www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Me të vërtetë pas vështirësisë vjen lehtësimi Mir_se10
www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.


Me të vërtetë pas vështirësisë vjen lehtësimi Mir_se10
www.ylliehana.biz
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

www.ylliehana.biz


 
PortaliForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Me të vërtetë pas vështirësisë vjen lehtësimi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
geliii
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 3160
Data regjis. : 30/09/2009

Me të vërtetë pas vështirësisë vjen lehtësimi Empty
MesazhTitulli: Me të vërtetë pas vështirësisë vjen lehtësimi   Me të vërtetë pas vështirësisë vjen lehtësimi EmptyWed Jan 20, 2010 6:37 am

Me të vërtetë pas vështirësisë vjen lehtësimi

Falënderimi i qoftë Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Paqja dhe lavdërimi qofshin mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin sal-lallahu alejhu ue selem, familjen dhe shokët e tij.

Në këtë shkrim do të qëndrojmë me fjalën e Allahut të Madhëruar: “Dhe, ua ktheu shpinën dhe tha: “O dëshpërimi i im për Jusufin!”, dhe nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur (nga pikëllimi).”[1]

Ky ajet kuranor e portretizon me saktësi gjendjen e këtij babai, Jakubit alejhi selam, që ka jetuar me vite në pritjen e birit të tij të dashur, Jusufit alejhi selam, kur papritmas i vjen lajmi edhe për birin tjetër, i cili ishte një pjesë e veçantë e dashurisë së tij që kishte për të. Allahu i Madhëruar e tregon këtë kur thotë: “Jusufi dhe vëllai i tij janë më të dashur te babai ynë sesa ne.”[2]

Atij nuk i mbeti rrugë tjetër përveçse të qëndronte larg tyre, pasi nuk dëshironte ta tregonte pikëllimin dhe dhimbjen e tij para askujt, nga frika se do të mendojnë se ai është i dobët.
Por megjithatë sytë iu verbuan nga mërzia për të birin, sepse kjo është natyra e qenieve njerëzore.
Pejgamberët e Zotit dhe të Dërguarit e Tij ndikohen në qoftë se ata i godet ndonjë fatkeqësi, por ata nuk e shfaqin dhe nuk e kundërshtojnë caktimin e Allahut. Të ndikuarit nga fatkeqësia nuk e mohon durimin.

Pejgamberi ynë, paqja qoftë mbi të, derdhi lot pikëllimi për Ibrahimin, djalin e tij, dhe kur disa nga shokët e tij, Allahu qoftë i kënaqur me ta, u habitën nga kjo që panë.
Profeti, paqja qoftë mbi të, u tha atyre: “Syri le të lotojë, zemra le të pikëllohet, nuk themi përveç asaj që dëshiron Zoti ynë Fuqiplotë.”

Në fjalën e Allahut të Madhëruar: “Dhe ua ktheu shpinën e tha: “O dëshpërimi i im për Jusufin.”[3]

Vetëm për Jusufin të dëshpërohej? Thuhet se ai donte të përqendrohej në më të rëndësishmen, e kjo nuk do të thotë se kishte pakujdesi ndaj të tjerëve, me argument se ai kishte thënë para kësaj në ajetin 83: “...ka shpresë se Allahu do të m’i sjellë të gjithë...”[4]

Por ai nuk e dinte se ku ishte Jusufi , ndërsa Benjamini dhe vëllai i madh i tyre ai e dinte se ishin në Egjipt. Dëshpërimi më i madh është për atë që nuk i dihet vendi dhe ka kohë që është larguar.

Allahu i Madhëruar jep në Kuran fjalët e Jakubit alejhi selam: “O dëshpërimi i im për Jusufin”, dhe nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur (nga pikëllimi).”[5]

Kur iu zbardhën të dy sytë Jakubit alejhi selam, disa mendojnë se ata iu zbardhën pasi tha këto fjalë.
Ky është mendimi i disa komentuesve. E vërteta është se në këtë kontekst nuk aludon për një gjë të tillë. Unë jam menduar për këto fjalë dhe kam arritur ta kuptoj – dija i takon Allahut të Madhëruar - kjo mund t’i ketë ndodhur edhe më parë sepse shkronja “vav “ në ajetin 84 të lartpërmendur nuk tregon se pas dëshpërimit atij iu zbardhën sytë, megjithatë mendimi i parë është i drejtë.

Në fjalën e Allahut të Madhëruar thuhet: “...po i përmbajtur (nga pikëllimi).”[6], I pikëlluar, i brengosur për shkak të sprovave që përjetoi. Së pari humbi Jusufin, pastaj dy vëllezërit e tij dhe në fund të dy sytë, por sa herë që sprovat i shtoheshin, afrohej ndihma.
Jakupi alejhi selam nuk e humbi shpresën nga mëshira e Allahut dhe fitoi në të dy botët. Allahu i Madhëruar ia solli të gjithë, ashtu siç ishte lutur. Ai fitoi me shpërblimin e durimtarëve dhe Zoti e la të përjetshëm rrëfimin mbi të në Kuran dhe e bëri shëmbëlltyrë deri në Ditën e Gjykimit.

Fjala e Allahut është më e vërteta: “Me të vërtetë, pas vështirësisë vjen lehtësimi!”

Zoti ynë, bëna prej atyre që i pasojmë gjurmët e Pejgamberëve dhe shijojmë kënaqësinë me shoqërimin e tyre në Ditën e Gjykimit!

Shkroi: Prof.dr. Naser Omer
Përshtati: Rashit Zylfiu

[1] Jusuf, 84.

[2] Jusuf, 8.

[3] Jusuf 84.

[4] Jusuf, 83.

[5] Jusuf, 84.

[6] Jusuf, 84.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Me të vërtetë pas vështirësisë vjen lehtësimi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

-
»  Kodi i vërtetë i Da Vinçit
» Pattinson: Kristen, një femër e vërtetë
»  A është me të vërtetë ditëlindja e Krishtit?
» GATUAJ DUKE PËRMENDUR ALLAHUN (histori e vërtetë)
» Deco: Messi është yll i vërtetë
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Besimi Fetar ::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Besimi Fetar-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions
YlliehanaForum