www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Monica Belluci: Arrij gjithmone ate qe dua Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Monica Belluci: Arrij gjithmone ate qe dua Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Monica Belluci: Arrij gjithmone ate qe dua

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
Medina

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 34
Location : Tek Parajsa Pa Drita

Monica Belluci: Arrij gjithmone ate qe dua Empty
MesazhTitulli: Monica Belluci: Arrij gjithmone ate qe dua   Monica Belluci: Arrij gjithmone ate qe dua EmptyMon Aug 09, 2010 8:47 am

Monica Belluci: Arrij gjithmone ate qe dua Monicabellucci1


Monica Belluci konsiderohet si një ndër gratë më seksi në botë dhe është vërtet e tillë, të paktën këto ditë vere: e relaksuar, e nxirë dhe e qetë. Edhe pse nuk është shumë e famshme jashtë Italisë dhe Francës, Monika është shumë e njohur në këto dy vende dhe gëzon tashmë statusin e një ikone. Por është një ikonë shumë mesdhetare, që nuk u ngjan nga dukja aspak femrave tejet të holla të Hollivudit, madje edhe atyre të vetë kinemasë franceze. Për sa u përket pushimeve, shijet e saj janë shumë të thjeshta. Nuk preferon vendet e VIP-ave, por i pëlqen që të shëtisë në plazhe të zakonshme, në praninë e njerëzve të zakonshëm. Por kjo aktore, pavarësisht gjithë jetës që e kalon sa në një vend në tjetrin, në thelb ndihet italiane. “Unë jam shumë italiane në gjithçka. Vij nga një familje e madhe, e fuqishme. Të gjithë kemi qenë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe na pëlqen që të takohemi shpesh e të kalojmë kohë së bashku. Dhe sigurisht, duke qenë italiane, është e kuptueshme edhe dashuria që kam për ushqimin. Më pëlqen të ha çdo lloj gjëje, por veçanërisht dhe natyrshëm jam e lidhur me ushqimin italian. Pjata ime e preferuar janë makaronat dhe djathi parmixhano”. Prill 2008, Paris, hotel “Costes”. Monica Belluci tregon dhe jep lajmin se: “Në vitin 2009 do të marr një pauzë dhe do të bëj një fëmijë tjetër”. Gusht 2010 sërish në hotel “Costes”.
Vajza lindi më 21 maj, dhe quhet Leonie. “Është një emër që përmban diçka të ëmbël dhe të fortë. Për më tepër është një homazh për Arletty, aktoren që më ka pëlqyer gjithmonë, emri i plotë i së cilës ishte Arlette- Leonie Bathiat”. Por në diçka Monika nuk e mbajti fjalën: që nuk mori një pauzë. Para shtatzënisë interpretoi në krah të Nicolas Cage: luante rolin e një magjistareje, dashurinë e madhe të protagonistit; në shtatzëni “The Wistleblower” të amerikanes Larysa Kondracki, me Rachel Weisz dhe Vanessa Redgrave. Tani është në sheshin e xhirimeve të “Un été brilant” të Philippe Garrel, ku tregohet një histori e fortë dhe shumë pasionante mes një aktori dhe një piktori.
Monica e arrin gjithmonë atë që do. Mos ke ndonjë fuqi magjike si nëpër filma?
Përse e thoni këtë, apo ngaqë linda një fëmijë në moshën 45-vjeçare. Edhe Isabelle Huppert e bëri fëmijën e fundit në të njëjtën moshë. Jam me fat, kjo po. Jam e ndërgjegjshme se sa e privilegjuar jam, por edhe për faktin se sa penalizues është për gratë ky sistem. Nëse nuk do të isha aktore, nuk mund ta merrja Leonien me vete, siç ka ndodhur gjithmonë me Devan. Pas një muaji më duhet t’i heq gjirin dhe ta çoj në çerdhe. Sa e dhimbshme. Në shtator Deva shkon në shkollë në Paris dhe me Vincent (me të cilin është martuar në vitin 1999) kemi vendosur të alternohemi. Kur lëviz ai, nuk lëviz unë dhe e kundërta. Vincent është një njeri shumë i zoti. Jam me fat për fëmijët e mi. Më erdhën vonë në jetë, por atëherë kur kam më shumë durim, kohë dhe jam më e përgjegjshme. Nuk do të kishte qenë kështu nëse do të isha bërë nënë më parë. Nuk isha gati të hiqja dorë nga jeta ime mondane dhe e pavarur për t’iu përkushtuar fëmijëve. Tani këto nuk më duken si sakrifi ca.
Pra, të gjithë mund ta arrijmë atë që duam?
Kur dëshiron me të vërtetë diçka, një zgjidhje mund ta gjesh. Por të duhet edhe pak fat. Unë jam shumë natyrë pozitive dhe kjo varet shumë nga klima ku jam rritur me prindërit e mi. Duhet ta ndiesh pastaj t’i bësh gjërat: për këtë arsye përpiqem të jem e kujdesshme me vajzat e mia: e di që dashuria që ne marrim në muajt e parë të lindjes, ka rëndësi për gjithë jetën.
Leonie pas një ose dy vjetësh nuk do të kujtojë asgjë nga këto momente që kalojmë së bashku, për faktin që ka qëndruar gjithmonë me mua qëkur ka lindur, që e kam ushqyer me gji, por në të pandërgjegjshmen e saj do të ndërtojë diçka të fortë. Vincent me Devan ka krijuar një raport shumë të bukur dhe me Leonie do të jetë e njëjta gjë.
Çfarë sheh tek e ardhmja?
Unë ec përpara pa bërë plane, duke shpresuar që gjithçka të shkojë mirë. Jam këtu, jetoj në një planet pezull të universit: vetëm ky mendim do të na mjaftonte që të çmendeshim. Jemi kaq të vegjël, të frikësuar dhe shpesh kapemi pas gjërave të parëndësishme. Pashë në televizion, intervistën e një zonje 103-vjeçe që ishte ende rrobaqepëse. “Cili është sekreti e pyetën”. Unë kam qenë gjithmonë e lumtur tha ajo. Dhimbja na bën të ndihemi të sëmurë fi zikisht ndaj është më mirë të evitojmë që të na vrasë.
Ju flisni shpesh për fatin: 20 vitet e tuaja karrierë nuk mendoj se kanë qenë vetëm çështje fati…
Këtë profesion e kam pasion dhe sot ndihem më e kompletuar se më parë. Ka qenë një moment kur kisha shumë angazhime, udhëtoja shumë, sepse ndihesha bosh. Më dukej sikur jeta ishte e përbërë vetëm nga angazhimet, promovimet, udhëtimet, hotelet. Dhe ta mendosh se ishte gjëja që kisha dëshiruar shumë në fi llimet e mia. Kisha nevojë për diçka më të fuqishme, diçka që të më ngrinte trupin peshë. Kisha arritur qëllimin për të xhiruar fi lma të ndryshëm, por kjo nuk më mjaftonte që të ndihesha mirë.
Vazhdon të xhirosh tre fi lma në vit, gjithmonë të zgjedhur me kujdes, por ende ka nga ata që thonë se ti nuk di të aktrosh.
Kurrë në jetën time nuk e kisha menduar se do të punoja me të gjithë ata regjisorë me të cilët kam punuar. Ndoshta për këtë arsye krijohen shuam zili rreth vetes, por s’ke ç’të bësh duhet të mësohesh të bashkëjetosh. Kjo është pjesë e lojës. Kam marrë shumë, ndoshta më shumë sesa e kam menduar. Nuk e quaj veten perfekte, sepse në këtë profesion duhet të mësosh shumë, por kam qenë me fat: kam një fi lmografi të mrekullueshme jo falë meje, falë regjisorëve që më kanë kërkuar. Fakti që kam bërë për vete regjisorë kaq të ndryshëm të kinemasë është një gjë e rrallë. Më shumë nuk mund të fl as, askush nuk e ka mundësinë për të gjykuar mirë vetveten.
Shpreh një dëshirë…
Që të vazhdojë gjithçka kështu. Nuk dua asgjë më shumë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Monica Belluci: Arrij gjithmone ate qe dua

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Monica Belluci: Vitet nuk me trembin
» Zana Cela: Si arrij ti bej te gjitha
» Edhe Monica Bellucci me celulite
» Si te dukeni gjithmone e fresket?!
» Stine: Gjithmonë ekziston një femër që më frymëzon
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum