www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Si të kujdesemi për dhëmbët Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Si të kujdesemi për dhëmbët Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Si të kujdesemi për dhëmbët

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit
lola

Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 34
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

Si të kujdesemi për dhëmbët Empty
MesazhTitulli: Si të kujdesemi për dhëmbët   Si të kujdesemi për dhëmbët EmptySat Nov 20, 2010 2:25 am

Larja e dhëmbëve rregullisht dhe përdorimi i fillit dentar ndihmon në shëndetin e dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve, si dhe parandalon kariesin dentar dhe sëmundjet e mishit të dhëmbëve.

Higjiena e gojës parandalon problemet dentare kryesisht formimin e pllakës dentare dhe gurrëzave, të cilat janë faktorët kryesorë në krijimin e problemeve të mishit të dhëmbëve si dhe kariesit (prishja e dhëmbëve).

Pllaka dentare është nje depozitim i bardhë dhe i butë i cili krijohet në sipërfaqet e dhëmbëve. Formohet kur bakteriet (sporet) bashkohen me pështymën dhe ushqimin. Pllaka përmban rreth 400 lloje bakteriesh. Ju mund të hiqni atë duke mbajtur një higjenë të mirë të gojës.

Sëmundjet e mishit të dhëmbëve janë shkaktarët kryesorë në humbjen e dhëmbëve në moshat e vjetra. Është gjithashtu shkaktari kryesor i erës së keqe të gojës (halitosis). Megjithatë sëmundjet e mishrave të dhëmbëve në shumicën e rasteve janë të shërueshme.

s Është e rëndësishme që të bëhet zakon pasja e një higjiene të mirë të gojës duke përdorur furçën dhe fillin dentar çdo ditë.
Ja disa keshilla:

Dhëmbet duhet të lahen të paktën dy herë në ditë.
Përdorni furçë me fije të buta.
Koka e furçës duhet të jetë aq e vogël sa të futet në të gjithë pjesët e gojës.
Furça si rregull duhet të ndërrohet çdo 3-4 muaj.
Shumë njerëz mendojnë se një furçë elektronike kryen një pastrim më të mirë prandaj ato janë bërë kaq shumë popullore kohët e fundit.
Është e këshillueshme që të përdoret një pastë dhëmbësh që të përmbajë fluorid (fluoride ndihmon në parandalimin e kariesit).
Filli dentar duhet të përdoret të paktën një herë në ditë pasi të lahen dhëmbët. E preferueshme është dy herë në ditë.

Çfarë mund të bëni tjetër?
Zakonisht masat e mësipërme janë të mjaftueshme. Por:

-Shumë njerëz përdorin gjithashtu gargara antiseptike çdo ditë për të parandaluar sëmundjet. Për individët që nuk janë të aftë të përdorin furçën e dhëmbëve gargarat antiseptike luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e dhëmbëve.
-Gjuha mund të pastrohet pasi të lani dhëmbët. Ky veprim mund të kryhet me anë të furçës së dhëmbëve ose me anë të disa furçave të veçanta për gjuhën.
-Në qoftë se jeni duhanpirës duhet të keni si qellim lënien e duhanit. Pirja e duhanit është faktor risku për sëmundjet e mishrave të dhëmbëve.
-Ushqehuni me një dietë të shëndetshme. Evitoni ushqimet dhe lëngjet që kanë përmbajtje të madhe sheqeri. Sheqernat janë ushqim për bakteriet i cili me vone kthehet në acid nga këto tëe fundit duke shkaktuar karies.
-Në qofte se do ti jepni ilaçe fëmijëve, sipas mundësive përdorni ilaçe që nuk përmbajnë sheqer.
-Përdorimi i çimçakëzave pa sheqer pas ushqimit rrit rrjedhjen e pështymës e cila luan një rol të rëndësishëm në pastrimin e gojës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.ylliehana.biz
 

Si të kujdesemi për dhëmbët

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Pijet energjike demtojne dhembet
» Ushqimi gjatë natës dëmton dhëmbët
» Dhembet (dentes)
» Vera e bardhë dëmton dhëmbët
» Theja dhëmbët dhe ndukja mustaqet !!
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi :: Këshilla.-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum