www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Vitamina E - Dieta ushqimore Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Vitamina E - Dieta ushqimore Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Vitamina E - Dieta ushqimore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Vitamina E - Dieta ushqimore Empty
MesazhTitulli: Vitamina E - Dieta ushqimore   Vitamina E - Dieta ushqimore EmptyTue Dec 29, 2009 2:45 am




Thuajse gjithmonë ka mbizotëruar mendimi se vitamina E mund të ndihmojë për pakësimin e rrezikut nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Por një studim i ri tregon se tek njerëzit me probleme nga këto sëmundje, vitamina E aktualisht e shton këtë rrezik.

Megjithatë, autorët e studimit theksojnë se pjesmarrësit në studim u trajtuan me doza të larta vitamine E, rreth 400 miligramë në ditë, dhe se njerëzit duhet të përpiqen të konsumojnë çdo ditë rreth 15 miligramë vitaminë E, e cila mund të gjendet lehtë në një ditetë të balancuar ushqimore.

Pas një operacioni bajpass të katërfishtë, Jim Hill filloi përpjekjet për të pakësuar rrezikun e problemeve të tjera në zemër. Ai kishte dëgjuar se vitamina E mund të ndihmonte në këtë drejtim. Gjatë një bisede me mjekun kardeolog, Jimmi u interesua rreth vitaminës E. Mjeku i tha se lidhur me këtë çështje nuk ishte kryer ndonjë studim, por nuk do të bënte gabim edhe nëse fillonte të merrte vitaminë E.

Por një studim i ri botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë, tregon se vitamina E mund t’u bëjë dëm personave si Jimmi, mbi moshën 55 vjeç, me probleme të kaluara në zemër, apo me diabet.

Mjekja Eva Lonn thotë se tek personat me rrezik të lartë sëmundjesh, vitamina E nuk parandalon sëmundjet kardiovaksulare, dhe bllokimin e artereve të gjakut në tru, gjithashtu kjo vitaminë nuk parandalon kancerin.

Gjatë studimit u vu re se vitamina E rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ky studim u krye nga mjekja Eva Lonn, pranë universitetit Makmaster në Anterio të Kanadasë, së bashku me kolegët e nga Shtetet e Bashkuara dhe 13 vende të tjera. Ata morrën në shqyrtim të dhënat shëndetësore të mbi 9 mijë pacientëve për afro 10 vjet me radhë.

Mjekja Lonn thotë se tek 40 përqind e pacientëve që morrën 400 miligram vitaminë E në ditë u vu re një rritje dramatike e rrezikut të shtrimit në spital si pasojë e problemeve në zemër. Ajo thotë se mjekët dhe pacientët duhet të rishqyrtojnë nevojën e përdorimit të vitaminës E. Ekziston mendimi se marrja e vitaminës E edhe nëse nuk sjell ndonjë të mirë, ajo nuk shkakton ndonjë dëm. Por kjo nuk është e vërtetë, thotë mjekja Lonn duke treguar rezultatet e studimit.

Përsa i përket Jimm Hillit, ai thotë se pas këtij studimi, vitamina E nuk është më në listën e ilaçeve që ai merr për të shmangur problemet në zemër.

Dieta ushqimore

Njerëzit që përpiqen të humbasin peshën e tepërt shpesh detyrohen t’i nënshtrohen dietave të ndryhme ushqimore. Kohët e fundit, shkencëtarët morrën në shqyrtim 4 ditetat ushqimore më të përdorura për të parë se cila prej tyre është më e mira për uljen e rrezikut të prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Rezultatet treguan se çdo dietë mund të jetë e efektëshme, megjithatë njerëzit duhet të zgjedhin atë dietë që i përshtatet organizmit të tyre. Secili nga këta katër persona provuan nga një dietë të ndryshme, në kuadër të studimit për të para se cila prej dietave është e e efektëshme për rënien nga pesha dhe për uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Deborah thotë se ajo humbi 15 kilogram dhe tensioni i gjakut dhe niveli i kolesterinës pësoi ulje. Deborah iu nënshtrua dietës Atkins, por sipas studimit, të gjitha dietat ishin njësoj të efektëshme për rënien nga pesha dhe parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Doktor Majkëll Dansinxher thotë se gjatë studimit u vu re se të katër dietat dhanë rezultate të mira përsa i përket pakësimit të rrezikut nga sëmundjet e zemrës, por kjo ndodhi vetëm tek ata persona që e respektuan dietën për një vit. Mes pjesmarrësve në studim, vetëm 25 përqind e tyre mundën ta respektonin dietën ashtu siç duhej.

Studimi u krye nga doktor Dansinxher u universitteit Tafts dhe kolegët e tij pranë qëndrës mjekësore të Nju Englandit. Doktor Dansinxher thotë se për studimin e tyre ata zgjodhën 160 persona me probleme në zemër, me tension të lartë gjaku, apo nivel të lartë sheqeri e kolesterine dhe u thanë t’i nënshtroheshin dietës për një vit. Gjatë 2 muajve të parë, pjesmarrësit morën pjesë në seminare të ndryshme mbi rëndësinë e respektimit të dietës.

Doktor Dansinxher thotë se gjatë se gjatë dy muajve të parë të gjithë u treguan të rreptë përsa i përket respektimit të dietës, por më vonë, shumë prej pjesmarrësve e kishin të vështirë. Pjesmarrësit në studim ranë nga pesha mesatarisht 5 kilogram. Dieta Atkins dha rezultate të mira për shtimin e kolesterinës së mirë, ndërsa dieta Ornish tregoi rezultate në uljen e nivelit të kolesterinës së keqe. Doktor Dansinxher thotë se personat që kanë në plan t’i nënshrohen një dijete, duhet të këshillohen me mjekun për të përcaktuar se cila prej dietave është më e efektëshme për organizmin e tyre. Shpesh duhen provuar shumë dieta para se të gjendet dieta e përshtatëshme afatgjate, thotë doktor Dansinxher. Por mbi të gjitha ka rëndësi respektimi i dietës, pasi asnjë dietë nuk jep rezultat në se ajo nuk zbatohet me rreptësi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Vitamina E - Dieta ushqimore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Dieta me Molla – Dieta Me 3 Molla Ne Dite
» Helmimet, produktet ushqimore qe sjellin probleme ne organizem
» Vitamina D dhe mrekullite e saj
» Vitamina C nuk mbron nga ftohja
» Vitamina C ndihmon në prodhimin e qelizave amë?
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum