www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Si te dukeni gjithmone e fresket?! Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Si te dukeni gjithmone e fresket?! Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Si te dukeni gjithmone e fresket?!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Si te dukeni gjithmone e fresket?! Empty
MesazhTitulli: Si te dukeni gjithmone e fresket?!   Si te dukeni gjithmone e fresket?! EmptyWed Dec 30, 2009 4:05 am

Nëse keni filluar të ndjeni "fikjen" e pamjes suaj, disa rrudha që shtohen bashkë me shqetësimet dhe humbje të shkëlqimit të fytyrës e flokëve, mos u shqetësoni.
Thjesht, jeni harruar pas aktiviteteve të përditshme e nuk i keni falur vetes kohën për të cilën keni nevojë. Duhet të kini parasysh
që pushimi dhe qetësimi juaj i brendshëm mendor e shpirtëror ndikon shumë dhe në pjesën tuaj të jashtme, duke ju bërë të
dukeni shumë më të lodhur dhe të mplakur. Këtu do të gjeni këshilla të vlefshme, që nga trajtimi i duarve, flokëve, fytyrës, të cilat do t'ju mësojnë sesi ta rifitoni freskinë që keni humbur.

Rregulloni orarin e gjumit
Shkoni në shtrat 15 minuta më herët se zakonisht për 4 net me radhë, kurse në mëngjes zgjohuni 20 minuta më herët. Shijojini këto momente të lira pa bërë asgjë, kështu rregulloni ekuilibrat
që ju bëjnë të ndiheni të lodhur në mbrëmje. Flini përsëri dhe zgjohuni në orarin e ri që keni vendosur.

Shkarkoni tensionin e ditës
Bëni banjë 1 orë para se të shkoni në shtrat. Pa dyshim që do të ndiheni të qetësuar. Çlodhja e trupit në temperaturën e ujit do ju ndihmojë të bëni gjumë të rehatshëm.

Kushtojini shumë vëmendje qafës, është e rëndësishme
Rrudhat e qafës janë një problem shqetësues për shumë femra. Ato janë të prirura t'ju tradhtojnë edhe më shpejt se rrudhat e fytyrës. Përdorni kremrat e duhur për t'u dukur më e re.
Trajtimi më i mirë është kremi parandalues për mbrojtje nga dielli, me të cilin duhet të lyejeni çdo ditë.
Nuk është e nevojshme të blini krem specifik për qafën, nëse ai i fytyrës është i duhuri, përdoreni dhe në pjesën tjetër.

Flokët e bukur ju rinojnë
Me kalimin e viteve flokët e humbin bukurinë, ashtu si fytyra dhe lëkura juaj. Lajini ato me shampon e duhur, e cila rrit volumin e tyre dhe më pas trajtojini me një krem zbutës që ta lehtëson krehjen.

Kujdes!
Nëse doni të keni flokë sa më të drejta, krehja duhet të fillohet
nga majat, asnjëherë nga rrënjët. Më pas thajeni flokun tuaj pjesë-pjesë; vendosni pjesën e sipërme në piastër dhe tërhiqeni lehtë drejt fytyrës.
Kështu bëni dhe me pjesët e tjera. Pasi të keni mbaruar, uleni kokën poshtë, shkundini flokët, duke kaluar gishtat ndërmjet tyre.

Kujdesuni për duart
Duart ju tregojnë më të re, nëse i trajtoni ato. Bi-zhutë fine që kombinojnë me veshjen, thonjtë e lyer, qoftë edhe me një shkëlqyes, i tregojnë më të bukura duart tuaja. Duart mund ta tregojnë moshën tuaj më shumë se fytyra.
Trajtojini ato me krem çdo ditë. Lyejini gishtat me ngjyra që ju tregojnë më të re, jo të ngarkuara, jo ngjyra të errëta apo të ndezura.
E kuqja e lehtë, e portokalltë duket bukur në thonjtë e shkurtër. Mos e ngatërroni me të kuqen e zënë e të ndezur. Do të dukeni
shumë bukur, nëse i lyeni me rozë të ëmbël ose thjesht shkëlqyes, për të qenë natyralë.

Rrëmbejini një orë aktivitetit tuaj të përditshëm për të pushuar
Kjo praktikë quhet bukuria e pushimit. Nëse kryeni një aktivitet të lodhshëm çdo ditë dhe jeni mësuar të flini pak, mos u lodhni kot të gjeni arsyet se pse poshtë syve keni rrathë të zinj. Shumë shpejt ata do ta pasqyrojnë më tepër stresin dhe lëkura juaj do
humbasë shkëlqimin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Si te dukeni gjithmone e fresket?!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Si do të dukeni pas 60 vitesh
» Monica Belluci: Arrij gjithmone ate qe dua
» Mourinho: Interi gjithmonë në zemrën time
» Allegri: Napoli gjithmonë ka qenë kërcënim
» Valdes: Barca gjithmonë më e mirë se Reali
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Moda Dhe Estetika-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | Computers and Internet | Internet | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum