www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Vrapimi – Krejt Cka Duhet Te Dini Rreth Tij Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Vrapimi – Krejt Cka Duhet Te Dini Rreth Tij Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Vrapimi – Krejt Cka Duhet Te Dini Rreth Tij

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Era..
Forum Legend
Forum Legend
Era..

Numri i postimeve : 1263
Data regjis. : 25/12/2009

Vrapimi – Krejt Cka Duhet Te Dini Rreth Tij Empty
MesazhTitulli: Vrapimi – Krejt Cka Duhet Te Dini Rreth Tij   Vrapimi – Krejt Cka Duhet Te Dini Rreth Tij EmptySat Jan 09, 2010 11:27 pm

Vrapimi – Krejt Cka Duhet Te Dini Rreth Tij Running

Duke parë që hulumtimet e njëpasnjëshme tregojnë se vrapimi përmirëson shëndetin, humbë peshën e tepërt dhe rregullon disponimin, nuk është çudi që kohëve të fundit shumë të ri e të reja po vrapojnë.

Shume prej tyre ia mësyjnë vrapimit për të humbur peshë dhe forcim (tonim) te muskujve dhe është fare e lehtë për të parë pse e bëjnë këtë? Ju do të digjni 100 kalori për çdo 1.5 km që vraponi e kjo zvogëlon masën e belit dhe kofshëve tua.

Ndryshe nga noti dhe çiklizmi, vrapimi është sport që përmirëson edhe densitetin e eshtrave, kështu duke zvogëluar rrezikun ndaj sëmundjes së osteoporozes. Gjithashtu forcon edhe sistemin imunitar duke krijuar koncentrim të lartë të limfociteve apo ndryshe si i quajmë qelizat e bardha të gjakut të cilat sulmojnë sëmundjet. Kjo është edhe një arsye tjetër pse na duhet vrapimi.

Sipas Gazetës të Institutit Kombëtar (Amerikan) Për Kancer, një deri në tri orë vrapimi në javë sjell deri 30% reduktim të rrezikut të kancerit në gji. Dhe sa më shumë kilometra që vrapon, deri në 60km në javë, aq më të mëdha dobitë shëndetësore. Gratë të cilat vrapojnë kaq shumë (60km në javë) zvogëlojnë rrezikun që të vdesin nga sëmundja kardiovaskulare deri në 45 përqind.

Hulumtimet tregojnë që edhe 10 deri 15 minuta të vrapimit me intensitet mesatar mund që pozitivisht të përmirësoj disponimin. Lirimi i endorfinës që bëhet me anë të vrapimit është bari antidepresant natyral i trupit. Kështu që ata që vuajnë nga depresioni munden që atë ta zbusin, e ndoshta edhe ta largojnë plotësisht, me vrapim.

Parandalimi i Lëndimeve Gjatë Vrapimit
Dr. Roger Wolman, konsultant për reumatologjinë dhe mjekësin sportive në Royal Orthopeadic Hospital thotë, ‘Ju duhet të ndërtoni distancën që vrapon në mënyrë graduale dhe se gjithmonë duhet të ngroheni me ushtrime të shtrirjes së muskujve dhe të ftoheni duke shkuar më ngadalë në fund të vrapimit’. Kjo kufizon tensionimin e muskujve dhe parandalon përdredhjen apo qarjen e muskujve dhe ligamenteve. Shtrirja gjithashtu ndihmon trupin që të shërohet dhe të rikuperohet më shpejtë. ‘Është vitale që ti dhurosh vetës kohë për tu rikuperuar,’ sqaron John King, një kirurg për konsulta ortopedike në London Independent Hospital, i cili ka specialitet lëndimet sportive. ‘Vrapimi duke duruar dhimbjet është thjeshtë në mit. Nëse diku po dhemb atëherë ju po e mundoni atë pjesë. Trupit tuaj i duhen periudha pushimi kështu që mund të adoptohet gradualisht ndaj ushtrimeve. Dhe nëse dhimbjet nuk largohen atëherë v ndoizito një specialist.’ Për këtë ndryshimi është çelësi i këti problemi. ‘Dil vrapo jashtë rrugëve të asfaltuara në barë kurdo që mundesh dhe sigurohu të vraposh rrugë të ndryshme, jo gjithmonë të njëjtën rrugë. Kështu ju shmangni mundimin që mund të shkaktohet në një pjesë të trupit duke vrapuar të njëjtën rrugë gjithmonë. Vrapimi me një palë patike të thjeshta nuk kryen punë dhe për të shmangur presionin në nyje që shkaktohet nga vrapimi është mirë që të keni një palë këpucë sportive me shock-absorb. Për ju femrat edhe një gjë tjetër është me rëndësi, thekson Dr. King, ato janë sytjenat. Friksioni mund të ju lëndoj majat, të pezmatoj e bile ndoshta edhe të ju rrjedhin gjak. Andaj e gjithë kjo mund të shmanget me një palë sytjena sportive të mira. Sidoqofte, lendimet nuk duhen te jene shkas qe ju te mos te filloni vrapimin. Duke pasur parasysh dobite shendetsore qe keni nga vrapimi ateher nuk duhet menduar shume rreth lendimeve te cilat edhe ashtu mund ti shmangni me kujdes. Dil e vrapo per shendetin tuaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Vrapimi – Krejt Cka Duhet Te Dini Rreth Tij

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Gjumi – 9 Gjera Qe Duhet Ti Dini Rreth Gjumit
» 12 Fakte qe duhet ti dini per Aspirinen
» Që shpina të mos ju dhemb më, ja ç’duhet të dini
» Çfarë duhet të dini për higjienën orale?
» Gjithqka qe duhet te dini per planetin toke..
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Tema Te Ndryshme::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Mjekesi-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum