www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Sexi Dhe Islami Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Sexi Dhe Islami Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sexi Dhe Islami

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
adlin
Fillestar/e
Fillestar/e
adlin

Numri i postimeve : 46
Data regjis. : 15/11/2009
Age : 37
Location : Tetova

Sexi Dhe Islami Empty
MesazhTitulli: Sexi Dhe Islami   Sexi Dhe Islami EmptySun Jan 10, 2010 8:08 am

Do fillojmë për abortin...

Aborti sipas sheriatit islam është i ndaluar në të gjitha fazat e embrionit, duke filluar me fekondimin e spermës së mashkullit në vezoren e femrës e deri në lindje. Allahu thotë:

“Dhe mos i mbytni qeniet të çilat i ka ndaluar Allahu, përveç me arsye të drejtë.”

Mirëpo kjo ndalesë fuqizohet edhe më tepër, kur embrioni i kalon 40 ditë që me këtë rast bëhet formësimi i foshnjës. Ndërsa ndalohet rreptësisht, atëherë kur ai i kalon 120 ditë, kur i vjen shpirti dhe vërehet i gjallë në mitër. Në këtë rast abortimi i tij në Islam konsiderohet krim ndaj njerëzimit.

Embrioni në Islam i gëzon të drejtat e foshnjës së lindur. Nëse vdes trashëguesi, p.sh. babai, nuk shpërndahet trashëgimia deri sa të lind edhe ai që është në mitër si trashëgimtar i mundshëm nga pasuria e lënë. Pastaj nuk lejohet që nëna shtatzënë të martohet në rast të shkurorëzimit apo vdekjes së bashkëshortit, gjegjësisht babait, deri sa ta lindë atë që e ka barrë. Nëse shtatzania vjen si rezultat i imoralitetit, nuk lejohet në sheriatin islam të ekzekutohet dënimi i kurvërisë mbi femrën me barrë, deri sa të lind foshnja, pastaj të përfundojë edhe gjidhënia. Femrës shtatzënë, në Islam i lejohet të mos agjërojë në ramazan, ndonëse agjërimi i ramazanit është obligim i fortë për muslimanët, nëse rrezikohet shëndeti i foshnjës në embrion. Në të gjitha këto raste, nuk lejohet që të abortohet fëmija për hirë të obligimeve ndaj Allahut, andaj vallë si të lejohet aborti për hirë të “dëshirave” të krijesave!

Abortuesi, mjeku apo kushdo qoftë, i foshnjës, që ka kaluar 120 ditë, dënohet me të njëjtin dënim sikur të kishte kryer krim ndaj foshnjës së lindur. Shumë dijetarë islamë këtë dënim e shohin edhe për atë që aborton foshnjën që ka kaluar vetëm 40 ditë.

Të ndalemi pak te fjala e Allahut, subhanehu ue teala, ku thotë:
"Vetëm i Allahut është pushteti i qiejve e i tokës. Ai krijon çka të dojë. Ai i falë vetëm femra atij që do, e i falë vetëm meshkuj atij që do. Ose u falë çift, meshkuj e femra, por atë që do e lë pa fëmijë (steril). Ai është i Dijshëm, i Fuqishëm." Shura, 49-50.

Nga kjo duhet të jemi të sigurt se fillimi i formimit të embrionit nuk varet nga ne. Sa e sa njerëz shpenzojnë kohë e mjete të mëdha materiale për ta arritur shtatzani. Por kjo nuk varet nga vetë njeriu. Andaj si i jep guxim njeriu vetes që të luajë me atë që Allahu i Madhërishëm e ka vendosur në mitër? A nuk frikësohet njeriu se mund të sprovohet pastaj me përbuzjen nga Allahu?

Tash flasim për Seksin oral

Para se t`i përgjigjem pyetjes është e domosdoshme të shtjelloj disa çështje që janë të rëndësishme dhe që janë të lidhura me pyetjen e prashtruar.

Edhe burrit edhe gruas i lejohet të kënaqen me njëri tjetrin me çdo pjesë të trupit të partnerit të tij, Allahu i Lartësuar thotë:”
…ato (gratë) janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato.
(Bekare, 187)

Gjithashtu thotë:

“Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi, por përgatitni për veten tuaj, dhe kinie frikë Allahun, e ta dini se fundi juaj është tek Ai, e besimtarëve jepu myzhde” (Bekare, ajeti 223).

Mirpo në këtë duhet të kemi parasysh dy çështje:

Çështja e parë: T`i largohemi gjatë mardhënive seksuale atyre gjërave që janë të ndaluara me citime kuranore apo nga hadithet, ato janë:

1.Kryerja e mardhënies në zgavrën anale (anus) të gruas. Për ndalimin e kësaj ka argumente të shumta dhe konsiderohet një nga mëkatet e mëdha. Argument për këtë nga Kurani është ajeti i sipërpërmendur ku Allahu i Lartësuar thotë:

“Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi,…” (Bekare, 223)

Pra “vendmbjellje” konsiderohet vendi ku mund të mbillet diçka, ndërsa këtu fjala vendmbjellje ka për qëllim vaginën, sepse aty gjindet vrima për në mitër.

Kurse nga hadithet zgjedhim atë që e Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi, ibën Maxhe nga Ebu Hurejre se Profeti ka thënë:

“Allahu në ditën e gjykimit nuk do t`I shikoj ata të cilët kanë bërë mardhënie intime me gruan e tij ne zgavrën anale-anus”, ndërsa transmetimi tjetër thotë: “Është I mallkuar ai I cili bën mardhënie intime në zgavren anale”.

2.Ndalesa e dytë është kryerja e mardhënive intime me gruan në vaginë, por në kohën e menstruacioneve. Edhe kjo është e ndaluar me kuran dhe hadith, Allahu i Lartësuar thotë:

“Të pyesin ty për menstruacionin (hajdin). Thuaj: "Ajo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për marëdhënie) derisa të pastrohen. E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç u ka lejuar All-llahu. All-llahu i do ata që pendohen, dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme”.
(Bekare, ajeti 222)

Qëllimi me largim këtu është mardhënia seksuale me gruan që është në kohën e mestruacioneve , gjithashtu e njejta vlenë(ndalesa) edhe për kohën e lehonisë .

Çështja e dytë: Të kemi parasysh se kryerja e mardhënive duhet të bëhet duke i`u përmbajtë normave dhe rregullave moralo-etike islame, atë që e përmendë pyetësi, puthja apo ledhatimi I organit të burrit nga gruaja apo anasjelltas nuk ka ndonjë citat ku kundërshtonë këtë, mirpo është në kundërshtim me moralin e pastër dhe etikën e lartë, gjithashtu është në kundërshtim me natyrëshmërin e njeriut I cili është largë nga rrethet e shoqëritë që kanë humbur vlerat e denja të jetës. Prandaj më mirë është të largohemi nga kjo. Kësaj mund t`ia shtojmë edhe atë se me aplikimin këtyre formave ndeshemi nga ndytësirat të cilat rrjedhin nga këto vende ndodh që këto të përbihen, të gjitha këto janë kundër natyrshmërisë së pastër të njeriut edhepse ndoshta ata të cilët kanë humbur esencen e çdo vlere u duket kjo shumë normale e tërheqëse.

Allahu i Lartësuar thotë:
“Allahu i do ata që pendohen, dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme”(Bekare, 222).

Pra ata që ruhen nga ndytësirat, kjo është edhe shkaku pse është ndaluar marrdhënia me gruan në kohën e menstruacioneve. Prandaj neve nuk mundemi të japim dispozitë të prerë rreth pyetjes se a lejohet burri të puthë apo të ledhatoj me gjuhë organin gjenital të gruas dhe gruaja organin e burrit, posaçërisht nëse nuk përzihet me të ndonjë ndytësirë, mirpo një gjuhë që përmend Allahun e Lartësuar (bënë dhikër), nuk i ka hije të bëjë një gjë të tillë, derisa Allahu na ka krijuar forma të shumta të kënaqësive gjatë marrdhënive intime. Allahu e di më së miri.


-Cfare eshte me mardheniet gjate shtatezanise??

Janë të lejuara marrëdhëniet seksuale.
Janë të ndaluara vetëm gjatë ciklit menstrual dhe pas lindjes (gjatë kohës së lehonisë).

-Si qendron islami ndaj masturbacionit si te mashkulli ashtu edhe te femra????

Dije se Pejgamberi a.s nuk i ka urdhëruar rinin për masturbim dhe sikur të ishte më mirë do të na tregonte për këtë, por na ka treguar dhe drejtuar për martes dhe agjërim ku thotë:

"O ju të rinjë kush mundet nga ju që të martohet le të martohet, se ajo është më ruajtse për syrin dhe më mbrojtse për epshin, e kush nuk mundet le të agjerojwse ajo është mbrojtse." ( transmeton Buhariu dhe Muslimi )
Ndërsa nga shkenca kanë rënë në pajtim të gjithë mjekët se masturbimi të le dëme në trup, psiqikë dhe dëme fizike, dhe se ajo e lodhë njeriun dhe e fut në mendime dhe e shqetëson, largon nga detyrat e tija deri sa që mundet ta dërgojë në rënien e mëkateve.
Shumë prej meshkujve kanë dobsi seksuale shkaku i kësaj tradite, vërehet kjo kur të martohet ai. etj dhe plot prej tyre nuk gjejnë kënaqësi pas martesës dhe vjen deri tek shkurorzimi.
Ka prej tyre që kanë vazhduar në këtë vepër edhe pas martesës dhe pas ardhjes së femijeve dhe kërkon mënyrë për largimin nga kjo vepër, ndërsa për femren mundet që ti shkaktoj dëme edhe më të mëdha se mundet ti humb edhe virgjiniteti me veprimin e kësaj vepre sipas thënies së mjekëve.
Nëqoftse vazhdon në veprimin e kësaj vepre në mënyrë të rregullt dhe të shpeshtë për një koh të gjatë, dhe jeton në mendimet e saja të vecanta, dihet se mundësia e knaqësis pas marteses mundet të dobsohet dhe mundet të mos ndjej atë që e ndjen vajzat tjera që se veprojnë këtë vepër dhe nuk e shijojnë knaqësin e kësaj vepre.

Thotë Shjeh Mustafa el-Zerka Allahu e mëshiroftë : Atë që e shef mjeksia të dëmshme është e ndaluar dhe kjo është pikë e përbashkët tek gjithë dijetarët.
Dhe sa mirë është ajo fetua që e ka dhënë Shejhu Husnejn Mekhluk Muftia i egjiptit i përparshëm ku thotë: " Nga këtu shifet se shumica e Ulemave (Xhumhuri) e shofin si të ndaluar masturbimin, i përmban ajo që gjindën dëmet e shumëta në te, si psh në muskuj në forcë dhe mendje, dhe kjo e bjen ndalesen (Haramin) .

Ajo që të ndihmon për largimin e kësaj vepre janë disa gjëra , më kryesoret janë :

1.Shpejtimi për martes edhe nëse është në mënyr të thjeshtë, pa teprime .

2.Gjithashtu edhe rregullimi i të ngrënit në ngrënje dhe pije që të mos e shtoj epshin, dhe për këtë Pejgamberi alejhi selam na këshilloi me agjerim sipas hadithit të lartëpërmendur.

3.Largimi nga gjithcka që të shton epshin si: dëgjimi i këngëve të fëlliqura (duke ditur se muzika është haram), largimin e syrit nga fotografitë lakuriqe, të cilat gjindën në shumë filma.

4. Drejtimi i shqisave të shiqimit në bukurin e dukurive të lejuara si vizatimi i luleve dhe dokjeve natyrale jo të ndjejshme.

5.Zgjedhja e shokve të udhzuar dhe vazhdimi në adhurim, dhe mos dorëzimi i mendimeve.

6.Përzierja në popull dhe punësimi me atë punë që të largojnë nga mendimi i zgjuarjes së epshit.

7.Mos veshja e rrobeve të buta, dhe largimi nga erërat (parfumet) që të shpin në mendime të epsheve.

8.Mos fjetja në dyshek të butë që të përkujton në kryerjen e epshit.

9.Largimi nga vendet e përbashkta me gra që duken pjesët e trupit të tyre ( fitnet, ngacmimet ), dhe nuk mbrohen rregullat.
Me këtë shofim si drejtohet mënyra e epshit dhe nuk anon në këtë vepër e cila dëmton trupin dhe mendjen, dhe të shpie në të keqe.

(Shiko Mexheletul Ez-her vëllimi i tret, faqe 91 nr muji Muharrem 1391 h)
Duke shikuar këtë u këshilloj që të mos shikohet në fjalet e dobta nga të cilat kuptohet lejimi i kësaj vepre (masturbimit) veçanrisht kur shumica (Xhumhuri) anon në ndalimin e saj.

Medh-hebi Malikij dhe Shafij shkojnë në ndalimin e kësaj vepre sipas Tefsirit "Edëa el-Bejan"në komentimin e Ajetit (5-7) të Surës Muëminun "të Muhamed el-Shenkiti".

Imami El-Zerka duke treguar medh-hebin e tyre (hanifi):

Thonë: "Ajo është prej të ndaluarave në esencë, por lejohet me tre kushte:

1.Të mos jetë burri i martuar.
2. Friga e rënies në Amoralitet (Zina) të vërtet nëse nuk masturbon.
3. Mos të jetë qëllimi në kënaqjen e epshit, por të ketë për qëllim thyerjen e asaj që e ndjen.

Ajo që shihet këtu se rregullat e përgjithshme të sheriatit tregojnë në ndalesën e kësaj vepre ngase kjo s’është mënyra natyrale në zgjidhjen e kësaj vepre, ngase kjo është lakim,dhe kjo mjafton për ndalim dhe mospëlqim (Haram apo mekruh). Edhe nëse nuk hy në ndalesat e qarta sikur zinaja (amoraliteti).

Pra gjykojmë këtu me rregullën e domosdoshmëris prej rregullave të sheriatit, që nëse frigohet për rënien në ndalesa më të mëdha sikur zinaja që është prej ndalesave të qarta, apo ka ngacmime të ashpërta dhe të dëmshme psiqike, pra lejohet sa për të ikur nga ajo ngase domosdoshmërit gjykohen sipas madhësisë" etj.

Nga kjo që shofim që në medh-hebin Hanefij shifet se ata nuk e lejojn këtë vepër, vetem nëse detyrohet dhe arrinë në rrezik më të madhë dhe frigohet nga rënia në zina pra e vepron atë që është me dëm më te vogël.

Dihet se vepruesi nëse ka për qëllim kënaqsimin e epshit nuk ka dyshim se ështe duke bërë mëkat, mundet që shumica e veprusve të kësaj vepre e bëjnë këtë vepër për shkak të kënaqsiës së epshit ose në mënyrë të lojës dhe s’jan të detyrar për të bërë kët vepër, dhe më lartë e treguam mënyrën se kur e ka të lejuar.

Mbetet të themi : Me të vërtet kjo vepër e keqe jepë ndjenja mashtruese, dhe e shtynë vepruesin në mendime dhe ëndërrime të kota, pra duhet të përqendrohesh në mundjen e nefsit nga mashtrimet, dhe të këshillojm që të pendohesh me sinqeritet, dhe te mbështetesh tek Allahu subhanehu ue teala që të largoj nga kjo vepër e poshtër, dhe për ty vlen që të shtosh leximin e Kur'anit dhe Agjërimin dhe tjerat adhurime, duke iu përmbajtur të gjitha këshillava të nëntave të lartpërmenduara .

Allahu e dinë më miri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Sexi Dhe Islami

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Islami është jetë
» Kush e do njerëzimin më shumë se Islami?!
»  Çfarë femre dëshiron islami?
» Perjetesia e dyfisht Bedri Islami
» Islami, fe të cilën Allahu e ka zgjedhur për robërit e Vet
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizCreate a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum