www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Tuna 10 vite në skenë, hedh në treg album të ri dhe duetin me Getoarin Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Tuna 10 vite në skenë, hedh në treg album të ri dhe duetin me Getoarin Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Tuna 10 vite në skenë, hedh në treg album të ri dhe duetin me Getoarin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
starka
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 6260
Data regjis. : 21/11/2009
Age : 36
Location : No Active....

Tuna 10 vite në skenë, hedh në treg album të ri dhe duetin me Getoarin Empty
MesazhTitulli: Tuna 10 vite në skenë, hedh në treg album të ri dhe duetin me Getoarin   Tuna 10 vite në skenë, hedh në treg album të ri dhe duetin me Getoarin EmptyTue Jan 12, 2010 2:24 am

Kemi shkruar më herët se këngëtarja është duke pregaditur albumin e ri, por për shkak së ajo disa muaj më herët bënte jetën në relacionin Shkup-Prishtinë shkak i dashurisë së saj, këto impenjime nuk i kanë dhënë kohë të mjaftueshme në realizimin e projekteve. Kësaj rradhe Tuna e ka marrë punën me shumë seriozitet duke qenë më e lirë.

Ajo është në relacion të vazhdueshëm mes Prishtinës-Tiranës-Shkupit për përfundimin e këngëve të albumit të saj, të cilin pritet të hedh në treg diku nga mesi i këtij viti. Disa këngë pritet t’i finalizojë tek studio e Flori Mumajesit kurse të tjerat në disa studio muzikore në Kosovë. Albumi i këngëtares do të përmbajë 10 këngë të reja, kurse atyre këngëve do u bashkangjiten edhe 10 mega hite të saj të cilat i ka kënduar gjatë karrierës.

Këtu përfshihen këngë të lëshuara “single” dhe këngë të festivaleve mes të cilave edhe duetin “Forca e femrës” me Jonida Maliqin, “Bileta”, “Testamenti” etj, këngë të cilat Tuna nuk kishte pasur mundësi t’i përfshijë nëpër albume. Kujtojmë se albumi është një dhuratë nga Tuna për fansat me rastin e 10 vjetorit të paraqitjes në estradën shqiptare që nga viti 2000 me debutimin e saj të parë në festivalin “Nota Fest” në Shkup.

Që atëherë këngëtarja është rritur profesionalisht në muzikë dhe shou bizin po e “luan” bukur. Këngëtarja atraktive gjithmonë është cilësuar për vokalin, stilin, veshjen, grimin, fotografitë artistike, këngët e veçanta, të gjitha këto karakteristika të cilat fshihen në trupin seksi të Tuna Sejdiut. Aida Baraku, këngëtare e famshme dikur kurse tash tekstshkruese, thuhet se shkruan tekste speciale për Tunën.

Por, edhe vet Tuna e ka sprovuar veten në shkrimin e teksteve. Kënga e Adrian Gaxhës me titull “E brenduar” është tekst i Tuna Sejdiut. Një sukses i madh i saj, pasi kënga dhe klipi i Gaxhës kanë bërë jehonë të madhe në ekranin televiziv. Në një intervistë për “Panorama plus”, Getoar Selimi tregoi ndër të tjerat se së bashku me ekipin e tij është në kërkim të një këngëtare tjetër për një hit të rradhës.

Ne mësojmë se është pikërisht Tuna Sejdiu, ajo e cila do të realizojë duet me Getin, këngë e cila do të përfshihet në albumin e këngëtares. Ky do të jetë një bashkëpunim i rradhës mes tyre pas bashkëpunimit trio mes Tunës, Getit dhe Medës, i cili ishte një superhit në tregun muzikor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Tuna 10 vite në skenë, hedh në treg album të ri dhe duetin me Getoarin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
» Rikthehen në treg pas 10 vjetësh legjenda “Ilirët”
» Eminem rikthehet në skenë
» Stine terhiqet per nje pauze ne skene
» Nexus One edhe me tutje ne treg
» BlackBerry me dy modele të reja në treg
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum