www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Xhamitë e Beogradit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Xhamitë e Beogradit Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Xhamitë e Beogradit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Xhamitë e Beogradit Empty
MesazhTitulli: Xhamitë e Beogradit   Xhamitë e Beogradit EmptyThu Jan 07, 2010 2:21 am

Xhamitë e Beogradit


Pjesë të shkëputura nga libri "Belgrad Camileri" (Xhamitë e Beogradit) të autorit prizrenas Altay Suroy
Xhamia Bajrakli në Beograd

Kështjella e Beogradit ka qenë më e rëndësishmja prej vitit 1521 kur Sulltan Sylejmani "Ligjvënësi" pushtoi Beogradin dhe ngriti shumë xhamia, teqe, mesxhide dhe ndërtime tjera për nevoja ushtarake, shtetërore dhe sociale dhe mundësoi përqendrimin e mijëra muslimanëve të cilët e kishin popullzuar qytetin i cili ishte i urbanizuar me arkitekturë osmane.

Sipas Evlija Qelebisë, që ka jetuar në shekullin 17, në Beograd përveç ushtrisë dhe ulematë kanë jetuar rreth 98.000 banorë, xhizje-haraç kanë paguar rreth 21.000 banorë. Në brigjet e lumit Sava kanë qenë tri mëhalla të romëve. Në brigjet e lumit Danub ishin tri mëhalla të grekëve. Në qytet ishin edhe tri mëhalla serbe dhe bullgare. Hapësira rreth këtyre mëhallëve dhe kështjellave ishin popullzuar me çifutë. Ka ekzistuar edhe e vetmja mëhallë e jermenëve. Mëhallët e muslimanëve kanë qenë të vendosura në pjesët e zgjedhura, të ndriçuara dhe të larta të qytetit, të cilat ishin numerikisht 38.

Në kohën e Perandorisë Otomane shumë vende ishin të emërtuar me emrat të cilët sot e kësaj dite shprehen në gjuhën serbe siç janë Kalemejdani, Tashmejdani, Terazija, Dorqol (Dortjoll), Topçider, Bylbyldere, Tabakqillar, Karaburma, Eglenxhe Qeshme, Hajduk Qeshme, Kuru Qeshme etj.

Për shkaqe të ndryshme Beogradi është quajtur si portë lindore për Evropën e Mesme. Forca e kulturës osmane është këtu prezente dhe e shprehur në ndërtimin e 217 xhamive, mesxhideve, 17 teqeve, 270 mektebeve, 17 medreseve, 26 qeshmeve, numër i madh i hamameve, biblioteka, saraje, sheshe, tyrbe dhe shatërvanë. Më shumë është investuar në ndërtimin e Beogradit se sa të një qyteti në vendin amë.

Nga ana tjetër Ekrem Hakki Ajverdi, shkruan se nuk e tepron nëse thotë se në Beograd kanë qenë 240 -250 xhami. Përveç një xhamie të ruajtur të gjitha xhamitë tjera janë rrënuar. Austriakët i kanë bërë keq jo vetëm muslimanëve, por edhe serbëve. Nuk kanë lejuar shndërrimin e xhamive në kisha ortodokse. Përjashtim bën vetëm një xhami në çarshi e cila është shndërruar në kishë ortodokse, derisa xhamitë tjera janë shndërruar në kisha katolike, ose punëtori arabaxhinjsh, ose rrobaqepësie, në depo municioni, në vend shkarkime të stoqeve, në spitale, ose në teatër.

Sot përveç një xhamie e cila ekziston akoma, nuk ka mundësi të vërtetohet numri i xhamive të ndërtuara gjatë shekujve të sovranitetit dhe administrimit osman.

Përveç rrënimit të objekteve nga trashëgimia osmane i janë përveshur edhe shkatërrimit të të gjitha provave tjera materiale me të cilat mund të dëshmohej të ekzistuarit e këtyre monumenteve. Kështu si prova të ekzistimit të këtyre objekteve janë marrë materialet shkrimore që janë gjetur deri tani, hartat dhe vizatimet në bazë të të cilave janë dhënë të dhënat për këto objekte. Disa xhami si vepër arkitektonike ose si monument kulturo artistik, e tërhiqnin vëmendjen e piktorëve, andaj edhe i kanë vizatuar, dhe këto tani ne i marrim si prova materiale për ekzistimin e tyre. Në këtë libër janë shfrytëzuar disa vizatime dhe fotografi të publikuara në librin " Xhamitë në Beograd" të autorit Ljubomir Nikiq.

Autori në përgjithësi i jep emrat e 106 xhamive. Ndërsa i përmend edhe 17 xhami tjera të cilave nuk ju dihen emrat, mirëpo ju dihen lokacioni se ku janë gjendur ato.

Ja emrat e disa xhamive: Xhamia e Sulltan Sulejmanit në Kalanë e Poshtme dhe Xhamia e Sulltan Sulejmanit në Kalanë e Epërme, Xhamia e Ahmet Agës, Xhamia e Zejnedin Agës, Xhamia e Bajram Beut, Xhamia e Inehan Beut, Xhamia e Turgut Beut, Xhamia e Halil Efendiut, Xhamia e Çëk Solinit, Xhamia e Haxhi Ibrahimit, Xhamia e Ibrahim Qelebiut, Xhamia e Haxhi Sadikut, Xhamia e Kadri Beshes, Xhamia e Mustafa Qaushit, Xhamia e Idris Beut, Xhamia e Bit Pazarit, Xhamia e Ferhad Pashës, Xhamia e Haxhi Nezirit, Xhamia e Hasan Agës, Xhamia e Haxhi Salihut, Xhamia e Namazgjasë, Xhamia e Emir Hasan Agës, Xhamia e Haxhi Pirit, Xhamia e Koski Beut, Xhamia e Debbaghanes, Xhamia e Abdulgjebbarit, Xhamia e Fakir Haxhi Aliut, Xhamia Avgja, Xhamia Kapigji, Xhamia Xhin Ali Aga, Xhamia Imaret.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Xhamitë e Beogradit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Beogradit i ngutet të bisedojë me Prishtinën
» Muslimanët hapin xhamitë për këdo
» Xhamite, Irani paralajmeron Zvicren
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Lajme nga Bota Islame-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum