...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti Empty
MesazhTitulli: Re: Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti   Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti EmptySat Dec 26, 2009 11:25 pm

VDEKJEN TËNDE

(Demir Demirit)

Ec e ec e ec në kujtime

gjethet bien të zverdhura, në kurriz toke -

bien edhe në zemrën time

o, mjerë ajo loke!

shpirti turbullohet me retë,

nëpër hapsirë rigojnë

shiu e stuhitë, gjethet - na mbulojnë.

ec e ec e ec në kujtime,

nëpër atë hark jete -

plot mallëngjime!

medet - sa i vogël ai plumb i vdekjes

e sa i madh loti për ty!

- Oh, edhe gjethet në pikëllim janë ndry!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti Empty
MesazhTitulli: Re: Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti   Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti EmptySat Dec 26, 2009 11:25 pm

PËRHERË ME TY

H. D.

Kur zbardh dita

horizonteve të pambarim

shoh buzëqeshjen tënde

në çdo lule të çelur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti Empty
MesazhTitulli: Re: Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti   Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti EmptySat Dec 26, 2009 11:26 pm

SHTEGTAR DITËSH

Çdo ditë më shpërthen nga një dëshirë në gji

që atë zog ta prekë n'krahërorin mitar

dëshiroj të më agojë ajo pranverë, inxhi

e të më sjellë më të bukurin thesar

një det dëshirash përditë rritet në mua

e unë si në ëndërr, ua ndiej thirrjet stuhi

po, këngën e zjarrtë me gjithë shpirt e dua

ajo le të mbetet më e dashura mrekulli

... ditët ikin, në dukje, pa kuptim të vërtetë

unë gjendem përherë më afër qëllimit -

pluhuri i harresës kurrë s'do të më tretë

kjo është dashuri e flakë ngadhnjimi

rrugë gjer te freskimi i haresë që s'përsëritet,
të më shpjerë në breg të atij lumi të blertë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content

Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti Empty
MesazhTitulli: Re: Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti   Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Cikel poetik nga Nexhmedin Mehmeti

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Cikel poetik per dashurine
» CIKËL POETIK NGA ALBANA IDRIZI
» Edona Beqiri - Cikël Poetik
» NJERIU, NJË LEGJENDË (Cikël poetik)
» CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA"TOKË DARDANE";Shaban Cakolli
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Letërsia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum