www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Ç'eshte jeta! Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Ç'eshte jeta! Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ç'eshte jeta!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Ç'eshte jeta! Empty
MesazhTitulli: Ç'eshte jeta!   Ç'eshte jeta! EmptyTue Dec 29, 2009 6:25 pm

Jeta është ëndërr për të mençurit , lojë për të çmendurit , komedi për të pasurit,tragjedi për të varfërit.

• Më falni këmba ime ka fjetur , a ju pengon nëse i bashkohem asaj.
• Nuk ekziston paqartësi më e madhe në botë se gjëja e sigurt.
• Martesa gjithmonë ka nevojë për artet më të mira të mundshme, të mungesës së sinqiritet ndërmjet dy qenieve njerëzore.
• Jeta është një betejë, jo ndërmjet të keqes dhë së mirës, po ndërmjet së keqes dhe më së keqes.
• Ky vend ka nevojë për papunësi më të madhe për politikanët.
• Njerëzit e mequm bëjnë proverba, mirëpo të marrët i përsërisin ato.
• Përgjigjet e vetme interesante janë ato që i shkatërrojnë pyetjet.
• Më në fund e di se çfarë e dallon njeriun nga kafshët, “ brengat financiare”.
• Tradhtar është secili që nuk pajtohet me mua .
• Ekzistojnë tri periudha në jetë, rinia, mosha e mesme, dhe sa mirë po dukesh.
• Ligjet e vogla i ushqejnë krimet e mëdha.
• Nganjëherë historia i merr duart në duart e veta.
• Është më mirë të jesh i përgatitur për një rast e të mos fitosh , se sa të të vijë rasti e të mos jesh i përgatitur..
• Më mirë është të flesh me një kanibal të matur se sa me një të krishter të dehur.
• Përderisa ne flasim mirë për të vdekurit , le t’i kritikojmë ata sa janë gjallë.
• Librin mund ta krahasojmë me fqinjin tënd , nëse është i mirë, nuk do të zgjasë gjatë , e nëse është i keq, nuk mund të heqësh dorë aq lehtë.
• E tërë muzika është një folklorizëm .Unë kurrë nuk kam dëgjuar që një kalë të këndoj një këngë.
• Nganjëherë kur mendoj se ç`rrjedhoja të tmerrshme vijnë nga gjëra të vogla , nxitoj të mendohem se gjëra të vogla nuk ka fare.

• Sekreti i të qenit e re është të jetosh me sinqiritet , të hash ngadalë dhe të gënjesh për moshën tënde.
• Nëse ka përparim në teknologji pa përparim në shoqëri, atëherë automatikisht mendoj se ka rritje në fatkeqësinë e njerëzimit.
• Simpati e djallit? Nuk mërzitem a më don apo jo , nuk mërzitem nëse jam e bukur apo jo dua të aktroj.
• Gjatë punës duhet të jesh i sigurt se nuk ke lëshuar ndonjë defekt , se ke përfshirë çdo gjë , sepse pastaj do të jetë çdo gjë e vonshme..
• Unë nuk jam aktor dhe artikullin që do të shkruan për mua, do ta ruaj që të dëshmoj me të.

• Unë kam qenë në kalendar, por kurrë nuk kam qenë në datat e tij .
• Viktima e parë e luftës është e vërteta .
• Për mua t’i shkruash diçka shpirtit, për Hallowenin është njësoj sikurse Nëna Terezë t`i shkruante bëmirësisë dhe sakrificës. Është e një natyre krejt tjetër.
• Virtyti i gruas është zbulimi më i madh i një burri.
• Kur t’i fiton, asgjë nuk dhemb.
• Jeta është një dhembje e gjatë e kokës në një rrugë të zhurmshme.
• Unë nuk jam në një shesh argëtimi, por në një fushë ballafaqimi.
• Në Japoni emërtimi për interes u njoh vetëm pas meje.
• Terapi? Jo nuk më nevojitet, rolet që unë i zgjedhi janë terapia ime.
• Zbulimet e mia më të rëndësishme më kanë këshilluar përmes gabimeve të mia.
• Nuk ka njeri të keq që mund të jetë poet i mirë.
• Thauj atij që mund ta ketë titullin tim, por dua të ma kthej prapë në mëngjes.
• Çdo gjë që është sadopak e vlefshme, nuk mund të realizohet gjatë jetës , prandaj duhet të kursehemi nga shpresa.

• Piano është një monstrum që klithë, kur ia prek dhëmbët e saj.
• Në luftën në mes botës dhe teje, përkrahe botën.
• Nuk ju zë besë deveve dhe askujt që mund të ecë një javë pa pirë gjë.
• Kur puna juaj flet vetë , mos u përziej.
• Vlera e veprave mund të matet me atë që ju mund të merrni nga to.
• Momenti më i vështirë për ateistin është kur ai vërtet ështe falënderues, e nuk ka kë të falënderoj.
• Të gjithë duan të shkojnë në parajsë, por askush nuk ka dëshirë të vdes.
• Ndonjëherë ështe një formë e dashurisë që vetëm të ulesh me dikënd e të mos kesh asgjë të përbashkët me të, dhe të jesh i fascionuar prej tij / saj.
• Policia nuk është këtu për të krijuar parregullsi, por për ta mbrojtur parregullsinë.
• Abuzimi është arma e vulgarëve.
• Në këtë jetë qeshet më së shumti, ai që qeshet i fundit.
• Ëndrroj, prandaj ekzistoj.
• E vërteta është aq e rrallë, prandaj është aq mirë që ta thuash.
• Pjesa e parë e jetës sonë shkatërrohet nga prindërit, ndërsa pjesa tjetër nga fëmijët tonë.

• Babai ma mësoi tërë atë që di , fatkeqësisht nuk më mësoi atë që dinte ai .
• Është vetëm një dallim në mes të çmendurit dhe meje –unë nuk jam e çmendur .
• Aty ku përfundon ligji, tirania fillon.
• Asgjëja mund të dal nga asgjëja.
• Njeriu është e vetmja kafshë që skuqet apo duhet të skuqet.
• Njeriu nuk mbaron kur humbet , ai mbaron kur heq dorë.
• Në biznesin modern nuk është hajn ai nga i cili kemi frikë më së shumti, por njeriu i ndershëm i cili nuk e di se çfarë po bënë.
• Drejtësia është e dhunshme për palën e paditur, sepse çdo njeri në sytë e tij është i pafajshëm.
• T`i trajtosh faktet tuaja me imagjinatë është një gjë , t`i imagjinosh faktet tuaja është një gjë tjetër.
• Politikani mendon për zgjedhjet e ardhshme, burrështetasi për gjeneratën e ardhshme.
• Lajmi i keq nuk është si vera. Ai nuk përmirësohet me kalimin e kohës .
• Është e domosdoshme që të jesh i papunë, nëse dëshiron të bësh diçka të rëndësishme.
• Mendjet e forta shpeshherë janë ato të cilat bota e zhurmshme i dëgjon të fundit.
• Shoku që deklaron gjithmonë se nuk është i marrë, zakonisht ka dyshimet e veta.
• Pesimisti është njeriu që mendon se të gjitha femrat jan të këqia. Optimisti është ai që shpreson të jetë kështu.

• Në luftë nuk ka zëvendësim për fitore.
• Njeriu ështe i lirë, por jo nëse ai nuk e beson këtë.
• Ironia është higjiena e mendjes.
• Qeveria ështe ajo që e bënë veten të panevojshme.
• Imagjinata i është dhënë njeriut për ta kompensuar për atë që ai nuk është: sensi i humorit për ta ngushëlluar për atë që është.
• Problemi i vertetë nuk është nëse makinat mendojnë, por nëse njerëzit e bëjnë këtë.
• Meshkujt, sikurse plumbat shkojnë më së largu kur janë më të përsosurit.
• Nëse mendoni se arsimimi është i shtrenjtë, atëherë provojeni injorancën.
• O Zot, kurrë nuk e kam ditur se shkallët më të ulta kanë lëkurë kaq të bardhë.
• Në një botë të çmendur, vetëm të çmendurit janë normal.
• Më jepni një dhomë ku secili qosh i është përkushtuar librit.
• Po të rriteshin fëmijët sipas indikacioneve të hershme, ne do të kishim vetëm gjeni.
• Shkrimtarët, sikurse dhëmbët janë të ndarë në prehës dhe mprehës.
• Më pëlqen kritika për aq kohë sa është lëvdatë e pakualifikuar.
• Është një gjë e mirë të ngritesh mbi krenarinë, por duhet të keni krenari për ta bërë këtë.

Durimi është i hidhur, mirëpo sjellë fruta të ëmbla – (Ruso)
Me durim zbutet edhe princi, fjala e urtë then edhe gurin.
Më të mira janë goditjet e mikut se sa puthjet e armikut.
Le të lavdërojnë të tjerët e jo goja jote, i huaji e jo buzët e tua.
Qeni kur lehë na paralajmëron që mos t'i afrohemi. Ai që nuk lehe zakonisht përgaditet që të na kafshojë – (Zeki Bejtullahu)
Mos ofendo askënd në jetë
Se gjuha është një thikë e mprehtë
E plaga e saj nuk është e lehtë.
Askë mos e poshtëro, dhe për askë mos fol keq – (Fetare)
Thuaje atë që vlenë ose hesht – (Fetare)
Mos u tall tepër, dhe thuaje vetëm të vërtetën – (Fetare)
Ruaju flajëve të ndyta, dhe veprave të këqija – (Fetare)
Pranoje këshillën prej çdo njeriu, dhe mos e refuzo – (Fetare)
Dëshiro për njerëzit, çdëshiron për veten – (Fetare)
Miqtë e vërtetë tregohen në fatkeqësi – (Fetare)
Të vdesim kur vdekja është mjek yni.
Tri gjëra janë më të bukurat ne jetë: pranvera, dashuria, dhe muzika.

Duaj atdhenë si shqiponja folenë - (Jug-Shqipëri)
Duaje vatanin, në dash me krisë dushmanin – (Korishë – Kosovë)
Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë, por ka le – ( Shkodër)
Toskë e gegë- pemë nga një degë – (Gjirokastër)
Kur të jesh në vend të huaj, dita të duket muaj – (Podrime)
Cfarë bukurie është të takosh njeriun që nuk lavdërohet e meriton të jetë i lavdëruar.
Më kryesoret janë katër gjëra që e bëjnë njeriun njeri: dituria, durimi, kanaati (të mjaftuarit me atë që ke), dhe drejtësia.
Fati ndihmon vetëm guximtarët – (Virgjili)
Më shumë skuqu para vetes sesa para të tjerëve – (Pitagora)
Ke besim në vetvete, që të besojnë të tjerët – (F. La Roshufko)
Më i zoti i njerëzve është ai që është i zoti ta përmbajë vetveten –(Sami Frashëri)
Gjëja më me rëndësi për njeriun është vullneti i fortë – (Gëte)
Ha kur ke uri, martohu në të ri – (Popullore)
Dita më e humbur nga të gjitha është ajo në të cilën s'kemi qeshur – (S.Shamfor)
Fytyra e qeshur është kripa e bukurisë – (Thënie orientale)
Inati të plakë, e qeshura të rinon – (Thënie angleze)

E qeshura është ilaqi më i mirë i natyrës.
Kush nuk qesh – në jetë ka parakaluar plotësisht i fjetur – (Verner)
Këshillimi është busulla e zgjidhjes së punëve të vështira – (Sami Frashëri)
Kur të flasësh, mendohu mirë kur të hash përtypu mirë – (Thënie latine)
E vërteta, ashtu si dielli, mund të mjegullohet, por vetëm për një farë kohe – (P.Buast)
Në errësirë duhet dritë, në fatkeqësi mend.
Kah dituria shkohet përmes tri rrugëve: përmes të menduarit, edukimit, dhe përvojës ( Latine)
Themel i një shteti është edukimi i të rinjëve – (Diogjen)
Të përsëriturit është nëna e të mësuarit – (Cajkovski)
Mohimi i gabimit është gabim i dyfishuar – (Monteskie)
Tu flitet të tjerëve për të bërë mirë është një e mire më e madhe sesa të bëni vetë mirë. – (King Fu Ce)
Përpiqu të imitosh vetem punët §e mira të njerëzve të mëdhenj – (Sami Frashëri)
Mbarë bota është një skenë, dhe të gjithë njerëzit janë aktorë – (Shekspiri)
Kush hakmerret për një poshtërsi, ai e bën tjetrën – ( Didëro)
Më mirë të mbetet i akuzuari pa u dënuar se sa te dënohen të pafajshmit – (Sami Frasheri)
Rruga e jetës është DREJTËSIA, mos u ndaj nga rruga për të hyrë në rrugica.
Sa më shumë që jepni, më shumë do të keni – (Lao Ce)
Ai që i përkushtohet mësimit çdo ditë e më tepër bëhet më i madh – (Lao Ce)
Njerëzit e zgjedhin punën, ndërsa puna i vlerëson njerëzit – (Naim Frashëri)
Arti i luftës është art i zhdukjes së njerëzve, ndërsa politika është art i mashtrimit të tyre – (Gandi)

Talenti krijohet në vetmi, karakteri në shoqëri – (Gëte)
Jeta është vizatim në të cilën s'mund ta përdorim gomën për fshirje.
Prirja për gëzim e shpresë është lumturi e vërtetë, prirja për dëshpërim e frikë është fatkeqësi e vërtetë – (Gëte)
Ai që nuk ndërron mendje kurrë, ndoshta s'ka fare – (Moravia)
Gruaja ështe nëna e kombit – (Grekët e vjetër)
Guximi është fillimi i fitores – (Plutarku)
Mirësjellja është celësi i artë që i hap të gjitha dyert – (Thënie latine)
Njeriu është i lirë vetëm atëherë kur i shërben së vërtetës – (Sami Frashëri)
Fol vetëm për ato gjëra që i njeh, për të tjerat hesht – (S.Frashëri)
Mosmirënjohja më e madhe e njeriut është harresa e borxhit.
Të njohësh të tjerët është mençuri. Të njohësh veten është urtësia më e madhe. Ti imponohesh vullnetit të të tjerëve është forcë. Ti imponohesh vetes është forca më e madhe – (Lao Ce)
Fati i ndihmon mendjet e përgaditura – (L.Paster)
Kush hakmerret për një poshtërsi, ai e bën tjetrën – (Didëro)
Edhe e vërteta e dëmshme vlen më shumë sesa gënjeshtra e dobishme – (Tomas Man)
Pa kundështime s'ka përparim; ky është ligj të cilin qytetërimi e ka trashëguar deri më sot – (Diogjen)
Për Volterin politika s'është asgjë tjetër pos mjeshtri e rrenës në çastin e duhur.
Kufizimi nacional është armiku më i madh i kulturës – (Llukac)
Po mos të kishte njerëz të këqinj, s'do të kishte juristë të mirë – (Dikens)
Biseduesi duhet të ketë kujdes cka flet, në cfarë vendi flet, dhe në cfarë mënyre flet. – (Ciceron)
Në luftë – Vendosmëri
Në disfatë – inatë
Në fitore – shpirtmadhësi
Në paqe – vulnet të mirë (Cercil)
Për armikun mos fol keq, por vetëm mendo keq – (Latine)
Po të mos kishte jeta vuajtje, s'do t'ia dinim vlerën gëzimit.
Pakënaqësia është shtytje për të përparuar – (Tagore)
Liria është si të hollat : disave u ndihmon, të tjerët i prish – (Novalis)
Njeriu që flet shumë, sado mirë që të flaës, në fund do ta thotë ndonjë marri
Njeriu është aq i ri, sa të reja ka mendimet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Ç'eshte jeta!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» .... JeTa Pa Dashuri
» Jeta dhe vepra e Muhammedit a.s.
» Ja pse jeta nis ne moshen 46-vjecare
» Një ditë nga jeta e të Dërguarit s.a.v.s.
» Si ti largoni brengat nga jeta e përditshme!
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Psikologji / Filozofi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum