Osllo 27.12.09 Këto ditë Arta Bajrami gjindet në turne nëpër Skandinavi,shfrytëzuem nga rasti dhe bëm një intervistë me te gjatë koncertit në Osllo ku së bashku me Labin e kallën atmosferën ku ishin tubue shumë të rinjë nën organizimin e Argetimelive.(Një material video do ta vendosim se shpejti ne web nga ky koncertë).Arta undie e knaqur me organizimin dhe pjesarrjen në kocertin në Osllo,i falenderon organizatorët dhe adhuruesit qe erdhen në numër kaq të madh.
Kohëve të fundit po përflitet shumë në opinion për këngëtaren Artën, për të cilën thonë se është shtatzënë,pikërisht kjo ishte edhe tema qe na preokupoj mas shumti gjatë interistës
Ajo demanton këtë spekulim, duke thënë se kjo është vetëm një thashetheme që po qarkullon.
Edhe disa medie të shkruara, sipas Artës, kanë spekuluar, kështu që ajo është ndier keq kur ka parë artikuj të pavërtetë në disa gazeta e revista. Për më shumë rreth kësaj çështjeje flet ajo për "Kosova Sot”.
"kosovalbaner.com”: Cila është e vërteta rreth shtatzënësisë suaj?
Arta Bajrami: Nuk ka asgjë të vërtetë, thashethemet që po qarkullojnë tani e disa javë janë vetëm spekulime nga disa njerëz të pandërgjegjshëm, të cilët duan që me spekulime të arrijnë diku. Mirëpo, e vërteta qëndron në atë se unë nuk jam shtatzënë.
Publikimi i shtatzënësisë
"kosovalbaner.com”: Do ta preferonit ta mbanit të fshehur shtatzëninë sikur të ndodhte?
Arta Bajrami: Jo, assesi, nuk dëshiroj që shtatzëninë ta mbaj të fshehur, nuk jam një tip i mbyllur nga të tjerët, andaj në momentin që do të mbes shtatzënë do ta publikoj menjëherë?
"kosovalbaner.com”: Disa medie kanë botuar artikuj për shtatzëninë tuaj, si e komentoni?
Arta Bajrami: Kohëve të fundit kam lexuar disa artikuj në disa gazeta e revista kinse jam shtatzënë, madje disa prej tyre kanë cituar që kinse unë kam deklaruar për to rreth shtatzënisë. Mirëpo, kjo nuk është fare e vërtetë, ngase unë në asnjë gazetë dhe revistë nuk kam folur asgjë për shtatzënësinë, madje nuk më ka pyetur askush se jam apo nuk jam shtatzënë. Por kjo ndodh te disa medie tona të cilat nuk janë korrekte në punën e tyre?
"kosovalbaner.com”: Si keni reaguar kur i patë këta artikuj?
Arta Bajrami: T’ju them të drejtën jam ndier keq, ngase është përfolur një e pavërtetë dhe kjo më ka shkaktuar nervozë. Sikur të isha shtatzënë do të kisha deklaruar vetë, sepse tashmë jam e martuar dhe normal se kjo do të ndodhë në të ardhmen, por nuk më pëlqejnë thashethemet.
"kosovalbaner.com”: Do të donit të mbeteshit shtatzënë?
Arta Bajrami: Tash për tash nuk jam e gatshme të bëhem nënë, mirëpo fatit nuk i dihet, nuk do të më pengonte kjo, ashtu siç e ka shkruar Zoti.
Ndoshta edhe mund të ndodhë, mirëpo tani për tani jo, nuk e kam planifikuar.
Do ta bëj publike sapo të mbetem shtatzënë.
Angazhimi me
projekte
"kosovalbner.com”: Tani, meqë jemi në prag të festave të fundvitit, sa jeni e angazhuar me projekte të reja?
Arta Bajrami: Jam më se e angazhuar me projekte të reja muzikore, si xhirime në programet e Vitit të Ri, mbrëmje muzikore brenda dhe jashtë vendit. Por, prapë jam e kënaqur që kam publikun tim, i cili më duartroket kudo nëpër mbrëmje muzikore. Aq sa lodhem, aq kam vullnet për të ecur edhe më lart.
"kosvalbaner.com”: Sa ka qenë i suksesshëm viti që po e lëmë pas për ju?
Arta Bajrami: Viti 2009 mund të them se ishte viti i sukseseve të mia, sepse përveç sukseseve në karrierë, pata fat edhe në jetën private, takova personin e zemrës sime, i cili më ka mbushur zemrën plot jetë dhe gjallëri. Pra, sukses në këtë vit pata martesën time me Xhimin, me të cilin vazhdojmë të jetojmë jetën e lumtur bashkëshortore.
"kosovalbaner.com”: Çfarë pritni nga viti 2010?
Arta Bajrami: Nga viti 2010 pres suksese të vazhdueshme në karrierën muzikore. Uroj që edhe vitin që vjen ta kaloj me plot dashuri, ashtu sikurse 2009-tën.