www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Helmimet, produktet ushqimore qe sjellin probleme ne organizem Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Helmimet, produktet ushqimore qe sjellin probleme ne organizem Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Helmimet, produktet ushqimore qe sjellin probleme ne organizem

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Helmimet, produktet ushqimore qe sjellin probleme ne organizem Empty
MesazhTitulli: Helmimet, produktet ushqimore qe sjellin probleme ne organizem   Helmimet, produktet ushqimore qe sjellin probleme ne organizem EmptyMon Dec 27, 2010 9:26 am

Helmimet nga produktet ushqimore po bëhen gjithnjë e më problematike në këtë stinë të nxehtë. Këtë fakt e dëshmon numri i lartë i pacientëve që paraqiten çdo ditë pranë spitalit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për të marrë ndihëm mjekësore. Çdo ditë pranë spitalit Infektiv në Tiranë paraqiten rreth 110 raste me simptoma të helmimit. Sipas mjekëve infeksionist, pranë këtij spitali, këtë vit gastrointeritetet kanë qenë më të shpeshta. Origjina e këtyre helmimeve, po sipas këtyre mjekëve, kanë qenë ushqimet, të cilat shpesh blihen nga qytetarët në shitës ambulatorë që tregtojnë në rrugët e Tiranës, por helmimet këtë vit, kanë qenë edhe nga uji. Grupmosha që shënon dhe rastet me të shpeshta të helmimeve këtë verë ka qenë ajo 25-30 vjeç, ndërkohë që mjekët konfirmojnë se ka pasur dhe disa raste të rënda të shtruar në spitalin Infektiv si pasojë e helmimeve dhe kryesisht kanë qenë të moshës 60 vjeç. Ndonëse temperaturat e larta të muajve korrik dhe gusht nuk do të jenë më të pranishme gjatë ditëve në vijim, çka sjell dhe ulje të rrezikut nga helmimet, mjekët sërish i bëjnë apel qytetarëve që të ruajnë higjienën e ushqimeve dhe ujit që përdorin, pasi kjo është dhe një masë sipas tyre, jo vetëm për të parandaluar gastroenteritet sezonale, por edhe virusin A/H1N1. Ky apel muajt e fundit është përsëritur shpesh edhe nga përfaqësuesit e OBSH-së në vendin tonë.
Ushqimet
Duke marrë shkas nga situata e krijuar, mjekët infeksionist shpjegojnë se cilat janë ushqimet më të rrezikshme që stimulojnë helmimet ushqimore. Ndërkohë, ata japin edhe disa këshilla se si duhet të konsumohen produktet ushqimore dhe në çfarë kushtesh duhet të ruhen. Produktet ushqimore më problematike në stinën e nxehtë për të shfaqur helmime janë ato që kontaminohen mjaft lehtë dhe bëhen si rezervuar të mikrobeve. Këtu përfshihen ushqime të tilla si: veza, mishi, qumështi, kryesisht mishi që nuk terminohet mirë dhe që është i ruajtur në kushte jo të mira higjienike; ai mishi i grirë, mishi i pulës, që mbahen të ngrirë për një kohë të gjatë dhe varet se në ç’kushte frigoriferike ruhen dhe për sa kohë. Një problem tjetër që mjekët hasin me helmimet ushqimore është kur konsumohen ushqime në disa pika jo të kontrolluara mirë, ose kur personi që i përgatit ato, nuk i ruan në higjienë të lartë, si për shembull, problematike janë majonezat, të cilat kanë vezën në përbërje e tyre, se si ruhen në këto fast-foode apo sallami dhe mishi, mënyra pra se si i ruajnë këto. Pra, me këto produkte nuk është problem produkti vetë, por kushtet që ruhet ky produkt. Mirë është që ushqimet e përgatitura, si supat, gjellët dhe çdo gjë tjetër, duhet të konsumohen në çast në stinën e verës. Ruajtja e tyre prej disa orësh në frigorifer, mund të pranohet, por nuk duhet të kalohen mbi 12-15 orë. Mirë është që këto ushqime të mos konsumohen më. Ose nëse do të konsumoheshin, mirë është që t’u nënshtroheshin një edhe një herë kushteve termike të forta, si rivlimit.
Shkaktarët
Sëmundjet diarreike akute shkaktohen nga agjentë patogjenë, si baktere, viruse ose protozoarë dhe mund të zhvillohen si shqetësime të lehta të zorrëve e deri në sëmundje të rrufeshme, që vënë në rrezik jetën. Dekadat e fundit është arritur veçimi i agjentëve etiologjikë specifikë dhe numri i tyre vjen duke u shtuar. Disa nga shkaktarët e sëmundjeve diarreike dhe helmimeve ushqimore janë disa mikrobe dhe viruse (Të tilla janë escherichia coli enterotoksigjene, clostridium perfingensm staphylococus aureusm. Viruset coxsackie, viruset echo dhe rotaviruset, etj). Shkaktarët ndodhen në ajër, ujë dhe ushqime të kontaminuara, kafshë shtëpiake dhe të egra bartëse të këtyre mikrobeve, njerëz të sëmurë, ose bartës të tyre. Insektet mund të jetë transportues pasivë, sidomos për viruset. Periudha më e favorshme për përhapjen e tyre është stina e verës dhe sidomos periudha korrik-tetor. Këto lloj infeksionesh gati gjithmonë merren nga goja, zakonisht nga gëlltitja e ushqimit ose pijeve të helmuara. Çdo prodhim ushqimor është një burim potencial për infektimin e njeriut. Burim për helmimin e ushqimit ose pijes mund të jenë njerëz mbartës pa klinikë, por burimi kryesor i infeksionit të njeriut është rezervuari i gjerë i salmonelave në kafshët e ulëta.
Shfaqja
Incidenca e lartë e infeksionit të përpunimit të ushqimeve dhe të prodhimit të tyre në sasi të mëdha shtojnë rrezikun e infektimit të njerëzve. Mishi kontaminohet me shumë rrugë, por më të zakonshmet janë infeksioni natyror i vetë kafshëve të përdorura si mish dhe i gjithë pajisjeve që përdoren gjatë therjes ose përpunimit. Vezët ose produktet e vezëve duke përfshirë vezët e thata ose të ngrira janë gjithashtu burim i zakonshëm infeksioni. Nga speciet e ndryshme të kafshëve, shpezët shtëpiake duke përfshirë pulat, gjelat e detit, rosat dhe vezët e produktet e vezëve përbëjnë një rezervuar të gjerë të infeksionit dhe burimin më të shpeshtë për infektimin e njerëzve. Është e rëndësishme të shënohet që temperaturat e larta shkatërrojnë shumicën e mikrobeve, por temperaturat e ulëta mund të mos pengojnë zhvillimin e tyre. Disa nga mikrobet mund të qëndrojnë shumë gjatë dhe në pluhur. Gjithashtu ushqimi ose pijet mund të kontaminohen nga minjtë, macet, insektet ose parazitë të tjerë, që strehojnë këto mikroorganizma.

Si trajtohen rastet me helmime ushqimore

Trajtimi i helmimeve ushqimore është i lidhur ngushtë me stadin e sëmundjes dhe llojin e mikrobit. Zëvendësimi i lëngjeve dhe kripërave minerale është kushti i parë. Në format e lehta dhe kur nuk ka të vjella, marrja bëhet nga goja. Në format më të rënda, me temperaturë, të vjella të shumta, diarre dhe dhimbje barku, mjekimi bëhet intravenoz me perfuzione (serume) që mund të arrijnë disa litra në 24 orë, elektrolit, kortikoid dhe antibiotikë. Duhet theksuar që jo çdo helmim kërkon përdorim antibiotikësh. Antibiotikët e përdorur pa kriter mund të zgjasin dekursin e sëmundjes. Ndërsa kortizonikët jepen në raste të veçanta. Duhet të kihet parasysh se edhe disa ditë ose javë pas kalimit të sëmundjes, pacienti eliminon mikrobe, prandaj trajtimi i zgjatur i tyre ka shumë rëndësi. E vetmja mënyrë për të parandaluar helmimet ushqimore është zbatimi i rregullave higjienike dhe teknologjike në përgatitjen e ushqimit. Mbrojtësja më e rëndësishme është higjiena vetjake. Duhet të tregohet mjaft kujdes në restorante, fast-foode dhe në konsumimin apo përgatitjen e prodhimeve të detit.

Më të rrezikuarit
Helmimet ushqimore nuk kanë preferencë, as moshë. Por moshat që e kalojnë më rëndë janë moshat ekstrem, si fëmijët dhe të moshuarit. Të moshuarit, për faktin se ata mund të kenë edhe sëmundje të tjera shoqëruese, mbivendosjen e një helmimi, sigurisht që organizmi i tyre nuk e përballon dot. Kurse te fëmijët, për shkak të dehidrimit shoqërohet me më shumë probleme. Ndërsa të rriturit mund të konsumojnë më tepër lëngje apo të jenë më koshientë dhe e kalojnë më lehtë helmimin.

Qumështi problem
Nënproduktet e tij nuk para japin probleme me helmimet ushqimore, pasi kanë mënyrën e përgatitjes, duke iu nënshtruar fermentimeve. Kurse vetë qumështi është produkt që kontaminohet shumë shpejt. Mirë është që të ruhen në kushte frigoriferike. Përgjithësisht, qumështi që nuk valon dhe që tregtohet në kartonë, duhet konsumuar sa më shpejt, maksimumi brenda 2 ditëve, kurse qumështi që zihet, siguron pastërtinë nga ana bakteriale, por humbet vlerat ushqimore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Helmimet, produktet ushqimore qe sjellin probleme ne organizem

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Efektet e vitamines K ne organizem
» Produktet bimore për dobësim
» Moyes: Paratë sjellin sukses
» Moyes: Paratë sjellin sukses
» Rreziqet qe sjellin qente e pavaksionuar
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi :: Këshilla.-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum