www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Dhembet (dentes) Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Dhembet (dentes) Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dhembet (dentes)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Dhembet (dentes) Empty
MesazhTitulli: Dhembet (dentes)   Dhembet (dentes) EmptyTue Dec 29, 2009 2:46 am



Indeksi i kariesit (sëmundjes së dhëmbëve) tek shqiptarët është shumë i lartë, ndërkohë që kujdesi për mbajtjen dhe kontrollin e rregullt të gojës lë ende për të dëshiruar. Ky është një nga problemet që ka trajtuar konferenca e dhjetë kombëtare e stomatologjisë, e cila ka mbledhur stomatologë nga gjithë vendi. Sipas specialistëve, problemi i kariesit është një nga më të ndeshurit në vendin tonë, për kurimin dhe parandalimin e të cilit është e nevojshme të merren masa. Kështu, sipas përfaqësueses së Ministrisë së Shëndetësisë në këtë sektor, do të nisë së shpejti një projekt pilot, fillimisht në disa shkolla fillore e kopshte të Tiranës, ku fëmijët do të marrin tableta për forcimin e dhëmbëve. Më pas, do të shihet mundësia për zgjerimin e projektit edhe në rrethe të tjera. Ndërkaq, është theksuar edhe shtimi pa masë i këtij shërbimi, mjerisht në mënyrë joharmonike në vend. Sipas statistikave numërohet një dentist për 300 shqiptarë, ndërkohë që në vendet e tjera numërohet një dentist për 1000-1600 banorë. Shtimi i klinikave dentare dhe përqëndrimi në Tiranë, vazhdon të mbetet problem, ndërkohë që veri e verilindja cilësohen si vende me mungesë të theksuar të këtij shërbimi. Gjithsej numërohen 1000 klinika të licensuara, 200 prej të cilave vitin e shkuar.Karia eshte nje problem qe egziston kudo.
Nje nga menyrat per parandalimin e karies eshte administrimi i tabletave te florit i cili ka si avantazh dozimin individual ne baze te moshes,perqendrimit te florit ne uje dhe ne ushqime,kushteve klimatike etj. Per te qene sa me eficiente administrimi duhet filluar qe te grate shtatezane,duke vazhduar tek nenat qe ushqejne femijet me gji dhe deri ne femijet e moshes 14 vjec.
Peshtyma gjithashtu influencon procesin karios si nga kantitatea dhe nga kaliteti i saj.
Ne nje studim mbi karien dentare ne VIPEHOLM u konstatua qe pacientet qe kishin nje regjim ushimor te pasur ne yndyrna dhe te varfer ne karbonitrate,dmth sheqerna kishin nje perqindje shume te vogel kariesh. Ne momentin qe shtohen disa karamele ne ushqim menjehere shfaqet nje shtim i numrit te karieve.
Me i predispozuari per karie eshte molari i pare(6 vjec) ku karia mund te shfaqet pikerisht ne momentin e daljes se dhemballes.PASTAT E DHEMBEVE
Asnje paste dhembesh nuk i ben dhembet me te bardha panvarisht qe reklamat thone te kunderten. Pasta heq njollat nga dhembet po kurre nuk i zbardh ato.
Fluori eshte lenda me e rendesishme e pastes te dhembeve. Ai forcon dhembet dhe rrit qendrueshmerine e tyre ndaj sulmuesve te acideve. Fluori gjithashtu frenon gerryerjet e dhembeve. Mos blini pasta qe nuk permbajne fluor.
Ne europe % me e madhe e fluorit qe duhet te permbaje nje paste dhembesh eshte 0.15% mund te jete e shkruar dhe si 1500ppm.
Dy lloj floresh mund te perdoren ne nje paste dhembesh fluorid natriumi dhe monofluorfosfat natriumi.
Qe fluori te jape efektin me te madh ne goje dhembet duhet te lahen dy here ne dite para ngrenies te mengjesit dhe pas ngrenies se darkes.
Furca nuk duhet meshuar forte dhe levizur me te shpejte gjate larjes se dhembeve.Zbardhja e dhembve
Dhembet mund ti zbardhim, per te afruar nje buzeqeshje te bukur, per te eleminuar njollat neper dhembe dhe per te eleminuar c`ngjyresimin e tyre.
Pse cngjyrosen dhembet?
-mosha, moidifikime kimike te dhembve, ilacet e mara ne moshe te vogel (tetraciklina), konsumimi i shumte i kafese, duhanit, pepsit, coca coles, si dhe per shkaqe gjenetike!.Disa persona mund te kene thjesht ngjyren e smaltit me te erret se te tjeret!
Zbardhja, eshte nje proces kimik, per te hapur nuancen e dhembve, mund te praktikohet ne kabinet dhe ne shtepi, gjithmon duke perdorur materialin e pergatitur nga dentisi (xhel). Vendoset ne nje amprente (si ato te boksiereve) dhe mbahet 2-3 ore ne goje , me teper praktikohet naten, per reth 10 dite!
Metoda tjeter eshte dhe "Laseri", i shoqeruar gjithmone me "xhelin e zbardhjes",
Efektet pozitive:...mirmbajtja e aspektit te jashtem, nje te qeshur te bukur, me rinor dhe plot jete
Efektet negative.....Efekti i vonshem, (pas 2-3 javesh pas tratamentit, deri ne nje vit, (varet nga perberja), dhimbje te mishit te dhembeve, sensibilitate ne te ftohte dhe ne te ngrohte (ushqime, pije)...por qe qetesohesh me BUPOPROFENPasta e dhëmbëve, fijet pastruese dhe furça e dhëmbëve nuk janë instrumentat e vetëm për të patur dhëmbë të shëndetshëm dhe të bukur. Dhe ushqimet kanë një rol të rëndësishëm për të luftuar kariesin, për të patur një frymëmarrje sa më të këndëshme dhe për të larguar gurëzat. Dieta është e nevojshme për të eleminuar grumbullimin e gurëzave dhe pllakëzave mbi dhëmbë. Disa ushqime në veçanti, ato të pasura me fibra, vitamina dhe kripëra minerale, mund të kontribuojnë në higjenën e gojës duke ndaluar formimin e kariesit, duke e bërë smaltin më të bardhë dhe duke lehtësuar frymëmarrjen.
Një gojë e freskët dhe e shëndetëshme.
Mjaft më me erën e rëndë, njollat e errta në dhëmbë, gurëzat bezdisëse.Ushqimet që vendos në tavolinë çdo ditë mund të të dhurojnë një buzëqeshje të shkëlqyer. Ja çfarë duhet të zgjedhësh..
Në qoftë se dëshiron të kesh dhëmbë shumë të bardhë..
Vendos në tavolinë ushqime që favorizojnë vetdetersionin, psh lëri rrugë të lirë sherebelës. Përdor gjethet e freskëta që funksionojnë si një furçë natyrale. Sipërfaqja e tyre e ashpër funksionon njëlloj si një makinë fshirëse. Për të arritur rezultate sa më të mira dhe për të pastruar në thellësi, është e nevojshme që ta lëvizim gjethen me gishtin tregues mbi dhëmbë dhe mishëra. Të përkryera janë dhe sallatrat, mollët, portokallet, finokët që janë të pasur me fibra dhe përbëjnë një element zbardhues mbi dhëmbët tuaj.
Pi të paktën 2 litra ujë në ditë dhe mbaje në gojë si të ishe duke bërë një shplarje: kështu pastron dhëmbët dhe rimineralizon smaltin. Në të vërtetë në ujë ka gjurmë fluori, një substancë që bllokon aktivitetin e bakterieve që favorizojnë kariesin, për këtë arsye herë pas here ha ndonjë kivi apo sallatë me domate që janë njëlloj të pasura me këto minerale.
Mos i përjashto nga dieta qumështin, djathërat e freskët dhe thjerrëzat; përmbajnë fosfor, një komponent i rëndësishëm i smaltit që ndikon në rimineralizimin e dhëmbëve.Kundër kariesit
Arrat dhe drithërat ekuilibrojnë pehashin e pështymës duke forcuar kalciumin e dhëmbëve.
Përdor mjaltin në vend të sheqerit; përmban vitamina dhe kripëra minerale të çmuara për shëndetin e gojës dhe të dhëmbëve.
Thuaji po perimeve: kanë një rol të rëndësishëm veçanërisht në se konsumohen të njoma për veprimin e tyre detergjent mbi sipërfaqen e dhëmbëve. E njëjta gjë vlen dhe për frutat e freskëta.
Qumështi dhe kosi janë një burim kalciumi, fosfori dhe kripërash të tjera minerale që janë përbërës të dhëmbëve. Mund t`i konsumosh shpesh duke i përdorur të skremuar, më pak të pasur me yndyrëra dhe kalori.
Drithërat dhe zarzavatet bishtajore janë të pasura me zink, ndërsa toni, merluci dhe salmoni përmbajnë selen, dy elemente që të ndihmojnë të kesh dhëmbë të shëndetshëm dhe të bukur.
Përdor në gatimet e tua vajin e ullirit. Është i pasur me vitaminë E që ka një rol mbrojtës për mukozën e gojës dhe pengon zhvillimin e bakterieve përgjegjës për shkaktimin e kariesit.PER ATO QE KANE PROBLEME ME DHEMBALLAT E PJEKURISE
Eshte nje problem qe haset shpesh here pasi pas moshes 18 vjec. Normailisht fillon te dalin dhemballet e pjekurise te cilet mund te pengohen per shkak te pozicionit, per shkak te hapesires mandibulare ose maxilare qe kane persona te ndryshem.
(Duhet patjeter kontrollimi me ane te grafise) Ne momentin e daljes dhemballa arrin te dale nga kocka por per disa komplikime perngohet nga mishi i dhembeve dhe shkakton enjtje dhe dhimbje. Mund te kete dhe infektime prandaj eshte e rekomandueshme nje kontroll tek mjeku stomatollog.
Keto dhimbje mund te perseriten disa hera deri ne daljen e plote te dhemballes. Keto dhemballe jo gjithmone mund te hiqen. Eshte stomatologu ai qe vendos nese mund beje hyjje kirurgjikale apo thjesht nje prerje te vogel te gingise per te lehtesuar daljen e dhembit.
Ky rast per te lehtesuar dhimbjen shoqerohet me qetesues dhe antibiotike per te shmangur infektimin: psh-Bupoprofen, Nurofen, Novocalmin.TRAJTIMI PA DHIMBJE I DHEMBEVE NEPERMJET LAZERIT
Nje vegel me lazer me funksion te dyfishte dhe e frymezuar nga teknologjia e hapesires Nasas mund te zevendesoje gerryesin dhe skalpelin e dentistit. Kjo vegel eshte e afte te gerryeje dhembin duke e bere gati per mbushje si edhe mund te perdoret per operacion te mishit te dhembeve.
Kjo behet e mundur nepermjet ndryshimit te gjatesise se valeve te rezeve lazer.
Kjo pajisje nuk shkakton dhimbje. Dhembi i mbushur do te jete me i fuqishem sepse lazeri do te heqe nje copez me te vogel te dhembit te shendoshe nga cfare ben vegla gerryese e dentistit.KERCITJA E DHEMBEVE NATEN
Kush kercet dhembet naten ne gjume eshte duke bluar nje problem-qofte ai mekanik apo shpirteror. Kercitja e dhembeve ne gjume nuk eshte ndonje dukuri e ralle te njerezit. Sipas nje studimi qe u be ne 13000 veta ne Gjermani, Angli, Itali doli se me teper 8% e te pyeturve i kercisni dhembet te pakten nje here ne jave.
Kjo kercitje jep dhimbje koke, nofulle, kockash apo shtrengim te muskujve te fytyres. Kercitja dhe ferkimet me kalimin e kohes japin gervishtje apo dhe vrima neper dhembe.
Per te penguar kete demtim eshte perdorimi i nje proteze lekure artificiale qe u vishet dhembeve duke penguar keshtu gerrryerjen e tyre.
Mjekimi i mishrave të dhëmbëve
Një mjet i ri i përdorur nga stomatologët në Shtetet e Bashkuara, garanton mjekimin pa dhimbje të mishrave të dhëmbëve. Shumë njerëz kanë nevojë të shkojnë tek dentisti, por kanë frikë kur mendojnë dhimbjet që u duhet të provojnë.ILACI i quajtur Orakiks eshte për të mpirë mishrat, pa nevojën e përdorimit të gjilpërës, dhe në këtë mënyrë të jetë në gjendje të pastrojë mishtrat e dhëmbëve pa i shkaktuar dhimbje pacienteve. Orakiks nuk përdoret në rastet e mbushjes së dhëmbëve ose kundër dhimbjeve të dhëmballës, por është me shumë efektivitet kundër plagëve në mishrat e dhëmbëve. Paisja që shpërndan orakiksin i ngjan një gjilpëre, por maja e saj është e butë dhe në këtë mënyrë ilaçi mund të dërgohet drejt e në plagë pa shkaktuar dhimbje. Plaga mpihet brenda 30 sekondave nga koha e vendosjes së ilaçit dhe mpirja apo anestezia lokale zgjat 20 minuta. Mishtrat e dhëmbëve kur janë të shëndetshëm pakësojnë dukshëm rastet e infeksioneve dhe parandalojnë sëmundje. Tani, falë kësaj anestezie pa gjilpërë, mishrat e dhëmbëve të pacienteve janë të shëndetshëm dhe nuk kane më frikë të shkojne përsëri për pastrimin e rregullt të tyre.Vitaminat dhe mineralet që të shpëtojnë dhëmbët
Hijeshia dhe buzëqeshja jote varen shumë nga shëndeti i dhëmbëve dhe i mishrave të tyre. Por mos harro që jo vetëm një higjenë e keqe e gojës, por dhe një ushqim i keq mund të shkaktojë shqetësime si kariesin, dobësim të dhëmbeve, inflamacione. Në veçanti bëj kujdes nga mungesa e vitaminave dhe kripërave minerale. Shiko se cilat nga këto nuk duhet të mungojnë kurrë dhe ushqimet se ku mund t`i gjesh.
Vitamina A
Ndihmon për të mbajtur fluide mukozën e gojës. Është e pranishme tek perimet, tek fruta si kajsia dhe pjepri dhe tek karrotat, patatet e ëmbla dhe tek spinaqi.
Vitamina C
Forcon mishrat e dhëmbëve dhe kontribuon në një qarkullim të mirë pas dëmtimit të dhëmbëve. Burime të mira të vitaminës C janë dhe perimet dhe frutat e freskëta, në veçanti agrumet, domatet dhe specat.
Vitamina D
Influencon në rritjen dhe shëndetin e dhëmbëve. Është me shumicë tek qumështi, por dhe tek vaji i peshkut. Mungesa e saj provokon dobësim të dhëmbëve.
Vitamina E
Mbron nga "rrënjët e lira" pra nga plakja, indet dhe mukozat e gojës. Gjendet tek vaji i sojës dhe perimet me fletë të gjelbra si spinaqi.
Vitamina KËshtë e nevojshme për mpiksjen e gjakut për të evituar kështu gjakrrjedhjen në mishrat e dhëmbëve. Për ta gjetur mjafton të hash rrepa, lakra dhe spinaq.
Kalciumi
Forcon kockat dhe dhëmbët. Merr pjesë në mpiksjen e gjakut dhe kontraktimeve muskulare. Gjendet me shumicë tek qumështi, kosi, djathërat e freskët dhe salmoni.
Fosfori
Është një përbërës shumë i rëndësishëm i indit kockor, i smaltit dhe i sementit të dhëmbëve. Gjendet pothuajse tek të gjitha ushqimet, por në mënyrë të bollshme tek mishi, peshku, frutat e thata dhe drithërat.
Magnezi
Së bashku me kalciumin dhe fosforin është një nga tre elementet më të rëndëishëm për shëndetin e dhëmbëve. Gjendet në sasi të mëdha tek frutat e freskëta tek peshku dhe tek të gjithë drithërat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Dhembet (dentes)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Si të kujdesemi për dhëmbët
» Theja dhëmbët dhe ndukja mustaqet !!
» Pijet energjike demtojne dhembet
» Vera e bardhë dëmton dhëmbët
» Ushqimi gjatë natës dëmton dhëmbët
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum