www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Produktet bimore për dobësim Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Produktet bimore për dobësim Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Produktet bimore për dobësim

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Edoni
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Edoni

Numri i postimeve : 9966
Data regjis. : 24/12/2009
Age : 36
Location : Ku bon knusi Vo :P

Produktet bimore për dobësim Empty
MesazhTitulli: Produktet bimore për dobësim   Produktet bimore për dobësim EmptyTue Dec 28, 2010 4:47 am




Produktet bimore për dobësim Taraxacum-officinale-300x224Taraxacum officinale .Karakteristikat e kësaj bime si favorizuese në funksionin tretës dhe depurativ të organizmit rrisin rëndësinë e saj si ndihmëse në dietat për uljen e peshës dhe përmirësimin e funksioneve osteoartikulare.
Taraxaco ka shumë përdorime tradicionale si për shembull ai përdoret si laksativ i lehtë, tonik i mëlçisë, diuretik dhe depurativ dhe antiedematoz. Rrënja, që përbën dhe pjesën e bimës që ka vetitë e mësipërme përmban fruktozë, taraxacoside, laktone të hidhura, triterpeni, laktoni sesquiterpenike, sterole etj. Karakteristikat e kësaj bime si favorizuese në funksionin tretës dhe depurativ të organizmit rrisin rëndësinë e saj si ndihmëse në dietat për uljen e peshës dhe përmirësimin e funksioneve osteoartikulare.
Produktet bimore për dobësim Mormodica-300x213Mormodica (Bitter lemon)
Është një bimë që rritet në Azi dhe përdoret nga vendasit edhe në ushqimin e përditshëm. Kjo bimë ka efekt ipoglicemizant, pra ul nivelin e sheqerit në gjak, prandaj dhe përdoret në dietat e ndryshme për dobësim, sepse ndikon në metabolizmin e sheqernave.
Për efektet që ka kjo bimë nuk rekomandohet të merret nga persona që vuajnë nga ipoglicemia (nivele të ulëta të sheqerit në gjak) dhe nga gratë shtatzëne (edhe pse nuk ka studime të mirëfillta që konfirmojnë këtë kundërndikim). Kjo bimë është e pasur me vitamina dhe minerale si hekur, kalcium, fosfor, kalium, fibra ushqimore, vitaminë A, C, B1, B3 etj. Përdorime të tjera të kësaj bime janë në: HIV/AIDS, tumore, diabet, etj.
Produktet bimore për dobësim ColeusColeus
Coleus përmban një substancë të quajtur forskolin, që duke stimuluar gjëndrën tiroide bën të mundur humbjen e yndyrave. Por në ndryshim nga efedrina që është përdorur shpesh për këtë qëllim, forskolina nuk ka efekte anësore si rritje e tensionit, takikardi, nervozizëm dhe shqetësime të sistemit nervor si efedrina. Me kalimin e viteve është gjithnjë e më e vështirë të humbet pesha nën ndikimin e substancave si kafeina, ose duke stimuluar gjëndrën tiroide ose insulinën. Forskolina është parë që anulon këtë humbje sensibiliteti duke ripristinuar një nivel metabolik të djegies së yndyrave si në një organizëm të ri.
Kjo është një avantazh plus për moshat mbi 40-vjeç te të cilët pilulat dhe sistemet e dobësimit të tipeve të tjera nuk janë shumë efektive. Dhe së fundmi, është parë që forskolina ruan muskujt gjatë dietave për dobësim. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse dihet që një pjesë e konsiderueshme e peshës së humbur nga dietat dobësuese i përket muskujve që i jep formën trupit dhe djeg kaloritë. Kjo është arsyeja që shpesh personat në dietë në fund të saj kanë një paraqitje më pak të kënaqshme edhe pse kanë humbur peshë.
Produktet bimore për dobësim Kromi-182x300Kromi
Kromi është një mineral esencial që ndihmon organizmin të djegë kaloritë, të humbë yndyrat dhe peshën duke ruajtur muskujt. Kromi ndihmon organizmin të normalizohet nga pikëpamja metabolike dhe stabilizon “fazën” për një dobësim të sigurt dhe afatgjatë. Pjesa më e madhe e amerikanëve që hanë shumë karbohidrate dhe yndyra zhvillojnë një gjendje në të cilën trupi dërgon kalori në qelizat dhjamore për ta konservuar aty në vend që ta dërgojë në muskuj për ta transformuar në energji. Kjo bën që jo vetëm të rritet sasia e dhjamit, por edhe ajo e kolesterolit në gjak. Kromi i kombinuar me një dietë të ekuilibruar dhe ushtrime fizike mundëson uljen e peshës. Në prani të një sasie të caktuar kromi organizmi i “dërgon” kaloritë në vendin e duhur dhe ndihmon trupin të djegë yndyrat. Kromi ndihmon gjithashtu edhe për të mbajtur nën kontroll oreksin.
Produktet bimore për dobësim Glucomanani-300x225Glucomanani (Amorphophallus konjac)
Rrënja e bimës së konjakut përmban glukomanan që falë fibrave të tretshme, në prani të ujit fryhet duke thithur deri në 100 herë volumin e saj dhe duke bërë që të ndihemi të ngopur me stomakun plot. Përveç kësaj, kjo bimë ul absorbimin e sheqernave, yndyrave dhe kripërave biliare duke rregulluar edhe nivelin e kolesterolit.
Produktet bimore për dobësim Kajsi-300x212Kajsia
Kajsia përdoret në dietat për dobësim, sepse ka një efekt laksativ duke ndihmuar transitin intestinal që shpesh është më i ulur në personat mbipeshe. Grupet kërkimore në universitetin e Okayames prej vitesh kanë fokusuar vëmendjen e tyre te Cassia nomame (kajsia) duke analizuar në fillim gjethet ku kanë gjetur luteolinen si komponent të rëndësishëm me aktivitet inibitor mbi lipazën pankreatike, substancë kjo në gjendje të ndihmojë në ruajtjen e nivelit fiziologjik të triglicerideve.
Produktet bimore për dobësim Banaba-300x225Banaba
Është një bimë që rritet në Azinë orientale dhe që përdoret kryesisht si hipoglicemizante dhe kundër obezitetit. Principi aktiv të cilit i detyrohen vetitë ipoglicemizante është acidi corosolic që ka një mekanizëm veprimi insulin-like edhe kur merret nga goja, favorizon përdorimin e glukozës nga qelizat dhe prandaj e quajnë fito-insulinë. Kjo veti e saj e ka bërë që të shihet si trajtim me interes dhe në personat që vuajnë nga diabeti (që janë insulin-vartës), por shumë më pak në diabetin juvenil.
Pa diskutim që të shikohet efikasiteti duhet të ndiqet nga një stil jetese korrekt dhe i ekuilibruar. Studimet klinike kanë parë që marrja e banabes vetëm për 4 javë fillon të japë rezultate të kënaqshme dhe përveç kësaj efekti zgjat deri në një muaj pas marrjes. Lëvizja fluktuante e niveleve të glukozës në gjak stimulon urinë dhe dëshirën për të ngrënë sidomos të ëmbëlsirave, pra duke rregulluar nivelin e sheqerit në gjak mund të kontrollohet më mirë marrja e ushqimeve pra dhe rënia në peshë.
Produktet bimore për dobësim Acidi-corosolicAcidi corosolic
Përveç gluicemisë, acidi corosolic inibon diferencimin e adipociteve (qelizat në citoplazmën e të cilave depozitohen yndyrat dhe që formojnë indin dhjamor), duke ndihmuar edhe një herë në rënien në peshë. Përveç uljes së glicemisë nga studime të ndryshme është parë edhe një ulje e yndyrave në mëlçi si rrjedhojë e uljes së akumulimit të triglicerideve duke ekuilibruar kështu situacionin total të yndyrave. Përdorimi i dozave nga 8-48mg të acidit korosolic nuk ka dhënë probleme toksiciteti, prandaj mund të quhet një bimë e sigurt për dobësim. Megjithatë, për mungesë të studimeve klinike është më mirë të mos përdoret në shtatzëni.
Kjo bimë gjen përdorim në uljen e niveleve të sheqerit në gjak, në mbipeshë, për të luftuar urinë nervore që vjen si rrjedhojë e fluktuacioneve të nivelit të glicemisë dhe për të përmirësuar yndyrat në përgjithësi.
Produktet bimore për dobësim
Primum
Genzian
Ortica
Betulla
Crescione
Cicoria
Prugna
Carciofo
Bardana
Zn, Mg, K
Cellsol dren
Pilosella
Orthosiphon (the di giava)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Produktet bimore për dobësim

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Produktet bimore për dobësim
» Produktet bimore që forcojnë imunitetin e organizmit
» Vetëvendosje: Do t’i bllokojmë produktet e Serbisë
» 10 produktet elektronike më të kërkuara në internet
» Helmimet, produktet ushqimore qe sjellin probleme ne organizem
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi :: Këshilla.-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum