www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.

Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP Mir_se10

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz

PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 
 Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP Empty
MesazhTitulli: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP   Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP EmptyWed Dec 30, 2009 4:32 am

Gjermanja që shkruan shqip

Ferit RAMADANI:

Krijuesja Silvie Blumbach - Liria, që shkruan shqip.
E lindur dhe e rritur në Gjermani, e shkolluar atje, për hirë të bukurive të Shqiprisë ,të fushave dhe maleve, të detit dhe natyrës, dhe të veçorive specifike të shqiptarëve, mikpritjes, besës dhe trimrisë, veçmas, gjuhës që e përvetsoj shpejt , u deklarua mes fisit dhe racës gjermane se :

Jam e vetmja shqiptare që kam lind në fisin tim gjerman !

Jeton e vepron në Gjermani, duke menduar shqip, duke vepruar shqip!

Do të përpiqem në këtë kënd t'ua sjell poezitë Dyzet vdekje në Sarandë, gjithsesi dhe tregimet e saj që lexuesve shqiptarë dhe studiuesve pastaj, vetë krijimet e saj, ua bëjnë me dije se sa e fuqishme , dhe e këndshme, e dashur, dhe e pasur, qenka shqiptaria!

Kjo , është edhe theksimi domethënës i Silvie Blumbaach - Liries, që shpejt e kuptoj se mbi tokën Arbrore shkuan vërdallë stuhitë goditëse që ta shfarojnë.

Edhe shpërndarja e shqiptarëve nëpër udhëkryqet e botës, u godit deri në shfarosje!

E Silvia me krenari del si jehonë urtie me thënien që do ta shtoj unë, e ajo do të mburret se:

Ju shqiptarë , s'keni përse të bëheni të tjerë, sepse unë gjermania u them se s'ka ma bukur dhe krenari se sa të jesh shqiptar !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP Empty
MesazhTitulli: Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP   Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP EmptyWed Dec 30, 2009 4:32 am

DYZET VDEKJE NË SARANDË

1878

Nga Korfuzi erdhën. Më dhanë
një nxehtësi mijëra herë më të nxehtë
se dielli i largët.
Kokën dhe trupin ma humbën
duke më lënë prapë vetëm
hi dhe këngë. Këngë dhe hi.

E leckosur do të rilind,
fukara fshatare, zvarrë në dhe,
e braktisur.
Thjesht do të më thonë
Porti, sikur në Portugali të isha.
Do të rilind e vogël. Do të rilind

dhe nuk do të mungojë dita
kur të jem prapë bukuroshja e detit
me emrin e ri plot shkëlqim dhe kuptim.

E di. E di unë. Megjithatë
zgalemet e shpresës ende mbështillen në tym,
që nuk e lë diellin ta depërtojë
për t'u shpëtuar. Terri vazhdon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP Empty
MesazhTitulli: Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP   Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP EmptyWed Dec 30, 2009 4:32 am

Asgjë më

Asgjë më.
Horizonti zbardhet
prej harrimi.

Lahem shpërlahem në këtë
asgjësirë
si një e përdhunuar që

frymëmarrjen e ardhshme e blen
me harrim. Ashtu
duhet të lahet edhe jeta

nga jetizmi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP Empty
MesazhTitulli: Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP   Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP EmptyWed Dec 30, 2009 4:33 am

Çdo kryeqytet
ka greminën e vet

Në një qytet, tregohet, natën vallëzojnë yjet bashkë me
llambat nëpër lumë
dhe nga mëngjesi deri vonë këndohet dashuri
në gjuhën që askush nuk e kupton aq mirë sa unë
atje, ku ende nuk u ngrita lart, aq lart sa mundem
për t'u trembur pranë greminës poshtë që kurrë nuk do ta
shoh

Një kryeqytet e shkela dhe ai më shkeli mua
se malli më griste për një qytet të largët
të cilin nuk e gjeta lehtë, sikur këndohej,
më griste malli si qytetin ky tërmet i hershëm
përreth greminës ku zilet e tramvajeve na tingëllojnë akoma

Një kryeqytet e njoha pasi lexova për një qytet tjetër
ku emri i banorëve është sinonim me muratorë
ndërsa në atë kryeqytet dyert e kurorëzuara me tela me
gjemba
vetëm një orë në shekull hapen
për të rënë prapë në greminën e tyre.

Në mbrëmjen e mijëvjeçarit e arrita dhe Tiranën
e mbështjellur në fije të arta nga fundi i Lanës,
atje i mbusha mushkëritë me pluhur gojën me baltë e thashë
e lumtur lumtur lumtur jam
mbulomëni këtu në lagjen e Alliasit përgjithmonë
mbulomëni
se nënën e greminave të tërë botës këtu e paskam gjetur, më
thellë se thellësia, midis brinjëve të mia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP Empty
MesazhTitulli: Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP   Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP EmptyWed Dec 30, 2009 4:33 am

Dielli

Çdo mëngjes ti lind i dashur
diell, dhe çdo lindje e jotja është festë
për ne, se sytë e zemrën e kemi të zbrazët
pa ty. Prandaj të presim çdo mëngjes,
të këndojmë e kërcejmë, lozim e lusim
të lehtësuar.

Po çdo mbrëmje përhapet ankthi në zemrat tona
se ti na ikën duke mos na lënë hiç përveç
një çikë ngrohtësi në vijat e një dore, ndoshta.
Por i besojmë premtimit të kohës rreth e qark
që nesër do të kthehesh. Prandaj këndojmë e lusim
për t'u lehtësuar.

Kështu ka qenë në kohën e stërgjyshërve,
kur koha shkonte për t'u kthyer
sikur dielli.
Por unë, tani, unë gjendem
në erën e hapave të rëndë
në zemër me një mal pa emër.

Prandaj kur perëndon dielli, unë
dëshpërohem gjer në çmenduri të zezë
sepse për kthimin e diellit jetëdhënës
nuk ekziston më asnjë fije sigurie:
vetëm errësirë e ftohtë
dhe amulli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP Empty
MesazhTitulli: Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP   Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP EmptyWed Dec 30, 2009 4:33 am

Fëmijët

Një fëmijë e pashë të cilit i mungonte goja,
saqë fliste me sytë dhe me hundën hante,
dhe kur nisesha të luaja me të,
bënte një hap prapa dhe fshihej në veten e tij.

Fëmijë shumë i pashë të cilëve u mungonin vitaminat,
ata bënin gërmime arkeologjike nëpër mbeturinat.
Në monopatet e kafeve shtronin kot tym dhe
ëmbëlsira
me vetullat aq serioze sa më vinte keq që unë nuk pi
duhan.

Pashë ca fëmijë të ulur mbi një shtrat modest,
që e rrethonin qetë t'ëmën, e cila, siç dukej,
për ndonjë gjë ishte mërzitur. Mbretër në ekzil.
Fëmijët vazhdonin me buzë në gaz, të klasifikuar.

Po dy goca i pashë dhe i kapa për dore,
binjake ishin dhe binjakë më bënë
gërsheta duke ngrënë misër të pjekur.
Trinjake qenkemi bërë
se me to kisha ndarë natën e lindjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP Empty
MesazhTitulli: Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP   Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP EmptyWed Dec 30, 2009 4:34 am

Gradualisht

Gradualisht
e kalon dielli rrugën e qiellit
gradualisht
mbushen rrugët me pluhur dhe plehra

gradualisht
zhduket jeta në Kosovë
gradualisht
do ta pregatitësh divorcën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP Empty
MesazhTitulli: Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP   Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP EmptyWed Dec 30, 2009 4:34 am

Ikari 98

Bie
bie
bie

jo sikur i bie ziles
ose fyellit të bareshës

bie
se pendë nuk kam
as sekretin e fluturimit

bie
se diellin e doja çmendurisht
dhe detin dhe shkëmbin por diellin më shumë
zogjtë që e fluturojnë si mund të gabohen

po unë bie
bie bie
bie sa do të bie shi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP Empty
MesazhTitulli: Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP   Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP EmptyWed Dec 30, 2009 4:34 am

Jon

Nga lotë është bërë deti ynë deti Jon
pa dyshim dhe pa diskutim nga lotë
dhe, si të jetë ndryshe, nga gjak.

Kështu thonë e kështu mendoj edhe unë
ndonëse i urrej imazhet e vjetra
si peshqit e kalbur të Jonit që më sjellin
trazirat e Sarandës në stomak
dhe të kalbur dalin jashtë prapë në sheshin Skënderbej
për të fundosur në rrebeshe, sikur unë.

Po deti ynë deti Jon nga lotë dhe gjak qenka bërë
saqë po rrjedhin lotë në damarët e mi
dhe gjak kuqërron syrin e kaltër.

Dikur pinim dallgët e verës duke notuar në verë
deheshim notonim derisa vera u kthye në vaj
dimër u bë dhe vajgur dhe jo vetëm noti u bë i vështirë
por edhe fluturimi me pendë të ngjitura
të bashkangjitura deri në vdekje.

Mos më pyet kur i hapa sytë përsëri
i hapa damarët dhe lumenjtë
qenkam njeri i bërë nga gjak dhe lotë
që detin Jon e pija dhe vazhdoj ta përpij kot.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP Empty
MesazhTitulli: Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP   Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP EmptyWed Dec 30, 2009 4:34 am

Komiteti

U mblodhën kuvenduan pleqëruan
kryeplaku me mjekër syza dhe cigare
bashkë me nipin e fshehur nën kalash
erdhën shumë pushkë me gishta supe dhe ca klithma

komitetin e formuan se kjo ishte fjalë moderne
shpresën nuk e mbytën dot prandaj
në komitet vendosën ta ekzekutonin
besën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP Empty
MesazhTitulli: Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP   Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP EmptyWed Dec 30, 2009 4:34 am

Mos

Mos

mos u beso
as politikanëve as filxhanëve
as yjeve në qiell ose në revista
asnjë shenje lumturie mos i beso

se rrënjët janë rrënjët sepse rrejnë
dhe përtej detit s'gjen dot gjë përveç Greqisë dhe Italisë
dhe përtej kohës bile ato s'i gjen dot më
as veten tënde
as kuptim

pra edhe fluturës mos i beso as ylbereve
veç i beso mjekut kur të thotë
se vdiq një djalë i vogël diku larg
me emrin e të dashurit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP Empty
MesazhTitulli: Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP   Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP EmptyWed Dec 30, 2009 4:34 am

Mumia në bibliotekë

Nëpër dyzet libra sytë i shëtiti.
Nëpër dyzet libra brodhi në kërkim
të ndonjë gjurme jete.

Librat i mbylli. Dyzet herë psherëtiu,
kur pa çelësin e dollapit
që kishte numrin e Sarandës.

S'ka rëndësi a fliste greqisht apo jo.
Nëpër të gjitha piramidat dihet
misteri i Sarandës

që nuk gjendet në asnjë përrallë
që nuk e di më asnjë mend i gjallë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP Empty
MesazhTitulli: Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP   Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP EmptyWed Dec 30, 2009 4:35 am

Pa

Kafe pa kokrra,
rrugë pa kalldrëm.

Qartësi pa dyshim,
ditë pa shi.

Vera pa ujë,
dimri pa dritë.

Qiell pa re,
besim pa hije.

Tualete pa karrige,
pula pa kokë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP Empty
MesazhTitulli: Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP   Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP EmptyWed Dec 30, 2009 4:35 am

Rrotat e trenit

Më të besueshme se burrat
qenkan rrotat e trenit.
Edhe ato të thërrasin, tërheqin:
"eja këtu, le të të marrim me vete!
Së tepërmi paske vuajtur,
sa keq na vjen,
tani e tutje s'do të vuash më!"

Janë ato rrotat të vetmet që mbajnë
besën e mprehtë të teknologjisë.
Mirë e mbajnë premtimin. Shumë mirë:
këtë e dëshmojnë copat e përgjakura
që i derdhen në xham lokomotivistit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP Empty
MesazhTitulli: Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP   Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP EmptyWed Dec 30, 2009 4:35 am

Saranda Saranda

këndohet në det këndohet në mal
jehohet në gjoks jehohet në krahë
Saranda Saranda

lirinë e duam lirinë e kërkojmë
lirinë e kapim lirinë s'e largojmë
Saranda Saranda

në Veri pregatiten në Veri armatosen
lirinë të na marrin vdekjen të na japin
Saranda Saranda

vdektë ligji që është robërim
vdektë besa që është zvetënim
Saranda Saranda
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP Empty
MesazhTitulli: Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP   Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP EmptyWed Dec 30, 2009 4:35 am

Shigjeta

Jo. S'do të jem
si ata që hakmerren
me shigjeta të rrumbullakëta mineralesh.

Jo. Shigjetat e mia janë
herë blu, herë të zeza, rrallë të kuqe.
Mjerë ata që e plagosin
shigjetaren që qëllon me vjersha.

Mjerë. Nga ato shigjeta nuk shpëtohesh
se në furrnaltë metaforash janë farkuar.
Në fluturim aq bukur tingëllojnë në vesh

sa fjalët e tua.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP Empty
MesazhTitulli: Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP   Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP EmptyWed Dec 30, 2009 4:35 am

Shtojzovalle

Dridhu dridhu shtojzovalle
me sytë si puset e mbrëmjes
me flokët si përrenjtë e natës!

Me flokët si lumenjtë e natës
me emrin si lulet e errit
dridhu dridhu shtojzovalle!

Malet gjëmojnë nga hapat e tu,
u është arratisur deti këngëve të tua.
Ngrihu moj shtrigë me buzet si hëna:

lart të pret dielli i zjarrtë
për eklipsin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP Empty
MesazhTitulli: Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP   Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP EmptyWed Dec 30, 2009 4:36 am

Sirena

Dallgët e zbritën në port
sikur mbeturinat nga turistët dhe tragetet
në portin tonë e zbritën dallgët.

U ngrit dhe filloi së ecuri
sirena e vërshuar në portin tonë:
për në qytet! në vatër! në bardhësi!

Në portin tonë nënqeshën minat
në shtegtimin e saj të bardhë, të lehtë
në portin tonë minat e grisën

në mijëra copë
si shkëndija deti
gazetarët i filmuan
tregtarët i shitën

dhe unë
fët-fët ia kapa syrin dhe
e futa në xhep.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP Empty
MesazhTitulli: Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP   Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP EmptyWed Dec 30, 2009 4:36 am

Toka

Më e rrumbullakët jam se koka jote.
Vallen time e hedh ditë e natë
së bashku me hënën, e cila bën
që detet rreth meje të rrotullojnë.

Po më kanë prerë ata që veç prej miqësie
i shëtisja nëpër asgjësinë e gjithësisë.
Më kanë lakmuar. Më kanë prerë. Më kanë plagosur
duke më zbrazur nën lëkurë.

Po jam dhe mbetem Toka, dhe ata
kurrë s’do të më njohin zjarrin më të thellë.
Do ta ruaj dhe me mllef e vrer do ta ushqej

derisa një ditë të qetë do te kërcas poshtë tyre,
t’i përvëloj me lavë në vorbullin e kiametit,
dhe kockat e vockla do t’ua tres.

Pastaj dielli do të më marrë ne orbitën e tij,
do të më ngushëllojë, lotët do të m’i ngurosë –

por kot së koti, se kurrën e kurrës
as dielli i dashur s’më bën të harroj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP Empty
MesazhTitulli: Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP   Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP EmptyWed Dec 30, 2009 4:36 am

Varrezat

më në fund
ja varrezat
me pisha shqiptare dhe bredha gjermanë

varrezat e valleve dhe fluturimeve
varrezat e miqve dhe miqësive
të buzëqeshjes dhe shkëlqimit pa hije

Të gjitha i kam varrosur unë.
Por unë nuk jam shtrirë. Po eci
me një kokë të vdekur, tjetrën të gjallë.

Me duart pa gishta do t'i varros
dhe dyzet vdekjet e Sarandës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP Empty
MesazhTitulli: Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP   Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP EmptyWed Dec 30, 2009 4:36 am

Veç një gjë

Sa i gjerë është horizonti i pandarë!
Sa shkëlqen rruga pa njeri –

veç një gje është për t'u penduar:
çasti i fundit
pa asnjë emër që të shkon ndër mend
pa asnjë emër fare
për ta klithur

për t'i dhënë çastit të fundit
njerëzisht dhe me pasion
edhe një nuancë
melodramatike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP Empty
MesazhTitulli: Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP   Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP EmptyWed Dec 30, 2009 4:36 am

LETËR NGA SILKE - LIRIA BLUMBACH

Gjermani

Jam një njeri midis botëve -
një femër në mes botëve të fjalëve...!

Unë Silke - Liria Blumbach e lindur më 13 dhjetor 1970 në Gottingen, Gjermani.
Emigrova 32 vjet më vonë në Ballkanin Shqiptar,
sëpari në Kosovë, pastaj në Sarandë, Shqipëri ku jetoj.

Jam përkthyese dhe interpretuese. Ndërtoj ura gjuhësore midis kulturave të ndryshme.

Qëllimi i jetës sime është të themeloj në Sarandë një qendër dhe një bashkësi spirituale.Një pjesë e rëndësishme do të jetë ndikimi shërues i artit dhe kriimtarisë, sidomos të shkrimit krijimtar.

Në Gjermani isha anëtare aktive e shoqatës letrare ''LitOff'' (Ofansiva letrare ) në Heidelberg. Botova tregime dhe poezi në antologji dhe revista dhe mbajta dy recitime pesonale.

Në botën shqiptare kam botuar dy vëllime me poezi :

Dyzet vdekje në Sarandë, Tiranë, Naim Frashëri , 1999 dhe
Karavela e fundosur , Tetovë, Ditët e Naimit, 2002

jam i vetmi anëtar i huaj i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Jam nderuar me shpërblimet :

2001 - Çmimi '' Qiriri i Naimit '' nga Festivali i poezisë '' Ditët e Naimit'', Tetovë,
2003 - Çmimi '' Flaka e Janarit '', Gjilan, Kosovë
2005 - Çmimi i krijimtarisë '' Naji Naaman'' në Liban.

Shkruaj në të gjitha gjuhët që flas dhe mësoj sidomos në shqip dhe gjermanisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
вєLтz
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
вєLтz

Numri i postimeve : 10387
Data regjis. : 03/10/2009
Age : 35
Location : Mitrovicë

Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP Empty
MesazhTitulli: Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP   Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP EmptyWed Dec 30, 2009 4:37 am

Pershendetje, te dashur miq,

jam Silke Liria Blumbach dhe rastesisht e zbulova kete faqe, ku keni derguar poezite e mia dhe komentet tuaja dashamirese. Me besoni qe jam shume e prekur dhe e emocionuar. Faleminderit shume.

Sot para 10 vjetesh u zgjova per here te pare ne Tiranen time te dashur dhe kalova diten e pare te plote ne trojet shqiptare!

Ne fakt ju te gjithe keni te drejte: kam jetuar ne Prizren ne vitin 2003, ku kam punuar per KFOR-in si gazetare per revisten "Dritarja";

pastaj jetova ne Sarande per tre vjet duke realizuar endrren time per te jetuar ne qytetin e endrrave. Perjetova shume mrekulli dhe zbulova gjithashtu derrat e famshem te pyllit. Ndersa tani jam kthyer ne Heidelberg, qe para 2 vjetesh. Si ne Sarande, punoj si perkthyese private, dhe ndjek ligjerata ne universitet, sidomos per psikologji.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content

Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP Empty
MesazhTitulli: Re: Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP   Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lirie - Silke BLUMBACH - GJERMANJA QË SHKRUAN SHQIP

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Fjalori shqip-shqip!!
» Voltaire shkruan per Skenderbeun
» Hathaway shkruan një rol për “Glee”
» Koha Ditore shkruan per ylliahana.tk :)
» Krasniqi u shkruan institucioneve evropiane për raportin e Martyt
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Letërsia-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum